ME RESPEKT OLTI PANARITI
Kush jeni ju qe na detyroni te mendojme si ju ?? Une jam Ortodoks puro jo nga keta te viteve te fundit !! Jam nga ata pasardhesit e fshatit Panarit qe greket e rropen per se gjalli !! Na vrane gjysher, na vrane nena, baballare, e lyen ne gjak fshatin tim !! Une jam nga ai fshat dhe jam Ortodoks nuk do ta mohoj kurre !! Kam dite qe duroj dy lloje rrepresionesh njeri vjen nga ata qe na quajne greke por ne nuk jemi grek sepse e kemi lyer me gjak Shqiperine ne cdo cep te saj, e nga krahu tjeter jane ca Ortodokse te tjere qe jane verbuar aq shume sa jane leshuar si demi ne lecke te kuqe per ti rene kujtdo qe mendon e tregon ndryshe !! Biles edhe te gjykojne te thote se po mendon ndryshe je i shitur je turk, je agjent, je sirian e kushedi se cfare ! Jo more zoterinj une jam krenar qe jam Ortodoks nga nje krahine e madhe e me emer qe quhet KOLONJE , jam krenar qe kjo zone i ka dhene Shqiperise klerike shqiptare me zemer e shpirt me vepra te paepura nder shekuj !!
Jam nga vendi i Fan Nolit, i Papa Kristos, i Petros, por edhe i Sali Butkes, Spiro Bellkamenit, Themistokli Germenjit , Zylyftar Podes, Konices, Qiriazeve e sa te tjereve !! Jane Myslimane e Ortodokse qe kane qene si vellezer me njeri tjetrin !! Petro rrinte ne shtepine e Bukes ashtu si Spiro Bellkameni , Mihal Grameno e Themistokliu sepse ata skishin ndarje fetare !!! Po jam Ortodoks nga ai sua une . E pikerisht se jam nga ai sua nuk behet dot me nje prift qe u kap me rrecka ne dore sepse kish vjedhur kocka per ti shitur si ushtare !!! E nese e them kete mendim ka disa Ortodokse qe me shpallin armik, te ēmendur, te paudhe , te mallkuar keshtu bene edhe atehere po po keshtu edhe atehere ne fillim vitet 1900 kur u masakruan Ortodokset patriote ne Erseke , Leskovik, Korce e Permet ..
Pse nuk restaurohen dy kishat e tjera ne Permet ja keni thene njerezve o ju qe me shpallni armik ??? Jua them une sepse tek njera meshonte ne shqip At Stath Melani dhe ne ate vend ju pre koka nga greket e ai u varros aty pa koke , ndersa ne kishen tjeter ka meshuar Fan Noli !!! Jap se nuk restaurohen dy kishat e tjera , pikerisht per kete !!!
Feja o ju qe me keni shpallur armik nuk eshte nje prift apo ca prifterinj, feja eshte besim, eshte dashuri, eshte bashkepunim, eshte ndermjetesim, eshte paqe, nuk eshte dhune e kercenime jo nuk eshte !!!
Doni te me shpallni armik asnje lloj problem nuk ka, shpallmeni . Ju nuk e kuptoni qe ju sot po krijoni padashje Heronj te tjere . Duke I shkuar pas jo besimit Ortodoks Shqiptar por verberise ju po krijoni Luarase te tjere, Papa Llambro Ballamaēe te tjere, Visarion Xhuvane te tjere kete nuk do ta ndalni dot ju me mallkimet tuaja . Une jam ORTODOKS krenar me shpirt te lire Shqiptar me te njejtin gjak si ai I KOLONJAREVE qe dhane shpirtin per Shkronjat SHQIPE !!! Mallkomeni por mua nuk me zene paēavrat siē thoshte Migjeni sepse une kam besim te paster ne shpirt , besim ne ate zot qe per ne flet shqip e jo greqisht , sic per ruset flet rusisht, per bullgaret bullgarisht, per maqedonasit maqedonisht . Tani Mallkomeni ju te verber veē diheni se kur mbijetuam nen pushtimin Osman e ate Grek per shekuj me rradhe keto mallkime na duken lojra, e na forcojne , e na bejne me te vetdijshem per misionin tone , ate mission qe Petro Luarasi e cilesoi te domosdoshem , misionin per ti folur Shqiptareve ne gjuhen e memes!!
Tregojuni njerezve qe ungjillin e ka perkthyer edhe Petro Luarasi, At Stath Melani, Papa Kristo Negovani pse nuk kerkoni ato rradhe ??? nuk kane ndryshim , thjesht nuk jane greqisht, por jane ne gjuhen e memes ne shqipen tone !!! Une jam Ortodoks si ata e si ata do vdes e dijeni ju qe shumica jane si une , jane nga ai gjak qe leu jugun e shqiperise me patriote te medhej !!!!
TANI MALLKOMENI JENI TE LIRE. (I.Sh.)
Krijoni Kontakt