
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Mendimi yt ne realcion me vjetersine e universit dhe botes nuk eshte as nje vezullim qe mund te kapet me kamera te CERN-it...
Universi dhe bota jane aq "te vjetra" (ne krahasim me njeriun dhe sidomos me individin) sa qe eshte absolutisht e pamundur qe kuptohet dhe pranohet cfaredo teorie shkencore, pavaresisht sa perputhet me relitetin njerezor, nese per arsye te ndryshme refuzohen teorite dhe modelet e komplikuara shkencore, te cilat pak a shume i shpjegojne disa fenomene qe e rrethojne dhe e karakterizojne boten njerezore.
Injoranca, besimi fetar, bindja politike, karakteri, interesat individuale, komoditeti etj., te cilat mund te ndikojne dhe ndikojne ne qendrimet individuale dhe te pergjithshme ndaj fenomeneve qe na rrethojne dhe teorive dhe modeleve perkatese shkencore qe i shpjegojne apo se paku mundohen ti shpjegojne, nuk mund te konsiderohen si relevante dhe percaktuese per trajtimin e gjerave ne natyre dhe univers. Te gjitha keto duhet te mbesin ceshtje private te secilit individ dhe grup. Keto qe permenda nuk mund te behen as pengese as konkurrence (zyrtare) e shkences.
Fakti qe ne bote jetojne shume me teper njerez te pashkolluar, te paemancipuar, te varfer etj., ne shumicen absolute te vendeve te botes, edhe ne ato me te zhvilluara do e bente te pamundur konkurrimin e suksesshem te shkences (abstrakte) me besimet fetare dhe bindje te ndryshme individuale nga me banalet, nese edhe zyrtarisht (ne shkolla, univesitete dhe institucione shkollore) do te lejohej qe besimi fetar, bindja politike etj. te jene te barazvlershme me shkencen.
Prandaj, besimi fetar, bindja politike etj. duhet te mbesin ne radhe te pare ceshtje private te secilit, pavaresisht te drejtes per organizimin dhe shprejen publike te tyre. Feja dhe politika duhet te mbesin fe dhe politike, ndersa shkenca shkence. Feja i ka kishat, xhamite dhe tempujt tjere, shkenca shkollat, universitetet dhe institucionet e ngjashme. Do te ishte plotesisht e mjaftueshme nese feja do te rrinte ne kisha, xhamia etj., aty ku e ka vendin e vete.
Krijoni Kontakt