Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    06 Tetor 2013 - 07:31 | LAJME
    TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Nga: KLODIANA HAXHIAJ

    Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”DURRES - Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët. Përkundrazi, drejtuesit lokalë thjesht u “turpëruan” nga pamja mizerabël e atij stoli ku deri dje dergjej Sofia dhe vijon të dergjet nipi, i saj, Llazi. Ky i fundit pohon se kërkesës së tij për t’ju gjetur një barake ku të fusin kokën, kreu i bashkisë i është përgjigjur: “Largohuni prej andej se na keni nxirë faqen, është turp të qëndroni aty!”. Indiferenca totale ndaj dy jetëve njerëzore, bëri që 87-vjeçarja të arrinte deri aty sa të niste të jepte shpirt në stolin e rrethuar me kartona. Mesditën e djeshme, një autoambulancë dhe një furgon policie dërguan me barrelë të moshuarën për në spital. Mjekë të këtij spitali pohuan se Sofie Qëndro vuante nga një sërë sëmundjesh kronike të pakuruara, ndërsa pësoi dehidratim të trupit nga i ftohti dhe kequshqyerja. “I gjithë stafi është përkujdesur për Sofinë. Ajo ka reaguar, është përmendur, pasi erdhi në gjendje kome. Problemi është se nuk dimë ku ta çojmë më pas. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Në urgjencë nuk e mbajmë dot, në lulishte nuk mund ta kthejmë, sepse ajo do përkujdesje dhe ngrohje”, thanë bluzat e bardha. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes problemi “Sofia” u mbyll njëherë e mirë. Ajo ndërroi jetë pa mundur që të “ngushëllonte” nipin e saj. Ndërkohë, Llazi Qëndro, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” bën sërish apel për ndihmë. Ai tregon ferrin e ditë-netëve mbi stolin para bashkisë.
    Llazi sa kohë u bënë që u përkeqësua tezja juaj?
    Katër netët e fundit, sa nisi i ftohti, tezja ime nuk lëvizte më as ditën as natën. U ftoh shumë. Nuk i hapte më sytë, as hante dhe as ushqehej. Unë gjeta ca kartonë të mëdhenj dhe i vura në anë të stolit që të mbanin erën e ftohtë. Netët kanë qenë shumë të ftohta këto ditë, ndërsa ne qëndronim këtu.
    Ju e lajmëruat urgjencën që t’a merrte?
    Jo, tezja ishte duke dhënë shpirt dhe ishin disa kalimtarë që e morën urgjencën në telefon. Erdhën infermierët e hodhën në barrela. E kthyen nga vdekja. Ajo kishte ditë që nuk hante e nuk pinte më, ishte nisur për në atë botë. Ja kështu na lanë për faqe të zezë në mes të katër rrugëve. Tezen e pret në botën tjetër nëna ime që më la jetim që kërthinjë. Ajo ikën e shpëton nga kjo botë, por unë nuk di se çfarë do të bëj. Me siguri që dhe unë do të kem fatin e saj.
    Ju ka dhënë bashkia ndonjë alternativë për strehim?
    Këta të bashkisë nuk na kanë dhënë asnjë shpresë. E kam takuar disa herë kryetarin e bashkisë, i cili më tha: “Na keni nxirë faqen duke qëndruar në lulishte. Ikni prej andej, se është turp të qëndroni aty”. Ndërsa unë i thashë që të na gjente një barake ku të strehoheshim.
    Po tani çfarë do të bëni?
    Nuk e di, siç po ikën tezja në botën tjetër, ashtu do iki edhe unë nga i ftohti. Nuk kam si të shkoj as deri në spital, të marr vesh si u bë, pasi më vjedhin plaçkat që kam në lulishte. Unë kam edhe frikë të gdhihem natën këtu i vetëm. Sa ishte tezja qëndronim të dy, tani kërkoj të vdes edhe unë sa më shpejt.
    Cili është apeli juaj?
    Kërkoj një barake ku të fus kokën, pasi 100 mijë lekë të vjetra pension që marr unë, nuk të jep askush shtëpi me qira. Edhe kur të vdes, komunales i mbetet të më varrosë, sepse nuk kam asnjë të ardhur tjetër.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...en-152337.html

    Dërguar nga Ben më 06-10-2013 në 10:20
    Ne bashkine socilasiste te Durresit ndodhin keto ? Tamam SOCIALE !

    Dërguar nga Ilir, shqiperi më 06-10-2013 në 10:07
    Nuk ka leke Vangjushi ti jape nje shtepi qofte dhe me qera qe tja paguaje bashkia vetem per te paguar drekat qe ha grupi socialist ka Vangjua ky popull duhet te vere mend se per ke votoi turp qe i lene njerezit te vdesin ne rruge si te pastrehe bravo qeverise dhe kryeministrit qe premtimet per te pastrehet shume shpejt i hodhi ne kosh te plehrave.

    Dërguar nga Guximtari, Gjermani më 06-10-2013 në 09:36
    Sa më te larta pallatet aq me shumë të pa strehë!!

    Dërguar nga arius, al më 06-10-2013 në 09:13
    Bashkia e Rilindjes!!!! Kush ishte velia ,tahiri dhe kompania e rilindjes ???

    Dërguar nga I PAKORRUPTUARI më 06-10-2013 në 09:08
    Kete lumadhen ose duhet ta kishte mbajtur nee JAGUAR-in e saj is-ministrja Bregu ose ta kishte kishte mbuluar me hartat e reja te kryeministris i ''rilinduri'.

    Dërguar nga Diellza, Tirane më 06-10-2013 në 09:04
    Kthejuni pronat pronareve kthejuni. Pa se cfare ndodh me njerez si kjo nenokja mos e vrisni shume mendjen. Me rendesi kane mobiljet e reja ne zyren
    e Edit sesa jeta e kesaj femre te gjore.
    Gezoni karrigen pushtetare, u shofshi te gjithe o zot. Mallkimet e kesaj nenokje ju zenshin te gjithe ju qe bete nje sy qorr e nje vesh shurdh perpara kesaj jete njeriu.

    Dërguar nga Americano, Gringo më 06-10-2013 në 08:38
    Welcome to america.

    Dërguar nga Beni, Tiranë më 06-10-2013 në 08:33
    Rilindje!!!

    Dërguar nga Dritan, Durres më 06-10-2013 në 08:23
    Turp per kete shtet te paturp.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Aktualitet shqiptar...

    Politiqenerit tane jetojne ne nje dimension tjeter... thithin kokaine mjes-drek-darke, kane mbushur kontot bankare ne Zvicerr dhe s'duan t'ia dine per asgje... mbajne blloqe shenimesh se mos harrojne 750.000 dollaret qe do i jape Gimi... djali i kontrabandistit t'ilaçeve behet minister... persona te denuar me burg nga shteti Italian per trafik droge behen deputet...

    Tallen-Tallen-Tallen, dhe vetem tallen me ket popull fatkeq!!


    Fatin tone e kane ne duar kriminelet.

    Shnet.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan skender76 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Arvima (06-10-2013),KORCARI 2 (06-10-2013)

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Aktualitet shqiptar...

    Politiqenerit tane jetojne ne nje dimension tjeter... thithin kokaine mjes-drek-darke, kane mbushur kontot bankare ne Zvicerr dhe s'duan t'ia dine per asgje... mbajne blloqe shenimesh se mos harrojne 750.000 dollaret qe do i jape Gimi... djali i kontrabandistit t'ilaçeve behet minister... persona te denuar me burg nga shteti Italian per trafik droge behen deputet...

    Tallen-Tallen-Tallen, dhe vetem tallen me ket popull fatkeq!!


    Fatin tone e kane ne duar kriminelet.

    Shnet.
    Ti nuk di se çfarë flet ! Kjo qeveri që ti po akuzon është qeveri e votuar nga populli me zgjedhje të lirë, dhe nuk ke të drejtë të akuzosh askënd pa fakte. Ju të Saliut e keni zakon... keni marë huqet e tija..vet vjedh familjarisht dhe gishtin e drejton nga të tjerët !! Turp të kenë se janë bërë si gratë e liga që vetëm shajnë, akuzojnë dhe mallkojnë nëpër televizione !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Ti nuk di se çfarë flet ! Kjo qeveri që ti po akuzon është qeveri e votuar nga populli me zgjedhje të lirë, dhe nuk ke të drejtë të akuzosh askënd pa fakte. Ju të Saliut e keni zakon... keni marë huqet e tija..vet vjedh familjarisht dhe gishtin e drejton nga të tjerët !! Turp të kenë se janë bërë si gratë e liga që vetëm shajnë, akuzojnë dhe mallkojnë nëpër televizione !!
    po ne qe jemi asnjanes kemi te drejte te akuzojme?

    te dhjefsha qeverine e rames.ky palla kujton se eshte kryetar bashkie akoma

  6. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Ti nuk di se çfarë flet ! Kjo qeveri që ti po akuzon është qeveri e votuar nga populli me zgjedhje të lirë, dhe nuk ke të drejtë të akuzosh askënd pa fakte. Ju të Saliut e keni zakon... keni marë huqet e tija..vet vjedh familjarisht dhe gishtin e drejton nga të tjerët !! Turp të kenë se janë bërë si gratë e liga që vetëm shajnë, akuzojnë dhe mallkojnë nëpër televizione !!

    Disa nga deputetet e qeverise se rilindjes tuaj, kane bere burg ne Milano per trafik droge. Nuk esht shpifje por esht fakt, te gjithe shqiptaret qe rrine ketej e dine fare mire se kush jane.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Disa nga deputetet e qeverise se rilindjes tuaj, kane bere burg ne Milano per trafik droge. Nuk esht shpifje por esht fakt, te gjithe shqiptaret qe rrine ketej e dine fare mire se kush jane.
    Ti je ushtar i Lulit dhe Salihut.
    Nuk merzitesh ti per 1 plake 90 vjecare.Problemi yt (juaj) eshte qe nuk mundeni te pajtoheni me faktin se humbet dhe tani flladituni n'opozite.
    Ti permend drogaxhinjte socialist,po nuk permend vrasesit "demokrat".
    Ju vrate njerez ne sheshin e qytetit dhe keni fytyre te akuzoni tjetrin???

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Vdes gruaja e moshuar pa shtëpi në lulishte

    Nje nga shume arsyet pse me eshte neveritur deri ne maksimum kjo qeveri talibane qe ka kaluar .

    Dhimbja edhe denigrimi i kesaj gruaje qofte mbi ata qe ja kan shkaktuar kete ! O shtaze !



  9. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Ti je ushtar i Lulit dhe Salihut.
    Nuk merzitesh ti per 1 plake 90 vjecare.Problemi yt (juaj) eshte qe nuk mundeni te pajtoheni me faktin se humbet dhe tani flladituni n'opozite.
    Ti permend drogaxhinjte socialist,po nuk permend vrasesit "demokrat".
    Ju vrate njerez ne sheshin e qytetit dhe keni fytyre te akuzoni tjetrin???
    Ushtar i Lulit dhe i Saliut.... kur nis ne ket forme, i tregon permasat vete...

    Qe ta dish mire, kisha deshire me shum se ti qe te kishte rrotacion.

    Une vlersoj njerezit dhe jo genjeshtrat elektorale.
    Socialistet si Pandeli Majko, ben Blushi apo Kastriot Islami (ish-socialist) kan e respektin tim maksimal.

    Ti ndoshta nuk e ke problem qe t'qeverisin trafikantet e droges, ndersa une ndjehem i zhgenjyer plotesisht.


    Po ta perseris, ke ne kuvend deputete socialiste qe kane bere burg ne Milano per trafik droge.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Ju vrate njerez ne sheshin e qytetit dhe keni fytyre te akuzoni tjetrin???
    mos i permend ata qe vrane o unreal pasi nje pjese e mire e atyre qe vrane dje jan martuar me ata qe po na qeverisin sot..bash ai per te cilin u vrane dje sot eshte krietar parlamenti..

    nje gje me habit ne kete mes..mire qe qeveria qe shkoi ishte kundra popullit por si tja bejme qeverise qe erdhi e qe eshte edhe sociale e qe nuk qau koken per fakiren..mire qe qeveria qe iku nuk i ra ndermend po si ka mundesi qe bashkia durres qe qeveriset nga socialet u tall me te shkrete..sikur vetem nje betoniere beton nga te firmes se tij tja kishte dhene vangjush daka kesaj fakires do ja kishte zgjidhur hallin ..duket jane me te pangopur se paraardhesit sa qe ju dhimbset edhe nje qime floku..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  11. 3 antarët më poshtë falenderuan _MALSORI_ për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Izadora (06-10-2013),Meriamun (06-10-2013),skender76 (06-10-2013)

  12. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen”

    Populli i shkret duke vene vetullat nxori syte .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •