Shuhet Dhimitraq Goga
DURRES, 27 qershor 2013 - Sot nė mesdite, nė spitalin rajonal tė Durrėsit u nda nga jeta nė moshėn 88 vjeēare korifeu i basketbollit durrsak dhe i atij kombėtar, mjeshtri i merituar i sportit, Nderi i Sportit Shqiptar, Qytetar Nderi dhe Nderi i Qytetit tė Durrėsit Dhimitraq Goga. Homazhet do tė kryhen nga ora 11.00 deri nė 12. Oo nė hollin e teatrit A. Moisiu tė Durrėsit. Mė pas korteu i pėrmortshėm do ti drejtohet varrezave tė qytetit.
In memoriam
Nga Bujar Qesja
Dje nė mesditė nė spitalin rajonal tė Durrėsit, sos minutat e fundit tė jetės sė tij Dhimitraq Goga. Nesėr me 29 qershor, ky korife i basketbollit durrsak dhe atij kombėtar do tė priste urime pėr 88 vjetorin e lindjes. Por ja qė fatkeqėsia pllakosi si papritur. Mjeshtri nuk ishte mėsuar ta mbanin pėr krahu, pasi sportiviteti i tij ishte dukuria mė pikante qė ende e mbante nė kėmbė. Por ja qė nė tė vetmin moment, kėmbėt nuk po ia mbanin fizikun e brejtur nga pesha e viteve dhe papritur humbet ndjenjat. Njė emoragji cerebrali e kishte goditur Dhimitraq Gogėn, duke mos i dhėnė asnjė shans pėr tė mbijetuar. I rėndė ėshtė lajmi dhe u pėrhap me shpejtėsi nė Durrės dhe jashtė kontureve tė tij. Mjeshtri Goga, ai qė bėri legjendėn e basketbollit nė Durrės, padyshim figura emblematike e sportit tė koshit teksa mbyll sytė pėrgjithnjė me 27 qershor, mbetet i ulur plot dinjitet pas kėsaj nė memorien e atyre qė e njohin, tė miqve dhe shokėve, tė afėrmėve pėr tė qendruar gjithnjė i freskėt nė atė qė dha pėr sportin e koshit.
Pėr Dhimitraq Gogėn kujtimet rrjedhin lumė, pasi e tillė si lumė rrodhi edhe karriera e tij sportive. Tek Dhimitraq Goga ishin rrokur njėherazi njeriu i urtė dhe i respektueshėm, duke kryer ēdo detyrė qytetare e mbi tė gjitha spikat rruga e tij e pasur sportive. Me nxitjen e tė vėllait mė tė madh Vlashit, Dhimitraq Goga nisi tė rrahė topin e basketbollit qė nė moshėn 12 vjeēare nė shkollėn qytetėse tė Durrėsit. Ishte viti 1937. Dhe pėr mė shumė se 40 vite, Dhimitraqi do tė lėvronte tė gjitha sportet e ujit (vaterpol, not, hedhje nga trampolini), pėr tė kaluar nė angazhime tė tjera anloge si hendboll, futboll, boks, ngritje peshe pėr tu fiksuar mė pas dhe pėr tė bėrė histori nė basketboll. Kur pėrmėnd nė Durrės emrin e Dhimitraq Gogės, kujton kapitullin mė tė spikatur tė kėtij qyteti basketbollin. Trupi i tij i bėshėm, 2 metrosh, e bėri tė domosdoshėm pjesmarrjen e tij jo vetėm nė ballkaniadėn e Splitit nė vateprol dhe not nė vitin 1946, pėr tė kaluar menjėherė nė kampionatin ballkanik tė volejbollit nė Bukuresht (Rumani). Aftėsitė dhe talenti i tij, e vendosėn me meritė nė formacionin kryesor tė pėrfaqėsueses shqiptare, nė kampionatin europian tė basketbollit nė Pragė (Ēeki) nė vitin 1947, e mė tej nė festivalin e 6-tė tė rinisė botėrore organziaur nė Moskė nė vitin 1957. Dy angazhimet e tjera madhore ndėrkombėtare tė Dhimitraq Gogės, gjithnjė nė pozicionin e titullarit, mbeten takimet ndėrkombėtare nė basketboll nė Berlin tė Gjermanisė dhe nė kampionatin europian nė Sofje tė Bullgarisė nė vitin 1957. Por fama e Gogės mbetet gjithnjė e pacėnuar edhe nė pėrfaqėsimet mė tė arritura tė basketbollit durrsak. Kėshtu ai udhėhoqi suksesin e titullit kampion tė Lokomotivės nė vitin 1947 dhe 1955.
Ekipi i Teutės kampion kombėtar nė basketboll nė vitin 1955. I pari majtas Dhimitraq Goga (kapiten i skuadrės))
Lokomotiva e Dhimitraq Gogės mbeti nė elitė tė basketbollit shqiptar. I jashtėzakonshėm ėshtė ndihmesa e mjeshtrit tė koshit Goga edhe si trajner. Mbetet ende e pashuar jehona e harlemave tė rinj tė basketbollit durrsak, teksa dominuan plot finesė, mjeshtri e temperament sportin e koshit shqiptar, teksa bėhen 11 herė fitues rradhazi nga viti 1959 e deri nė 1970. Goga drejtoi basketbollin e Lokomotivės deri nė fund tė viteve 70, duke qenė sė bashku me trajnerin Feti Borova edhe nė krye tė basketbollit shqiptar nė turneun e famshėm tė Kinės nė vitin 1974. E gjithė rruga sportive e Dhimitraq Gogės, ėshtė ēmuar dhe vlerėsuar ndjeshėm. Nė vitin 1957 vlerėsohet nė pesė basketbollistėt mė tė mirė tė vendit dhe nė vitin 1965 nė pesė trajnerėt mė tė spikatur. Figura madhore e Dhimitraq Gogės nė basketboll ėshtė ēmuar me titujt e lartė Mjeshtri i merituar, Nderi i Sportit Shqiptar, Qytetar Nderi dhe Nderi i Qytetit tė Durrėsit, Urdhėri Naim Frashėri i Klasit tė Parė, basketbollisti i shekullit pėr qytetin e Durrėsit etj. Qytetarėt durrsakė nuk do tė mund ta shikojnė mė rrugėve tė qytetit tė tyre sportistin dhe trajnerin e famshėm Dhimitraq Gogėn, teksa e pėrshėndetnin me shumė respekt. Ai do tu mungojė atyre pėrgjithnjė. Por kurrė nuk do tu shkitet nga memoria, duke mbetur kurdoherė shembulli mė i mirė i njeritu tė pėrkushtuar nė sport dhe nė jetė. Lamtumirė mjeshtėr! Mirnjohje pėr gjithēka tė mirė dhe tė vlefshme qė i dhe qytetit tėnd tė lindjes- Durrėsit.
Durresi Lajm
Krijoni Kontakt