Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 88
  1. #31
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Rama po kopjon me perpikmeri programin e 1945. Spastrim administrate nga armiqte,lufte biznesit dhe kompanive te huaja,izolimin e Shqiperise,nenshtrim total ndaj Greqise,shperfillje ndaj shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise.Lufte kundra fese.Edhe Enver Hoxhado tja kishte zili per nga shpejtesia e ketyre akteve. Edhe Hoxha te pakten mundohej ti bente keto nepermjet ligjeve dhe kushtetutes.Ky rrypi i gjate nuk pyet as per kushtetute e as per Zot.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O fshatari gazetar nga Laberia!

    Basha nuk eshte "sekser" por politikan i zoti. Kjo eshte detyra e pergjegjesia e nje politikani te mire: kur perballet me nje problem, te mos zvarrisi kemben e genjeje njerezit ne mes te dites sic kane bere politikanet e te dyja kraheve per 20 vjet me kete problem. Por te punoje per te gjetur nje zgjidhje. Dhe zgjidhja eshte shume e mire: Basha arriti te krijoje nje mareveshje mes pronarit te tokes dhe komunitetit musliman qe kerkon prej 20 vjetesh te ngreje xhami. Mareveshja u nenshkrua, projekti u hartua, leja e ndertimit u sigurua, ceshtja u debatua ne media bile u be edhe nje gjyq nga ambientalistet. Sot projekti eshte gati per ndertim.

    Vjen ne Tirane Davutlogu i Erdoganit dhe i thote Rames qe te prishi mareveshjen, se Erdogani nuk do qe Basha te marri kredi per suksesin e arritjes se mareveshjes. Basha nuk eshte njeriu i turqve ne Tirane, qerosi Edi Rama eshte njeriu i Erdoganit ne Tirane. Basha eshte ministri i jashtem qe arriti sigurimin liberalizimit te vizave me BE per shqiptaret, dhe Edi Rama eshte njeriu qe do ta mbaje Shqiperine larg Bashkimit Evropian, per llogari te turqve.

    Sa per komunitetin musliman, qe i merr direktivat po nga njeriu i Erdoganit ne ambasaden turke ne Tirane, ata jane per te ardhur keq. Nga nje ane i lepihen kryeministrit te ri Rama, e nga ana tjeter u vjen keq qe projekti i meparshem u prish. Pronari nuk do te pranoje ndertimin e xhamise ne pronen e tij private pa ndertimin e qendres tregtare. Por kur ke nje kryeminister si Edvin Rama, mos u cudisni kur neser te nxjerri nje vendim tjeter qeverie qe ti shtetezohet prona pronarit dhe ti jepet komunitetit musliman. Nga budallai i pret te gjitha.

    Muslimanet do ngelen me gisht ne goje dhe do te presin edhe disa vite te tjera per te ndertuar xhamine e tyre ne Tirane. Prit gomar qe te mbije bar...

    Albo
    Ky politikani i zoti qe ju permendni cfare u tha njerezve qe kane tokat per bulevardin e ri te Tiranes? Pse u ngriten ne proteste dhe e kane hedhur ne gjyq?
    Pse ua shpronesoi tokat me cmim qesharak duke e krahasuar me cmimin aktual te tokes per zonen dhe duke qene se ata kane ndertime aty?
    Ndersa ne kete rastin e xhamise, ky u mori ish pronarve token lulishte (qe nuk shfrytezohej deri tani nga ish pronaret) dhe u dha nja 8 kate mbi toke dhe 3 nentoke.
    Te duket pak e cuditshme kjo? Pse nuk i shpronesuan dhe keta pronare sic duan te shpronesojne pronaret ku kalon bulevardi?
    Ceshte kjo qender polifunksionale ngjitur me xhamine dhe si e paska dhene ne nje leje ndertimi kur ato jane dy objekte te vecanta?
    Ja pra kryetari yne i ri i bashkise se sa mire eshte ne menaxhimin e situatave qe i dalin.

    Nisi projektin e bulevardit te ri dhe la pa bere 600-700 metra qe kane mbetur nga unaza e re (nga shkolla teknologjike te komuna parisit).
    Gjithe kamionet e medhenj dhe autobuzet tani i bien dhe hyjne neper rrugica lagjeje vetem se inaugurohet autostrada e elbasanit dhe lihet pa perfunduar 700 m rruge per ta lidhur me pjesen tjeter te unazes.
    Ndersa bulevardi u nis me urgjence (dhe beri shume mire se nuk eshte gje e keqe zhvillimi ne pergjithesi i territorit) sepse kemi interes te ato "qendrat polifunksionale" qe do ndertohen aty.
    U be Tirana vetem me "qendra polifunksionale" (dhe ketu ka hisen e vet dhe kryeministri i tanishem), thua se jemi ndonje Berlin apo ndonje Bruksel apo Vjene qe do mblidhen gjithe korporatat globale apo organizatat nderkombetare do hapin zyra ne Tirane. Rama do bente shume mire nqs do nderhyje ne planin e bulevardit per ti hequr keto "qendra polifunksionale" nqs do te shlyeje sado pak gabimet e betonizimit te Tiranes.

    Sa per xhamine mund te behej dhe ne ndonje vend tjeter dhe mund te mos prishej ajo lulishte qe ishte aty.
    Ndersa sa per komunitetin mysliman, normal qe do i lepihen shtetit se kush e di se cu ka premtuar.
    Ka komunitete qe i lepihen, ka komunitete qe mund ti hapin lufte; secila sheh ku ka interesat e veta dhe ku perfiton me shume.
    Keshtu jane katandisur komunitetet tona fetare, degjojne shume "keshillat" qe vijne nga jashte.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  3. #33
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Ti ja fut si KAU PELES,leje ndertimi qe ne kohen e Rames thote
    Sundimi Berrishes me mire te quhet SINDROMA Berisha,nje semundje qe po kap shqiptaret ne mase,dhe neper bolg-e.
    Ku ka ndertim pallati mbas 2 vjetesh qe eshte dhene leja,or SHOQ ???
    Mund te thuash qe Rama ka vjedh se ka marre ne fillimet e veta nga 150 mije USd per nje leje ndertimi,kjo eshte 1000% e sakte,por smund te mohosh sot qe Kryetrari sotem,nuk po merr me nga 150 mije USD,por 500 mije USD,por po ben pallatet e veta,dhe atje ku po jep leje,do 40%,
    Hajt naten tash,gjume te amel.
    Nese nuk je i bindur per kto qe them , shko pyet perballe ish parkut te autobuzave se si Deljorgji ka filluar themelet kto dite per te ndertuar pallatet nga leja e ndertimit qe kishte dhene Rama ne kohen e vet. Pse u perzune romet nga Deljorgji , se Rama ja kishte dhene mundesine me kohe te ndertoje pallatet. Apo ndertesa te ekonomiku ku Rama e kishte dhene lejen qe ne 2004. Mos te permend edhe shume raste te tjera , qe eshte nje liste e gjate...
    Ti i padituri me injorancen tende thua se Basha jep leje , nderkohe qe Basha pezulloi dhenien e lejet ndertimit qe ne diten e pare

    Mua me vjen per te qeshur me ty e ca injorantet e tjere te pacipe , edhe i paditur edhe me thote ja fus si Kau i Peles. Une ne flas vetem per gjera qe di dhe nuk flas per gjera qe nuk e di. Nuk mund te zbraz timen dhe te mbush menjen e ca injoranteve qe nuk di c'flasin ..

    Berisha beri ca beri u rrezua dha doreheqjen. Mesa duket ju e keni akoma sindromin e Berishes sikur te jete akoma ne pushtet perderisa flisni akoma per te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 10-10-2013 më 05:50
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #34
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Ky politikani i zoti qe ju permendni cfare u tha njerezve qe kane tokat per bulevardin e ri te Tiranes? Pse u ngriten ne proteste dhe e kane hedhur ne gjyq?
    Pse ua shpronesoi tokat me cmim qesharak duke e krahasuar me cmimin aktual te tokes per zonen dhe duke qene se ata kane ndertime aty?
    Ndersa ne kete rastin e xhamise, ky u mori ish pronarve token lulishte (qe nuk shfrytezohej deri tani nga ish pronaret) dhe u dha nja 8 kate mbi toke dhe 3 nentoke.
    Te duket pak e cuditshme kjo? Pse nuk i shpronesuan dhe keta pronare sic duan te shpronesojne pronaret ku kalon bulevardi?
    Ceshte kjo qender polifunksionale ngjitur me xhamine dhe si e paska dhene ne nje leje ndertimi kur ato jane dy objekte te vecanta?
    Ja pra kryetari yne i ri i bashkise se sa mire eshte ne menaxhimin e situatave qe i dalin.

    Nisi projektin e bulevardit te ri dhe la pa bere 600-700 metra qe kane mbetur nga unaza e re (nga shkolla teknologjike te komuna parisit).
    Gjithe kamionet e medhenj dhe autobuzet tani i bien dhe hyjne neper rrugica lagjeje vetem se inaugurohet autostrada e elbasanit dhe lihet pa perfunduar 700 m rruge per ta lidhur me pjesen tjeter te unazes.
    Ndersa bulevardi u nis me urgjence (dhe beri shume mire se nuk eshte gje e keqe zhvillimi ne pergjithesi i territorit) sepse kemi interes te ato "qendrat polifunksionale" qe do ndertohen aty.
    U be Tirana vetem me "qendra polifunksionale" (dhe ketu ka hisen e vet dhe kryeministri i tanishem), thua se jemi ndonje Berlin apo ndonje Bruksel apo Vjene qe do mblidhen gjithe korporatat globale apo organizatat nderkombetare do hapin zyra ne Tirane. Rama do bente shume mire nqs do nderhyje ne planin e bulevardit per ti hequr keto "qendra polifunksionale" nqs do te shlyeje sado pak gabimet e betonizimit te Tiranes.

    Sa per xhamine mund te behej dhe ne ndonje vend tjeter dhe mund te mos prishej ajo lulishte qe ishte aty.
    Ndersa sa per komunitetin mysliman, normal qe do i lepihen shtetit se kush e di se cu ka premtuar.
    Ka komunitete qe i lepihen, ka komunitete qe mund ti hapin lufte; secila sheh ku ka interesat e veta dhe ku perfiton me shume.
    Keshtu jane katandisur komunitetet tona fetare, degjojne shume "keshillat" qe vijne nga jashte.

    Ne radhe te pare ju vete duhet ti kerkoni llogari Rames pse ai qenka i ndergjegjshem tani si kryeminister per te mos lejuar te ndertohen godinat dhe nuk ishte i ndergjeshem kur lejoi mijera godina pallate per 11 vjet si kryetar bashkie ? Nese Rama e ka hallin te gjelberimi pse nuk beri te njejten gje kur ishte kryetar bashkie ? Nese ka mundesi mund te me shpjegon kete dy standartet e Rames ? E shoh qe edhe juve ju ka ardhur ndergjegjesimi per gjelberimet, ndaj do doja nje pergjigje argumentuese tipike ndergjegjesuese.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Ne radhe te pare ju vete duhet ti kerkoni llogari Rames pse ai qenka i ndergjegjshem tani si kryeminister per te mos lejuar te ndertohen godinat dhe nuk ishte i ndergjeshem kur lejoi mijera godina pallate per 11 vjet si kryetar bashkie ? Nese Rama e ka hallin te gjelberimi pse nuk beri te njejten gje kur ishte kryetar bashkie ? Nese ka mundesi mund te me shpjegon kete dy standartet e Rames ? E shoh qe edhe juve ju ka ardhur ndergjegjesimi per gjelberimet, ndaj do doja nje pergjigje argumentuese tipike ndergjegjesuese.
    Kush tha qe e kam mbrojtur Ramen? Po te shohesh postimet qe kam bere per Ramen do shohesh qe e kam kundershtuar betonizimin qe i kam bere Tiranes.
    Kam kundershtuar rruget sa per sy e faqe me kanalizime qe duhen ribere cdo 10-15 vjet. Kam kundershtuar interesat klienteliste qe ka ngritur kur ishte ne Tirane dhe qe po ngre dhe tani ne qeverisjen qendrore.
    Ti po perdor karten "meqe gaboi kundershtari te gaboj dhe une".

    Problemi eshte qe kur krahasoj 4 vitet e para te Rames ne Tirane me 4 vitet e para te Bashes ne Tirane, me vjen keq ta them por Basha eshte shume me keq.
    Shumica e rrugeve kryesore jane bere gjithe gropa dhe nuk kujtohet njeri qe ti rregulloje.
    Per kete kam nisur dhe nje email drejt bashkise per gjendjen e rrugeve dhe pergjigja me ka ardhur pas 2 muajsh, gropat jane mbushur pas 4 muajsh dhe jane riprishur dhe rihapur gropat vetem 1 muaj pas mbushjes. Me keto standarte do eci Basha?

    Erdhi me premtimin qe do bente unazen e re dhe do lidhte rrugen e Elbasanit me shkollen Teknologjike dhe do e mbyllte brenda 2012, por ato 600 metra qe kane mbetur vajti dy vjet dhe nuk punohet (tani nisen te gerrmojne ne 100 metra rruge). Beri vetem pjesen qe lidhte Komunen e Parisit me TEGun.
    Nisi bulevardin e ri te Tiranes vetem e vetem per te marre shpejt e shpejt hisen e vet ne ato qendrat polifunksionale qe ka miratuar para se te ike nga bashkia pasi nuk do kandidoje me per Tiranen (te pakten sic ka thene). E coi stacionin e trenit jashte Tiranes. Ne cfare kryeqyteti te Europes te pakten ke pare qe te mos kete stacion treni? Pse u be kjo? Sepse jane interesat te bizneset qe do hapen te stacioni multimodal (per emertime eshte me mire se Rama me thene te drejten "multimodal", "polifunksionale" etj ) .
    Beri disa rrugica per zgjedhje sa per sy e faqe.
    Nga rruget e medha beri vetem rrugen e Dibres e cila direkt javen pas zgjedhjeve "u shqep" nuk e di per cfare arsye.
    Dhe te mendosh qe kishte me vete qeverine dhe keshillin.
    Si do ja beje tani qe nuk ka as qeverisjen qendrore dhe as keshillin (megjithese shpresoj shume qe Rama te heqe dore nga praktika e bllokimit te fondeve per bashkite e djathta) ?
    Nuk e di por per mendimin tim Basha nuk eshte per postin qe ka.
    Dhe ishalla PD nxjerr ndonje figure tjeter qe mund te menaxhoje me mire deri sa te marri pushtetin pasi Basha max per minister te jashtem eshte per mua (edhe ate me medyshje).

    Dhe nje gje se nuk ju pergjigja pyetjes tende pse tani Rama?
    Sepse do qe te nderprese fondet dhe mundesite per te gjetur te ardhura per Bashen dhe ne kete menyre ta kete me te veshtire PD ardhjen ne pushtet. Mendimi im ky gjithsesi
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    te gjitha duken diskutime boshe. ne tirane nuk jane bere shume ndertime. tirana ka nevoje per ndertime te reja, ne vend atyre parafabrikateve te enverit qe ngjajne si blloqe zezakesh ne lagjet e frances.

  7. #37

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Basha kishte pezulluar lejet ndertimi qe ne diten e pare te hyrjes ne bashki deri sa te hartohej plani i ri urbanistik. Tani qe u be plani , cdo leje ndertimi do behet sipas kritereve te planitte ri urbanistik. Nuk do jepet leje ndertimi sipas qejfit si ne kohen e Rames.

    Edhe sot e kesaj dite po ndertohen pallate nga lejet e ndertimit qe kishte dhene Edi Rama ne kohen e vet. Nese ti nuk e di keto mos shkruaj te na tregosh injorance. Une nuk mund te ndryshoj dot injorancen tende
    Po ca flet per ligje e per plane. Se plane ka pasur gjithmone dhe leje do ket gjithmone. Pezullime ndertimi beri dhe Rama ne disa qytete tani. I the gje bravo ti? Dhe shiko ne cfare teme je, po flitet per leje ndertimi te dhene nga Basha.

