Close

Rezultati i Sondazhit: (Vetem fetaret!) Besoni ne Teorine e Evolucionit?

Votues
31. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po. Besoj ne evolucion.

    15 48.39%
  • Jo. Nuk besoj ne evolucion.

    16 51.61%
Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 227
  1. #61

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Jam kurioz per kete, ku thuhet kjo?

    Citim Postuar mė parė nga ExTaSy Lexo Postimin
    S`kam gje kunder Majmunit as ai su kriju pa nje qellim nuk esht ofendim nese un nuk du te krahasona me majmun, dhe nese them qe jam me lart se nje majmun ska gje te keqe ketu na ka Dallu Zoti ku ka then se Njeriu esht Krijesa me Cmuar ne bote, dhe pa dyshim qe jem gjithcka qe u kriju pas Njeriut u kriju si nevoj per te pse jo....
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Jam kurioz per kete, ku thuhet kjo?
    Se ku ka then keshtu njejt siq e kam shkru un nuk di ta gjej por qe njeriu esht Krijesa me e Cmuar ne bot ketu ska dyshim sepse na ka pajis me shum cilesi.


    (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!” Ata thanė: “A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė!” Ai tha: “Unė di atė qė ju nuk e dini!”

    “Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė po krijoj njė njeri nga balta” (Kur’an, 38:71)
    “Ne i krijuam atė nga balta e ngjizur.” (Kur’an, 37:11)
    “Ne e krijuam atė nga argjili si qeramikė” (Kur’an, 15:26)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ExTaSy : 07-10-2013 mė 20:34
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Shkenca e mirefillte i studjon, apo te them me sakte, duhet t'i studjoje te gjithat: materialen e frymeroren/shpirteroren, te manifestuaren dhe te pamanifestuaren, te dukshmen dhe te padukshmen...me nje fjale, ajo duhet t'i studjoje, hulumtoje, kerkoje e gjeje te gjithat.
    Nese ke dashur te thuash qe shkenca duhet te jete e hapur per te eksploruar gjithcka, ke te drejte. Per shembull, femijeve ne shkolla u mesojne vetem mbi "teorine e evolucionit" te Darwin-it dhe nuk u mesojne per "intelligent design" apo "krijimi inteligjent" i njeriut, qe eshte ajo qe besimet fetare deshmojne e besojne. Ajo ku une e ti nuk biem dakord eshte se shkenca apo vete njeriu asnjehere nuk mund te "kuptoje" apo "studioje" Zotin. Zoti eshte i pakuptueshem nga njeriu pasi natyra e Tij hyjnore eshte nje natyre e ngritur dhe e pakrijuar, kurse natyra jone njerezore eshte nje natyre e ulet dhe e krijuar, krahasimisht me ate te Zotit. Eshte njesoj si te dalesh e te thuash, une do te pi gjithe ujin e oqeaneve me kete goje uji! Dhe jo vetem shkenca, por as vete njerezit e prekur nga Zoti, ata qe kane perjetuar pranine e Zotit e kane nje lidhje shpirterore te vazhdueshme me Te, (shenjtoret), as ata nuk i gjejne dot fjalet te pershkruajne ate qe perjetojne. Perjetimi i lidhjes shpirterore te njeriut me Zotin eshte nje perjetim i mistershem dhe i papershkrueshem e kuptueshem dot nga njeriu. Ne e njohim Zotin aq sa ne lejon natyra jone njerezore dhe aq sa Zoti na manifeston mbi Vetveten ne historine e njerezimit.

  4. #64

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Shume poetik ky pershkrim i zotit. Shume mire, ty te ploteson kjo eksperience qe ta jep lidhja shpirterore me zotin. Edhe te mos ishte e bazuar ne te vertete eshte e pranueshme. C'fare rendesie ka e verteta kur nje eksperience te ploteson dhe te sjell lumturi? Edhe une e kupoja dhe e respektoja nje gje te tille. Por nuk mbaron ketu! Ky zot nuk eshte zot xhentil dhe i dashur! Ky eshte zot xheloz, zot me urrejtje te pakrahasushme, dhe poshtersi te pa krahasueshme! Ky zot denon krijesat e veta perhere po qe se nuk ndjekin urdherat e tij! C'fare lloj mostre e ben kete? Do thuash ti, sic e ke thene: Zotin nuk e kupton dot mendja jote e vogel! Mbase, por po qe se une hedh poshte c'do gje e konsideroj te mire dhe fisnike dhe c'do princip moral, c'fare vlere mundet te ket zoti per mua? Asnje gje nuk ka vlere! E plotefuqishmja dhe e plote-moralshmja eshe xhentile, e dashur, e pergjegjshme, dhe nuk mundet te krijoi te ligta! Kjo me mire nuk krijonte gje fare se sa te krijonte vuajtje e padrejtesira! Edhe ne qoftese do gabonte, qe do e bente te pa persosur, do kerkonte falje nga qenjet qe i beri dem. Kjo asnjehere nuk abuzon me fuqine dhe ta perdori per te torturuar qenje pa fuqi dhe pa mbrojtje! Kjo e kupton se te abuzosh qenje te ndjeshme, sidomos te dobtin qe nuk mbron dot veten, eshte gjeja me e poshter qe nuk mundet te besh! Kjo i do te gjithe femijet e vete dhe kurre nuk i krijonte pa e ditur se nuk do te gjenin lumturine. Kjo e di se aftesia per te bere dem asnjehere nuk duhet perdorur! Kjo nuk ben padrejtesira! Kjo eshte perendi qe mundet te respektohet e te duhet. Perendia imorale e Bibles dhe Kuranit eshte moster! Kjo qenje e mbushur me urrejte, bloodlust, dhe vice, edhe te ekzistone, jo qe nuk meritonte respekt por c'do qenje morale do ta kundershtone me frymen e fundit! Nuk eshte fuqia qe ta ble respektin, eshte drejtesia dhe dashuria qe ta dhuron! Sado e fuqishme te jete, padrejtesia duhet luftuar deri nte fund pavaresisht nga pasojat! Kur ky zot i permban te tera qe une i konsideroj te padrejta si mundet ta respektoj? Po qe se une heq dore nga morali im dhe ideja e te mires, c'fare mbetet nga une? C'fare standarti me ngelet mua per te gjykuar?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese ke dashur te thuash qe shkenca duhet te jete e hapur per te eksploruar gjithcka, ke te drejte. Per shembull, femijeve ne shkolla u mesojne vetem mbi "teorine e evolucionit" te Darwin-it dhe nuk u mesojne per "intelligent design" apo "krijimi inteligjent" i njeriut, qe eshte ajo qe besimet fetare deshmojne e besojne. Ajo ku une e ti nuk biem dakord eshte se shkenca apo vete njeriu asnjehere nuk mund te "kuptoje" apo "studioje" Zotin. Zoti eshte i pakuptueshem nga njeriu pasi natyra e Tij hyjnore eshte nje natyre e ngritur dhe e pakrijuar, kurse natyra jone njerezore eshte nje natyre e ulet dhe e krijuar, krahasimisht me ate te Zotit. Eshte njesoj si te dalesh e te thuash, une do te pi gjithe ujin e oqeaneve me kete goje uji! Dhe jo vetem shkenca, por as vete njerezit e prekur nga Zoti, ata qe kane perjetuar pranine e Zotit e kane nje lidhje shpirterore te vazhdueshme me Te, (shenjtoret), as ata nuk i gjejne dot fjalet te pershkruajne ate qe perjetojne. Perjetimi i lidhjes shpirterore te njeriut me Zotin eshte nje perjetim i mistershem dhe i papershkrueshem e kuptueshem dot nga njeriu. Ne e njohim Zotin aq sa ne lejon natyra jone njerezore dhe aq sa Zoti na manifeston mbi Vetveten ne historine e njerezimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hof : 07-10-2013 mė 23:56
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    ... Ja nuk u desh shume kohe dhe te vie verzioni bashkekohore i kretenizmit ,upss i kreacionizmit, ID-ja ... mendoj,nese e marrim kosmozin dhe e shohim sa planete kemi zbuluar deri me tani, dhe askund nuk eshte gjetur Jete.Atehere duhesh patjeter te pyesesh vetveten,per c`fare hamami i eshte dashur kreatorit 'intelegjent' te krijoj kosmozin/hapsiren te "pa fund" me qellim qe te krijoj JETEN (apo njeriun) ?!
    Kjo eshte sikur te ndertosh nje ndertese me dhjetra km. te gjate,prej Shkupi deri ne Tetove, dhe ne te, te kete vetem nje Dhome !!
    Per ju nga Shqiperija, te kete nje kompleks banesash prej Tirane deri ne Sarande,dhe ne to te banoje vetem nje familje !! WTF ... Nuk me duket shume intelegjente kjo zgjidhje

    Ndersa per Njeriun,ka krijuar organin per fekale aty afer ku eshte edhe organi i njeriut per kenaqesi seksuale , ... nuk mundej pak me ndryshe,ne menyre me elegante ta zgjidhte kete "kreatori intelegjent" ?
    Apo ushqimi dhe frymemarrja te behen permes nje zgavre - sa njerez ne bote vdesin nga ngulfatja,duke tentuar njekohesisht edhe te flasin edhe te konsumojne ushqim ? ...etj.etj.

    Yeee shume intelegjent,...!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese ke dashur te thuash qe shkenca duhet te jete e hapur per te eksploruar gjithcka, ke te drejte. Per shembull, femijeve ne shkolla u mesojne vetem mbi "teorine e evolucionit" te Darwin-it dhe nuk u mesojne per "intelligent design" apo "krijimi inteligjent" i njeriut, qe eshte ajo qe besimet fetare deshmojne e besojne. Ajo ku une e ti nuk biem dakord eshte se shkenca apo vete njeriu asnjehere nuk mund te "kuptoje" apo "studioje" Zotin. Zoti eshte i pakuptueshem nga njeriu pasi natyra e Tij hyjnore eshte nje natyre e ngritur dhe e pakrijuar, kurse natyra jone njerezore eshte nje natyre e ulet dhe e krijuar, krahasimisht me ate te Zotit. Eshte njesoj si te dalesh e te thuash, une do te pi gjithe ujin e oqeaneve me kete goje uji! Dhe jo vetem shkenca, por as vete njerezit e prekur nga Zoti, ata qe kane perjetuar pranine e Zotit e kane nje lidhje shpirterore te vazhdueshme me Te, (shenjtoret), as ata nuk i gjejne dot fjalet te pershkruajne ate qe perjetojne. Perjetimi i lidhjes shpirterore te njeriut me Zotin eshte nje perjetim i mistershem dhe i papershkrueshem e kuptueshem dot nga njeriu. Ne e njohim Zotin aq sa ne lejon natyra jone njerezore dhe aq sa Zoti na manifeston mbi Vetveten ne historine e njerezimit.

    Albo,
    Po ta kishe lexuar, mes tjerash, ndonje veper te H. P. Blavatsky, "Isis unveled" ose "The Secret Doctrine" per shembull, me e pakta qe mund ta kuptosh ne te eshte se deri ne shek. 18 shkenca dhe religjioni kane shkuar bashke. Ne to, per shembull, shpjegohen edhe shembuj nga Bibla, sic eshte rasti i krijimit te botes per gjashte dite, sa jane ne te vertete 6 dite...etj. etj.
    Ti, per ate qe nuk deshe te jesh dakord me mua, e ke thene duke u bazuar ne rrethanat e diteve te sotme.
    Ne dite te sotit, Albo, si ata qe e kane religjionin ne dore (cilindoqofte ngfa religjionet), ashtu dhe ata qe e kane ne dore shkencen, artin, letersine...jane teresisht te devijuar.
    Sidoqofte, Zoti nuk mund te njihet mbrendapermbrenda nje dite. Aq me pak me metodologjine qe e perdore "shkenca" (lexoseudoshkenca) e sotme.
    Ne Bibel thuhet, gjgjs Krishti permjet Jezusit ka thene: "Ju do te sillni mrekulli edhe me te medha se une". Ky pra eshte evolucioni. Sejcili nga ne, dikur, ne nje dite, megjithese shume e larget, do ta arrijme ate shkalle dhe pertej. Zotin pra do ta njohim dalengadale. Duke u vetedijesuar. Vetedije tjeter nuk ka pos vetedijes Hyjnore (O.K. ne shkresen time te pare permendet Vetedija Kozmike. Vetedija kozmike eshte edhe me e larte se hyjnorja...)
    Shkenca pa frymezim s'mund ta bej dot as hapin as me te vogel. E prej nga vie frymezimi? Nga fryma. Frymerorja. Frymerorja gjithmone, ne te kaluaren, tashmen e te ardhmen i ka paraprire, i paraprine dhe do t'i paraprije shkences.
    Te kundert nuk ka.

    Fare e thjeshte.

    *
    klipp&klar

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Cdo njeri thirret ne besimqoft fetar shkencor ne besojm qe ka nje zot qe na krijoj prej dheu dikush besoj ne teorin e darvinit e dikush nuk beson as ne keto dya , dhe ai ateisti lidhet per besim mohon religjionin beson ateizmin injorances se vet dhe e mbron me cdo kusht, silles ka te sillesh vet instiktivisht ke mebesu dicka dhe me mohu dicka qoft e qenė apo e paqenė.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  8. #68

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Jam kurioz nese fetaret besojne ne teorine e evolucionit. Votoni vetem nqs jeni fetare. Sondazhi eshte i hapur, duken emrat.
    Me sa di une, as feja e as fetaret si rrezultat, nuk e mohojne ne menyre apsolute teorine e evolucjonizmit, pasi eshte teori e nuk eshte teoreme!
    Por mgjs nuk perjashtohet mundesia te kete aresye qe kjo teori te jete reale, prap nuk ka se si nje qe bazohet ne shkencen ti kerkoje llogari nje qe bazon krijimin pas
    nje Dizenjo Inteligjente, pra me aresye nje zhvillim dhe nje fund te llogjikshem!
    Por kurre nuk kundervihen keto dy forma krejt te kunderta te konceptimit te realitetit...
    Feja nuk e mohon qe ne shume fusha te jetes, ka nje evolucjon, por qe edhe shkenca nuk provon ato teza qe feja i promovon me shekuj!
    Pra nuk ka debat pa argumente..., eshte thjesht nje zbavitje mendore, por pa rrezultat...
    Hajt udha e mar, kush do me pranu qe katragjyshet i ka pas majmune, lum ata qe jane te realizuar ne jeten e tyre me teza si k'to!
    Pereshendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    .

    Ndersa per Njeriun,ka krijuar organin per fekale aty afer ku eshte edhe organi i njeriut per kenaqesi seksuale , ... nuk mundej pak me ndryshe,ne menyre me elegante ta zgjidhte kete "kreatori intelegjent" ?
    Apo ushqimi dhe frymemarrja te behen permes nje zgavre - sa njerez ne bote vdesin nga ngulfatja,duke tentuar njekohesisht edhe te flasin edhe te konsumojne ushqim ? ...etj.etj.

    Yeee shume intelegjent,...!
    E sa mutacione gjenetike, sindrome e semundje tjera gjenetike e jo gjenetike shkaktohen, qe nuk kane te bejne aspak nga faktoret/amibenti i jashtem. Mbi 95% e specieve/qenieve sigurojne mbijetesen duke ngrene njera tjetren. Ketu vetem me kreator intelegjent nuk kemi te bejme.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fishtani1 pėr postimin:

    semiku (08-10-2013)

  11. #70
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Edhe ti nuk ishe prezent kur lindi babai yt, nga e di qe babai yt eshte i biri i gjyshit e gjyshes tende?
    E di sepse isha aty prezent kur gjyshi me gjyshen benin sex!
    Je i kenaqur me pergjigjen tani?
    Pse patjeter duhet besuar kur jane ne pyetje perrallat abrahamike,e ne anen tjeter edhepse cdogje tregon se nuk ka mjeshter qe fshihet pas natyres,Evolucioni duhet luftuar sepse nuk ka deshmitar.
    Detektivi shkon ne vendin ku ka ndodhur krimi,dhe ne te shumten e rasteve mbeshtetet ne evidence sepse jo cdohere ka deshmitar okular.E kupton?
    Ti beson perrallave ku njerezit e verber sheroheshin,te vdekurit ngriteshin nga varri,uji behej vere,...te gjitha keto nga i "biri i zotit",e po ky gjeni mallkonte trungun e fikut pse nuk ka frut.Ku eshte logjika ketu?
    Je ne gjendje ta ringjallish nje qytet te tere nga varrezat,po kur te hahen fiq,holy crap i can't do it?

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar unreal pėr postimin:

    semiku (08-10-2013)

Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •