Close

Rezultati i Sondazhit: (Vetem fetaret!) Besoni ne Teorine e Evolucionit?

Votues
31. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po. Besoj ne evolucion.

    15 48.39%
  • Jo. Nuk besoj ne evolucion.

    16 51.61%
Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 227
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Ti beson perrallave ku njerezit e verber sheroheshin,te vdekurit ngriteshin nga varri,uji behej vere,...te gjitha keto nga i "biri i zotit",e po ky gjeni mallkonte trungun e fikut pse nuk ka frut.Ku eshte logjika ketu?
    Je ne gjendje ta ringjallish nje qytet te tere nga varrezat,po kur te hahen fiq,holy crap i can't do it?
    "... E nė mėngjes, kur po kthehej nė qytet, pati uri.
    Afėr rrugės pa njė fik dhe iu afrua, porse, pasi nė tė nuk gjeti tjetėr pėrveē gjetheve, i tha:
    “Kokėrr mė prej teje kurrė e pėr kėtė jetė mos u lidhtė!” Dhe menjėherė fiku u tha
    ... "

    - Perse Fiku duhet mallkuar ( te thahet ),perse eshte fajtor trungu i fikut qe nuk ka fruta ??!!
    Ky veprim i Jezus Krajst ne fakt eshte veprim shume agresiv dhe akt kriminel ndaj ekologjise.

    Dihet qe Urija shkakton nervozitet,acarim nervash.
    Si munde te acarohet perendija ?
    Per mallkimin,e dijme qe mallkojne panderprer.

  2. #72
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Ya rabbi!

    Midis shkencetareve nuk ka kontroversi qe evolucioni eshte i vertete. Tani vjen ti dhe i kundrshton?!
    1. Po veq keta shkencetare nuk na tregojne neve se nuk ka forme te ndermjetme.
    2. Nuk na tregojne se shpikin 'kafshe' te cilat ekzistojne vetem ne mendjen e tyre dhe qe nuk ka asnje fosil te tyre dhe dhe te njejtat 'kafshe' i bejne parardhes tane.
    3. Nuk na tregojne se po te pranohet evolucioni duhet te pranohet se nje krijese si pula pas 3 milione viteve mund te behet njeri (qe eshte pretendim i shkalles se cmendurise).
    4. Nuk na tregojne se sipas teorise se evolucionit zogjte erdhen nga dinosauret, nga nje fosil qe vetem dinosaur nuk duket. Nga nje dinosaur 10 tonesh u shndrrua ne nje zog 2 kg. Pretendim i madh pa gjetur forma te ndermjetme.
    5. Ka mospajtime po si nuk ka, kjo teori gjithmone modifikohet ne data.

    Te pershendes me nje citim nga nje profesor ne UK. Ky nuk ishte as i krishtere e as kreacionist, ky profesor i zoologjise ishte vet evolucionist.

    "Evolution is a theory universally accepted, not because it can be proved to be true, but because the only alternative, 'special creation,' is clearly impossible." (D.M.S. Watson, Professor of Zoology, London University)

    'Evolucioni eshte nje teori e pranuar boterisht, jo sepse mund te provohet se eshte e vertete, por sepse e vetmja teori alternative, 'krijimi i vecante' eshte qartazi e pa mundur.

  3. #73
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Ti beson perrallave ku njerezit e verber sheroheshin,te vdekurit ngriteshin nga varri,uji behej vere,...te gjitha keto nga i "biri i zotit",e po ky gjeni mallkonte trungun e fikut pse nuk ka frut.Ku eshte logjika ketu?
    Je ne gjendje ta ringjallish nje qytet te tere nga varrezat,po kur te hahen fiq,holy crap i can't do it?
    Albo, Deshmuesi, e Danieli ne vitin 2013 besojne nje liber (Biblen) qe flet per dragonje. Si mund qe ne vitin 2013 ne 'kohen e shkences, teknologjise, kompjuterit' njerez te besojne ne dragonje, bile ate me '7 koka dhe dhjete brire' dhe te vine te na flasin per shkence dhe dituri shkencore?

    Zbulesa 12:2 Dhe u duk njė shenjė tjetėr nė qiell: dhe ja, njė dragua i madh i kuq qė kishte shtatė kokė dhe dhjetė brirė, dhe mbi kokat e tij kishte shtatė kurora.

    Deshmuesi, Danieli, Albo besojne ne nje liber qe Perendine e sheh si 'dele, qengj', me 7 sy e 7 brire. Kjo eshte kontradikte pasi si mund te kete qengji 7 sy?! Sa te palogjikshem jane njerezit, 'i ka lene feja prapa'.

    Zbulesa 5:5 Dhe pashė, nė mes tė fronit dhe tė katėr gjenieve tė gjalla dhe nė mes tė pleqve, njė Qengj si i therur, i cili kishte shtatė brirė dhe shtatė sy, qė janė tė shtatė Frymėrat e Perėndisė, tė dėrguar nė gjithė dheun.


    1. Albo dhe Danieli besojne se keto jane shprehje figurative ne nje liber qe pershkruan nje vizion.

    2. Albo, Danieli besojne se keto jane simbole letrare.

    Per me shume lexoni edhe komentaret e Bibles.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 08-10-2013 mė 18:18

  4. #74
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    - Perse Fiku duhet mallkuar ( te thahet ),perse eshte fajtor trungu i fikut qe nuk ka fruta ??!!
    Ky veprim i Jezus Krajst ne fakt eshte veprim shume agresiv dhe akt kriminel ndaj ekologjise.

    Dihet qe Urija shkakton nervozitet,acarim nervash.
    Si munde te acarohet perendija ?
    Per mallkimin,e dijme qe mallkojne panderprer.
    I nderuar ku dole tani prej teorise se evolucionit ne interpretim te Bibles, vella hyn lexo me shume per Biblen, mund te ta preferoj nje liber qe merret me kesi 'kontradikta' por mos dil prej temes sepse ketu po flitet per evolucionin e jo a eshte besimi i krishter i vertete apo jo. Mos punoni me logjike qe te futet me shume konfuzitet sepse pernime e keni bere tollovi krejt sdini as ka hyni e as ka dilni. Me vjen keq per kritiken sepse je me i vjeter se une me sa e di.

    Respekt.

  5. #75

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Sic i thashe Nikos, evolucioni eshte teoria standarte jo kontroversiale qe mesohet ne c'do universitet! Nuk mundet ta hedhesh ti poshte! Shkencetaret kane mbi njeqind vjete qe e studiojne kete teori dhe e konsiderojne fakt! Nuk do ta hedhesh ti poshte me naive objections! Beso ekspertet, period!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    1. Po veq keta shkencetare nuk na tregojne neve se nuk ka forme te ndermjetme.
    2. Nuk na tregojne se shpikin 'kafshe' te cilat ekzistojne vetem ne mendjen e tyre dhe qe nuk ka asnje fosil te tyre dhe dhe te njejtat 'kafshe' i bejne parardhes tane.
    3. Nuk na tregojne se po te pranohet evolucioni duhet te pranohet se nje krijese si pula pas 3 milione viteve mund te behet njeri (qe eshte pretendim i shkalles se cmendurise).
    4. Nuk na tregojne se sipas teorise se evolucionit zogjte erdhen nga dinosauret, nga nje fosil qe vetem dinosaur nuk duket. Nga nje dinosaur 10 tonesh u shndrrua ne nje zog 2 kg. Pretendim i madh pa gjetur forma te ndermjetme.
    5. Ka mospajtime po si nuk ka, kjo teori gjithmone modifikohet ne data.

    Te pershendes me nje citim nga nje profesor ne UK. Ky nuk ishte as i krishtere e as kreacionist, ky profesor i zoologjise ishte vet evolucionist.

    "Evolution is a theory universally accepted, not because it can be proved to be true, but because the only alternative, 'special creation,' is clearly impossible." (D.M.S. Watson, Professor of Zoology, London University)

    'Evolucioni eshte nje teori e pranuar boterisht, jo sepse mund te provohet se eshte e vertete, por sepse e vetmja teori alternative, 'krijimi i vecante' eshte qartazi e pa mundur.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Sic i thashe Nikos, evolucioni eshte teoria standarte jo kontroversiale qe mesohet ne c'do universitet! Nuk mundet ta hedhesh ti poshte! Shkencetaret kane mbi njeqind vjete qe e studiojne kete teori dhe e konsiderojne fakt! Nuk do ta hedhesh ti poshte me naive objections! Beso ekspertet, period!
    Dy vendet e indoktrinimit te njerezve ne Amerike jane bankat e shkollave dhe ekranet e televizioneve. Ti je produkt i ketyre te dyjave dhe e ben te qarte kete gje me ate qe shpreh me lart kur thua se "teoria e evolucionit eshte standard ne universitete". Ky nuk eshte standardi qe perdor shkenca. Teoria e evolucionit e Darwinit jo vetem qe nuk eshte "standard" per shkencen e shkencetaret, por shkencetaret me ne ze ne bote kane dale kunder kesaj teorie si nje teori pa baza shkencore. Po te kerkosh ne internet, meson per keta shkencetare. Qe te kuptosh me pak fjale problemin me teorine e evolucionit eshte se bie ne kundershtim te plote me ligjet baze te fizikes: krijimi i dickaje nga hici! Ai qe beson teorine e evolucionit si te vertete, beson ne krijimin nga hici! Nje nga ligjet baze te fizikes eshte qe asgje nuk krijohet nga hici, por cdo gje krijohet e vihet ne levizje ne baze te ushtrimit te forces e transformimit te energjise. Problemi i dyte i madh qe shkenca ka me teorine e evolucionit eshte se eshte nje teori e pavertetueshme: asnje shkencetar nuk mund te rikrijoje nje "evolucion" ne laboratorin e tij e ta vrojtoje nga afer me mikroskop. Dhe shkenca nuk pranon asgje si te vertete, pa pasur prova empirike.

    Dhe ti ne shkolle e ne universitet nuk shkon qe te indoktrinohesh vetem me nje teori te tille, por shkon qe te marresh dije te gjithanshme, te mesosh mbi teorine e evolucionit te Darwin, te mesosh per "intelligent design", e plot te tjera. Nuk eshte detyra e universiteteve qe te te diktojne ty se cila teori eshte e vertete e cila jo, ashtu sic nuk eshte detyra e universiteteve te te diktojne ty cfare te besosh si te vertete. Mesimi i njeanshem i ketyre teorive e ka emrin indoktrinim e jo edukim. Ashtu si njerezit te vertetat i zbulojne e ndertojne vete, detyra e shkollave e universiteteve eshte te ofroje dije te gjithanshme.

    Albo

  7. #77

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Nuk dua te mburrem por fizika eshte nje nga lendet kryesore qe studiova ne universitet. Dhe mundet te them ty se ajo me te zeze eshte komplet arsyetim i gabuar. Fizika flet per konservim mase dhe energjie (e cila thyet ne disa raste, Quantum Mechanics). Evolucioni nuk ka nevoje fare ta thyej kete ligj. Njesoj per Abiogenesis, nuk ka asnje nevoje ta thyej kete ligj. Sepse kjo teori (e dyta) thote se jeta filloi nga substanca organike te cilat per vete erdhen nga substanca inorganike (mepare). Kjo nuk e thyen ligjin e konservimit te mases dhe energjise! Eshte vetem rearrangement of matter (ishte e vene materja ne nje menyre dhe pastaj ndryshon formen/kimine) jo dalje nga hici! Pastaj teoria e evolucionit thote se me ndryshime te vogla dhe graduale nga brezi ne brez, per kohe shume te gjate mundet te ndryshoje specia e te marri karakteristika ndryshe nga paraardhesit. Kjo nuk e thyen ligjin e konservimit te mases the energjise ne asnje menyre. Pra arsyetimi jot eshte shume i gabuar. Besoj se nuk i kupton mire keto ligje te fizikes dhe i ke aplikuar aty ku nuk aplikohen. Pse po ta them kete? Kjo eshte pika kulminante e "konfliktit" midis fundamentalisteve dhe atyre qe besojne ne shkence. Ti pa e kuptuar mire nje teori shkencore u mundove ta aplikoje dhe doli komplet e gabuar. Une, si ty e gjithe te tjeret, ka shume vende ku jame injorant. Asnje nejri nuk mundet te dije shume per c'do fushe. Por c'fare une mundohem te beje eshte qe te respektoje diturine e eksperteve ne c'do fushe dhe jo te nxjerr konkluzionet e mija pa dituri te respektueshme! Ti ne anen tjeter, si ketu, flet pa i kutuar mire gjerat dhe del ne kundershtim te eksperteve qe kane sakrifikuar dekada per te sudjuar nje dege te ngushte qe te arrijne ekspertisen. Si mudnet te debatosh ti me keta?! Nuk ta pret mendja se ky kundershtim (i gabuar) qe solle ti eshte kaq i thjeshte sa ekspertet do ta kishin marre ne konsiderate po te ishte i vertete? Nuk e ke fare respekt per njerzit qe kane nje jete te tere qe merren me dituri dhe jane me te zotet ne ate qe bejne?

    Neve duhet te jemi skeptik kur nuk i dime gjerat dhe te referohemi tek ekspertet e jo te bejme hamendime. Te gjithe jemi injorante ne shumicen e degeve, por ndryshimi eshte: kush respekton konkuzionet e eksperteve e kush i nxjerr vet sipas qefit. Ky ndryshim duket i thjeshte por ka pasoja kolosale tek njerzit. Njeri eshte njeriu intelektual qe nuk flet pa dituri, i referohet atyre qe dine, dhe mundet te besohet ne pergjithesi. Tjetri eshte pseudo-shkencetari qe beson c'fare te doje dhe i perhap keto besime te gabuara pa pergjegjesi. Une vajta ne shkolle per wisdom dhe me sa e di une kam mjaft per vete. Nuk mundet te mesohen teori te gabuara ne shkolle! Nuk mundet ti mesojme studenteve modelin Geocentrik bashke me modelin Heliocentrik, vetem se per shume kohe i dyti ishte ne kundershtim me dogmen e disa feve. Njesoje per Evolucionin. Studentet duhet te mesojne ate qe thone ekspertet.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Dy vendet e indoktrinimit te njerezve ne Amerike jane bankat e shkollave dhe ekranet e televizioneve. Ti je produkt i ketyre te dyjave dhe e ben te qarte kete gje me ate qe shpreh me lart kur thua se "teoria e evolucionit eshte standard ne universitete". Ky nuk eshte standardi qe perdor shkenca. Teoria e evolucionit e Darwinit jo vetem qe nuk eshte "standard" per shkencen e shkencetaret, por shkencetaret me ne ze ne bote kane dale kunder kesaj teorie si nje teori pa baza shkencore. Po te kerkosh ne internet, meson per keta shkencetare. Qe te kuptosh me pak fjale problemin me teorine e evolucionit eshte se bie ne kundershtim te plote me ligjet baze te fizikes: krijimi i dickaje nga hici! Ai qe beson teorine e evolucionit si te vertete, beson ne krijimin nga hici! Nje nga ligjet baze te fizikes eshte qe asgje nuk krijohet nga hici, por cdo gje krijohet e vihet ne levizje ne baze te ushtrimit te forces e transformimit te energjise. Problemi i dyte i madh qe shkenca ka me teorine e evolucionit eshte se eshte nje teori e pavertetueshme: asnje shkencetar nuk mund te rikrijoje nje "evolucion" ne laboratorin e tij e ta vrojtoje nga afer me mikroskop. Dhe shkenca nuk pranon asgje si te vertete, pa pasur prova empirike.

    Dhe ti ne shkolle e ne universitet nuk shkon qe te indoktrinohesh vetem me nje teori te tille, por shkon qe te marresh dije te gjithanshme, te mesosh mbi teorine e evolucionit te Darwin, te mesosh per "intelligent design", e plot te tjera. Nuk eshte detyra e universiteteve qe te te diktojne ty se cila teori eshte e vertete e cila jo, ashtu sic nuk eshte detyra e universiteteve te te diktojne ty cfare te besosh si te vertete. Mesimi i njeanshem i ketyre teorive e ka emrin indoktrinim e jo edukim. Ashtu si njerezit te vertetat i zbulojne e ndertojne vete, detyra e shkollave e universiteteve eshte te ofroje dije te gjithanshme.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hof : 08-10-2013 mė 23:52
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar hof pėr postimin:

    yllbardh (23-10-2013)

  9. #78
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Dy vendet e indoktrinimit te njerezve ne Amerike jane bankat e shkollave dhe ekranet e televizioneve. Ti je produkt i ketyre te dyjave dhe e ben te qarte kete gje me ate qe shpreh me lart kur thua se "teoria e evolucionit eshte standard ne universitete".
    Nje nga vendet e indoktrinimit te fetareve, eshte kisha(ose xhamija)!! A do te thote kjo se termi "indoktrinim" siē e perdore ti eshte negativ??!! Teoria e Evolucionit te specieve, jo vetem qe eshte standard ne universitete e kudo qe mesohet shkenca e mirefillte, por eshte edhe e vetmja teori qe shpjegon lindjen e jetes mbi toke!! Ti, si produkt i indoktrinimit ne kishe, nuk je i afte te dalesh jashte gardhit te kotecit qe i ke krijuar vetes!!
    Ky nuk eshte standardi qe perdor shkenca. Teoria e evolucionit e Darwinit jo vetem qe nuk eshte "standard" per shkencen e shkencetaret, por shkencetaret me ne ze ne bote kane dale kunder kesaj teorie si nje teori pa baza shkencore. Po te kerkosh ne internet, meson per keta shkencetare.
    Llogje talibaneske!!! Sill edhe sikur nje shkencetar te vetem ne ze te botes se lire(jo shkencetar te tipit te Harun Jahjas) e nuk do te te quaj me Albo talebani!!!
    Qe te kuptosh me pak fjale problemin me teorine e evolucionit eshte se bie ne kundershtim te plote me ligjet baze te fizikes: krijimi i dickaje nga hici! Ai qe beson teorine e evolucionit si te vertete, beson ne krijimin nga hici! Nje nga ligjet baze te fizikes eshte qe asgje nuk krijohet nga hici, por cdo gje krijohet e vihet ne levizje ne baze te ushtrimit te forces e transformimit te energjise. Problemi i dyte i madh qe shkenca ka me teorine e evolucionit eshte se eshte nje teori e pavertetueshme: asnje shkencetar nuk mund te rikrijoje nje "evolucion" ne laboratorin e tij e ta vrojtoje nga afer me mikroskop. Dhe shkenca nuk pranon asgje si te vertete, pa pasur prova empirike.
    Asnjehere nuk kam lexuar kaq idiotesira te shkruara bashke(perjashto Nuh Musen)!!
    E para e punes, teoria e Evolucionit te specieve, asnjehere nuk ka hedhur tezen e krijimit nga hiēi(prerogative kjo e fese)!!Kjo deshmon nivelin e indoktrinimit tend, i cili te shtyn te diskutosh per diēka qe nuk njeh!!
    E dyta e punes, nuk ka njerez qe "besojne" ne teorine darwiniane, por ka njerez qe studiojne faktet dhe argumentat shkencore te kesaj teorie dhe perpiqen qe me argumenta te reja ta plotesojne!!
    E treta e punes, kur flet per vertetueshmerine e teorise darwiniane, flet duke patur parasysh zinxhirin e specieve ng astadet me te ulta ne ato me te zhvilluarat apo "evolvimin" e fetusit njerezor nga larve ne njeri??!! Ta them une, asnjeren nga keto, pasi je plotesisht i paditur ne kete fushe e flet badihava, me keq se Harun Jahja!!
    E katerta e punes, per sa i perket rikrijimit ne laborator, vetem talebanet mund te sjellin si "argument" nje idiotesi te tille, pasi mjafton te themi se as sistemin diellor nuk mund ta krijojme ne laborator, as sistemin meteorologjik tokesor, madje as "kohen" qe permendim ore e ēast!!!
    E pesta e punes, as "zhvillimin" e trurit tend nuk mund te vrojtojme me mikroskop; a eshte ky nje argument se truri yt nuk mund te jete i "zhvilluar"??!

    Albo "gdhendesi", mos e ndyj fytyren me nderhyrje ne fusha ku s'ke haber, se pastaj nuk te bejne lazem kercenimet me perjashtime, per te te dhene qetesi shpirterore!!
    Jarigas

  10. 2 antarėt mė poshtė falenderuan jarigas pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    semiku (09-10-2013),yllbardh (23-10-2013)

  11. #79
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Teoria e evolucionit e Darwinit jo vetem qe nuk eshte "standard" per shkencen e shkencetaret, por shkencetaret me ne ze ne bote kane dale kunder kesaj teorie si nje teori pa baza shkencore.
    Na vej ndonje reference, se na vdiqe
    Mos e kishe fjalen per Deepak Chopra?
    Njeriu mund te beje pohime te cuditshme por gjithsesi mban anesh dhe nje fare burrerie, jo kaq haptasi se paguan "haracin e publikut" pak a shume si kjo me poshte.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Scion pėr postimin:


  13. #80

    Pėr: Fetare, Besoni ne Teorine e Evolucionit?

    doni shkencetar qe kundershtojne teorine e darvillit? ah, kjo puna e internetit sa problematike

    http://www.discovery.org/B670F20C-47...ownload&id=660
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •