Albo,
Ne lidhje me shpronesimin eshte e njejta gje me ate qe po ben Basha (qe ti adhuron per menaxhimin e situatave) me pronaret e shpive ku do kaloje projekti i bulevardit qe ka shume ndertesa qeveritare dhe qendra polifunksionale. Ata te shkretet nuk i ka shpronesuar vetem per bulevardin, por per komplet projektin dhe i ka shpronesuar me cmime qesharake qe as ne paskuqan apo kamez nuk blejne dot shtepi.
Ne lidhje me pronaret, ata mund ta hedhin ne gjyq dhe mund te marrin demshperblim dhe mendimi im eshte qe pronaret duhet ti demshperbleje me cmime reale te tokes dhe jo te tallet me ta (pra duhet tu jape sa eshte cmimi i tokes ne qender te Tiranes).
Duhet patur parasysh edhe qe ajo toke ka qene lulishte dhe pronaret nuk e shfrytezonin dot dhe nuk e kishin shfrytezuar deri tani (per te evituar ndonje kerkese te tipit shpronesim edhe per ndertesen e munguar ne toke).
Ne lidhje me faktin qe eshte dhene nje leje per dy ndertesa kjo nuk ka lidhje me negocimet, thjesht nuk duhet te jepet ne kete menyre pasi eshte komplet jashte cdo logjike. Dhe nje gje tjeter ne lidhje me kete lejen, pse kur na nxorri Basha projektin e xhamise, kjo qendra polifunksionale ishte hequr? A jane pjese e nje lejeje? Duhet te shfaqej fix sic eshte dhene leja dhe jo te shfaqej vetem xhamia, ndersa pjesa tjeter mos te jepej.
Me piken 3 ndoshta ke te drejte sepse vete myslimanet nuk duhet ta pranonin nje kusht te tille duke qene se skishte detyrime ne kontrate se per cfare do perdorej kjo godine.
Edhe nje gje, Xhamia nuk po ndertohet teresisht ne token e ketyre pronareve, por vetem nje pjese e vogel kap token e ketyre.
Krijoni Kontakt