Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Obama, letër urimi Ramës

    Obama, letër urimi Ramës




    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.

    “Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama në fillim të letrës, një kopje e të cilës disponohet nga Top Channel.

    Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta.

    Ai vlerëson se, “Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”.

    Në vijim të lestrës, presidenti Barack Obama thotë: “Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje”.

    Presidenti Obama e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama me këto fjalë: “Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj se dy vëndet tona do ta thellojnë akoma më shumë parteneritetin tonë të fortë”, shton Obama.

    Top Channel
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=265061

  2. #2

    Për: Obama, letër urimi Ramës

    Ku paska gjet gjith ket kohe Oabama per tu derguar letra te gjitheve me gjith ato halle qe ka per vete

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Obama, letër urimi Ramës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ku paska gjet gjith ket kohe Oabama per tu derguar letra te gjitheve me gjith ato halle qe ka per vete
    lol copy/paste put on a letter head, change the name of the recipient, secretary job, pse cfare vertet Obama po i ben keto. Biles edhe emri qenka i shtypur edhe pa firme.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Obama, letër urimi Ramës

    kjo leter qenka nje terheqje veshi per shqiperine edhe per qeverine shqiptare.
    per shqiperine, sepse nuk shkruhet per dy vende me vlera te perbashketa por per dy vende qe kane interesa te perbashketa.
    per qeverine sepse kerkohet te punohet me partite e tjera opozitare.
    leter shume e thate e cila tregon anti-shqiptarizmin e obames si person.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •