Halimi: Anulimi i koncesioneve antikushtetues, Rama shkel tė drejtat e biznesit

TIRANE - Ish-ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi akuzon qeverinė “Rama” pėr shkeljen e tė drejtave tė bizneseve me vendimet pėr anulimin e koncesioneve.

“Vreri dhe hakmarrja politike, kanė verbuar Edi Ramėn, i cili po shkel ēdo ditė Kushtetutėn e vendit dhe tė drejtat kushtetuese tė qytetarėve shqiptare.

Ashtu siē deklaroi dhe sot dhe po vepron prej 2 javėsh, Edi Rama ēdo ditė po anulon koncesionet e biznesit duke kėrcėnuar drejtpėrdrejt, Kushtetutėn e vendit, themelet e shtetit ligjor, ekonominė e vendit, biznesin dhe gjithė qytetarėt shqiptarė”.

“Biznesi shqiptar, nėpėrmjet koncesioneve tė miratuara nga qeveria, ka fituar njė tė drejtė ligjore dhe kushtetuese qė pėrbėn garantimin e sigurisė juridike nė njė vend demokratik dhe shtet ligjor. Kėto tė drejta tė fituara, nuk mund tė injorohen, tė mohohen apo shkelen, sepse nė tė kundėrt, dhunohet drejpėrdrejtė parimi kushtetues i sigurisė juridike”.

Sipas Halimit, vendimi pėr anulimin e koncesioneve ėshtė kryekėput njė veprim i kryer nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn.
“Anulimi i koncesioneve qė po bėhet nga verbėria e hakmarrjes primitive tė Edi Ramės, ėshtė tėrėsisht, kryekėput njė veprim i kryer nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn e vendit, dhe tė paktėn 5 vendime tė Gjykatės Kushtetuese, 20/2006, 9/2007, 36/2007, 10/2008, 27/2010, pa pėrmendur kėtu me dhjetra vendime tė GJEDNJ-sė, vendime kėto qė mbrojnė Kushtetutėn, shtetin ligjor, sigurinė juridike, sistemin ekonomik tė vendit, mbrojnė biznesin dhe qytetarėt nga arbitrariteti i verbėr i njė politike hakmarrėse dhe dhunuese tė biznesit. Vendime kėto qė kanė fuqi detyruese dhe kanė njė qėllim tė vetėm: Garantimin e dinjitetit njerėzor, drejtėsisė dhe sigurisė juridike te qytėtareve shqiptare”.

Sipas Halimit, ky dėm do tė paguhet me vendime tė tjera gjykate, me dėme financiare nė buxhet, dhe se Rama me shkeljet ė bėn do tė pėrgjigjet sipas Kushtetutės.
“Ky dėm antikushtetues dhe antiligjor qė po i shkaktohet biznesit dhe ekonomisė sė vendit, padyshim qė do tė paguhet siē parashikojnė me dhjetra vendime tė GJEDNJ-sė, tė Gjykatės sė Arbitrazhit Ndėrkombėtar dhe tė paktėn 5 vendime tė Gjykatės Kushtetuese tė vendit, qė kanė fuqinė e ligjit.

Por pėr kėtė dėm financiar tė jashtėzakonshėm, antikushtetues dhe antiligjor, qė po shkakton Edi Rama me arbitraritetin e vetė, do tė paguajė buxheti i shtetit dhe jo buxheti i Ramės. Do tė paguajnė qytetarėt shqiptarė me taksat e tyre, me paratė e tyre, nga xhepat e tyre dhe jo xhepi i Ramės apo ministrave tė tij, qė po dhunojnė Kushtetutėn dhe ligjin.

Ligji dhe Kushtetuta janė tė barabartė pėr tė gjithė. Kush shkel ligjin dhe Kushtetutėn duhet tė pėrgjigjet”.

(d.b/BalkanWeb)