    Ti thjesht aprovon cdo gje qe ben PD dhe kaq. Nuk ka rendesi se cfare ndodh ne te vertete. Problemi i ntertimeve pa leje e pa kritere ka qe ne fillim te demokracise dhe vazhdon akoma. Per ty ka qene problem vetem gjate kohes se ames dhe tani u zhduk teresisht se erdhi Basha qe po punon dite e nate per tiranasit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 10-10-2013 më 11:13

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Xhamia e Namazgjasë, pronarët: U prish pakti. Lubonja: KKT ta pezullojë

    NGA: ERMELINDA HOXHAJ

    TIRANE-Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në rrezik! Pronarët e tokës kanë deklaruar se vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për anulimin e një pjese të lejes së xhamisë, sjell prishjen e marrëveshjes që ata kanë me Komunitetin Mysliman dhe automatikisht bllokimin e projektit të Xhamisë së Madhe. Alban Bala, nip i familjes Kruja, e cila zotëron mbi 3 mijë metra katrorë truall në Sheshin e Namazgjasë, ku në një pjesë të tokës së tyre do ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranës, ka thënë se me vendimin e marrë nga KKT-ja bie poshtë dhe ndërtimi i xhamisë, pasi u prish marrëveshja që ata kishin me Komunitetin Mysliman. Gjatë një interviste për Gazetën, Bala ka sqaruar detajet e kontratës noteriale që ata kanë pasur dhe pasojat që vijnë nga vendimi i KKT-së. Sipërfaqja totale e ndërtimit te Namazgjaja është rreth 9 mijë metra katrorë, nga të cilat, mbi 3 mijë metra janë pronë e familjes Kruja, që i është kthyer në vitin 1994. Pjesa tjetër, afër 6 mijë metra katrorë, i përket Komunitetit Mysliman. Kjo tokë ishte e mjaftueshme për të ndërtuar Xhaminë e Madhe të Tiranës, por toka që KMSH disponon është në formë të germës L, duke e bërë të pamundur ndërtimin. Ndaj ata nisën negociatat me familjen Kruja. Por ajo marrëveshje e arritur, sipas Balës, tashmë u rrëzua.

    Zoti Bala, cila ka qenë marrëveshja që pronarët e një pjese të truallit te Namazgjaja kanë bërë me Komunitetin Mysliman?
    Ka mbi një vit e gjysmë që KMSH ka nisur negociatat me ne për të mundësuar ndërtimin e xhamisë. Iu ofruam disa mundësi, ku një prej tyre ishte blerja e tokës nga Komuniteti Mysliman për të mundësuar xhaminë. Por KMSH zgjodhi opsionin tjetër. Që pronat tona, pra prona e familjes Kruja dhe prona e KMSH-së të zhvilloheshin bashkërisht, duke bërë që ne të hiqnim dorë nga 2 mijë metra katrorë të tokës sonë, të cilat i kalonin KMSH-së për xhaminë, në mënyrë që në pjesën tjetër të pronës prej një mijë metrash katrorë të ndërtonim një godinë polifunksionale.

    Godina e cila u anulua me vendim të KKT-së; çfarë do të thotë ky vendim për ju?
    Ishte një vendim i befasishëm. Ne nuk jemi vënë në dijeni për këtë çështje. Por ajo që dua të theksoj është se nuk mund të merret vendim i pjesshëm vetëm për objektin tonë, në një kohë që ka një marrëveshje me KMSH. Dhe veç asaj, lejet janë dhënë bashkërisht. Pasi i njëjti institucion që tani e anulon, pra Këshilli i Rregullimit të Territorit, e ka miratuar lejen e Xhamisë së Namazgjasë dhe të objektit polifunksional, duke pasur parasysh marrëveshjen që është lidhur mes palëve. Ky vendim i KKT-së sjell prishjen e marrëveshjes që është mes pronarëve dhe Komunitetit Mysliman dhe automatikisht sjell edhe bllokimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë.

    Objekti që do ndërtohej nga ju, sa kate ishte?
    Bëhet fjalë për një objekt të përshkallëzuar, 3-4-6 dhe 8 kate, në formë shkallareje, i cili ishte bërë në harmoni me projektin e xhamisë, pasi u projektua nga e njëjta studio turke arkitekturore që realizoi projektin e xhamisë. Ne i dhamë dorë të lirë Komunitetit Mysliman që, edhe objektet që do ndërtoheshin në pronën tonë të bëheshin në harmoni me xhaminë, por Komuniteti u tregua i pabesë me deklaratat që nxjerr. Ai thotë se gëzojnë mbështetjen e qeverisë për projektin, duke anashkaluar marrëveshjen noteriale që ne kemi, e cila tashmë u rrëzua.

    Cilët janë hapat që ju do ndërmerrni pas këtij vendimi të KKT-së?
    Normalisht që e vetmja rrugë është t'i drejtohemi gjykatës, që të vendosë drejtësi mbi këtë padrejtësi që po na bëhet. Problemi është se nuk ka ende një vendim që të lexosh se ku qëndron paligjshmëria. Sikur të mos mjaftonte persekutimi gjatë diktaturës, ne vijojmë të ndihemi të persekutuar.

    Xhamia, Lubonja: KKT ta pezullojë
    Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të pezullojë edhe ndërtimin e xhamisë, jo vetëm të ndërtesës polifunksionale. Kjo gjë është deklaruar nga publicisti i njohur Fatos Lubonja. Sipas tij, ndërtimi i xhamisë në parkun pranë Parlamentit nuk është i përshtatshëm, ndaj ai sugjeron që xhamia e madhe e Tiranës të ndërtohet mbrapa Pallatit të Kulturës. Veç kundërshtimit për vendin, Lubonja ka kundërshtuar edhe projektin, nga pikëpamja estetike. "Estetikisht është një projekt i shëmtuar. Nuk jam as për projektin që u përzgjodh në kohën kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, sepse nuk dukej si xhami, por duhet një projekt tjetër më modern", - thekson Lubonja. Ndërsa besimtarë të fesë islame kanë thënë për "GSH" se ata ndihen të indinjuar në lidhje me atë çfarë po bëhet këto 23 vite me xhaminë e madhe të Tiranës.

    Fatos Lubonja
    Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", publicisti Fatos Lubonja shprehet se KKT duhet të anulojë edhe ndërtimin e objektit të kultit, që është parashikuar te lulishtja e Namazgjasë. "Komuniteti Mysliman po instrumentalizohet. Dhe veç asaj, kanë manipuluar me ndërtimin e xhamisë për të ndërtuar kulla në një hapësirë të gjelbër, të cilat janë të rralla sot në Tiranë. Personalisht jam shprehur kundër ndërtimit të xhamisë te Namazgjaja dhe i qëndroj mendimit që të ndërtohet mbrapa lulishtes së Pallatit të Kulturës", - ka deklaruar publicisti Fatos Lubonja. Sipas tij, ka disa arsye që aty të mos ndërtohet ky objekt kulti. "Janë disa arsye që xhamia të mos ndërtohet aty, një sepse nuk duhet të zhbëhet parku ekzistues, pasi gjelbërimi i mungon Tiranës. E dyta është se ai projekt është i estetikisht i shëmtuar dhe e treta është se leja i është dhënë bashkërisht me disa kulla", - thotë Lubonja. Sipas tij, jo çdo tokë duhet t'i kthehet pronarit dhe të lihet i lirë që të bëjë çfarë të dojë. "Dikush mund të pretendojë që ka pronësinë e lulishtes te sheshi 'Skënderbej' dhe të na ndërtojë kulla. Po kjo nuk mund të lejohet. Ndaj jo çdo pronë nuk mund t'u kthehet pronarëve, por atyre shteti t'u gjejë mënyra të tjera shpronësimi", - thekson publicisti.

    Besimtarët
    Besimtarët myslimanë kërkojnë që ndërtimi i xhamisë së madhe të mos pezullohet dhe t'i jepet këtij komuniteti fetar një objekt dinjitoz kulti. "Ndërtimi i xhamisë po kthehet në një çështje politike. Është turp që ende pas 23 vitesh komuniteti më i madh i fetar në Shqipëri nuk ka një xhami dinjitoze. Nuk jemi dakord as me atë çfarë ka thënë kreu i KMSH se me pronën tonë bëjmë çfarë të duam. Ne duam xhaminë, e cila nuk i përket asnjë force politike, por u përket besimtarëve", - ka thënë besimtari Ilir Hoxha. Po ashtu edhe përfaqësuesi i Forumit Rinor Islam, Roald Hysa ka thënë se: "Kjo xhami ka nisur qysh herët dhe janë mbi 20 vite përpjekje, e të marrësh vesh përsëri që kjo nuk do të bëhet, është jashtëzakonisht e rëndë. Shqetësimi ynë është i ligjshëm dhe ne duam garanci se puna e nisur do të vazhdojë dhe pas dy ose tri vitesh të kemi mundësi si besimtarë praktikantë të falemi në një xhami dinjitoze për komunitetin tonë".

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O fshatari gazetar nga Laberia!

    Basha nuk eshte "sekser" por politikan i zoti. Kjo eshte detyra e pergjegjesia e nje politikani te mire: kur perballet me nje problem, te mos zvarrisi kemben e genjeje njerezit ne mes te dites sic kane bere politikanet e te dyja kraheve per 20 vjet me kete problem. Por te punoje per te gjetur nje zgjidhje. Dhe zgjidhja eshte shume e mire: Basha arriti te krijoje nje mareveshje mes pronarit te tokes dhe komunitetit musliman qe kerkon prej 20 vjetesh te ngreje xhami. Mareveshja u nenshkrua, projekti u hartua, leja e ndertimit u sigurua, ceshtja u debatua ne media bile u be edhe nje gjyq nga ambientalistet. Sot projekti eshte gati per ndertim.

    Vjen ne Tirane Davutlogu i Erdoganit dhe i thote Rames qe te prishi mareveshjen, se Erdogani nuk do qe Basha te marri kredi per suksesin e arritjes se mareveshjes. Basha nuk eshte njeriu i turqve ne Tirane, qerosi Edi Rama eshte njeriu i Erdoganit ne Tirane. Basha eshte ministri i jashtem qe arriti sigurimin liberalizimit te vizave me BE per shqiptaret, dhe Edi Rama eshte njeriu qe do ta mbaje Shqiperine larg Bashkimit Evropian, per llogari te turqve.

    Sa per komunitetin musliman, qe i merr direktivat po nga njeriu i Erdoganit ne ambasaden turke ne Tirane, ata jane per te ardhur keq. Nga nje ane i lepihen kryeministrit te ri Rama, e nga ana tjeter u vjen keq qe projekti i meparshem u prish. Pronari nuk do te pranoje ndertimin e xhamise ne pronen e tij private pa ndertimin e qendres tregtare. Por kur ke nje kryeminister si Edvin Rama, mos u cudisni kur neser te nxjerri nje vendim tjeter qeverie qe ti shtetezohet prona pronarit dhe ti jepet komunitetit musliman. Nga budallai i pret te gjitha.


    Albo
    Ti ose ke te gjithe simptomat e paranoies , te certifikuar me vulle .

    Ose ato qe thua i thua qellimisth te kunderten qe te fshesh faktin qe Basha me padronin e tij Berisha duan ta mbajne shqiperine jashte europes , per ta shpartallizuar me tej , kurre tu jepet mundesia perseri .

    Ty te pelqen aq shume shkaterrimi i shqiperise , sa ke pelcytur nga inati , qe gangrena berishiane me shpellarizmin e tij mori nje humbje te thelle .


    Ti rradhisim edhe njehere MEGA- skandandalet e qeverise Berishiane e cila vazdhon edhe sot me doren e djathte te Berishes pra Bashen eshte e kote .

    Une ate qe di eshte qe sot kemi nje Shqiperi shpellare me njerez shpellar .

    Te pakten mos shpifni edhe trilloni se ngjani qesharak , kurre flisni gjera absurde ....

    Madje eshte aq tragjikomedike , per faktin se Shqiperia per 2 muaj do behet shtet kanditat i Bashkimit europian .


    Jeni etur aq shume nga pushteti sa kerkoni qe nga dita e pare te krijoni telashe , sepse megakorupsionin e keni si parti ne gjak , ne psikoz .... pa pushtet nuk ju korrupton njeri ama .

    P.S a te kujtohet kurre Berisha , ta hoqi ate kishen ne Permet , si e shaje edhe ti ?! Por prap simpartizanti me i flakte i tij je ... prandaj mos ja qa hallin Rames , sic nuk e le ti Berishen per kishen e Permetit , as muslimanet nuk do ta lene sepse hoqi lejen e nje kulle illegale .

    Ketu na doli hapur qe Basha ne stilin me mafjoz , paska dhene leje per Kulla , duke e fshehur ne menyre me dinake ... E di shume mire sepse e kam ndjekur shume nga afer te gjithe ceshtjen e xhamise , madje ne projekt nuk ekzistojne kullat ....


    Trup t ju vij . Njerez pa rrespekt . I krijoni opinionet ne baze te partise , edhe jo partine ne baze te opinioneve . Ky eshte definicioni i deshtakut .
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 10-10-2013 më 11:32

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Berisha: Leja e paligjshme, mashtrim i Ramës

    Mbledhja e KKT-së, si në shpellat e Cosa Nostras

    TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha komentoi sot në Facebook vendimin e KKT-së për të anuluar një pjesë të projektit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë. Sipas Berishës, preteksti se leja është e paligjshme është fund e krye një mashtrim.
    “Leja e bazuar në vendimin e KKT të datës 29.05.2013 është plotësisht e ligjshme. Kjo sepse KKT pasi ka shpallur zonën, zonë kombëtare, ka qenë në tagrin e saj për dhënien e lejes, e cila është në përputhje me PPV e qytetit që lë të gjithë njësinë strukturore të zonës 2-62 (që është dhe zona ku ndërtohet Xhamia ) si zonë të mundshme ndërtimi.”- shkruan Berisha.
    Po ashtu ish kryeministri e cilëson të paligjshme mbledhjen e KKT-së, pasi ajo u zhvillua me dyer të mbyllura, duke e krahasuar atë me shpellat e Cosa Nostras, sikur të ishin ndrikulla dhe kumbarë dhe jo ministra të një vendi të lirë.

    Reagimi i plotë i Berishës

    XHAMIA DO TË BËHET


    Të dashur miq, njëriu që për 11 vjet me rradhë bllokoi me mashtrime dhe bizantinizma të padenja ndërtimin e Xhamisë së madhe të kryeqytetit, në mbledhjen e parë të tij si kryetar i KKT-së, në vendimin e parë anulloi de fakto por dhe de juro lejen komplekse për ndërtimin e Xhamisë dhe futi proçesin e ndërtimt të saj në kalendat greke. Anullimin e lejes komplekse për ndërtimin Xhamisë e bëri vetëm e vetëm bazuar në urrejtjen e tij ndaj kundërshtarit politik, motivi më i fuqishëm që udhëheq të gjithë qënien dhe veprimtarinë e tij.

    Preteksti se leja ishte e paligjshme është fund e krye mashtrim dhe vetë Rama nuk thotë dot qoftë dhe një fjalë të vetme se ku është cënuar apo shkelur ligji nga KKT në dhënien e lejes komplekse, të cilën ai zotohet se do ta zëvendësojë me një leje tjetër komplekse.

    Leja e bazuar në vendimin e KKT të datës 29.05.2013 është plotësisht e ligjshme. Kjo sepse KKT pasi ka shpallur zonën, zonë kombëtare, ka qenë në tagrin e saj për dhënien e lejes, e cila është në përputhje me PPV e qytetit që lë të gjithë njësinë strukturore të zonës 2-62 (që është dhe zona ku ndërtohet Xhamia ) si zonë të mundshme ndërtimi.

    I paligjshëm dhe i rrezikshëm për vendin është vendimi që ka në bazë urrejtjen politike dhe që merret në një mbledhje të paligjshme nga zyrtarë të cilët në dhunim flagrant të nenit 8 pika 4 të Ligjit për Urbanistikën, i cili detyron që mbledhjet e KKT të bëhen të hapura, mblidhen si në shpellat e Cosa Nostras, sikur të ishin ndrikulla dhe kumbarë dhe jo ministra të një vendi të lirë. Kësaj i thonë transparencë. Duart e mafies në shtëpinë e perëndisë.

    Panorama

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •