Obama letër Berishës: Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive e konstruktive
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetin social "Facebook", letrën e dërguar në adresë të tij nga Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kur Partia Demokratike kaloi në opozitë.
Në letër, Presidenti amerikan Barack Obama i shpreh ish-kryeministrit Berisha, falenderime për mbështjen që Shqipëria ka dhënë për Afganistanin dhe Sirinë, si dhe për punën e bërë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Ndër të tjera, në letër Presidenti Obama thekson se: “Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar”.
Letra e plotë:
I dashur Dr. Berisha,
Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t'Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve te Hurriya Kamp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndersa ju kaloni në rolin tuaj si një anëtar i rëndësishem i opozitës, unë e di se ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në proçesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.
Me lejoni t'Ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen.
Sinqerisht,
Barack Obama
(m.s/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt