Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22

    Athanas Tashko

    Athanas Tashko-Sulltanit: Pa shqiptarėt, je i mbaruar

    Nga: Prof. NASHO JORGAQI

    Emri:  73879.jpg

Shikime: 444

Madhėsia:  17.5 KB
    Bir i bekuar i Shqipėrisė”. Kėshtu do ta quante Fan Noli Athanas Tashkon dhe pėr ta bėrė mė tokėsor e cilėsoi “Shok i kryqėzatės kombėtare”, njė vlerėsim ky qė pėrmbledh e mishėron gjithė meritat dhe kontributet e tij tė shquara nė luftėn pėr kauzėn e lirisė sė Shqipėrisė. Ai hyri nė lėvizjen kombėtare si njė luftėtar i thjeshtė dhe brenda njė kohe tė shkurtėr, falė pėrkushtimit atdhetar, virtyteve burrėrore, menēurisė dhe trimėrisė sė urtė, tė shprehura kėto nė veprimtarinė e tij patriotike, u bė njė figurė qendrore e kolonisė shqiptare tė Misirit.
    I lindur nė Frashėr tė Dangėllisė (1863), prej nga kishin dalė njė plejadė e ndritur patriotėsh dhe intelektualėsh, Athanasi 20-vjeēar mėrgoi sė bashku me tre vėllezėrit e tij nė Afrikėn e largėt. Ishte kjo fillimisht njė aventurė e tashkollarėve tė rinj pėr mbijetesė, duke marrė parasysh endjet e tyre nga njė vend nė tjetrin, ku dy nga vėllezėrit lanė kockat, njėri nė Jemen e tjetri nė Madagaskar, ndėrsa Athanasi u dha pėr njė kohė pas gjuetisė sė luanėve dhe panterave nė Abisini, pėr t’u vendosur pėrfundimisht nė Egjipt. Pa ndonjė shkollė pėr tė qenė dhe pa ndonjė zanat, ai e pėrballon jetėn duke nisur nga punė tė rėndomta, si sheqerxhi e kafexhi, pėr tė hapur pastaj ndonjė dyqan, derisa me pėrpjekje dhe sakrifica arriti tė bėhet hotelxhi. Ngriti nė Fajum, 100 km larg Kairos, njė hotel qė e quajti “Grand Hotel Caroun”, ku me kohė solli dhe familjen dhe mė vonė ngriti dhe “Hotelin Moeris” buzė liqenit Karun, nė mes tė shkretėtirės. Me njė punė tė tillė Athanasi gjeti dhe afirmoi veten, duke i kthyer hotelet e tij nga lokalet mė tė frekuentuara pėr turistėt e huaj, e ē’ėshtė mė e rėndėsishme, nė qendra tė patriotėve shqiptarė, aq sa do t’i quanin ‘Teqe shqiptare’.
    Emri i nderuar dhe mikpritja e pronarit, kushtet dhe komoditeti i hoteleve, i bėnė lokalet brenda njė kohe tė shkurtėr vende tė preferuara. Nė rrethana tė tilla, Athanas Tashko krijoi bazėn dhe hapėsirat e nevojshme pėr veprimtarinė e tij politike. Misiri ishte i mbushur me koloni shqiptarėsh dhe nė njė terren tė tillė s’kishte si tė mos lindte e vepronte prej kohėsh lėvizja kombėtare. Kėtė e dėshmonin shoqėritė patriotike dhe shtypi qė botohej. Nga gjiri i tyre kish dalė Thimi Mitko, babai i folkloristikės shqiptare, qė kish botuar librin “Bleta shqiptare”. Athanasi nuk e arriti kėtė kohė, por nė kohėn e tij nė Misir jetonin e punonin figura tė shquara intelektualėsh patriotė, si A. Z. Ēajupi, F. Shiroka, S. Dine. L. Ligori, M. Duēi etj. Mes tyre Athanasi do tė gjente e lidhej ngushtė me mikun e tij tė jetės, patriotin Jani Vruho, me tė cilin do tė bėhej njė binom i pandarė. Nė hotelin e Tashkos do tė strehohej dhe Theofan Mavromati, njė djalė i zgjuar e patriot i flakėt, ardhur nga njė fshat shqiptar i Trakės. Aty do tė vinin miq militantė tė lėvizjes kombėtare, si B. Topulli, I. Temo, M. Grameno etj. Hotelet dhe shtėpia e Tashko ishin njė copė Shqipėri, ku flitej shqip, ku lexoheshin gazeta dhe libra shqip, ku vinin lajme e informacione nga Shqipėria e mbi tė gjitha kuvendohej e diskutohej pėr kauzėn dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas dėshmive tė kohės, ai qė i jepte tonin dhe i peshonte fjala ishte i zoti i shtėpisė. Athanasi tani kish atributet e misionarit e propaganduesit tė pjekur tė ēėshtjes shqiptare, tė militantit energjik e tė sakrificės, tė burrit tė hapur e kurajoz, tė njė inteligjence natyrale dhe tė njė kulture tė fituar mė shumė nga jeta sesa nga librat. Nė lėvizjen kombėtare shqiptare tė Misirit Athanas Tashko do tė pėrbėnte njė zė tė vetin.
    Duhet pasur parasysh qė situata politike e komunitetit shqiptar pėrballej me plot probleme. Kryeproblemi ishte ēėshtja e bashkimit, lufta kundėr pėrēarjes qė sillnin elementėt grekomanė dhe turkoshakė, prapa tė cilėve qėndronin interesa tė shtetit grek dhe atij turk. Pėr fat tė keq kėto interesa gjenin mbėshtetje te disa nga pasanikėt dhe intelektualėt shqiptarė tė Misirit, mes tė cilėve dallonin Dr. Adhamudhi dhe Dr. Turtulli. Ishin kėta me shokėt e tyre qė shkaktonin probleme nė shoqėritė “Vėllazėria” dhe “Bashkimi” apo dhe nė shtypin e tyre. Duke qenė njerėz me emėr dhe tė kamur, me pėrvojė intrigash, kjo kategori shqiptarėsh pėrbėnte krahun konservator dhe oportunist. Sigurisht, kėtij krahu do t’i kundėrviheshin shqiptarėt patriotė tė shtresave tė ulėta e tė mesme me nė krye Athanas Tashkon, i cili, i frymėzuar nga ide demokratike, ishte i ndėrgjegjshėm pėr kufirin klasor qė ndante komunitetin shqiptar dhe sillte pėrēarje. Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, Athanas Tashko do tė tregohej njė organizator i shkėlqyer pėr afrimin dhe bashkimin e vėllezėrve tė njė gjaku. Ai do tė dallohej dhe pėr aftėsitė e veēanta qė kish pėr t’u lidhur e bashkėpunuar me vatrat e tjera tė diasporės shqiptare nėpėr botė, nga Ballkani nė Siberinė e largėt, nga Afrika nė Amerikė. Korrespondenca e tij e gjerė dhe e pasur ėshtė pasqyrė e qartė e veprimtarisė sė suksesshme politike dhe organizative pėr tė pėrfshirė dhe aktivizuar mėrgatėn shqiptare nė kauzėn dhe aksionet e lėvizjes kombėtare. Temat dhe problemet e letėrkėmbimit janė nga mė tė ndryshmet, sa jetike aq tė ndėrlikuara, ēėshtje qė pėr t’u zgjidhur kėrkojnė menēuri, kurajė, njohje dhe informim, sakrifica dhe veēanėrisht karakter tė fortė, cilėsi kėto qė i gjejmė tė mishėruara nė personalitetin e Tashkos.
    Nė epistolarin e tij, qė e konsideronte si njė nga mjetet kryesore tė luftės politike, do tė gjejmė dy lloj letrash: letra private, dėrguar miqve dhe aktivistėve tė lėvizjes, dhe letra tė hapura, tė botuara nė shtypin e kohės. Tė parat kanė tė bėjnė me emra tė njohur tė historisė sonė, si A. Z. Ēajupi, S. Kolea, F. Noli, K. Luarasi, I. Temo, M. Duēi etj., ku hidhet dritė jo vetėm nė marrėdhėniet miqėsore, por dhe nė qėllimet dhe pėrpjekjet e pėrbashkėta atdhetare. Mjafton tė pėrmendim letrat e Nolit, qė pėrbėjnė nga faqet mė tė bukura tė epistolarit shqiptar, ku Tashko zbulohet si mentor, mėsues dhe udhėheqės shpirtėror i Nolit. Fondi mė i pasur i letėrkėmbimit privat ėshtė ai mes S. Kolesė dhe Tashkos, mbushur me probleme dhe shqetėsime, me kritika, madje dhe polemika tė rrepta nga ana e Tashkos, ku manifestohen pjekuria dhe drejtėsia e mendimeve tė tij, principialiteti dhe natyra burrėrore qė e karakterizojnė.

    Letrat publike
    Nga letrat publike do tė veēonim dy prej tyre, njėra drejtuar L. MT Sulltan Mehmetit V nė Stamboll (1908) dhe tjetra dėrguar Faik Konicės (18/12/1912). E para duket gati e pabesueshme, duke pasur parasysh karakterin e theksuar kritik, qortimet e rėnda dhe konstatimet tepėr tė guximshme qė i zbulon sundimtarit tiran. Ai e akuzon se “nuk ke haber se ē’bėhet nė shtėpinė tėnde, se nuk mentonesh pak edhe ti si njeri dhe jo si mbret.” Ai i kujton se “mbretėria e juaj rrojti nė Europė 500 vjet, nėn hijen e nėn mbrojtjen tonė, tė shqiptarėve.” Bile e kėrcėnon kur i shkruan: “Sulltan, Sulltan, pa neve shqiptarėt, nuk qėndron dot nė fron tė Mbretėrisė Osmane as ti as ndonjė tjatėr nga shtėpia juaj”. Kurse nė fund guxon ta kėshillojė: “Mos kėrko mbrojtjen e ndonjė Fuqie tė Madhe, kėrko mbrojtjen tonė, eja me neve dhe mos ki frikė.” Letra mban nėnshkrimin “Komiteti i fshehur dhe i reshtur D. Sh. (Dora e shkopit).
    Letra shkruar Faik Konicės ėshtė nga tė rrallat shoqe nė epistolarin e Rilindjes sonė, pėr nga fryma e thellė kritike, pėr nga vėrtetėsia me tė cilėn zbulon karakterin dhe natyrėn e Konicės. Ai nuk e mohon se kur ėshtė “nė orė tė mira shkruan shumė bukur dhe i shėrben ēėshtjes sonė kombėtare.” Por nė realitet, arsyeton Tashkoja, “zotrote njė herė nė mot shkruan pėr tė gėzuar zemrat tona dhe nėntėdhjetė e nėndė pėr t’i ftohur.” Me ironinė e tij tė hollė vė nė dukje se Konica kėrkon ta bėjė monopol patriotizmin. “Zotrote, - i shkruan, - kėrkon qė tė mos ketė nė botė tjatrė shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar pėrveē teje. Mirėpo shqiptarėt nuk duan kėshtu e nė qoftė se ajo do tė bėnet nga njė Faik, pėr njė Faik e me njė Faik kurrė mos u bėftė!” Ndaj nė fund e mbyll me kėto fjalė tė rrepta, pa u ndrojtur nga autoriteti i tij publik: “Mblith mendjen, pra, o zotėri se na plase shpirtin. Na plase zemrėn sepse nuk ke lėnė gjė pa sharė, tė duruam shumė, por qė tani e tutje, nuku do tė durojmė se nuku durohesh.”

    Nė Rilindje
    S’ka dyshim qė Athanas Tashko, nė historinė e Rilindjes sonė Kombėtare, bėri emėr tė nderuar jo vetėm si njė nga organizatorėt energjikė dhe veprimtarėt aktivė, por dhe si publicist i talentuar, me shkrimet kombėtare qė botoi nė shtypin e diasporės, nėpėr faqet e gazetave autoritare si “Drita”, “Kombi”, “Dielli”, “Liria e Shqipėrisė”, “Koha”, “Rrufeja” etj. Publicistika e tij karakterizohej nga tipare tė veēanta, si pėr nga stili origjinal, ashtu dhe pėr nga fryma optimiste, tonet kritike, trajtimi realist i problemeve, konceptet demokratike dhe popullore. Ai u qėndronte besnik rrėnjėve tė prejardhjes fshatare, siē qe treva e Dangėllisė, e njohur pėr psikologjinė burrėrore, kulturėn e brendshme dhe zakonet fisnike, tė cilat ai do t’i shfaqte nė publicistikėn e tij. Ai mbante nė gazetat shqiptare tė diasporės, rubrikėn e tij “Letra nga Egjipti” ose “Letra nga Misiri”, ku ngrinte dhe trajtonte me guxim dhe profesionalizėm disa nga problemet jetike tė lėvizjes kombėtare, si mbi bashkimin e shqiptarėve, mbi nevojėn e tė shkruarit shqip, pėr kualifikimin e shtypit shqiptar, luftėn kundėr megalidhesė, stigmatizimin e mercenarizmit etj. Ai zhvillon polemika tė rrepta me kundėrshtarėt, madje dhe me miqtė e tij tė afėrt, si Sotir Kolea, Fan Noli etj. Me firmėn e tij gjejmė dhe vargje tė tilla si: “O Jemen i Arabisė/ Varr’ i zi i Shqipėrisė/ Na pėrpive qė tė gjithė/ Se jemi katran me pisė.

    Gazeta “Shkopi”
    Nė vitin 1907 Tashkoja nxjerr gazetėn “Shkopi”, tė cilėn e pėrgatiste nė Kajro dhe e botonte nė shtypshkronjėn “Mbrothėsia” tė Sofjes. Ishte i pari organ satirik nė historinė e gazetave shqiptare, me profil kryesisht politik. Ai u botua nė gjuhėn shqipe dhe greke, me njė format modest prej 6 faqesh, shoqėruar me shėnimin “Del kur mundet nė Kajro tė Misirit dhe shpėrndahet pa tė holla.” Drejtor i saj ėshtė Dora (pseudonim i Tashkos) dhe pjesa mė e madhe e artikujve kanė autorėsinė e tij, por nuk mungojnė dhe bashkėpunėtorė si Jani Vruho, Ēajupi, M. Grameno etj. Qė nė krye “Shkopi” bėn tė qartė misionin qė ka marrė pėrsipėr: “Tė mprojė tė drejtat e kombit shqiptar”, por nga ana tjetėr tė fshikullojė e tė godasė, tė tallė e tė thumbojė armiqt’ e Shqipėrisė, sidomos grekėt e turqit, duke mos kursyer as sulltanin”. Njė vend me rėndėsi zinin kritikat dhe tallja e dobėsive dhe dukurive negative tė shqiptarėve. “Shkopi” qė nė numrin e parė hapet me artikullin kushtuar dėshmorit kombėtar Spiro Jovan Kosturi, vrarė e masakruar nga shovinistėt grekė. “Duke vrarė Spiron, - shkruan Dora, - janė vrarė tė gjithė shqiptarėt, tė krishterė e myslimanė”, ndaj bėn thirrje pėr hakmarrje dhe vigjilencė. “O burra, o shokė, - thotė, - ta ruajmė nderin e Shqipėrisė e tė baballarėve tanė.”
    Pesha e “Shkopit” do tė ngrihet mė tej nė numrat pasues, kur do tė trajtojė problemin e gjuhės shqipe, si frymėmarrjen e patriotizmit tė shqiptarėve pėr tė cilėt ata duhet tė luftojnė, duke e mbrojtur nga armiqtė e kombit. Nė njė artikull tjetėr shtron rėndėsinė e alfabetit shqip dhe mbėshtet alfabetin e Stambollit. Akoma mė e thellė dhe kurajoze ėshtė publicistika politike e Tashkos, kur vė nė shėnjestėr armiqtė, sa tė rrezikshėm e tė pabesė, siē janė qarqet greke e turke qė nuk ia duan tė mirėn shqiptarėve (“Ē’ishte Turqia? Ē’janė shqiptarėt” ose “Xhuxhė-majmunėt e Vllahisė” apo “Turqit bėnė sikur tė vunė vetulla dhe tė nxuarnė sytė” etj.)
    Te “Shkopi”, njė vend tė posaēėm zė dhe poezia satirike, qė vė nė lojė dhe demaskon antishqiptarėt, tradhtarėt, oportunistėt dhe dobėsitė e veset e bashkatdhetarėve. Autori kryesor i vargjeve satirike ėshtė vetė Tashkoja, por nuk mungojnė dhe bashkėpunėtorėt, midis tyre dhe A. Z. Ēajupi. Vargjet e “Shkopit” janė tė thjeshta dhe tė kuptueshme, godasin nė shenjė dhe shquhen pėr humorin e hollė e tė menēur, nė frymėn e satirės popullore. A. Tashko, s’ka dyshim, ėshtė nga pionierėt e parė tė letėrsisė humoristike e satirike shqiptare. Publicistika e tij mbetet shėmbėlltyrė dhe pėr gjuhėn shqipe, tė cilėn e lėvroi pėr afro dy dekada. Njė shqipe burimore, e natyrshme dhe e rrjedhshme, e qartė dhe e thjeshtė, por dhe me ngjyrime stilistike dhe plot shprehje popullore.

    Tashkoja si njeri
    Tashkoja njeri ėshtė njė dimension tjetėr i vlerave tė tij: i thjeshtė dhe popullor, shpirtmadh, mendjehollė dhe i kthjellėt, i drejtė e i ndershėm, largpamės, i qartė e i vendosur nė rrugėn qė kish nisur, temperament i gjallė, shpesh shpėrthyes dhe njeri i aksionit. Ai do tė njihej e ēmohej dhe si njeri zemėrbardhė, i gatshėm pėr sakrifica pėr tė ndihmuar tė tjerėt dhe me tė drejtė konsiderohej si njė filantrop i madh. Mjafton tė kujtojmė ndihmėn e pakursyer qė i dha Nolit, kontributet pėr shkollat e Korēės, dėrgimin nė Korēė me shpenzimet e tij tė dirigjentit italian tė Bandės sė Lirisė, ndihma e rregullt pėr arkėn e kishave (Llason) tė ndėrtimeve publike, ndihma pėr shtypshkronjėn “Luarasi”, pa pėrmendur faktin e njohur publikisht qė hotelet e tij nė Fajum u kthyen nė vatra dhe streha falas tė sa e sa patriotėve.
    Ne mes tė Afrikės Athanas Tashkoja krijoi familjen e tij, njė familje tipike shqiptare, pėr nga gjuha, zakonet, virtytet, kultura. U bė babai i gjashtė fėmijėve, tė cilėt jo vetėm i edukoi dhe i brumosi shqiptarisht, por pėrballoi dhe shpenzimet e shkollave tė larta qė ata kryen. Jeta dhe fati i tyre pėrbėn njė sagė tė vėrtetė. Djali i madh, Koēo, kreu studimet nė Harvard dhe u bė nga liderėt e lėvizjes revolucionare nė Shqipėri; Anastasi ose Arturi studioi nė Vjenė dhe Harvard dhe u njoh si muzikant dhe si piktor me famė botėrore; Gaqua u bė doktor i Shkencave Ekonomike nė Vjenė dhe arriti tė jetė njė nga ministrat e nderuar tė Bujqėsisė nė Shqipėri; Alekua studioi nė Paris pėr Fizikė tė lartė dhe u ēmua si njė nga pionierėt e arsimit tė mesėm shqiptar. Pjesė e kėsaj sage, mė e nderuar dhe mė e famshme, do tė ishte sopranoja e madhe Tefta Tashko, qė u nda shpejt nga jeta, po qė rrugėn e saj muzikore do ta ndiqte i biri, Eno, si dirigjent, muzikolog dhe instrumentist i talentuar. Ē’mund tė kėrkonte e tė priste tjetėr njė baba si Athanas Tashko nga fėmijėt e tij, tė cilėt me jetėn dhe punėn e tyre tė vyer nderuan jo vetėm prindėrit, por edhe atdheun dhe kulturėn shqiptare.
    Po, atdheun, gjėnė mė tė shtrenjtė qė pati nė jetė Athanas Tashko, pėr tė cilin, sa qe gjallė i qante zemra, aq sa erdhi dy herė pėr ta ndihmuar nė vite tė vėshtira krizash politike dhe ekonomike (1909, 1914) dhe u kthye rishtazi nė Afrikėn e largėt nga rrethanat e mbrapshta tė kohės, pėr tė mbyllur sytė nė tetor 1915, nė moshėn mė tė bukur tė burrit. Diku ai do tė shkruante: “Atdhetaria ime... nuk ėshtė pėr interes, ėshtė detyrė njeriu, me ndjenja tė njerzinjta.”

    Gjithė jeta e tij nė shėrbim tė Shqipėrisė e tregoi dhe e vėrtetoi kėtė tė vėrtetė katėrēipėrisht. Ndaj me tė drejtė Mihal Grameno do tė shkruante: “Historia kombėtare do ta ketė nė faqet e saj Athanas Tashkon duke zbukuruar shtyllat e saj me veprat dhe patriotizmin e tij.” 150-vjetori i lindjes sė Athanas Tashkos ėshtė rasti mė i mirė pėr ta kujtuar e nderuar me mirėnjohje tė thellė kėtė figurė, mendimet dhe veprimtaria e gjithanshme e tė cilit sjellin nė kohėn tonė vetėm dritė besimi dhe optimizmi pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Athanas Tashko

    pse nuk thote shoku nasho qe i biri i athanasit te madh.. kocua.. u burgos nga ppsh e nashos.. e u mbajt neper biruca e internime mbi 40 vjet si ai dhe gruaja e tij pavlina e 3 femijet e tyre te mrekullueshem.. fredi, tefta e eva..


    `??


    skuth..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •