Fjala eshte per ndertimet qe jane bere pas hyrjes ne fuqi te ligjit, rregulloreve dhe procedurave te vlefshme, jo per cdo ndertim qe eshte bere qe nga Shekulli I...
Dhe jo per cdo fshat malor me 20 shtepi.
Nese nuk ka pase ligj, atehere cdo ndertim qe nuk eshte ndertuar p.sh. ne prone te huaj (private ose shoqerore), permes mashtrimit, keqperdorimit te pozites etj. eshte i ligjshem.
Une e di se jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove nuk respektohen ligjet, rregulloret dhe procedurat perkatese. Edhe pse ekzistojne dhe jane te detyrueshme.
Edhe kur shkelen, per shkak te lidhjeve te ndryshme familjare, miqesore, biznesore etj. te udheheqesve kompetent komunal, te policeve, te prokuroreve etj., ne shume raste nuk ndermerret asgje.
Fakti qe ekziston nje tradite e tille e mosrespektimit te ligjit, rregullave dhe procedurave nuk do te thote se duhet te mos ndryshoje asgje dhe te vazhdohet edhe vite apo shekuj me radhe ne te njejten menyre. Edhe fakti qe ai apo ata qe angazhohen per ndryshimin e kesaj tradite te papershtatshme me boten e qyteteruar mund te jene te nje partie politike kundershtare, nuk do te ndryshonte asgje ne legjitimitetin e ketyre angazhimeve.
As ne vendet me te zhvilluara te botes, ku keto gjera ne mase te madhe funksionojne, nuk eshte e garantuar qe politika apo ryshfeti te mos ndikojne ne favorizimin e personave dhe projerkteve te vecanta. Edhe atje ka ndikim, ryshfet dhe dukuri te ngjashme negative. Megjithate, kjo nuk eshte argument per te legjitimuar ne cfardo forme mosperfilljen e pergjithshme te ligjeve, rregullave dhe procedurave perkatese.
Se sa jane Rama&Co te sinqerte eshte ceshtje krejtesisht tjeter, e cila nuk duhet te diskutohet ne kontekst.
Rezultat e vendimeve direkte te Rames mund te maten me se miri direkt nga qytetaret, te cilet me se miri mund te vleresojne se a eshte vepruar drejte (ne te miren e tyre) apo jo. Nese shumica e qytetareve te bashkive dhe komunave perkatese mendojne se angazhimi i Rames&Co ishte kontraproduktiv, i pasinqerte, i padrejte, i nderlidhur me interesa te ngushta partiake, personale etj. atehere mund ta ndeshkojne Ramen dhe partine e tij, me se voni ne zgjedhjet e ardhshme lokale, pas rreth dy vitesh.
Krijoni Kontakt