Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: 1077 ikonat e sekuestruara jane prone e KOASH-it

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ju ortodokset nuk jeni te afte ti ruani veprat e shenjta.
    para 5 vjetesh vizitova kishen ne kalane e beratit. u futa brenda ne gjysem erresire, s`kishte asnje person qe ruante. u cudita si mund te liheshin aty disa piktura te Onufrit.
    shteti eshte shume i afte per kete,te gjithe ato qe nuk i ka kthyer dhe qe ka per detyre ti ruaje,sot jane zhveshur nga ikonat,ikonostaset,etj

    nuk jam i sigurte,ndoshta ndonje antar tjeter mund ta saktesoje po me duket se kjo kisha ne kalane e beratit,nuk i eshte kthyer ende ne pronesi kishes,pra e ka shteti ne dorezim

  2. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: 1077 ikonat e sekuestruara jane prone e KOASH-it

    Sipas marreveshjes se Janarit 2009, shteti duhet t`i ktheje Kishes Orthodhokse te gjithe inventarin "monument kulture", por perseri shteti nuk clirohet nga detyrimet qe ka sipas ligjit per kete qellim..persa i takon Kishes ne Kalane e Beratit, edhe une nuk kam siguri, po me 99 % eshte ne pronesi te shtetit, ashtu si edhe pothuajse te gjitha keto "momumente", nuk di te kete ndonje nga keto Kisha qe funksionon..
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #13

    Pėr: 1077 ikonat e sekuestruara jane prone e KOASH-it

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ju ortodokset nuk jeni te afte ti ruani veprat e shenjta.
    para 5 vjetesh vizitova kishen ne kalane e beratit. u futa brenda ne gjysem erresire, s`kishte asnje person qe ruante. u cudita si mund te liheshin aty disa piktura te Onufrit.
    Mos u ēudit o Ziti, se nuk ka vjedhes ne nje vend te shenjt, por nga larg vjen hajduti! Ndaj s'ka arsye te rri njeri si roje!
    Dikur pikerisht ne Berat, flinin njerezia me dyer te "hapura"pa ēeles, por kur u shthur njerezia filluan koleksionet e drynave e bravave..., ne kohen e Zogut njiheshin me emer
    ata dy hajdut qe kishte qyteti..., i mbyllnin brenda diten e pazarit per me pas ti lironin, keshtu njeri nuk mbyllte dyert me ēeles dhe ruante xhepat nga hajdutet...
    Kete ta konfermojne pleqte, pasi nuk eshte perralle!
    Sot. hem sot ndryshon puna..., njerezit jane bere si ujqer, i kerkoj flaje ujkut per ofendimin , sa dora e majte vjedh xhepin e djathte dhe anasjelltas..., ku te shkon mendja ty,
    "perse nuk vene roje" - pra ti ēuditesh..., po ne kala nuk ka vetem nje kishe or lum miku! Na duhet nje ushtri private pastaj...
    Nje gje me ben te jem shume dakort me ty, komplimentet me te sinqerta! Ikonat jane vepra arti! Jane pasuri kombetare! Por jo vetem...
    veprat e artit e kane vendin ne muze jo ne kishe
    Ku ēdo ikone eshte nje veper unike, e paperseriteshme, ku shkrimi i saj, behet njeheresh e shoqeruar me lutje.
    Pa i ngrene hakun asnje feje tjeter..., pasi kemi te bejme me krijimtari artistike ne pergjithesi, por ne veēanti ne kishen tone kemi jo vetem krijimtari por edhe
    frymezim, pasi ikona ka nje stil te veēante dhe shume rigoroz, ku nuk i lejohet shkruajtesit ta teproje me format dhe plasticitetin, pasi pastaj do ishte vetem
    nje veper arti, ku vlera shpirterore do te binte ne pozicjonin e dyte. Ja pra pse anetaret me lart insitojne me fjalet qe; ikonat e kane vendin ne kishat...!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Interviste e Peshkopit te Apolonise dhe specialistit Kosta Jakumis per ikonat

    Interviste e Peshkopit te Apolonise,Nikolla dhe specialistit Kosta Jakumis per ikonat e sekuestruara nga policia

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 15-10-2013 mė 15:03

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: 1077 ikonat e sekuestruara jane prone e KOASH-it

    Unė denoncoj, si janė grabitur ikonat!

    Andrea Llukani

    Speciale/ Nė artikullin e mėposhtėm disa raste, nga tė parat, qė dėshmojnė dėmtimet nė ikonat dhe shkatėrrimin e kishave, tė hedhura nė portalin e hapur nga Ministria e Kulturės “Shpėto thesarin”; nė pak ditė, 47 denoncime raportojnė gjendjet ekstreme tė disa monumenteve dhe objekteve qė kanė vlerė tė rėndėsisė sė parė. Si do tė reagojė ministria pėrballė kėtyre rasteve? A do tė raportohet strategji dhe buxhet pėr t’i shpėtuar nga zhdukja shumė prej kėtyre monumenteve? Shifra e monumenteve tė shkatėrruara ende ėshtė 2200, qė prej bilancit tė ‘97-ės

    Nė Ditėn e Trashėgimisė Kulturore, mė 29 shtator 2013, Ministria e Kulturės ka pėruruar website-n “www.shpetothesarin.com”, njė site ku mund tė denoncohet online ēfarėdolloj dėmtimi dhe rrėnimi qė i bėhet monumenteve tė kulturės. Ideimi i kėtij website-i u realizua falė vizionit qė kanė drejtuesit e ri tė kėsaj ministrie, duke pėrmbushur prioritetin qė ka qeveria nė programin e saj pėr monumentet e kulturės si vepra tė trashėgimisė sonė kulturore. Nuk kaluan shumė ditė dhe mė 9 tetor 2013 strukturat e luftės kundėr Trafiqeve tė Paligjshme tė Policisė sė Tiranės, falė njė pune hetimore dhe tė mirorganizuar bėnė tė mundur finalizimin e operacionit “Ikona”, nė pėrfundim tė sė cilit janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale: 223 ikona tė kishave tė pėrmasave tė ndryshme, 6 ikona tė mėdha, 4 piktura murale tė konservuara, 522 piktura bronzi, tė cilat i pėrkasin periudhės sė mesjetės, si dhe 322 objekte tė ndryshme tė cilat i pėrkasin periudhės mesjetare. Tashmė, materialet i kanė kaluar Prokurorisė sė Tiranės pėr veprėn penale tė “Trafikimit tė veprave tė artit dhe tė Kulturės”. Veprat e ēmuara tė trashėgimisė sonė kulturore u ekspozuan nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Kryeministri Edi Rama bėri tė ditur se do tė vazhdojė intensivisht lufta pėr tė mbrojtur jo vetėm trashėgiminė kulturore, ndėrsa ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro, theksoi se ēdo qytetar ftohet tė denoncojė pėr ēdo rast, madje pėr ēdo dyshim, kur preket kjo pasuri kaq e madhe!

    Ky ėshtė vetėm fillimi i fushatės, sepse kishat monument kulture shpesh kanė rėnė pre e vjedhjeve dhe grabitjeve nga njerėz tė papėrgjegjshėm. Vjedhėsit ēmontojnė ose shkulin me dhunė dyert e bukura, pjesė nga amvoni, pjesė nga ikonastasi, pjesė nga fronet dhespotike, ikonat e montuara nė ikonastasėt e kishave monument kulture dhe ua shesin nė tregun e zi matrapazėve ose koleksionistėve tė veprave tė artit. Gjatė viteve tė fundit janė grabitur dhe dėmtuar shumė kisha tė shpallura monument kulture, vjedhje tė cilat kanė mbetur ende pa autor.

    Gjatė viteve tė fundit janė vjedhur dhe dėmtuar kėto kisha: Mė 4 janar 2013 janė dėmtuar disa nga freskėt e pikturuar nga Onufri nė kishėn e Shėn e Premtes nė Valėsh tė Elbasanit. Nė mars 2012 janė vjedhur dy kambana nė kishėn Lindja e Hyjlindėses nė Vokopolė tė Beratit. Kėto kambana me vlerė u grabitėn pėr t‘u shpėnė nė ndonjė fonderi pėr shkrirje. Gjatė procesit tė restautimit nė korrik 2012 janė vjedhur dy kisha nė Voskopojė. Keqbėrėsit duke pėrdorur skelat e restaurimit kanė grabitur kambanėn nė Kishėn e Shėn Marisė. Gjithashtu nė kishėn e Shėn Thanasit kanė grabitur disa ikona me vlerė. Mė 11 shkurt 2011 ėshtė vjedhur gjatė procesit tė restaurimit kisha e Shėn e Premtes nė Ēetė tė Kavajės. Mė 19 mars 2011 janė marrė dy ikona me vlerė tė kishės sė Bularatit nė rrethin e Gjirokastrės. Mė 4 prill 2011 ėshtė vjedhur kambana e kishės sė Shėn Gjergjit nė Libofshė tė Fierit. Mė dhjetor 2011 ėshtė grabitur pėr tė gjashtėn herė kisha e Shėn Thanasit nė Bularat tė Dropullit tė Sipėrm. Kjo kishė me vlerat qė bart ėshtė monumenti mė i veēantė nė Luginėn e Drinos. Nga ikonastasi 200-vjeēar janė shkulur 27 ikona me vlera historike dhe shpirtėrore. Gjatė viteve 2010-2011 janė bėrė tri vjedhje nė kishėn e Shėn Marisė nė Zervat tė Gjirokastrės ku janė grabitur krejt ikonat e ikonastasit. Kėsaj kishe i ėshtė bėrė njė restaurim i plotė. Mė pas ėshtė bėrė objekt grabitjeje. Janė vjedhur ikonat e vogla nė pjesėn e sipėrme tė ikonastasit. Gjithashtu edhe ikonat e mėdha tė ikonastasit. Kryqi mbi ikonastas si dhe polieli qendror i kishės. Mė 19 nėntor 2009 janė vjedhur pjesė tė ikonastasit nė kishėn e Shėn Marisė nė Leusė tė Pėrmetit, gjithashtu ėshtė grabitur njė ikonė me vlerė shpirtėrore nga kisha e Shėn Mėrisė nė Bėnjė tė Pėrmetit. Nė dhjetor 2007 ėshtė zhdukur njė pjesė e mirė e ikonastasit tė kishės sė Shėn Thanasit nė Karavasta tė Lushnjės. Mė 10 dhjetor 2007 ėshtė vjedhur dera kryesore e ikonastasit tė kishės sė Shėn Kollit nė Vanaj tė Fierit.

    Ikonat e gjetura pasi tė restaurohen duhet tė shkojnė nė vendin e origjinės sė tyre, sepse aty do t‘i shėrbejnė komunitetit dhe turistėve tė huaj qė vijnė pėr tė vizituar kishat dhe manastiret e Shqipėrisė. Manastiret kanė qenė qendra tė mėdha shpirtėrore me karakter social, tė zhvillimit kulturor etj. Nėpėr manastire ka pasur njerėz tė ditur dhe me kulturė. Nė disa manastire ka pasur punishte, tė cilat zbukuronin kodikėt, qepnin veshjet e shenjta, gdhendnin ikonostasėt etj. Manastire tė tjerė kanė botuar libra tė ndryshėm fetarė dhe kanė pasur biblioteka tė pasura. Gjithashtu nėpėr manastire ėshtė kultivuar arti i pikturimit tė ikonave dhe muzika bizantine. Nė panairet e kėtyre manastireve merrnin pjesė shumė pelegrinė tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Panairet, pėrveē rolit shpirtėror tė pelegrinazhit, janė frekuentuar edhe nga tregtarėt, tė cilėt shfrytėzonin rastin pėr tė shitur mallrat e tyre. Popullsia nė raste panairesh vishej me kostume popullore duke ekspozuar traditat dhe folklorin e zonės. Kėto manastire janė ndėrtuar nėpėr vende tė dukshme, nė majė tė kodrave, nė male, nė ishuj etj. Shumė manastire janė rrethuar nga mure tė larta prej guri ku brenda tyre kanė qenė qelitė e murgjve. Qendra e ēdo manastiri ishte kisha katedrale, e cila nė mė tė shumtėn e rasteve ishte me kupolė. Nė brendėsi tė kishave gjejmė afreske, ikonostase, ikona dhe sende tė tjera tė shenjta me vlerė. Zakonisht pranė katedrales gjendej trapezaria, e cila pėrbėnte vendin e grumbullimit tė murgjve pėr vaktet e ushqimit. Nėpėr manastire ka pasur arhondari, nė tė cilat priteshin pelegrinėt. Arhondaritė zakonisht janė ndėrtuar pranė portės sė manastirit, kanė qenė dhoma me oxhak dhe me stola rreth e qark, tė cilat shėrbenin pėr ata qė vinin pėr pelegrinazh nė manastir. Shqipėria ka qindra kisha dhe manastire tė cilėt pėr vlerat artistike dhe kulturore qė bartin kanė fituar statusin monument kulture. Kėto thesare tė trashėgimisė kulturore qė na i lanė tė parėt tanė duhet t’i ruajmė dhe t’ua trashėgojmė brezave qė do tė vijnė.

  6. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: 1077 ikonat e sekuestruara jane prone e KOASH-it

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Jane 1077 ikona te sekuestruara deri tani dhe k/m nuk begenisi as ta zinte ne goje Kishen Orthodhokse te Shqiperise, por mori persiper te ruaje nje pasuri e cila nuk i perket,...

    ilia..mos je gabim me kete numer mo..nga sa kam degjuar una kan hy 1077 dhe kan dale 477..me te degjuar e kam se vete nuk i kam numuruar..duket sa me shume te rilindesh aq me shume firojne edhe ikonat..apo ka shume mundesi te kene rilindur edhe ikonat..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •