Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 88
  1. #21

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Gjehet vendi per ndertim mos ki merak. Se ashtu dukej qe ne vitet 2000 tirana sikur nuk kishte me vend me pallate 1 meter nga njeri tjetri. Dhe Rama beri ca beri i gjeti ca vende shtoi pallate te tjera. Ashtu dhe Basha do gjej. Dhe po nuk ka do prishi ndonje gje e do bej pallate a objekte te tjera.

  2. #22
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    O Qyfyre jeton ne Tirane ti apo nuk jeton ? Ne nqs nuk jeton mos fol kot
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #23

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    O Qyfyre jeton ne Tirane ti apo nuk jeton ? Ne nqs nuk jeton mos fol kot
    Ti kur ke shkruar ne Tirane per here te pare se mua me kan ndertuar pallat 1 meter para ballkonit ka 15 vjet. Anash pallatit po ashtu 2 metra larg pallat tjeter. Nese kujtoni se me verte ndertimet vend e pavend filluan me Ramen, atehere nuk paskeni jetuar ne Tirane dhe informoheni vetem nga gazetat.

  4. #24
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Basha kishte pezulluar lejet ndertimi qe ne diten e pare te hyrjes ne bashki deri sa te hartohej plani i ri urbanistik. Tani qe u be plani , cdo leje ndertimi do behet sipas kritereve te planitte ri urbanistik. Nuk do jepet leje ndertimi sipas qejfit si ne kohen e Rames.

    Edhe sot e kesaj dite po ndertohen pallate nga lejet e ndertimit qe kishte dhene Edi Rama ne kohen e vet. Nese ti nuk e di keto mos shkruaj te na tregosh injorance. Une nuk mund te ndryshoj dot injorancen tende
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 09-10-2013 më 15:11
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bravo majmuni kryeminister!

    Jam i sigurt qe komuniteti musliman do te japi me shume vota ne zgjedhjet e ardhshme per kete qe bere. Do t'ia shtosh mandatet ne parlament Partise Socialiste.

    Albo
    Kryetar Bashkie apo sekser xhamie?

    Nga Mero Baze



    Komuniteti Mysliman i dha fund një gënjeshtre që po zgjaste lidhur me pazaret e Lulëzim Bashës me truallin ku do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë. Me një deklaratë të shkurtër pa shumë komente, përfaqësuesit e myslimanëve të Shqipërisë shpresojnë se qeveria Rama do t’i mbështesë në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, duke injoruar alarmin e Lulëzim Bashës për prishjen e kontratës së tokës për shkak të pazarit të bërë në hije prej tij.

    Argumenti që Lulëzim Basha paraqiti publikisht është se pronarët e tokës së Namazgjasë i kanë dhuruar dy mijë metra tokë për xhaminë, me kusht që Basha t’u jepte leje ndërtimi për dy kulla!!! Nëse këtë deklaratë do ta kisha bërë unë apo ndonjë kritik tjetër i Bashës, nuk do besohej. Problemi është që këtë e bëri vetë Lulëzim Basha, pa iu dridhur syri me sinqeritetin e një sekseri trojesh në Tiranë larg kostumit të kryebashkiakut.

    Këtij njeriu dikush duhet t’i thotë që është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jo sekser i trojeve të Tiranës. Detyra e një kryetari Bashkie është të zhvillojë qytetin përmes projekteve që harmonizojnë zhvillimin me historinë dhe paqen sociale. Detyra e tij në këtë rast është të ofrojë një vend ku duhet të jetë Xhamia e Namazgjasë dhe të miratojë projektin e saj. Objektet e kultit janë interes publik dhe kanë prioritet mbi interesat e klientëve të tij. Në këtë rast nuk ka rëndësi kush është pronar toke, pasi atij i blihet toka. Rëndësi për një kryebashkiak është të ketë një projekt modern, të pranueshëm, në harmoni me qytetin dhe që i shton atij një vlerë urbanistike dhe historike.

    Po ta shikosh fjalorin e Lulëzim Bashës, të duket sikur ai qan hallet me Kunatin që i kanë ikur ca lekë nga duart me këtë leje, dhe jo që Tirana do ketë një xhami, e cila duhet të ndërtohet në një vend dinjitoz me një projekt dinjitoz. I zhytur në batakun e pazareve për truallin e xhamisë, ai foli si një sekser, me të cilin duhet të ketë punë prokuroria.

    Këtij njeriu i duhet kujtuar se nuk e diktojnë pronarët e tokës planin urbanistik të Tiranës, por Bashkia. Nëse ata janë klientë të zhgënjyer të Bashës si pazarxhinj, kjo është histori mes sekserëve dhe pronarëve, por jo histori mes myslimanëve dhe qytetit të Tiranës. Me logjikën që flet Basha, i bie që dy kullat që do ndërtoheshin aty, mund të mos ndërtoheshin nëse nuk spostohej aty projekti i xhamisë. Nga kjo logjikë rezulton se Basha e ka spostuar xhaminë nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, pikërisht për të bërë këtë pazar dhe jo për të ndërtuar xhaminë.

    Edi Rama e bëri një projekt modern për xhaminë pas Pallatit të Kulturës, por nuk hyri në pazar për trojet e pronarët. Thjesht bëri detyrën si kryebashkiak dhe tha se Tirana ka nevojë për këtë xhami moderne në këtë vend. Nuk dëgjuam që ai kapi një pronar, i premtoi dy kulla që ai t’i jepte tokën xhamisë, etj. Sulmi që atëherë Lulëzim Basha dhe Sali Berisha i bënë Edi Ramës, ishte pikërisht se njolla e xhamisë ishte në troje private dhe ata nuk mund të dëmtoheshin. Askush nuk thotë të dëmtohen. Ata thjesht duhen dëmshpërblyer sipas Kushtetutës me çmimin e tregut dhe xhamia të ndërtohet aty ku është më mirë. Fakti që Basha dhe Berisha e spostuan projektin e Ramës nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, dhe e çuan sërish në tokë pronarësh duke bërë pazar të fshehtë me ta, tregon se ata kanë pasur interes direkt në këtë histori për trojet dhe jo për xhaminë. E pranuar nga vetë Basha publikisht, kjo bëhet dhe më e rëndë.

    Së fundi, dua të them se vendimi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe bllokimi i ndërtimit të dy kullave në krah të saj, është ndoshta një nga vendimet më të mira të Edi Ramës qyshkurse është bërë kryeministër. Përmes këtij vendimi, u nda përfundimisht gënjeshtra e Lulzim Bashës për xhaminë nga interesat e tij kontraktore lidhur me truallin e saj dhe iu kthye myslimanëve një e drejtë legjitime. Por mbi të gjitha u prezantua para qytetarëve se cili është interesi themelor që lëviz vendimmarrjen e Lulzim Bashës. Ata që mendonin se ai hiqej si mysliman për disa vota, janë ende shumë larg qëllimit real. Ai e përdori Komunitetin Mysliman për interesa tërësisht klienteliste, që nuk kanë të bëjnë me xhaminë, por me pazaret për trojet, që ai dhe njerëzit e tij bëjnë orë e çast në Tiranë. Ai është aq i vogël dhe meskin, sa nuk ka fuqi t’i rrijë larg këtyre pazareve, por i bën ato publike si shqetësim kryesor. Është tipike çfarë ndodh me mashtruesit kur u del gënjeshtra dhe nuk dinë si të justifikohen para atyre që kanë mashtruar. Është tipike për dikë që ka harruar se quhet kryetar Bashkie dhe jo sekser xhamie!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Basha kishte pezulluar lejet ndertimi qe ne diten e pare te hyrjes ne bashki deri sa te hartohej plani i ri urbanistik. Tani qe u be plani , cdo leje ndertimi do behet sipas kritereve te planitte ri urbanistik. Nuk do jepet leje ndertimi sipas qejfit si ne kohen e Rames.

    Edhe sot e kesaj dite po ndertohen pallate nga lejet e ndertimit qe kishte dhene Edi Rama ne kohen e vet. Nese ti nuk e di keto mos shkruaj te na tregosh injorance. Une nuk mund te ndryshoj dot injorancen tende
    Ti ja fut si KAU PELES,leje ndertimi qe ne kohen e Rames thote
    Sundimi Berrishes me mire te quhet SINDROMA Berisha,nje semundje qe po kap shqiptaret ne mase,dhe neper bolg-e.
    Ku ka ndertim pallati mbas 2 vjetesh qe eshte dhene leja,or SHOQ ???
    Mund te thuash qe Rama ka vjedh se ka marre ne fillimet e veta nga 150 mije USd per nje leje ndertimi,kjo eshte 1000% e sakte,por smund te mohosh sot qe Kryetrari sotem,nuk po merr me nga 150 mije USD,por 500 mije USD,por po ben pallatet e veta,dhe atje ku po jep leje,do 40%,
    Hajt naten tash,gjume te amel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 09-10-2013 më 19:22

  7. #27
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Ti ja fut si KAU PELES,leje ndertimi qe ne kohen e Rames thote
    Sundimi Berrishes me mire te quhet SINDROMA Berisha,nje semundje qe po kap shqiptaret ne mase,dhe neper bolg-e.
    Ku ka ndertim pallati mbas 2 vjetesh qe eshte dhene leja,or SHOQ ???
    Mund te thuash qe Rama ka vjedh se ka marre ne fillimet e veta nga 150 mije USd per nje leje ndertimi,kjo eshte 1000% e sakte,por smund te mohosh sot qe Kryetrari sotem,nuk po merr me nga 150 mije USD,por 500 mije USD,por po ben pallatet e veta,dhe atje ku po jep leje,do 40%,
    Hajt naten tash,gjume te amel.
    40% i dashka Basha , 28% eshte rregulli qe duan pronaret e tokes ku behet ndertimi ... u bene 68% ... mbeten 32% ...nese te ky 32% llogaritet kostua e metrit katror,instalime elektrike,hidraulike dhe dyer dritare te pallatit ... me kete llogjike i bie qe kush nderton brenda Tiranes dalka rruar e qethur ... Pra me keto kushte interesi i ndertuesve eshte 0 sepse askush nuk nderton te dale me humbje ...
    Po ne kjo nuk na intereson ... ne na intereson qe Basha merr 40% ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  8. #28
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ti kur ke shkruar ne Tirane per here te pare se mua me kan ndertuar pallat 1 meter para ballkonit ka 15 vjet. Anash pallatit po ashtu 2 metra larg pallat tjeter. Nese kujtoni se me verte ndertimet vend e pavend filluan me Ramen, atehere nuk paskeni jetuar ne Tirane dhe informoheni vetem nga gazetat.
    Pse nuk thua ... jetoke te Komuna e Parisit !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Argumenti që Lulëzim Basha paraqiti publikisht është se pronarët e tokës së Namazgjasë i kanë dhuruar dy mijë metra tokë për xhaminë, me kusht që Basha t’u jepte leje ndërtimi për dy kulla!!! Nëse këtë deklaratë do ta kisha bërë unë apo ndonjë kritik tjetër i Bashës, nuk do besohej. Problemi është që këtë e bëri vetë Lulëzim Basha, pa iu dridhur syri me sinqeritetin e një sekseri trojesh në Tiranë larg kostumit të kryebashkiakut.
    O fshatari gazetar nga Laberia!

    Basha nuk eshte "sekser" por politikan i zoti. Kjo eshte detyra e pergjegjesia e nje politikani te mire: kur perballet me nje problem, te mos zvarrisi kemben e genjeje njerezit ne mes te dites sic kane bere politikanet e te dyja kraheve per 20 vjet me kete problem. Por te punoje per te gjetur nje zgjidhje. Dhe zgjidhja eshte shume e mire: Basha arriti te krijoje nje mareveshje mes pronarit te tokes dhe komunitetit musliman qe kerkon prej 20 vjetesh te ngreje xhami. Mareveshja u nenshkrua, projekti u hartua, leja e ndertimit u sigurua, ceshtja u debatua ne media bile u be edhe nje gjyq nga ambientalistet. Sot projekti eshte gati per ndertim.

    Vjen ne Tirane Davutlogu i Erdoganit dhe i thote Rames qe te prishi mareveshjen, se Erdogani nuk do qe Basha te marri kredi per suksesin e arritjes se mareveshjes. Basha nuk eshte njeriu i turqve ne Tirane, qerosi Edi Rama eshte njeriu i Erdoganit ne Tirane. Basha eshte ministri i jashtem qe arriti sigurimin liberalizimit te vizave me BE per shqiptaret, dhe Edi Rama eshte njeriu qe do ta mbaje Shqiperine larg Bashkimit Evropian, per llogari te turqve.

    Sa per komunitetin musliman, qe i merr direktivat po nga njeriu i Erdoganit ne ambasaden turke ne Tirane, ata jane per te ardhur keq. Nga nje ane i lepihen kryeministrit te ri Rama, e nga ana tjeter u vjen keq qe projekti i meparshem u prish. Pronari nuk do te pranoje ndertimin e xhamise ne pronen e tij private pa ndertimin e qendres tregtare. Por kur ke nje kryeminister si Edvin Rama, mos u cudisni kur neser te nxjerri nje vendim tjeter qeverie qe ti shtetezohet prona pronarit dhe ti jepet komunitetit musliman. Nga budallai i pret te gjitha.

    Muslimanet do ngelen me gisht ne goje dhe do te presin edhe disa vite te tjera per te ndertuar xhamine e tyre ne Tirane. Prit gomar qe te mbije bar...

    Albo

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama ndryshon lejen e ndërtimit për Xhaminë e re, anulon qendrën tregtare

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    xhami me kater minare do te thote xhihadi ka fituar e sharia sundon si pune e atyre 4gishtave te vlellezerve myslimane.
    i vetmi postim qe ka kuptim ne kete teme.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •