-
Gazetari Agron Ēobani
Flasin Kreshnik Tartari, Anila Ēobani, Nasi Lera, Ilir Begaj dhe Fadil Kepi
Gazetari qė shėnoi fillimet e gazetarisė sė kronikės
Njė vjetori i ndarjes nga jeta e gazetarit Agron Ēobani
Albert ZHOLI
U bė njė vit qė ai ka ndėrruar jetė. Njė vit qė ai sėshtė mes shokėve. Por, sipas tyre, ai ndihet gjithmonė i pranishėm, me shakatė e tij, me dijet e tij, me ato ēka ka lėnė pas pėr shoqėrinė. Miqtė e tij mendojnė ende se ai ėshtė diku me shėrbim, diku pėr tė mbledhur materiale, pėr ti hedhur nė fletoret e shumta tė shėnimeve qė ai ka lėnė. Ata e harrojnė, pasi shpesh herė pėrsėrisin batutat e tij, shpeshherė lexojnė pjesė nga libri i tij Ju flet Tirana. Tek ai libėr gjendet pjesė nga jeta e tyre, por tek ai libėr gjendet dhe njė mesazh pėr gjithė gazetarėt e rinj shqiptarė. Atė e kujtojnė, pėr dijet, shakatė, ironinė, buzėqeshjen, organizimet e veēanta, mėnyrėn se si i kalonte vėshtirėsitė. Pėr familjen, miqtė e tė afėrmit, ai mbetet njė prind shembullor, njė shok i sinqertė, njė intelektual i veēantė, njė shakaxhi me shije, por mbi tė gjitha ai shquhej si njeri i batutės. Me tėrė kėto cilėsi, tė afėrmit dhe miqtė e kujtojnė ēdo ditė, ndaj ata mendojnė se ai ėshtė diku aty, rrugės nė ardhje pėr tė qenė mes tyre.
E mbesa e tij Anila Ēobani (E mbesa, vajza e vėllait tė madh)
Xhaxhi Goni, siē i thėrrisja unė ishte nga njerėzit e familjes sime , qė aq sa humor kishte aq autoritar ishte! Kishte njė shikim qė tė imponohej dhe tė impononte njė lloj frike pėr tė qenė perfekt nė gjithēka! Unė fėmijėrinė e kam kaluar me tė se ishim nė njė shtėpi (babai im ishte djali i madh i familjes qė u martua i pari) kėshtu qė, ai ishte ende i ri dhe nuk kishte krijuar ende familjen e tij e tij. Unė isha mbesa e parė.
Mė kujtohet si tani, kur ka ardhur nga ditėt e kronikave, kur Enver Hoxha ishte nė Lukovė ! Mbaj mend si hyri nė shtėpi me magnetofonin karakteristik me mikrofon anash dhe qė shpesh dhe unė regjistroja zėrin!
Mbaj mend njė udhėtim tė bukur dhe ditėt qė kaluam nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės
Unė atėherė isha 6 vjeē (tani 46) dhe ende e kam nė mendje zėrin karakteristik dhe pėrshkrimin qė mrekullisht ju bėnte grupeve artistike. Mbaj mend qė shihte me vėmendje ēdo detaj anash skenės dhe kur shprehte me zė ndonjė vėrejtje, kur kuptonte ndonjė gabim tė vogėl tė spikeres qė tani se mbaj mend kush ishte.
Ah! Mė duket Flutura Cangu, mos gaboj.
Tė paharrueshme janė netėt e Vitit tė Ri, kur ishte zakon qė e festonim tė gjithė sė bashku dhe Goni pėrveē se ishte organizatori i kėtyre bashkimeve familjare, por mbante me humor dhe tregime familjare gjithė natėn deri nė mėngjes.
Ai iku shumė dhimbshėm, ashtu i heshtur pa asnjė fjalė, por disa ditė para, me menēurinė e tij qė nuk shteroi dhe nė momentet e fundit na la vėrtet njė amanet, tė ruanim dashurinė me njėri- tjetrin ashtu siē u deshėn dhe ata 4 vėllezėr dhe 2 motra. Po kėshtu tė duheshim dhe ne fėmijėt e tyre! Vetėm kaq.
Kreshnik Tartari, trajner
Kur jeni njohur me Agronin?
Banonim nė njė lagje, nė Tiranėn e Re, ai pėrballė Stadiumit Dinamo, unė pas Institutit tė Arteve. Nė moshėn e 7-vjeēares, njiheshim, por nuk kishim shoqėri. Nė vitin 1958, filluam bashkė vitin e parė tė gjimnazit, nė shkollėn e mesme Kosova, nė Rrugėn e Elbasanit. E kujtoj tė urtė, disi tė ndrojtur, fliste pak, vishej me kujdes, i sjellshėm me tė gjithė, i zgjuar dhe hazėrxhevap. Njė vit mė vonė, Agroni po i njėjti, por filloi tė dallohej pėr batutat gazmore tė moshės si dhe pėr kėmbėnguljen pėr ta fituar kėtė garė. Studionte pak, por ishte nxėnės i mirė. I pėlqente letėrsia, gramatika, sintaksa. Shkruante dhe fliste bukur dhe ishte mė i miri nė hartimet e letėrsisė. Madje, bėnte disa hartime dhe pėr ne tė tjerėt. Nė vitin e tretė u transferuam nė Petro Nini Luarasi dhe Agroni aty shpėrtheu, ashtu papritur. U bė mė i kėndshmi i ēunave, mė autoritari midis tyre, mė i preferuari i vajzave, jo fort i pėlqyer nga mėsuesit meshkuj, por i lezetshėm pėr mėsueset femra. Nė kėtė vit unė u lidha shumė me tė dhe u njohėm mirė me familjet e njėri -tjetrit. Ishte pikėrisht ky vit, pra 1959-60, qė Agroni iu qep librit. Lexonte shumė. Mbaj mend se, lexonte ēdo gjė qė i dilte pėrpara. Filloi tė frekuentonte rregullisht shfaqjet nė Teatrin Kombėtar dhe jetėn koncentrale tė kohės. Kinemanė po e po. Mėsoi ēuditshėm tė kėrcente shumė bukur. Madje, mė mirė se tė gjithė djemtė e klasės. Ndiqte sportin nė pėrgjithėsi dhe i pėlqente tė luante basketboll. Filloi tė pispillosej, tė ndiqte modėn, zgjati flokėt e verdha dhe me onde, zgjidhte damat nė mbrėmjet e vallėzimit, filloi tė kėrcejė me zyshat e shkollės dhe fliste, fliste shumė e pėr ēdo gjė dhe gjithė lezet.
Nuk di se si, por u bė shoku im mė i ngushtė dhe i gruas time, gjithashtu. Besoj se dhe unė pėr tė kam qenė i tillė gjithashtu.
Ku takoheshit dhe rrinit sė bashku?
Takoheshim, ēdo mbasdite tek Parku Rinia pėrballė hotel Dajtit, nė dy stola qė tė gjithė i dinin tonat dhe nuk i zinin, sė bashku me shokėt e tjerė tė klasės.
Ēfarė bisedonit?
Bisedonim pėr qyfyret e paradites nė shkollė dhe gallatat pafund, sidomos, me xhiron e famshme nė bulevard.
Kush ishte shoqėria juaj?
Shoqet dhe shokėt e klasės deri nė maturė. Mė pas vazhduan Bashkim Thanasi dhe unė qė nga gjimnazi, u fut Melsi i vėllai dhe erdhėn tė famshmit, Alfons Gurashi, Enver Muēa, Albert Shala, Kiēo Blushi, Lenka Bungo, Limoz Dizdari, Nasi Lera, Betim Muēo. Mbase mund tė kemi vajtur neve tek tė famshmit, por pėr hir tė sė vėrtetės, Agroni ishte shkuesi i njė shoqėrie tė nisur nė mesin e viteve 1965 dhe tė vazhduar deri mė sot. Njė shoqėri e jashtėzakonshme, e mrekullueshme, familjare, serioze dhe bėma tė pafundme...tė cilat Agroni nė vitin e fundit na thoshte: Prisni , prisni, kam nė dorė librin pėr ju tė gjithė, nuk do lė gjė pa vėnė....
A nxehej Agroni?
Seriozisht shumė rrallė. Por keq ama.
Cilat ishin veset e tij?
Nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, asnjė. Huqe sa tė duash. Por tė gjitha... gjithė lezet ama. Edhe kėtu ishte kampion.
A jeni grindur?
Rrallė, pėr budallallėqe. Agronit i ikte menjėherė tė parit inati.
Nė sistemin e komunizmit, cilat ishin temat e bisedės qė diskutonit?
Nė shoqėrinė tonė, pėrveē meje dhe dy tė tjerėve, tė gjithė tė tjerėt ishin me teserė partie. Mund tju duket e pabesueshme, por komunistėt e grupit, ēfarė nuk nxirrnin nga goja. Pėr humor, natyrisht dhe jo pėr dizidentizėm...
Si u ndje kur e hoqėn nga TVSH?
Nė atė kohė, unė, Enver Muēa dhe Agroni, u degdisėn nė tė njėjtėn kohė. Ēėshtė e vėrteta, Agroni mė keq se ne, shumė mė keq, sepse u linēua dhunshėm, edhe i vėllai Melsi dhe e gjithė familja Ēobani tė gjithė njerėz tė ndershėm dhe tė nderuar. I kam njohur mirė dhe pėr mua dhe familjen time, kanė qenė si njerėzit tanė mė tė afėrt. Agroni u mėrzit shumė, por nuk u dorėzua. Punoi sė bashku me Melsin pa u ankuar, por nuk u ligėshtuan asnjėherė. Eh, tė gjitha u kalokan, por ikjes para kohe nuk ju gjendka dermani! Unė dhe ime shoqe, humbėm njeriun mė tė afėrm tė zemrės, pėrveē njerėzve tė afėrm tė familjes. Humbėm mikun mė tė mirė.
Cilat ishin hobet e tij?
Pėlqente ēdo gjė tė bukur dhe me vlerė. Por n.q.s do tė themi hob - dhe mua mė pėlqen ta klasifikoj kėshtu kėtė qė do them -, i pėlqente pamasė tė ishte i pari i shoqėrisė. Dhe nė fakt kėtė garė pėr tė qenė i madhi, e fitoi me meritė. Derisa iku, qėndroi nė krye tė vendit...
Nasi Lera, shkrimtar, skenarist
Me Agron Ēobanin jam njohur nė fund tė viteve 1960, dhe pikėrisht nė fund tė vitit 1960, kur unė fillova punė nė Radio- Tirana. Unė punoja nė Redaksinė e Kulturės ndėrsa Agroni nė Redaksinė e Informacionit. Qė nė fillim ne patėm njė komunikim tepėr tė ngrohtė me njėri -tjetrin qė nuk mė kishte ndodhur mė parė. Shpesh herė kam vrarė mendjen se ku e kishte burimin ky komunikim i veēantė sa i sinqertė po aq dhe pasionant. Unė mund tė them vetėm kėtė qė ne organizonim nė radio shumė diskutime sidomos, tė martave pėr tema tė ndryshme profesionale. Ne donim qė Radio -Tirana tė bėhej sa me komunikuese me dėgjuesit e saj. Mos harroni se ajo ishte mjeti informativ mė masiv, mė i dėgjueshmi dhe mė i shtriri brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ne punonim qė ajo tė bėhej zėri i ēdo njeriu dhe pėr kėtė, pėrpiqeshim qė jo vetėm bashkėpunėtorėt ti gjenim cilėsorė, por kur bisedonim me njerėz tė zakonshėm tė flisnin nė mėnyrė sa mė tė ēiltėr. Unė kisha njė fushė mė specifike siē ishte teatri nė mikrofon, qė dėgjohej jashtėzakonisht shumė. Agroni ishte mė nė kontakt me njerėzit jashtė, pasi shkonte kudo nė Shqipėri dhe mė shtynte pėr ēdo gjė. Me kalimin e viteve pasioni i shoqėrisė nuk u venit, por u rrit mė shumė. Ky pasion na mbajti gjithnjė tė rinj nė lidhjet tona dhe nė punėn tonė. Sot nuk dua ta besoj qė Agroni nuk ėshtė mė, sepse jo vetėm si mik nuk mund ta pranoj vdekjen e tij, por se
besoj se Agronin e pėrfytyroj gjithmonė tė gjallė, gjithmonė nė humor, gjithmonė nė lėvizje, gjithmonė artdashės. Agroni e donte shumė teatrin, letėrsinė. Nė gjithė krijimtarinė time, librat e parė qė shpėrndaja ja jepja Agronit dhe prisja me shqetėsim se ēfarė mendimi do tė kishte, pasi ai ishte shumė skrupuloz, me shije, por mbi tė gjitha kishte shumė nuhatje. Unė besoja shumė tek ai ndjenjėn e sė vėrtetės dhe tė mos tė bėrit qejfin kot. Ai atė qė ndjente ta thoshte hapur, troē, pa asnjė mėdyshje. Krijuesit pėr kėtė fjalė troē kanė shumė nevojė. Ne duhet tė marrim nė vlerėsim fjalėn e profesionistit qė ėshtė me zemėr dhe pa hile, pasi pėr fat tė keq, shpeshherė dėgjon tė tė thonė se e lexova librin, mė pėlqeu shumė, kur nė fakt ndjen se as e ka hapur fare. Muajin e fundit tė jetės, kur ai zuri shtratin pamė se luftonte me veten, me qetėsi absolute. Na priste me buzagaz, duke na treguar se mbahem. Kėnaqej kur mblidheshim shaka rreth shtratit tė tij dhe pse kishim dhimbje. Mua mė duket se nuk ka vdekur, por ėshtė diku, nė lėvizje, me punė, diku jashtė Tiranės qė patjetėr njė ditė unė do ta takoj.
Mendimi pėr librin Ju flet Tirana
Unė kam qenė redaktor i kėtij libri. Ai ėshtė njė libėr qė kushdo qė tė pėrpiqet qė tė njohė historinė e RTSH, ka se ēkujton dhe e merr aty tė plotė. Kushdo qė do tė njohė me detaje kėtė histori pra tė RTSH-sė, do tė ketė materialin bazė qė mund ta ketė si trase tė gatshme. Ky libėr lexohet me shumė kėnaqėsi dhe kjo pėr vetė natyrėn se si e ka ndėrtuar Agroni. Aty ka humor, ndėrthuret tragjikja e jetės sė vet, ndėrthuret grotesku i vet emisioneve, por ndėrthuret dhe serioziteti dhe pėrkushtimi, i gazetarit. Mua mė duket se ėshtė njė libėr qė lexohet me njė frymė, me shumė kėnaqėsi dhe qė do tu shėrbejė shumė dhe gazetarėve tė rinj.
Pse nuk ju kushtua letėrsisė?
Agroni mund tė bėhej njė tregimtar dhe romancier shumė i zoti. Nga shumė shokėt e mi ai ishte intelektuali mė me pėrvojė, qė kishte takuar tė gjitha sferat e shoqėrisė. Ai njihte tė gjithė politikanėt dhe ministrat, por dhe punėtorin. Ai dinte tė kapte thelbin e ēdo gjėje. Ai nuk shkroi pėr qindra arsye, por ajo qė e pengoi ishte se ai u dha shumė pas punėve drejtuese. Punoi njė kohė tė gjatė si drejtor. Por ai u vra shumė, kur punoi mbi shtatė vjet si mėsues nė fshatin Kras tė Matit. Nuk e di pse nuk shkroi pėr kėtė fshat. Por ndoshta ai mendoi se duhej tė shkruante vetėm njė libėr, njė libėr ku duhej tė ishte jeta e tij dhe jeta e institucionit, ku ai kaloi periudhėn mė tė gjatė tė jetės. Ne ishim dhe kemi mbetur 10 shokė qė takoheshim ēdo mbrėmje dhe tashmė qė ishim nė pension takoheshim dhe nė mėngjes. Kur punonim nė radio nė orėn 14:00, ne takoheshim dhe shkonim nė palestrėn e Qytetit Studenti, ku luanim basketboll. Shpėrthimi nė sport atė e bėnte mė vital. Pėr shoqėrinė e tij unė nuk dua tė pėrmend emra.
Pasi ai kishte shumė shok kudo nė jetė. Shokėt e tij ishin aq shumė, sa gazeta juaj po ti pėrmendė do tė mbushte njė faqe me emra.
Ilir Begaj, regjisor
Pėr persona me vlera tė mėdha, nė profesionin e bukur tė gazetarit, si Agron Ēobani, njė figurė unike nė institucionin e RTSH-sė, ėshtė vėshtirė tė flasėsh shkurt, pasi ai ishte njė profesionist i zoti, njohės i tė gjitha profesioneve dhe teknikave, si tė radios dhe tė televizionit, por mbi tė gjitha ishte njeri, njeri i menēur dhe shok i mirė. Agroni ishte i gjithanshėm, falė njohurive dhe intuitės. Si nė shoqėri dhe nė zyrė (pasi shumė vjet ka qenė edhe nė poste drejtuese tė institucionit, tė Radios, Televizionit dhe tė RTSH-sė), ai ishte shumė komunikues, duke i krijuar lehtėsi bashkėbiseduesit pėr t'u shprehur lirshėm dhe shkurt. Karakteristike e tij ishte humori. Humori i hollė dhe shpotitės. Nė mes shokėsh ishte i dėshiruar. Ata qė e kanė njohur, shikonin tek ai njeriun optimist dhe tepėr prefekt. Nė atė ēka bėnte ishte rigoroz dhe kurrė nuk e bėnte punėn pėr punė. Atė ēka ai bėnte ngelej dhe nuk mund tė korrigjohej. Ishte tepėr ekzigjent nė punė. Kur bisedoje me tė kishte ētė mėsoje, pasi e donte librin dhe ecte me kohėn. Kurrsesi nuk mund ta shihje tė humbiste kohėn kot. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka qenė nė radhėt e para tė gazetarėve shqiptarė.
Fadil Kepi, ish- Drejtor i Sigurimeve Shoqėrore tė Tiranės
Nė vitin 1991, duke qenė Drejtor i Pėrgjithshėm i RTSH-ė, z. Agron mė dha hapėsirėn e duhur kohore, pėr tu shpjeguar emigrantėve shqiptarė qė shkuan jashtė shtetit, kushtet qė duhet tė plotėsonin pėr tė pėrfituar pension nė vendin tonė, dokumentet qė duhej tė pėrgatisnin dhe ku duheshin dorėzuar; mėnyrat e tėrheqjes sė pensioneve, etj... Kėto probleme tė trajtuara ēdo javė nė radio dhe televizion bėnė tė mundur mundėsinė e komunikimit direkt nė radio dhe televizion me emigrantėt nga vende tė ndryshme tė botės. Kjo bėri tė mundur qė nė adresė tė RTSH-sė, tė vinin shumė letra dhe tė bėheshin shumė telefonata nė emisione direkte, ku ata merrnin pėrgjigjen e duhur, pėr problemet qė kishin. Agron Ēobani dhe Alfons Gurashi kanė qenė tė parėt qė mė kanė intervistuar pėr problemet e pensioneve nė RTSH dhe ku nė sajė tė tyre unė kam dhėnė pėrgjigje nė mbi 2 mijė emisione direkte, me gazetarin e mirėnjohur Pirro Ruvina.
Agron Ēobani ėshtė lindur nė Nepravishtė tė Gjirokastrės, nė shtator tė vitit 1942. Ka kryer studimet e larta pranė Universitetit tė Tiranės, nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė, dega Gjuhė-Letėrsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisė. Menjėherė pas diplomimit, nis punė nė Radio -Tirana e mė pas nė Radiotelevizion, pėr tė mos u shkėputur prej tij pėr dekada tė tėra, me pėrjashtim tė periudhės 1982-1991, kur e larguan prej andej. Nė kėtė institucion i ka kryer tė gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar nė redaksinė e informacionit e deri te Drejtor i Pėrgjithshėm i RTSH-sė. Pėr sa kohė ka qenė gazetar, por edhe nė periudhėn e posteve drejtuese, ka lėvruar tė gjitha gjinitė e publicistikės radiotelevizive, qė nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka qenė nė radhėt e para tė gazetarėve shqiptarė. Kontribut tė rėndėsishėm ka dhėnė nė drejtimin e Institucionit Mediatik, nė organizimin dhe zhvillimin e tij nė vite, nė pėrgatitjen e gazetarėve tė rinj. Nė institucionin e Radio televizionit shqiptar, ai ka kryer tė gjitha zhanret, duke filluar nga gazetar nė redaksinė e informacionit, e deri te drejtor i pėrgjithshėm i RTSH-sė.
Mbi librin "Ju flet Tirana"
Ky libėr ėshtė njė pjesė e historisė sė Radiotelevizionit Shqiptar. Nė tė pėrmblidhen kujtime tė autorit dhe personazhe tė shumtė. Duke qenė dėshmitar i shumė ngjarjeve tė rėndėsishme nė periudha kyēe, Agron
ēobani sjell pėr herė tė parė fakte tė papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditėse nė vite. Nė librin e tij, Agron Ēobani ka shkruar edhe pėr vdekjen e Mehmet Shehut, tė cilin ai u shpreh se, e kishte ndjerė mė parė pėrgatitjen e goditjes qė iu bė, ish- Kryeministrit tė Shqipėrisė.
Rekujem
Nė jetėn aktive tė tij, gazetari i mirėnjohur Agron Ēobani veēon punėn e gjatė me mikrofonin e radios.
Dua tė theksoj faktin se, unė e kam dashur radion pastaj dhe televizionin. Ėshtė njė jetė e tėrė, pothuaj 40 vjet punė nė Radio Televizionin Shqiptar. Tė qėndrosh nė njė institucion kaq gjatė, ose e dashuron me shpirt atė, ose e urren e sdo ta shohėsh me sy. Mua mė ka qėlluar e para. Kjo, edhe pėr arsyen se i kam bėrė tė gjitha llojet e punėve nė kėtė institucion, shprehet pėr gazetėn Telegraf, ish-drejtori i RTVSH-sė. Sipas tij, mbase mund tė jetė njė rast unikal, qė nė njė institucion fillimisht tė jesh bashkėpunėtor, pastaj gazetar, tė jesh korrespodent special, mė pas shef redaksie, drejtor i Radios, drejtor i Televizionit, pastaj Drejtor i Pėrgjithshėm, mė pas tė kalosh si drejtor i kanalit tė dytė tė Radios, pėrgjegjės i kasetave, sėrish drejtor nė Radio e mė pas nė Televizion. Tė gjitha kėto punė, Agron Ēobani shprehet se i ka bėrė me njė dashuri tė pazakontė. Nuk dua tė kaloj nė sentimentalizma, pėr tė thėnė qė radio ėshtė jeta ime, por mund tė them pa druajtje, se ajo ėshtė njė pjesė e mirė e jetės sime, shprehet ai.
Intervistė e dhėnė pėr Telegraf, mė 10 Maj 2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt