Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Ne lidhje me Gjandrat !?

    Pershendetje desha te dij cfar jan Gjandra Tiroide limfoma. Dhe sa eshte e rrezikshme per jeten e njeriut si trajtohen keto a mund te kryhen keto trajtime ne Kosove dhe Shqiperi ?
    Si shfaqen keto pse shfaqen ?
    Ju shnes Lexuesi_

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Pėr: Ne lidhje me Gjandrat !?

    http://gazetadita.al/gjendrat-tiroide-faktoret-qe-e-shkaktojne-dhe-perkujdesja/

    Nuk e di a te ndihmon ky linku.

    Une jam kuruar ne Shqiperi,para shum vitesh,por shkenca ka ecur perpara tani.

    Te pershnes Lexus

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Ne lidhje me Gjandrat !?

    Lexues, je i sigurt qe behet fjale per linfoma te gjendres tiroide? mund te me thuash si u diagnostikua? dmth nepermjet ciles metode arriten mjeket ne kete konkluzion?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ne lidhje me Gjandrat !?

    Kurat popullore pėr gjėndrat tiroide
    Publikuar mė: 09/10/2013 10:51

    tiroidet 2Gjėndrat tiroide (me mungesė dhe tepricė jodi), gjenden nė pjesėn e mesme tė fytit dhe shėrbejnė pėr tė rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalėn metabolizėm, shprehet shpejtėsia ose frenimi i djegies sė substancave ushqimore nė inde pėr tė prodhuar energji, si edhe pėr zhvillimin e organeve tė ndryshme tė trupit. Funksioni i gjėndrave tiroide varet shumė dhe nga sasia e jodit qė hyn nė organizėm. Gjėndrat tiroide kanė kėto shenja: dalja jashtė e kokėrdhokėve tė syrit, sytė janė tė shkėlqyeshėm e tė gjallė, kanė dridhje duarsh, kanė dobėsim trupi, rrahjet e zemrės bėhen mė tė shpeshta dhe mė tė forta. Tė sėmurėt me gjėndra tiroide preken shpejt, qajnė pėr hiē gjė, kanė dhimbje koke, lėkura rri e djersitur dhe e ngrohtė, shpesh e skuqur, kanė heqje barku, ērregullime menstruacionesh tek gratė, shtrėngesa tė gjoksit, bllokim tė frymėmarrjes.

    Struma

    Ėshtė njė sėmundje qė shoqėrohet me zmadhimin e gjėndrės tiroide, shfaqet mė tepėr tek gratė nė ēdo moshė. Gjėndrat zmadhohen nė forma dhe mėnyra tė ndryshme. Pėr shembull, gjėndrat zmadhohen nė mes ose nė tė dyja anėt, apo njėra anė me pėrmasa tė ndryshme, disa herė nė njė kohė tė shkurtėr, disa herė gradualisht. Gusha endemike (struma), quhet ajo sėmundje qė shkaktohet nga mungesa e jodit nė vendet malore. Personat shqetėsohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjėndrat tiroide me mungesė jodi gjenden tek personat nė vendet malore, kurse ato me tepricė tė jodit, nė bregdet. Ka raste shumė tė rralla qė tek ndonjė person ndodh e kundėrta. Gjėndrat tiroide me tepricė tė jodit janė mė tė vėshtira pėr kurim, sesa ato me mungesė jodi.Kurimi pėr mungesė jodi. Nė 1 litėr raki tė fortė rrushi 18 gradė, tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhen 40 kokrra arra tė vogla (kur kanė push pėrsipėr). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditė nė vende tė errėta. Pihet 1 filxhan, 2 herė nė ditė, nė mėngjes esėll dhe nė darkė para gjumit. Kjo ėshtė metoda pėr personat qė vuajnė nga mungesa e jodit. Personat qė kanė gjėndra tiroide me mungesė jodi, duhet tė mbajnė te koka e krevatit njė degė pishe me bohēen e saj, qė ēliron jod me grykė hapur nga darka nė mėngjes. I sėmuri me tiroide duhet tė konsumojė sa mė shumė hurma tė pjekura mirė, mundėsisht tė qullosura. Pra nė vjeshtė, kur ėshtė dhe stina e kėtij fryti, tė hahen njė orė para buke nga 6-10 kokrra pėr 30 ditė. Ata qė vuajnė nga gjėndrat tiroide duhet tė pinė ēdo ditė lėngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gr lėvore qė zihen nė 500 gr ujė pėr 20 minuta; ky lėng pihet 2 herė nga 1 filxhan kafeje esėll nė mėngjes. Duhet tė konsumoni edhe mishin e peshkut qė rritet nė det, qė ka shumė jod, dhe jo ata peshq qė rriten nė liqene me ujėra tė ėmbla.

    http://www.gazetarepublika.al/2013/1...ndrat-tiroide/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ne lidhje me Gjandrat !?

    Si t’i parandalojme gjendrat tiroide ?
    Publikuar mė: 12/09/2013 9:16

    tiroidet 2Sėmundja e gjėndrave tė tiroideve ėshtė shqetėsuese pėr njė pjesė tė mirė tė popullsisė qė janė tė prekur nga ajo.

    Ēfarė janė gjėndrat tiroide?

    Gjėndra tiroide ėshtė e vogėl dhe ka formėn e njė fluture. Ajo gjendet nė pjesėn e pėrparme tė qafės. Tiroidi formohet nga dy lobe qė mbėshtjellin trakenė dhe e tėrė gjėndra peshon jo mė shumė se 30 gramė. Tiroidi ėshtė pjesė e sistemit endokrin, i cili pėrbėhet nga disa organe dhe inde qė prodhojnė, mbajnė dhe sekretojnė drejt e nė gjak hormone lajmėtarė kimikė. Tiroidi pėrbėhet nga shumė folikula ose qeska tė mbushura me lėng veshtullor, ku gjenden hormonet e tiroidit. Kėto hormone kanė pėrmbajtje tė madhe jodi. Nė, fakt 80 pėr qind e jodit nė trupin e njeriut gjendet nė tiroid. Mungesa e jodit nė ushqim, mund tė shkaktoj zmadhimin e tiroidit.

    Cili ėshtė funksioni i tiroidit?

    Hormonet e tiroidit rregullojnė shkallėn e metabolizmit nė trupin e njeriut. Ato nxitin rritjen dhe pėrtėritjen normale tė indeve. Ndikojnė nė ritmin e zemrės dhe kujdesen tė prodhohet energji pėr muskujt dhe pėr nxehtėsinė trupore. Funksion tjetėr ėshtė se ai ndihmon mėlēinė qė tė heqė nga gjaku trigliceridet e tepėrta dhe lipoproteinat me dendėsi tė ulėt, qė quhet kolesterol i dėmshėm. Nga ana tjetėr, mangėsia e madhe e hormoneve tė tiroidit mund tė shkaktojė rritjen e kolesterolit tė dėmshėm dhe pakėsimin e lipoproteinave me dendėsi tė lartė, pra kolesterolin e dobishėm. Nė aparatin tretės, hormonet e tiroidit pėrshpejtojnė sekretimin e lėngjeve tretėse.

    Cilat janė shkaqet e keqfunksionimit tė gjėndrave tiroide ?

    Siē e pėrmenda dhe nė fillim keqfunksionimi i tiroidit mund tė jetė pasojė e mungesės sė jodit nė ushqim, lodhjes fizike , stresit mendor, defekte gjenetike, infeksioneve, sėmundjeve ose efekteve anėsore tė ilaēeve qė pėrdoren pėr tė kuruar sėmundje tė ndryshme. Zmadhimi i tiroidit mund tė jetė simptomė e ndonjė sėmundjeje. Zmadhimi mund tė jetė i pėrgjithshėm ose nė formė nyjash. Zakonisht tiroidi i sėmurė prodhon hormone me tepri ose me pakicė. Prodhimi me tepri quhet hipertireozė, ndėrsa prodhimi me pakicė , hypotireozė.

    Cilat janė simptomat qė ka njė njeri i sėmurė nga tiroidi?

    Nė rastin e hipertierozės simptomat janė: nervozizmi i tepruar, rėnia e pa shpjegueshme nė peshė, rrahje tė shpeshta tė zemrės, shtim i lėvizjeve tė zorrėve , ērregullime tė menstruacioneve , acarim, ankth, luhatje tė humorit, sy tė dalė, debulesė muskujsh, pagjumėsi, si dhe flokė tė hollė dhe delikat. Ndėrsa , hypotireoza shkakton plogėshti mendore, shtim peshe i pa shpjegueshėm, rėnie flokėsh, kapsllėk, ndjeshmėri e jashtėzakonshme ndaj tė ftohtit, ērregullime tė menstruacioneve ,depresion, ndryshim tė zėrit(trashje ose ngjirje) ,humbje tė kujtesės ose lodhje.

    Si mund t’i kurojmė gjėndrat tiroide ?

    Nė rast se ne kemi probleme me tiroidet duhet tė bėjmė analizat. Nė rast se analizat tregojnė se tiroidi ka aktivitet tė ulėt , zakonisht rekomandohen analiza pėr tė gjetur antitrupat qė sulmojnė gjėndrėn. Nga ana tjetėr, nėse analiza tregon se ka aktivitet tė lartė , zakonisht bėhet njė shintigrafi (ekzaminim ku pėrdoret jodi radioaktiv) me kusht qė pacienti tė mos jetė grua shtatzėnė apo qė ushqen me gji fėmijėn. Kur zbulohen, nyjėza, nė tiroid mund tė nevojitet biopsia pėr t’u siguruar qė nuk bėhet fjalė pėr masa malinje.

    Si mund t’i parandalojmė problemet me tiroidin?

    E rėndėsishme ėshtė qė ushqimi qė marrim tė pėrmbajė jod mjaftueshėm. Njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė marrė kėtė element jetikė ėshtė ngrėnia e peshqve tė ujėrave tė kripura , si dhe frutat e detit. Ndėrkohė qė, sasia e jodit nė zarzavate dhe mishra ndryshon nė varėsi tė pėrbėrjes kimike tė tokės. Pėr tė kompensuar mungesėn e kėtij elementi nė ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripės sė gjellės( veprim qė e ndėrmerr qeveria). I rėndėsishėm pėr tiroidin ėshtė dhe seleni. Edhe sasia e selenit nė zarzavate, mish dhe qumėsht varet pėrsėri nga pėrbėrja kimike e tokės. Frutat e detit dhe arrat e Brazilit kanė me bollėk kėtė element.

    Cilat zarzavate nuk duhet tė pėrdorim gjatė kohės sė kurimit?

    Zarzavatet qė nuk duhet tė pėrdorim gjatė kohės sė kurimit kur jemi me hypotireoz janė: bizelja, lakra, lulelakra, fasulja sepse kėto thithin shumė jodin. Mirė ėshtė tė marrim dy hurma nė ditė, jod dhe kripė tė jodizuar dhe njėkohėsisht gjatė verės duhet tė shkojnė nė plazh, kurse tė sėmurėt qė vuajnė nga hiperteroza nuk duhet tė shkojnė nė plazh gjatė kohės qė janė me diagnozė.

    http://www.gazetarepublika.al/2013/0...ndrat-tiroide/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •