Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    300 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit, Speciale e Hënë, 7 Tetor, 2013 | 08:19 am

    Enver e Nexhmije Hoxha
    E veja e ish-diktatorit rrëfehet për gazetaret italiane: Njohja me Enverin e propozimi për martesë.

    Një rrëfim që nga njohja me bashkëshortin e ardhshëm gjatë demonstratave, te jeta e saj si stërgjyshe. E veja e ish-diktatorit shqiptar, Nexhmije Hoxha, është rrëfyer për dy gazetaret italiane… Një kthim pas në kohë, në rininë e saj, kur ishte një komuniste ilegale, një nga themelueset e Partisë Komuniste. Ajo tregon jetën në krah të Enver Hoxhës, që nga propozimi për martesë, marrëdhënia e tij me fëmijët, dëshira për të pasur një familje të madhe, roli që ajo ka luajtur në marrjen e vendimeve politike nga bashkëshorti i saj. Nexhmije Hoxha rendit arritjet gjatë diktaturës së proletariatit, ndërsa është skeptike për të ardhmen e Shqipërisë, që sipas saj po “shfrytëzohet nga të huajt, gjë që nuk e arritën gjatë 50 viteve të socializmit”.

    Si jeni njohur me Enver Hoxhën, komunistin, që më pas do të bëhej bashkëshorti juaj?
    Unë e kam njohur shokun tim të jetës, bashkëshortin tim, si të thuash, në zemër të betejës. Ishte 28 tetori 1941 dhe ishte një festë, më duket “Marshimi drejt Romës” dhe të gjitha grupet komuniste kishin organizuar një protestë, edhe si aksion për formimin e Partisë Komuniste dhe për të treguar se ishim të gjithë të bashkuar për ta formuar atë. Në këtë demonstratë pashë që në një pikë kishte përleshje më të ndezura dhe aty shoh një person, një kokë më lart se të tjerët. Pyeta kush është dhe më thanë se është një profesor i Liceut të Korçës, Enver Hoxha. Në atë kohë ne ishim të grupeve të ndryshme. Unë bëja pjesë në grupin komunist të Shkodrës, ndërsa Enveri ishte i grupit komunist të Korçës, kështu që deri atëherë nuk njiheshim. Pas dy javësh u formua Partia Komuniste dhe dy javë të tjera më pas u mblodh Konferenca e Rinisë Komuniste, ku unë isha e vetmja femër. Isha vetëm 20 vjeçe dhe në atë mbledhje Enveri erdhi si delegat i Komitetit Qendror të PKSH-së.

    Ç’ju tërhoqi më shumë tek ai?
    Mua më bëri përshtypje, sepse ishte një burrë i pjekur, i dashur, edhe i bukur dhe unë isha krenare pse partia kishte një drejtues të tillë. Në këtë mbledhje unë u zgjodha anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë dhe ne ishim atëherë vetëm pesë.

    Si e shfaqi ai interesin për ju?
    Enveri vinte shpesh në mbledhjet tona. Kishte filluar të interesohej, të vinte “vërdallë”. Sigurisht në atë kohë unë nuk mund të mendoja asgjë, sepse si të thuash, unë atëherë isha 20 vjeçe, nuk dija se sa vjeç ishte ai, nëse ishte i martuar apo jo. Pak nga pak, në të gjitha mbledhjet, ai bënte të pamundurën për të shfaqur simpatinë e tij, ndërsa unë bëja sikur nuk kish ndodhur gjë. Kështu, deri një ditë, pas një mbledhjeje të Partisë, ku ishin drejtuesit e të gjitha rretheve dhe ku ishim edhe ne të Komitetit të Rinisë. Në këto ditë unë kisha ikur nga shtëpia e familjes sime, sepse erdhën të më arrestojnë. Pas formimit të Partisë Komuniste kishin gjetur listat e pjesëmarrësve të parë dhe kështu Enveri u dënua me vdekje dhe unë me 13 vite burg dhe erdhën të më arrestojnë. Në mbrëmje, pas mbledhjes, nuk dija ku të shkoja. Atëherë Enveri më tha: “Hajde të të strehoj unë”, për të më çuar atje ku fshihej vetë. Në këtë kohë edhe unë isha ilegale dhe mbulohesha, ndonjëherë me kapele, ose me turban dhe me syze të errëta. Enveri më tregoi biçikletën dhe më tha: “Hip këtu!”. “Si?”, i thashë unë. Të hipje përpara një burri në biçikletë nuk ishte e mundur në atë kohë në Shqipëri dhe unë qeshja. Por, ai më tha “shpejt!”. Duhej nxituar se fillonte ndalimqarkullimi dhe shtëpia ishte larg.

    Si ju propozoi për martesë?
    Unë kisha vendosur që gjatë luftës të mos bija në dashuri, të mos martohesha dhe bëja sikur nuk i vija re këto sjellje që bënte Enveri, por një ditë ai e vendosi dhe më tha: “Do të martohesh me mua, apo jo?”. Unë mbeta e ngrirë dhe i thashë se nuk doja që të martohesha gjatë luftës. “Kush të tha që do të martohemi tani, mund të mos martohemi gjatë luftës”, më tha ai. “Por nuk dua që të tjerët ta marrin vesh”. Iu përgjigja se këtë nuk mund ta bëja. Më pas, familjet tona, ku ai ishte djalë i vetëm dhe unë vajzë e vetme, e morën vesh, ashtu si dhe shokët.

    Ishte kohë lufte, ju ishit në ilegalitet, si takoheshit?
    Gjatë kohës që ai ishte në Tiranë ne takoheshim shpesh. Më pas ai doli në mal, unë mbeta këtu në Tiranë edhe dy vite të tjera dhe më pas edhe unë dola malit si delegate politike e rinisë komuniste dhe e grave. Në atë kohë unë marshova në gati gjysmën e Shqipërisë. U takova më Enverin gjatë mbledhjeve të ndryshme që u bënë në ato kohë dhe më pas të dy punonim të larguar nga njëri-tjetri. Më pas u takuam pas çlirimit të Shqipërisë, më 29 Nëntor 1944 dhe në vitin e ri 1945 u martuam.

    Ishte Enver Hoxha, burri që kishit imagjinuar në krahun tuaj?
    Mund të them se Enveri ishte burri ideal, nuk mund të kërkosh më tepër. Në fakt, përputheshim si karaktere. Unë isha romantike, ndoshta edhe nga mosha, ai jo dhe aq shumë, ndoshta pse ishte 33 vjeç dhe kishte gjithë ato përgjegjësi për qeverinë në një situatë tepër të vështirë. Kjo duket edhe në korrespondencën tonë, sepse unë kërkoja gjithnjë e më tepër ndonjë gjë sentimentale. Unë shkruaja letra të gjata, ai më të shkurtra. Kam një korrespondencë që e mbaj shumë të shtrenjtë. Ai e njihte karakterin tim dhe bënte të pamundurën për të kënaqur romantizmin tim dhe për këtë më shkruante shpesh.

    Kështu ju u bëtë bashkëshortja e njeriut më të pushtetshëm të vendit, cilat ishin më pas angazhimet tuaja politike?
    Pas martesës unë isha kryetare e Lidhjes së Grave Antifashiste, një punë vullnetare, por zyrtarisht isha përgjegjëse për kulturën në Ministrinë e Kulturës, ku kujdesesha për radion dhe për shtypin, në ato kohë të para. Kështu, deri në 1948-n dhe më pas, u zgjodha anëtare e Komitetit Qendror të Partisë dhe punova si drejtore në Drejtorinë e Agjitacionit dhe Propagandës dhe në fund si drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Unë nuk kam pasur detyra shtetërore. Kam qenë deputete e Parlamentit. Dhe pas vdekjes së bashkëshortit tim, isha kryetare e Frontit Demokratik, që ishte një funksion shumë i nderuar.

    Por, ndërkohë erdhën në jetë fëmijët tuaj, si ka qenë Enver Hoxha në rolin e babait?
    Pas çlirimit, që të dy ishim të zënë me punë, por ndërkohë kishim krijuar familjen tonë. Enveri i donte shumë fëmijët tanë, por pas çlirimit unë nuk isha ende gati, sepse isha mjaft e dobët, anemike dhe ai i respektoi vendimet e mia. Kështu, në 1949-n unë pata fëmijën e parë dhe pas dy vjetësh djalin e dytë dhe pas tre viteve, vajzën. Të gjithë lindën të shëndetshëm edhe pse unë punova deri në momentet e fundit. Enveri më krijonte një ambient të tillë, atmosferë dhe thoshte: “Dua një skuadër futbolli”. Ai ma linte mua punën e vështirë, dhe vetë donte të ishte i mirë me fëmijët, të cilët u rritën me shumë modesti dhe treguan shumë kurajë në momentet e vështira që kaloi familja jonë. Ata u diplomuan, morën tituj shkencorë. Kemi qenë të kënaqur me ta. Na dhanë 7 nipër e mbesa.

    Sa vendimtare ka qenë prania juaj në punën e bashkëshortit?
    Unë mendoj se për të ndihmuar Enverin në punën e tij kam sakrifikuar me fëmijët, kam bërë gjithçka për shokun dhe burrin tim dhe në 10 vitet e fundit të jetës së tij, pas 40 viteve si diabetik dhe vuajtjeve nga zemra. Nga ana tjetër, në punën time unë merresha me dokumentet e Partisë, ku bënte pjesë edhe vepra e Enverit dhe unë merresha me redaktimin e tyre. Nga kjo anë, Enveri ishte shumë i kënaqur, ai kishte besim tek unë, dhe unë njoha jetën e vendit, të Partisë. Dua të them atë që është përfolur shumë vitet e fundit, se ai ishte i sëmurë dhe se unë kisha një rol parësor në drejtimin e vendit. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë isha një shoqe e tij prej dekadash dhe bëja të pamundurën për ta ndihmuar, si të thuash, si sekretarja e tij. Të gjithë shokët më njihnin, kishin besim tek unë dhe ai sigurisht. Ne bënin çdo orë një jetë politike dhe ai ishte shumë racional në punën e tij.

    (Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama)

    http://www.panorama.com.al/2013/10/0...e-te-pendohem/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    Nje Enver,qe nje popull i tere nuk guxonte te bente jeten ashtu sic donin vete,e me gjithe gjerat e tjera qe na tregon historia per te,duket qe thell thell paska qene njeri i ndjeshem dhe kuptueshem,lol

    Duket nje cift mjaft inetresant......sa qe kur erdha nga fundi pothuajse harrova se behej fjale per E&N Hoxhen.....do te doja te lexoja me shume...

    Nuk e di sa te verteta jan keto qe thote Zonja Hoxha si p.sh interesimi i tije kundrejt saj,romatizmi apo dhe marrja e vendimeve per gjera te rendesishme familjare,na ben te kuptojm se ka qene mjaft rrespektues ndaj bashkshortes gjithashtu shume i kujdeseshem dhe i kuptueshem.... Mbase duket cik absurte per nje njeri si E.Hoxha,por une mendoj se me vertet keshtu ka qene me te dhe familjen :S

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    shkurt burre zamoni, thone nga fier-shegani,...lol

    edhe baba hajdar dushit kshu thote, i ka tyhone gruja..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    Edhe kjo paska qene simpatike kur paska qene e re,se kisha pa ndonjeher ndonje foto kur ishte e re....dhe sa shume qe ngjajn te kjo foto,si dy pika uji...

    Emri:  fotongaenverhoxha1ny5.jpg

Shikime: 2770

Madhësia:  36.6 KB


    O Xhuxhu shif cik,mos ka ndonje vazhdimsi te kesaj interviste,lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    po pse kot ju ngjit enveri ksaj?

    qe ta dish tine, qe sdi gjo,

    enveri i ishte ngjit dhe motres zogit tpar kur qe i ri


    per me teper teto sotirica ne korce mbante akoma qarqafin e dyshekut ku kishte fjetur me enverin, dhe ja tregonte fatosave dhe pioniereve,...lol

    pale pseudonimet(nickat), qe kishte,

    I juaji Tarasi,

    dhe shoku Shpati.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 08-10-2013 më 13:21
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    Po po....ky ju ka ngjit kesaj....deri sa kjo e ka kap ate

    Une,nuk eshte se kam hasur shume shkrime sa i perket jetes se tij privato/intime

    Me perpara as qe kishte shkrime te tilla (pervec kur ishte student,por dhe per te thuhej se e kishte shoqe...:-D),tani thuhet se ka,por nuk kam hasur ne to

    C'te te then per teto sotirica une?NO COMMMENT!

    P.S.Pseudonime reflektuese,lol

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Nexhmije Hoxha: Bëja ndërmjetësen e Enverit, s’kam arsye të pendohem

    lol nuk me lejoj e qeshura ta lexoja te gjithe "genjeshtren" me fal artikullin, dmth nga denimi me vdekje Enveri e paska shpetuar me biciklete ahahahhaahah. Po ate te dashurin tjeter Qemalin pse nuk e ka permendur. Nejse djalle kjo djall Enveri!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •