-
Shtetarët e së tashmes
Refleksion mbi ngjarjen rinore - Start Up Live Tirana
“S’më intereson të qënit njeriu më i pasur në planet. Ajo që vlen për mua është momenti kur bie të fle pasi kam bërë diçka të mrekullueshme” – është një nga motivet e jetës pasionale të gjeniut të teknologjisë Stiv Xhobs.
Ndërsa një ngjarje që vlen të kujtohet para gjumit ndodhi për të dytën herë në botën e Teknologjisë së Informancionit nga datat 5 deri 7 prill, në Tiranë.
Nisma u njoh si Start Up Live dhe u prezantua në sallën e Librit në Fakultetin Ekonomik nga u ofroi më shumë se 50 pjesëmarrësve mundësinë të njohin rrjetëzimin, resurset dhe iniciativat për individë dhe ekipe që të kalojnë prej idesë në lançim të produktit.
Drejtuese e ngjarjes Faola Hodaj Zv.Presidente UNIque Junior Enterprise më tregon detajet
e kësaj shfaqjeje tre ditore ku si në një spektakël mbi skenë u realizua gërshetimi i risive teknologjike me dinamikën e biznesit njeh formën e aktrimit krahas garës së njohurive.
Testi i lindjes dhe ngritjes së një biznes ideje, në një atmosferë unike dhe me pjesëmarrës të ndryshëm, të cilët prezantuan idenë e biznesit të tyre apo ndihmuan dikë tjetër për të zhvilluar projektin e tyre qe thelbi i projektit rinor.
Fryma e grupit si një tjetër qëllim i kësaj strukture harmonike ku u punua në formim të ekipit, qe mbledhja e informacioneve prej mentorëve të zgjedhur dhe deri tek prezantimi para audiencës.
Nën logon e promovimit dhe ndërmarrësisë mes studentëve, organizatorët sollën 12 mentorët për pjesëmarrësit që në finale prezantuan në 16 ekipe, ide të ndryshme prej mundësisë për jetë më të mirë për studentët, e deri tek mundësitë për trup më të shëndetshëm. Grupet u trajnuan nga Can Ertugrul, sërish një trajner i huaj nga Vjena dhe punuan gjate ditës të supervizuar dhe duke marrë drejtimin nga ekspertët. Pak më vonë pjesmarrësit u vlerësuan si kapacitete nga Indri Dyrmishi, president i UNIque Junior Enterprise, Dhori KULE, Rektor i Universitetit te Tiranes, Gentian DRENOVA, CEO i Institutit te Trajnimeve dhe Karrieres (ITK), Linda Shomo, CEO e EasyPay dhe Erlinda Late, MASH.
Ditën e parë, të gjithë grupet prezantuan idetë inovative brenda 90 sekondash, sipas 3 pikave kryesore të tyre. Për të vijuar ditën e dytë, trajnimin e hapi Mark Tuttle, trajner austriak i Start Europe, i cili ka formatin Startup në Europë dhe më pas, Marius Starscke, një tjeter lektor i S. E. i prezantoi pjesmarrësve sesi duhet të punonin në grupe drejt prezantimit final. Përgjatë ditëve pjesëmarrësit u vëzhguan nga këshilluesit profesionistë.
Fituesi i Trofeut për Startup Live Tirana 1, Fation Losha, u tregoi pjesemarrsve eksperiencën e siguruar nga aktiviteti, dhe eksperiencën e fituar në kryeqendërn e Austrisë më 31 tetor, në "Pioneers Festival" , ku përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë duke u vlerësuar tek më të mirët.
Juria e përbërë nga Erion Saraçi (BERZH),Linda SHOMO (CEO e Easypay)
Elton SHANAJ (ITK),Mark TUTTLE (Start Europe),Sokol DOLLANI (Microsoft Certified Trainer) vlerësoi si fitues ekipin "Pioneret", që na përfaqësoi më vonë në Familjen Europiane në ritualin e garës mes intelektit në Vjenë.
Struktura të gatshme rinore të pandikuara nga mendësia e vjetër treguan zëshëm se dinë të jenë potencialet njerzore dhe kanë vullnetin e mirë të shtetarëve të së tashmes më pranë progresit.
Publikuar tek gazeta Agon, 2013
Autori: Andi Bica
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt