Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Emri:  facebook.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  8.4 KB
    DURRES – Ndërhyn në të dhënat e rrjetit social “Facebook”, paditet në polici nga shoqja e saj. Në Komisariatin e Durrësit ditën e djeshme ka mbërritur një denoncim i pazakontë. Një 31-vjeçare pretendon se mikesha e saj me iniciale I. M., me banim në Durrës, ka ndërhyrë në të dhënat e rrjetit social “Facebook”, duke thyer kodet e sigurisë dhe transmetuar mesazhe për publikim në këtë rrjet. 31-vjeçarja ka akuzuar shoqen e saj për ndërhyrje në privatësinë e saj nëpërmjet rrjetit social, duke kërkuar nga policia nisjen e hetimeve. Nëpërmjet veprimit të shoqes së saj 31-vjeçarja ka pohuar se i është ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private, ku shtetasja me iniciale I. M. ka publikuar për një kohë të shkurtër mesazhe në rrjetin social në emër të saj, duke e dëmtuar atë. Pas kallëzimit të 31-vjeçares prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur vërtetësinë e akuzës, ndërkohë deri në përfundim të tyre ky organ drejtësie e akuzon shtetasen I. M. për veprat penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike” dhe “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”. Ky është kallëzimi i parë me këtë subjekt që depozitohet pranë Komisarit të Policisë Durrës, paçka se rrjetet sociale, si “Facebook” apo “Tëitter” në jo në pak raste janë bërë shkas për konflikte të ndryshme, deri në plagosje apo vrasje të personave të tjerë.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    hm se dija qe mund te hedhesh dike ne gjyq per arsye facebookje
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    hm se dija qe mund te hedhesh dike ne gjyq per arsye facebookje
    vertet Rexhi? Mund te hesh dike ne gjyj per cfare do lloj arsyeje, tani nese e pranojne apo jo, pune tjeter ajo.

    Si se dije per fb?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    mbase ngaqe eshte faqe publike
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Thanks to Fb po kapen lloj-lloj kriminelash rexhi. Jane aq budallenj sa i postojne ne fb gjerat qe vjedhin apo qe bejne. E di ti Rexhi qe tani kur ben aplikime per pune nese te ka rene rasti, ka kompani qe te kerkojne gjoja te aplikosh duke perdorur email dhe password te fb nese nuk ke account. Gjoja per te te ndihmuar ty. Be careful what u post, or like. Nuk ka me privacy. Ketu u arrestua nje 13 vjecare per cyberbullying. Ofendonte rende nje moshataren e saj npm mesazheve apo internetit sa vajze e shkrete kishte menduar vetvrasjen.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    hm se dija qe mund te hedhesh dike ne gjyq per arsye facebookje
    FB eshte dicka private , si cdo gje private mbrohet me ligj.
    Plus ekzistojne psikopat sa te duash qe nuk kane hobby tjeter .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Thanks to Fb po kapen lloj-lloj kriminelash rexhi. Jane aq budallenj sa i postojne ne fb gjerat qe vjedhin apo qe bejne. E di ti Rexhi qe tani kur ben aplikime per pune nese te ka rene rasti, ka kompani qe te kerkojne gjoja te aplikosh duke perdorur email dhe password te fb nese nuk ke account. Gjoja per te te ndihmuar ty. Be careful what u post, or like. Nuk ka me privacy. Ketu u arrestua nje 13 vjecare per cyberbullying. Ofendonte rende nje moshataren e saj npm mesazheve apo internetit sa vajze e shkrete kishte menduar vetvrasjen.
    wow, e di qe ne facebook asgje s'eshte private, dhe shume kriminel kapen kur pergjohen nga CIA etc., por besoj per ne kete raste si kjo ngjarja qe albo hapi, eshte shume me e rende ta denosh dike se duhet te kesh fakte konkrete qe personi i ka postuar dhe defendant nuk po i shpik
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Virtualiteti eshte pjese e jetes sone reale. Prandaj qe mund te abuzohen dhe cenohen te drejtat, dhe lirite e individit gjithashtu. Ska asgje per te cuditur

    Fcb eshte identitet kompleks ku secili prej nesh ka miqte dhe dashamiret e vet, ka familjen dhe te afermit e vet, ka grimca te jetes se perditshme te shprehura ne foto apo mendime te ndryshme. Ne rast se cenohet mbrohet me ligj.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    *~Rexhina~* (09-10-2013)

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Durrës: I përdori Facebook-un, padit shoqen në polici

    Shoqja B akuzon shoqen A per shikim materialesh private ne facebook
    nepermjet llogarise se vjedhur.
    Shoqja e saj(A) sipas ngjarjes ka perdorur llogarine e shoqes qe padit(B) dhe ka postuar
    ne facebook sikur ka qene shoqja B(viktima).
    Shoqja A me nje fjale eshte impostore pasi ka vjedhur emer passwordin e shoqes B dhe eshte hequr sikur ka qene shoqja B ne facebook.
    me fjale te tjera accounti I shoqes B eshte perdorur nga shoqja A,vjedhurazi,pa marre leje.
    Eshte vjedhur password qe eshte krim
    eshte shkelur privacia e shoqesB,pasi i jane lexuar posta private dhe cdo gje private jo per publik ne facebook.
    Nqs keto te dyja kane perdorur te njejtin kompjuter atehere pjese e fajit dhe e pergjegjsise bie edhe mbi shoqen B
    qe akuzon,pasi ajo ja ka lene per perdorim kompjuterin shoqes A,pa e pastruar ne fillim kompjuterin nga cookis dhe temp files.
    Shoqja B(viktima) kur eshte larguar nga facebooku nuk ka bere logout por e ka lene sesionin hapur.Shoqja A ka bere login me emrin e shoqes B dhe eshte futur
    passwordi direkt pasi sesioni ka qene I hapur
    Mos pastrimi I kompjuterit dhe mos berja logout ne facebook nga shoqja B i ka dhene nje shans shoqes A qe te futet ne llogarine e shoqes B.Nqs kompjuteri ka qene
    pa pastruar nga cookies atehere password i shoqes B eshte future ne kuti automatikisht,kur ajo(A-ja) ka futur emrin e shoqes B ne login .
    Ne kete rast A-ja ka fituar nga prezenca e cookies ne kompjuter qe e kane lejuar te beje login automatik dhe ka lexuar posten dhe materiale te tjera private
    Edhe shume seriozisht nuk duhet marre se e marr me mend qe ato materiale private s'kane ndonje vlere as peshe ne rendesi.Nqs kompjuterii sajkaqene shared,dmth ai perdorejedhe nga shoqja e saj atehere faj ka edhe kjo qe akuzon ne polici.
    Cfare fakti ka viktima qe verteton qe materialet e postuara jane bere nga shoqja A dhe jo nga ndonje tjeter.
    Mund te futet edhe dikush tjeter mashkull dhe postoje si impostor duke perdorur emrin e viktimes per maskim,pasi ka vjedhur passwordin.nje gje ka shume te ngjare qe kompjuteri isajeshte infektuar me trojanqe ka vjedhur passwordin ose perdorur program spiun qe ka bere vjedhje password dhe e ka derguar passwordin me email peshqesh te personi hajdut.Good luck,eshte faji jot qe nuk pastron komjuterin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-10-2013 më 23:16
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •