Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet nė Bllog
    22

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Nga Qamil Xhani

    Keshilli i Ministrave pritet te miratoje kete jave masat per bllokimin e ndertimeve te reja ne tre qytete te vendit. Nisma u prezantua dje nga Kryeministri Edi Rama dhe perfshine qytetin e Beratit, Krujes dhe Gjirokastres. “Qe kete jave ne do te shpallim bllokimin e cdo ndertimi dhe ndalimin e cdo ndertimi te ri ne Gjirokaster, ne Kruje dhe ne Berat, per te vleresuar maksimalisht trashegimine dhe pastaj per te filluar te kurojme dhe te sherojme pak nga pak, te gjitha ato plage qe i jane shkaktuar trashegimise kulturore ne te gjithe keto vite rrenimi”,- tha kreu i qeverise gjate ceremonise se zhvilluar ne qytetin e Beratit per ndertimin e shetitores se re. Kryeministri u shpreh se ruajta e pasurive kulturore ne keto qytete eshte pjese e projektit qe qeveria ka per zhvillimin e kontrolluar te tyre. “Ne kete fryme te respektit per vlerat e trashegimise kulturore, qeveria jone do te marre hap pas hapi, masa konkrete, ne radhe te pare per te ndaluar rrenimin”,- u shpreh Rama. Ai ka ftuar qe edhe biznesi ti bashkohet ketij projekti per ta bere ate sa me gjitheperfshires. “Me shpresen e madhe se sipermarrja e ketij qyteti, komuniteti i biznesit, do t’i bashkohet projektit, me shpirtin e bashkepunimit mes sektorit publik dhe sektorit privat, dhe me bindjen se te gjithe sipermarresit qe do te perfshihen ne kete projekt do te shtojne vleren e tyre, jo thjesht financiare - ajo eshte simbolike, por vleren e tyre si protagoniste, por edhe si pergjegjes per jetegjatesine e projektit, une dua dhe njehere t’ju uroj te gjitheve, nje dite te mbare e nje jave te mbare”,- u shpreh Kryeministri. Duke folur per projektin e inauguruar dje ne Berat, i cili eshte nje ky nje investim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit, Rama tha se ai eshte dallendyshja e pare e zhvillimit. “Ky projekt i ngjan nje dallendysheje te pare qe lajmeron pranveren, ne nje kohe jashtezakonisht te veshtire per vendin dhe jashtezakonisht te veshtire per financat e vendit. Une jam shume i lumtur qe kjo dallendyshe e lajmeron pranveren, ketu ne Berat, sepse askund me mire dhe askund me bukur, nuk mund te shfaqej dallendyshja e pare e nje ndryshimi te madh”,- tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverise ka vleresuar dhe ndihmen e fondacionit, duke u shprehur se ky eshte vleresimi me i mire qe i behet trashegimise se vendit. “Une i jam shume mirenjohes fondacionit, jo thjesht per fondin qe i ve ne dispozicion ketij projekti, por per ate cka ky projekt misheron, respektin per trashegimine kulturore te shqiptareve; Respektin, per vlera qe jane te kercenuara me shume se asnjehere te zhduken para syve tane; Respektin, per ate qe Berati ka perfaqesuar ne histori dhe me patjeter duhet te perfaqesoje si trashegimi per brezat qe vijne”,- tha Kryeministri Edi Rama.

    Ndertimet

    “Qe kete jave ne do te shpallim bllokimin e cdo ndertimi dhe ndalimin e cdo ndertimi te ri ne Gjirokaster, ne Kruje dhe ne Berat, per te vleresuar maksimalisht trashegimine dhe pastaj per te filluar te kurojme dhe te sherojme pak nga pak, te gjitha ato plage qe i jane shkaktuar trashegimise kulturore ne te gjithe keto vite rrenimi”,- tha Rama.

    BERAT

    “Ky projekt i ngjan nje dallendysheje te pare qe lajmeron pranveren, ne nje kohe jashtezakonisht te veshtire per vendin dhe jashtezakonisht te veshtire per financat e vendit. Une jam shume i lumtur qe kjo dallendyshe e lajmeron pranveren, ketu ne Berat, sepse askund me mire dhe askund me bukur, nuk mund te shfaqej dallendyshja e pare e nje ndryshimi te madh”,- tha Rama.

    Projekt per zhvillimin e zonave kembesore ne tre qytete

    Zevendeskryeministri Niko Peleshi beri te ditur dje se tre qytete kryesore ne vend, Korca, Berati dhe Shkodra do te jene pjese e nje projekti per zhvillimin e zonave kembesore. Projekti lidhet me rikonstruksionin e infrastruktures ne keto qytete. “Korca, Berati dhe Shkodra, sot nenshkruan marreveshjen per te mbeshtetur zhvillimin e zonave kembesore te zhvillimit te biznesit, nje model i ri zhvillimi. Ndjeva emocion teksa firmosa me emer te Qeverise Shqiptare si pale mbeshtetese ne kete marreveshje. Nje rruge e veshtire, por qe perfundon me sukses. Mezi po pres te shoh mobilimin e zones kembesore ne Korce. Fasada e re e ish-Mapos do t’i shtoje hijeshine”,- shprehet ne rrjetin social Facebook, Niko Peleshi.

    Koha Jone

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Ndalohen ndertimet me perjashtim te kompanive te Kokedhjerit dhe larove te tjere qe paguajne haracin Ed Zeusit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    ma mir von se kurr
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster
    Ndertimet pa leje jane te ndaluara dhe nuk nevojitet vendim i vecante politik etj. per t'i ndaluar...

    Rama eventualisht do te mund te ndalonte vetem ndertimet me leje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ndertimet pa leje jane te ndaluara dhe nuk nevojitet vendim i vecante politik etj. per t'i ndaluar...

    Rama eventualisht do te mund te ndalonte vetem ndertimet me leje.
    ne fakt aty thot ndertimet e reja (si me leje si pa leje)
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Kur une u them qe kemi nje majmun per kryeminister, ju kujtoni se une po tallem. Ky eshte majmun e shkuar majmuni, bile edhe majmunit i vjen turp te barazohet me Edi Ramen.

    Vendimi i tij i tipit komunist, qe te mos lejoje asnje ndertim ne keto qytete, me leje apo pa leje, eshte nje tjeter shkelje me te dyja kembet e kushtetutes se Shqiperise. Qytetari ka te drejte te beje peticion ne qeveri, e kerkoje leje ndertimi apo leje per te kryer aktivitet tregtar e biznesi ne ato qytete, dhe eshte detyra e qeverise lokale e qendrore qe te vendosi nese duhet te jepet leja apo jo. Por me kete vendim, Rama thote: qytetare e biznese te vendit e te huaja, as mos e merrni mundimin qe te investoni apo aplikoni per leje ndertimi ne keto qytete, se nuk ua japim.

    Budallai e ben kete gje pasi kerkon qe ti ktheje keto qytete historike te vendit ne "cifligje" te tija dhe njerezve te tij. Por qytetaret e banoret e ketyre qyteteve, me kete vendim qe ky mori, me pak fjale u tha: Vdisni ju! Ndertimet ne nje qytet jane investime qe hapin vende pune, punesojne njerez, rrisin aktivitetin financiar te ekonomise lokale, rrisin mireqenien e qytetit e gjithe banoreve.

    Detyra e ligjit dhe qeverise eshte te nderhyje kur ka shkelje apo te beje punen e saj qe te monitoroje e verifikoje ndertimet, por jo te shkaterroje ekonomine lokale te ketyre qyteteve ne kete menyre. Dhe gjeja tjeter qe majmuni kryeminister nuk e kupton, se aq mend ka ne koke, eshte qe me vendime te tilla, ai eshte duke nxjerre jashte loje edhe qeverine lokale, bashkite dhe administraten e ketyre bashkive, pergjegjesia ligjore e te cileve eshte te administrojne qytetin. Kryetaret e bashkive dhe keshillat e bashkive te ketyre qyteteve qe jane zgjedhur me vote nga banoret e qytetit, le te dalin ne pension para kohe, dhe le ti drejtojne qytetaret me hallet e tyre tek Rama ne Tirane qe t'iu japi zgjidhje.

    Te na rroje sa malet rilindasi qeros i Jordan Misjes, piktori Edi Rama!

    Albo

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    KORCARI 2 (08-10-2013)

  8. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    mire ja beri! ndertimet ne keto qytete duhen te jene brenda arkitektures se qytetit. Na u mbushen qytete gjith beton e kulla pa nje fare lidhje me vendin.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    ka zgjedhe pikerishte beratin, atje ku ne kohen e enverit, fshatari me emrin Dane vrau 3 police, kur komunistet i prishen shtepine pa leje.
    keta mafioze nuk duan qe shqiptaret te ndertojne shtepi per femijet e vet. keta duan qe shqiptaret te jetojne me qera ne apartamentet e kocos, fidel yllit, tom doshit etj, etj.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    ne fakt aty thot ndertimet e reja (si me leje si pa leje)
    Ok...
    Megjithate, ndertimet pa leje mbesinvetevetiu te ndaluara, pavaresisht se cfare thote Rama.
    Vetem ndertimet me leje mund te ndalohen, pavaresisht a jane te reja apo "te vjetra".

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Ndalohen ndertimet e reja ne Berat, Kruje e Gjirokaster

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ok...
    Megjithate, ndertimet pa leje mbesinvetevetiu te ndaluara, pavaresisht se cfare thote Rama.
    Vetem ndertimet me leje mund te ndalohen, pavaresisht a jane te reja apo "te vjetra".
    po te kishin pritur shqiptaret lejet e ndertimit nga shteti, ata do kishin ngele te gjithe ne kukes, korce, tropoje, berat....sepse shteti deri me sot s`ka dhene leje ndertimi.
    kur nuk eshte e ndaluar me ligj te besh dicka, ti mund ta besh. deri tani nuk ka qene e ndaluar te ndertoje nje shtepi. varet nga administrata se kur ta legalizon.
    mirpo keta marionetat po ndalojne me ligj ndertimin e shtepive private. nje gje te tille e ka bere franca ne korsike, sepse ajo kerkoja te mbaje nen kontroll popullin korsikan.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •