Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    sala nuk bo gabime vetem edi bon sipas ketij permetari ky behet sikur permeti na ka pas qen parisi, nuk e mban mend qe kur edhi shpellari sal ne pushtet ne 2005 gjeja e pare qe beri ishte prishja e mbikalimit te zogu i zi ne tirane, dhe sot e kesaj dite njerzit vuajne trafikun per ate prishje
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Sipas mendimit tim, do te duhej te ndalohej me ligj ndertimi i cdo kishe dhe xhamie ne qender te kryeqytetit dhe te qyteteve...

  3. #63
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Namazgjaja, Rama anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka xhami të re

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Mir jav ka ba ,le te flejn shqiptaret
    Cilet shqiptare vlla te flejne, keta qe ta besojne ne 95% e mos me shume ne evolucion. Kjo eshte feja me e madhe e shqiptareve e aspak nuk po e shihni po jetoni me endrra. Kjo eshte vertete per t'u pershendetur rrofte Qeveria Rama se vertete nuk i ka hije nje populli evropian nje perzirje biznes-fe jemi evropiane e nuk jemi talibane te afganistanit po as nuk jemi ekstremista te feve tjera.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Namazgjaja, Rama anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka xhami të re

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Cilet shqiptare vlla te flejne, keta qe ta besojne ne 95% e mos me shume ne evolucion. Kjo eshte feja me e madhe e shqiptareve e aspak nuk po e shihni po jetoni me endrra.
    Tani paske filluar me mllefin edhe ndaj shqiptareve evolucionist.

    Kjo eshte vertete per t'u pershendetur rrofte Qeveria Rama se vertete nuk i ka hije nje populli evropian nje perzirje biznes-fe jemi evropiane e nuk jemi talibane te afganistanit po as nuk jemi ekstremista te feve tjera.
    Po popullit amerikan a i ka hije nje biznes i tille???

  5. #65
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Namazgjaja, Rama anulon pjesën e II të objektit. Basha: De jure s'ka xhami të re

    Citim Postuar më parë nga klajdi wolf Lexo Postimin
    Tani paske filluar me mllefin edhe ndaj shqiptareve evolucionist.
    Po mor po qitash do ta urrej popullin tim per kete jam anetaresuar ne kete forum, 't'i urrej shqiptaret'. Riperseritje e hartimit me shkrim: Nese beson se nuk eshte e mundur qe nga peshku te perfitojme nje njeri per 1 milione vjet atehere kjo qenka urrejtje e shqiptareve. Ku ka filluar kjo teori, ne Shqiperi, mos ndoshta ne Tirane... apo ne Angli para me shume se 1 shekulli. Nese beson se nuk je krijuar qe te besh marrdhenie seksuale me 72 gra ne xhenet gjithe perjetesine atehere ju e interpretoni si urrejtje ndaj shqiptareve. Me dal kunder genjeshtres a eshte urrejtje apo dashuri?!

    Hate the lie, love your people, love your country. O zoteri a kupton ti qe skam problem une me njerez sa here duhet me ta perserite he dreqi ta haje. Si me ta spjegu ndryshe?! A kupton vlla shqip, a je shqiptar?!

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Nuk e di si ka mundesi qe i ke vene re gabimet e Rames,e jo edhe te Berishes!
    Nuk mbulohen gabimet qe njeher ka bere Berisha,me ato te cilat beri Rama,se qe te dy kan gabuar,kjo eshte me se e qart!

    E para,kur nje pjese apo zone eshte me ineterers te komunitetit,edhe nese ai vend ka nje pronar,nuk duhet te vihen ne radh te pare interesat e pronarit para komunitetit,duke pare interesat me shume te pronareve se sa te gjithe Qytetit u betonizua gjithandej.Kurse rrolin e rregullatorit qe ti rregulloj se si duhet keto gjera e ka Shteti!

    'Shteti i Berishes' po te punonte sipas rregullave,ligjit dhe ineteresit te qytetareve,do bente ndryshe negociata si me pronaret ashtu dhe me Komunitetin Mysliman,p.sh do mund ta blinte pronen nga pronaret,sipas rregullave dhe te ja dhuronte Xhamis ate pjes per te cilen kishte nevoj,se ne fund te fundit i takon shtetit te mendoj ku te ndertohet xhamia dhe ti plotesoj keto nevoja te atij Komuniteti!Nga gjithe ajo qe kuptuam deri tani del se shteti beri nje kompromis duke dal vete i paster dhe pa asnje shpenzim,beri qe pronaret te kompenzojn(sepse vetem dhurim qe nuk quhet ky) ate pjes te tokes ne kembim te dhenjes se lejes.Ateher ketu kemi dhe marrveshjen te pronareve-komuniteti mysliman dhe 'shteti i Berishes'.

    Nuk mund te thuhet me,se kjo ishte e vetmja menyre e negocijimit!Sepse shume qart u deklaruan pronaret,qe kishin provuar menyra te ndryshme edhe per shitjen kan qene te gatshem por kjo nuk u be,as nga komuniteti mysliman as nga shteti.Keshtu qe ska me sens te luhet me "karten e pamundesis se opsioneve"

    Gabimin qe beri tani 'shteti i Rames' eshte se mori nje vendim,pa bere negociata dhe marrveshje me pronaret.Ajo toke ka akoma nje pronar,te mirren vendime dhe te japen leje ne nje toke qe ka nje pronar,pa u marr vesh me ta ne asnje lloj menyre,eshte me vertet absurde!

    Mrrveshja ka qene te ndertohet Xhamia dhe pallatet,me qe vendimi u anulua per pallatet,bie poshte dhe marrveshja.Ateher duhet krijuar nje marrveshje tjeter para se te ipet nje vendim tjeter,e jo te mirret vendimi,pa pas nje marrveshje me pronaret.
    Kjo qe thua ti eshte dhe zemra e problemit. Pyetja qe ti e gjithe muslimanet e Shqiperise duhet ti beni Rames sot eshte:

    - Si do te ndertosh ti xhamine pa qendren tregtare ne token e nje pronari privat, kur ti me kete vendim qe more e prishe mareveshjen tone me te?

    Pyetja tjeter qe duhet ti beni eshte:

    - Na jep te lexojme ne dore vendimin zyrtar te marre nga KKT per projektin tone, perse e mban sekret e nuk e ben publike?

    Albo

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Namazgjaja dhe paradokset

    Flash, Opinion e Dielë, 13 Tetor, 2013 | 11:08 am
    AGIM BAÇI

    Do të ishte naive të men donim tashmë se kundërshtimi për ndërtimin e Xhamisë së Madhe te Namazgjaja është thjesht për mbrojtjen e ambientit. Pavarësisht se Tirana mund të ketë nevojë emergjente për hapësira të gjelbra, është gati absurde se si një lumë emrash publikë, me ndikim në atë që diskutohet në shoqëri, të arrijnë të bëjnë më të rëndësishme një fushë me pemë e lule, sesa një objekt kulti që edukon njerëz, që më pas mund t’i duan dhe t’i krijojnë hapësirat e gjelbra. Janë, në fakt, të njëjtat figura publike e aktivistë që këtu kanë jetuar, në Tiranë, kur janë ndërtuar dy objektet e mëdha të dy besimeve të tjera, katolik e ortodoks. Madje i kanë parë teksa janë ndërtuar edhe në fusha që kanë qenë parqe, në zemër të Tiranës. Dhe tashmë që i vjen radha myslimanëve, u dalka përpara çështja e hapësirës publike, a thua se është çështje radhe, ku myslimanët u ngritën vonë nga gjumi, dhe nga hapësirat në dispozicion morën vetëm dy të parët pjesë, se për të tretin kish mbaruar. Një rast tipik që na kujton pikërisht radhët e sistemit të shkuar, ku kishte vezë e qumësht për dy të parët, ndërkohë që në këtë rast është edhe më paradoksale sepse myslimanët e kërkojnë ndërtimin e xhamisë në një tokë të dhuruar që në gjenezë me këtë objekt – si vendfalje.

    Pa dyshim që një pjesë të vogël të fajit që debatet kanë arritur në këtë derexhe e kanë drejtuesit e Komunitetit Mysliman, që në këta 23 vjet janë sjellë si të vegjël, si inferiorë, duke dalë në publik vetëm për të sqaruar se çfarë nuk janë myslimanët, duke qenë objekt debati vetëm për pronat apo për dyshime në lidhje me elementët terroristë, që i kanë ngritur një çark nga nuk kanë ditur të dalin. Mjafton edhe të dëgjoje deklaratat e Selim Muçës, që nuk dimë nëse foli si inxhinier apo si kryetar i bashkësisë islame, kur deklaronte në media (i cituar nga “Opinion”) se “me pronën tonë bëjmë ç’të duam. Nëse është pyll e bëjmë livadh e nëse e kemi livadh e bëjmë pallat”.

    Një deklaratë tipike e një njeriu që nuk ka kuptuar asgjë nga misioni që ka një kryetar i një bashkësie besimtarësh, të cilët kanë shqetësim raportin me besimin, siç kanë shqetësim edhe bashkëjetesën me shoqërinë apo problemet kombëtare, siç ka ndodhur që nga viti 1912 me themeluesit e shtetit shqiptar. Por Muça është pjesë e paradokseve që kanë përfshirë shoqërinë shqiptare, ku çdokush mendon se mund të bëjë gjithçka. Madje edhe më keq, ai është rasti tipik ku shumë ish-komunistë pas vitit 1990 menduan se mund të vazhdojnë raportet ideologjike tashmë jo më në parti, por në një institucion që e konsiderojnë si dikur, si organizatat bazë. E kështu që në vend që të organizojë besimtarët që të mbjellin pemë e lule anembanë Tiranës, Muça na bën deklarata për barcaleta.

    E megjithatë, vogëlsia e Selim Muçës apo edhe e atyre që e kanë mbështetur në këtë inferioritet absurd, nuk mund të zvogëlojnë këtë problem të madh për shoqërinë, e aq më shumë për myslimanët, të cilët kanë qenë shumicë dhe që e meritojnë një vend dinjitoz për besimtarët që praktikojnë besimin e tyre. Por më parë se të rrëzojmë paradokset e drejtimit të myslimanëve, nuk ka se si të quajmë rastësi që sa herë diskutohet për Xhaminë e Madhe, Rama ka vetëm projekte zvogëlimi apo zhvendosjeje, duke sjellë kështu vonesa pa fund për një projekt kaq të rëndësishëm. Ashtu siç qëndron edhe paradoksi i paraardhësit të tij, Berishës, i cili e përuroi nisjen e punimeve vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, ndërkohë që në tetë vite Kryeministër ka qenë në dijeni të të gjitha mundësive dhe pamundësive për realizimin e një projekti të tillë. Kaq paradoksalisht qëndrojnë edhe disa deklarata të këshilltarëve pranë Ramës për “nevojën për një projekt më modern” për xhaminë, por pa na thënë se çfarë nënkuptojnë me moderne në një xhami. A thua i intereson kaq shumë pamja këtyre personave se sa vetë myslimanëve? Pra Namazgjaja, që paradoksalisht është i vetmi vend nga tri vendet për objektet e kultit që është dhuruar për xhami, të mos mund ta ketë një ndërtesë të tillë, ndërkohë që dëshira e qindra mijëra besimtarëve vendoset përballë “dëshirave të gjelbra”.

    Por këto paradokse mund të marrin fund kur politika, opinionbërësit dhe gjithë faktorët e tjerë të binden se myslimanët janë pjesë e rëndësishme e këtij vendi, se jetojnë dhe punojnë këtu, dhe se marrëdhënia e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë do të jetë më e lehtë nëse ajo që u takon do t’u jepet më lehtë. Sepse duhet që t’i japim fund njëherë e mirë idesë se myslimanët nuk janë këtu thjesht për t’u marrë një shembull i mirë për tolerancën fetare, nuk janë pjesë zbukurimi për fjalime me të huajt, por janë të rëndësishëm për dobinë që sjell besimi i tyre për shoqërinë – për një shoqëri e cila prej kohësh është nën trysninë e vesit, e ku virtyti po del një jetim që rrallë i gjendet strehim.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...he-paradokset/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #68
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo qe thua ti eshte dhe zemra e problemit. Pyetja qe ti e gjithe muslimanet e Shqiperise duhet ti beni Rames sot eshte:

    - Si do te ndertosh ti xhamine pa qendren tregtare ne token e nje pronari privat, kur ti me kete vendim qe more e prishe mareveshjen tone me te?

    Pyetja tjeter qe duhet ti beni eshte:

    - Na jep te lexojme ne dore vendimin zyrtar te marre nga KKT per projektin tone, perse e mban sekret e nuk e ben publike?

    Albo
    Pytje me vend!

    Por para se ti bejme keto pytje si mysliman,do te doja ti beja pytje fillimisht Berishes si shqiptare....Pse prezantove para shqiptareve vetem gjysmen e projektikt (ky shifej vetem xhamina) ?

  9. #69
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Namazgjaja dhe paradokset

    Flash, Opinion e Dielë, 13 Tetor, 2013 | 11:08 am
    AGIM BAÇI

    Do të ishte naive të men donim tashmë se kundërshtimi për ndërtimin e Xhamisë së Madhe te Namazgjaja është thjesht për mbrojtjen e ambientit. Pavarësisht se Tirana mund të ketë nevojë emergjente për hapësira të gjelbra, është gati absurde se si një lumë emrash publikë, me ndikim në atë që diskutohet në shoqëri, të arrijnë të bëjnë më të rëndësishme një fushë me pemë e lule, sesa një objekt kulti që edukon njerëz, që më pas mund t’i duan dhe t’i krijojnë hapësirat e gjelbra. Janë, në fakt, të njëjtat figura publike e aktivistë që këtu kanë jetuar, në Tiranë, kur janë ndërtuar dy objektet e mëdha të dy besimeve të tjera, katolik e ortodoks. Madje i kanë parë teksa janë ndërtuar edhe në fusha që kanë qenë parqe, në zemër të Tiranës. Dhe tashmë që i vjen radha myslimanëve, u dalka përpara çështja e hapësirës publike, a thua se është çështje radhe, ku myslimanët u ngritën vonë nga gjumi, dhe nga hapësirat në dispozicion morën vetëm dy të parët pjesë, se për të tretin kish mbaruar. Një rast tipik që na kujton pikërisht radhët e sistemit të shkuar, ku kishte vezë e qumësht për dy të parët, ndërkohë që në këtë rast është edhe më paradoksale sepse myslimanët e kërkojnë ndërtimin e xhamisë në një tokë të dhuruar që në gjenezë me këtë objekt – si vendfalje.

    Pa dyshim që një pjesë të vogël të fajit që debatet kanë arritur në këtë derexhe e kanë drejtuesit e Komunitetit Mysliman, që në këta 23 vjet janë sjellë si të vegjël, si inferiorë, duke dalë në publik vetëm për të sqaruar se çfarë nuk janë myslimanët, duke qenë objekt debati vetëm për pronat apo për dyshime në lidhje me elementët terroristë, që i kanë ngritur një çark nga nuk kanë ditur të dalin. Mjafton edhe të dëgjoje deklaratat e Selim Muçës, që nuk dimë nëse foli si inxhinier apo si kryetar i bashkësisë islame, kur deklaronte në media (i cituar nga “Opinion”) se “me pronën tonë bëjmë ç’të duam. Nëse është pyll e bëjmë livadh e nëse e kemi livadh e bëjmë pallat”.

    Një deklaratë tipike e një njeriu që nuk ka kuptuar asgjë nga misioni që ka një kryetar i një bashkësie besimtarësh, të cilët kanë shqetësim raportin me besimin, siç kanë shqetësim edhe bashkëjetesën me shoqërinë apo problemet kombëtare, siç ka ndodhur që nga viti 1912 me themeluesit e shtetit shqiptar. Por Muça është pjesë e paradokseve që kanë përfshirë shoqërinë shqiptare, ku çdokush mendon se mund të bëjë gjithçka. Madje edhe më keq, ai është rasti tipik ku shumë ish-komunistë pas vitit 1990 menduan se mund të vazhdojnë raportet ideologjike tashmë jo më në parti, por në një institucion që e konsiderojnë si dikur, si organizatat bazë. E kështu që në vend që të organizojë besimtarët që të mbjellin pemë e lule anembanë Tiranës, Muça na bën deklarata për barcaleta.

    E megjithatë, vogëlsia e Selim Muçës apo edhe e atyre që e kanë mbështetur në këtë inferioritet absurd, nuk mund të zvogëlojnë këtë problem të madh për shoqërinë, e aq më shumë për myslimanët, të cilët kanë qenë shumicë dhe që e meritojnë një vend dinjitoz për besimtarët që praktikojnë besimin e tyre. Por më parë se të rrëzojmë paradokset e drejtimit të myslimanëve, nuk ka se si të quajmë rastësi që sa herë diskutohet për Xhaminë e Madhe, Rama ka vetëm projekte zvogëlimi apo zhvendosjeje, duke sjellë kështu vonesa pa fund për një projekt kaq të rëndësishëm. Ashtu siç qëndron edhe paradoksi i paraardhësit të tij, Berishës, i cili e përuroi nisjen e punimeve vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, ndërkohë që në tetë vite Kryeministër ka qenë në dijeni të të gjitha mundësive dhe pamundësive për realizimin e një projekti të tillë. Kaq paradoksalisht qëndrojnë edhe disa deklarata të këshilltarëve pranë Ramës për “nevojën për një projekt më modern” për xhaminë, por pa na thënë se çfarë nënkuptojnë me moderne në një xhami. A thua i intereson kaq shumë pamja këtyre personave se sa vetë myslimanëve? Pra Namazgjaja, që paradoksalisht është i vetmi vend nga tri vendet për objektet e kultit që është dhuruar për xhami, të mos mund ta ketë një ndërtesë të tillë, ndërkohë që dëshira e qindra mijëra besimtarëve vendoset përballë “dëshirave të gjelbra”.

    Por këto paradokse mund të marrin fund kur politika, opinionbërësit dhe gjithë faktorët e tjerë të binden se myslimanët janë pjesë e rëndësishme e këtij vendi, se jetojnë dhe punojnë këtu, dhe se marrëdhënia e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë do të jetë më e lehtë nëse ajo që u takon do t’u jepet më lehtë. Sepse duhet që t’i japim fund njëherë e mirë idesë se myslimanët nuk janë këtu thjesht për t’u marrë një shembull i mirë për tolerancën fetare, nuk janë pjesë zbukurimi për fjalime me të huajt, por janë të rëndësishëm për dobinë që sjell besimi i tyre për shoqërinë – për një shoqëri e cila prej kohësh është nën trysninë e vesit, e ku virtyti po del një jetim që rrallë i gjendet strehim.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...he-paradokset/
    Nuk e kuptoj pse vazhdojn e quajn Toke e dhuruar apo e falur!

    Ku per ate toke eshte bere nje kompromis per kembim nga e cila u krijua dhe marrveshja!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pse vazhdojn e quajn Toke e dhuruar apo e falur!

    Ku per ate toke eshte bere nje kompromis per kembim nga e cila u krijua dhe marrveshja!
    Athere, toka eshte folur me kusht, Mesa kam kuptuar une,

    Pra ne se dun ate toke, po te na vihet ne funksion pjese tjeter e jona.

    Tani kto lame-shkrelet, qe nuk Lon pellom te tiranes pa e shfrytezu, 100% aty ku kan desh! per kete bojne parimorin, bashke me ata jeshilat.

    Po kur u prishen lulishtja midis ministrive dhe pesit, qe u ngrit kisha ne byc te ministria se mbrojtjes, ku ishin kta parimoret?

    Apo xhanulla, Ben ci do prapakolpi, dhe my slot qe Jane shumice, ti shkelim me kom?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •