Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit Albert Qarri

    Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit

    VLORE- Rektorit të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” , Albert Qarri i janë djegur në orët e para të mëngjesit të dyja automjetet që përdorte.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, pranë banesës së tij, kur fqinjët kanë lajmëruar rektorin Qarri, se të dy automjetet e tij kishin marrë flakë, makina personale dhe makina e Universitetit.

    Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë Rektori Qarri.

    Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


    Qarri për News 24: Një akt i shmëtuar, Vlora me njeh se çfarë njeriu jam

    Në një linjë telefonike për News 24, Rektori Albert Qarri u shpreh se: “Ky është një akt tepër i shëmtuar, nuk mund ta lidh me asgjë, unë jam person publikisht i njohur në Vlorë, pocizioni im si Rektor ska të bëjë fare me faktin të krijohen konflikte, sepse Universiteti është një institucion krejt ndryshe nga çdo institucion tjetër.

    Nuk jap dot asnjë argument, asnjë aryse, sepse e di se si e kam bërë detyrën, e di se çfarë pozicioni kam në qytet, nuk kam pasur asnjë rast ku të jem ndjerë i kërcënuar, apo në presion”.

    Gjithashtu, Qarri theksoi se ndodhet në pozicionin e Rektorit prej 2 vjet e gjysëm i zgjedhur me votëbesim unanim nga i gjithë stafi akademik.


    Ky është rasti i parë, ku një rektori i djegin dy automjete. Dy ditë më parë, po në Vlorë u dogj një makinë e një efektivi të policisë.

    Ndërkohë që, para disa muajsh u dogj edhe makina e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

    Deri më tani, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje.

    (m.s/BalkanWeb)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit Albert Qarri

    Rektori mesa duket nuk ka garazh personal per makinat e tij.Ndonje biznes ndertimi ne Vlore
    mund ti kete ofruar sherbim per ndertim garazhi Rektori i ka thene nuk me duhet garazh
    dhe ato kane derguar ndonje me Molotov dhe i ka vene flaken.
    Mundsi te tjera jane
    Ndonje komshi xheloz.
    Ndonje konkurrent ne Vlore qe
    ka dashur te behej rektor dhe ka humbur rastin.
    Ndonje punonjes ne universitet qe rektori nuk e ka ndihmuar
    per karriere,rritje rroge.
    Ndonjeri ka dashur ti futet mik,per ndonje student qe te studioje
    ne Amerike,ose Itali dhe rektori nuk e ka ndihmuar.
    Rektori ka spiunuar ndonje te puna ose ne lagje dhe djegja eshte akt hakmarrjeje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit Albert Qarri

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Rektori mesa duket nuk ka garazh personal per makinat e tij.Ndonje biznes ndertimi ne Vlore
    mund ti kete ofruar sherbim per ndertim garazhi Rektori i ka thene nuk me duhet garazh
    dhe ato kane derguar ndonje me Molotov dhe i ka vene flaken.
    Mundsi te tjera jane
    Ndonje komshi xheloz.
    Ndonje konkurrent ne Vlore qe
    ka dashur te behej rektor dhe ka humbur rastin.
    Ndonje punonjes ne universitet qe rektori nuk e ka ndihmuar
    per karriere,rritje rroge.
    Ndonjeri ka dashur ti futet mik,per ndonje student qe te studioje
    ne Amerike,ose Itali dhe rektori nuk e ka ndihmuar.
    Rektori ka spiunuar ndonje te puna ose ne lagje dhe djegja eshte akt hakmarrjeje.
    rektori merr 1000 euro per cdo student
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit Albert Qarri

    Po policia e shtetit cfar ben? Sehir ? Po ministri vetem me c'emrime dhe emrime merret?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Vlorë, i djegin të dyja automjetet Rektorit të Universitetit Albert Qarri

    i nxoren gjithe fshataret me shkolle te LARTE.... edhe lopet jane me diplome dhe do e bejne qumesht me kakao tani...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •