Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    TIRANE – Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërinë e qeverisë së tij për të rimëkëmbur sistemin shëndetësor dhe për të shlyer borxhet e mëdha të spitaleve. Gjatë fjalës së tij në një takim me mjekë dhe infermierë të QSUT-së, Rama e krahasoi gjendjen në sistemin shëndetësor me një pacient të sëmurë, dhe ftoi personelin e spitalit që bashkë me qeverinë të “përcaktojnë diagnozën e duhur, terapinë e duhur dhe të ndërmarrin të gjithë hapat për ta ekzekutuar atë terapi nga fillimi deri në fund duke bërë dhe operacionet e dhimbshme të duhura”.

    “Zor të gjendet një shëmbëlltyre më kuptimplotë e degradimit se ky spital. Një shëndetësi e sëmurë prej korrupsionit është mallkimi më i madh.Do ti lajmë borxhet menjëherë pasi është e kotë të kërkojmë nga të tjerët nëse qeveria nuk merr përgjegjësitë e veta. Pasi të lajmë borxhet duhet të mbështetet brenda një sistemi të ri organizimi dhe padyshim që nuk është i vetmi prioritet shlyerja e borxheve. Spitalet të jenë hapësira të një solidariteti shoqëror dhe një fryme europiane të marrëdhënieve mes mjekeve, personelit shëndetësor, administratës me qytetarin dhe pacientët. Unë besoj se ky spital në radhë të parë nuk ka nevojë për më shumë lekë, por për një tjetër sistem”,- u shpreh Rama.

    Duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë personelit mjekësor, Rama nënvizoi se objektivi i qeverisë është garantimi i autonomisë së spitaleve.

    “Nuk besoj se mund të ketë shoqëri të shëndetshme pa bashkëpunimin e protagonistëve në çdo sektor. Prandaj unë dua bashkëpunimin tuaj, për të ndalur një orë e më parë inercinë e rrënimit dhe duke nisur bashkë punën drejt autonomisë spitalore. Objekti ynë është që në harkun e këtyre viteve që kemi mandatin për të qeverisur ne ti përmbushim të gjitha këto hapa, që autonomia e spitaleve të jetë e garantuar”,- u shpreh kryeministri.

    Sipas shefit të qeverisë, “përpara një të sëmuri, mjalti i ëmbël i gënjeshtrave, mos u mërzit se do bëhesh më mirë, është vetë vdekja dhe ilaçi i vërtetë që je për thikë, është vetë jeta. Ne do ta operojmë sistemin tonë shëndetësor, se është për thikë jo për mjaltë”.

    Duke iu referuar programit qeverisës, Rama u shpreh i vendosur për të bërë të mundur “një shëndetësi që u përgjigjet pacientëve sipas nevojave dhe jo sipas xhepit”.

    “Ju e njihni programin tonë. Jam i bindur që skepticizmi dashamirës nuk është i paargumentuar, por nuk kemi rrugë tjetër. Nuk mund të vazhdojmë me sistemin e sigurimeve shëndetësore, ai sistem ka falimentuar. Eksperienca e vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara tregon se kthimi drejt sistemit shëndetësor me mbulim universal është tendencë. Nuk kemi rrugë tjetër”,- u shpreh Rama.

    Kryeministri garantoi se shumë shpejt do të bëhet e mundur ulja e çmimit të barnave, heqja e TVSH-së për ilaçet dhe vendosja e një tavani për barnat që shiten në Shqipëri.

    “Nuk do lejojmë që në Shqipëri të shiten barna tre herë më shumë se sa vendi i origjinës. Do ta heqim TVSH mbi ilaçet menjëherë qysh në paketën e parë fiskale, sepse është pjesë e kësaj nevoje për të ulur çmimin e barnave”,- u shpreh kryeministri.

    Kryeministri Rama argumentoi edhe vendimin për të emeruar në krye të QSUT-së një drejtoreshë që nuk vjen nga radhët e sistemit shëndetësor.

    “Në këndvështrimin tonë njeriu që drejton qendrën spitalore nuk ka pse të jetë mjek dhe nuk duhet të jetë mjek, por të përfaqësojë interesat e sektorit, duke qenë këtu për të mbrojtur interesat e publikut, duke garantuar dialog dhe partneritet”,- deklaroi Rama.

    Më tej shefi i qeverisë ju përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të mjekëve dhe infermierëve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

    MINISTRI BEQJA: SISTEMI SHËNDETËSOR, NEVOJË URGJENTE PËR NJË REFORMË TËRËSORE
    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja theksoi domosdoshmërinë e një reforme të shumanshme në sistemin shëndetësor, në mënyrë që siç tha ai, ky sistem të rimëkëmbet.

    Në një takim të zhvilluar me mjekë dhe infermierë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ministri Beqja tha se qëllimi parësor i qeverisë së re është zgjatja e jetës së shëndetshme të qytetarëve dhe parandalimi i fataliteteve.

    “Ka nevojë urgjente për një reformë tërësore dhe të shumanshme që sistemi shëndetësor të rimëkëmbet. Jam i bindur se të gjithë bashkë mund dhe do t’ia dalim”,- deklaroi ministri Beqja.

    Sipas ministrit, “shërbimi shëndetësor është shërbimi më i keq midis shërbimeve publike qe marrin sot qytetaret. Sistemi shëndetësor sot është në gjendje të mjerueshme”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    PD: Mashtrimin e Ramës për shëndetësi falas nuk ka mjek që ta kurojë

    TIRANE-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, përsërit akuzat se premtimet e kryeministrit Edi Rama për shëndetësi falas janë veçse mashtrime dhe se këtë e tregoi takimi i sotëm që kryeministri bëri me mjekë dhe infermierë.

    Në një prononcim për mediat, zëdhënsja Vorpsi u shpreh se: “Edi Rama shkoi sot në spital, dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi falas për të gjithë, dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral”.

    Më tej, PD akuzon kryeministrin Rama se: ”Nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive që do t'i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, siç ka premtuar publikisht”.

    Në përfundim, zëdhënësja Vorpsi aludoi për një personalitet të dyfishtë të kryeministrit Rama, teksa u shpreh: “Nëse tek Rama ka dy personalitete, njëri që premton shëndetësi falas, dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë tezë kur gjendet në spital, atëherë kemi të bëjmë me një devijim shqetësues, një diagnozë e rrezikshme, e cila kërkon të trajtohet me seriozitet nga mjekët, dhe ky shërbim duhet të jetë vërtet falas, në mënyrë që të mos u kushtojë shtrenjtë gjithë shqiptarëve”.

    (m.s/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    Rama në QSUT (e drejtuar për 4 vjet nga LSI): Shëmbëlltyrë e degradimit nga korrupsioni

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar shëndetësinë si një prioritet emergjent për qeverinë e tij. Ai e bëri deklaratën nga Qendra Universitare Nënë Tereza në Tiranë, të cilën e ka cilësuar një shëmbëlltyrë të degradimit prej korrupsionit. Gjatë fjalës së tij në një takim me mjekë dhe infermierë të QSUT-së, Rama e krahasoi gjendjen në sistemin shëndetësor me një pacient të sëmurë, dhe ftoi personelin e spitalit që bashkë me qeverinë të “përcaktojnë diagnozën e duhur, terapinë e duhur dhe ndërmarrin të gjithë hapat për ta ekzekutuar atë terapi nga fillimi deri në fund duke bërë dhe operacionet e dhimbshme të duhura.” QSUT ashtu si Ministrinë e Shëndetësisë vitet e fundit e kanë drejtuar përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleatë në qeverisje me Ramën aktualisht.

    “Zor të gjendet një shëmbëlltyre më kuptimplotë e degradimit se ky spital. Një shëndetësi e sëmurë prej korrupsionit është mallkimi më i madh.Do ti lajme borxhet menjëherë pasi është e kotë të kërkojmë nga të tjerët nëse qeveria nuk merr përgjegjësitë e veta. Pasi të lajmë borxhet duhet të mbështetet brenda një sistemi të ri organizimi dhe padyshim që nuk është i vetmi prioritet shlyerja e borxheve. Spitalet të jenë hapësira të një solidariteti shoqëror dhe një fryme europiane të marrëdhënieve mes mjekeve, personelit shëndetësor, administratës me qytetarin dhe pacientët. Unë besoj se ky spital në radhë të parë nuk ka nevojë për më shumë lekë por për një tjetër sistem.”- u shpreh Rama.

    Duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë personelit mjekësor, Rama nënvizoi se objektivi i qeverisë është garantimi i autonomisë së spitaleve.

    “Nuk besoj se mund të ketë shoqëri të shëndetshme pa bashkëpunimin e protagonistëve në çdo sektor. Prandaj unë dua bashkëpunimin tuaj, për të ndalur një orë e më parë inercinë e rrënimit dhe duke nisur bashkë punën drejt autonomisë spitalore. Objekti ynë është që në harkun e këtyre viteve që kemi mandatin për të qeverisur ne ti përmbushim të gjitha këto hapa, që autonomia e spitaleve të jetë e garantuar.”- u shpreh kryeministri.

    Sipas shefit të qeverisë, “përpara një të sëmuri, mjalti i ëmbël i gënjeshtrave, mos u mërzit se do bëhesh më mirë, është vetë vdekja dhe ilaçi i vërtetë që je për thikë, është vetë jeta. Ne do ta operojmë sistemin tonë shëndetësor, se është për thikë jo për mjaltë”.

    “Ju e njihni programin tonë. Jam i bindur që skepticizmi dashamirës nuk është i paargumentuar, por nuk kemi rrugë tjetër. Nuk mund të vazhdojmë me sistemin e sigurimeve shëndetësore, ai sistem ka falimentuar. Eksperienca e vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara tregon se kthimi drejt sistemit shëndetësor me mbulim universal është tendencë. Nuk kemi rrugë tjetër.”- u shpreh Rama.

    Kryeministri garantoi se shumë shpejt do të bëhet e mundur ulja e çmimit të barnave, heqja e TVSH-së për ilaçet dhe vendosja e një tavani për barnat që shiten në Shqipëri.

    MAPO

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    Jam kurioze, ky e ka theksuar se nuk i ngre taksat, si pretendon ta laj borxhin??? Shendetsia eshte emergjente ne Shqiperi, por dje ata po thonin qe edhe pambuk nuk kane spitalet???
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5

    Për: Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Jam kurioze, ky e ka theksuar se nuk i ngre taksat, si pretendon ta laj borxhin??? Shendetsia eshte emergjente ne Shqiperi, por dje ata po thonin qe edhe pambuk nuk kane spitalet???
    Jo vetem qe nuk do i ngrej, por do i uli per 95% te shqiptareve ..... nepermjet taksimit te ndershem

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6

    Për: Shëndetësia, Rama: Prioritet emergjent, një sistem i ri dhe shlyerja e borxheve

    Pa lene menjane edhe uljen e taksave per biznesin e vogel....

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •