Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,156
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë, Haradinaj: Vitin tjetër do jem kryeministër

    Kosovë, Haradinaj: Vitin tjetër do jem kryeministër

    Emri:  71711_3.jpg

Shikime: 538

Madhësia:  22.8 KB
    PRISHTINE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se vitin tjetër ai do të jetë kryeministër i vendit.

    “Unë nuk jam argat i askujt. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë. Jam i gatshëm të punoj, por jo që të jem argat e të hyj në koalicion qeverisës me parti që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje ku ndodhet aktualisht Kosova. Nuk e bëjmë këtë. Unë vërtetë që do të jem kryeministër vitin që vjen”, -deklaroi Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Klinë.

    Sipas tij, AAK-ja është e vetmja forcë politike që në proceset demokratike dhe trajtimin ndaj qytetarëve mund të arrijë të bëjë ndryshim. Haradinaj hodhi poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni me PDK e Thaçit apo LDK e Isa Mustafës, duke nënvizuar se forca e tij politike do të bëjë koalicion vetëm me ata që ia duan të mirën vendit dhe punojnë e angazhohen sinqerisht për Kosovën.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosovë, Haradinaj: Vitin tjetër do jem kryeministër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    08.01.2013

    Haradinaj: Së shpejti do të jem Kryeministër

    Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një tubim të mbajtur me simpatizantët e AAK-së në Malishevë ka pohuar edhe njëherë se së shpejti ai do të jetë në krye të qeverisë së Kosovës. ”Po bëjë përpjekje me e marr udhëheqjen e vendit, qeverinë dhe në rast se kjo do të ndodhë, e pritet me ndodhë së shpejti, atëherë jam i bindur se do t’i vazhdojmë punët e filluara dhe do të punojmë në të mirën e qytetarëve të vendit, në të mirën edhe të Malishevës”- citojnë mediat në Kosovë, Haradinajn. ...

    http://www.panorama.com.al/2013/01/0...-kryeminister/

    Ose:

    21 Dhjetor 2012

    Thaçi apo Haradinaj?! Të dy thonë: "Do jem unë Kryeministër"!

    Kryetari i AAK në Kosovë, Ramush Haradinaj, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadollya ka thënë se me PDK-në tashmë ka arritur një marrëveshje që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e kryeministrit të vendit. Si transmeton agjencia serbe FoNet, duke folur për platformën serbe. ...
    http://ekspres.al/index.php?option=c...m-kryeminister
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-10-2013 më 20:37

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë, Haradinaj: Vitin tjetër do jem kryeministër

    nese e fiton besimin e popullit me vota te lira
    do tia uroi menjirend pse jo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •