Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: Rama: Shqipëria në krizën më të thellë që prej ’97. Zgjidhja? Shlyerja e borxhev

    Çeshtjen e Arkes se Shtetit bosh, Rama e ka deklarue edhe gjate fushates, edhe para 23 qershorit, edhe me 21 janar qe desh te rrezonte qeverine. Lind pyetja: Çka iu desh te merrte Qeverine me njimije e nji menyra korruptive, duke blere vota, duke bere kualicion me Meten qe s' la fjale te ndyre pa thene per 'te?! A thue per me mbush arken apo xhepat e vet erdhen n' pushtet?! Deri tash, megjithse kane kalue 100-ditet e famshme kur do te shihnim ndryshime: veç fjale, fjale zotni po ndigjojme. Po, shkatrrime ndertimesh n' bregdet, nderrim vendesh politike n'administratê, vendosje ministrash te papergjegjshem si puna e atij t' te PËRMBRENDSHMIT qe u ban presion psikologjik te arratisunve nga burku: " Dorzohuni sot, se neser asht vonë! ha-ha-ha s' ka monolog ma qesharak, se mos kane ik me u dorezue, hahaha. S'mbahet shteti me militante qe s' dine me perdore pushken, qe pëgëhen (dh...) ne brek kur u kalojne kriminelat perpara. Policia do njerez te pergtitun fizikisht, te ndergjegjshem per ruejtjen e objektit per te cilin paguhen. Te ruesh burgun, s' do te thote te bash fushat a te shperndash para ne qender te votimit. Shteti shkermoqet nga militantet qe kujtojne se e bajne shtetin me llafe e lloqe Kavaje, ose tue dhane urdhna nga zyra. Asnjsend nuk u ba deri tash. E populli do vende pune, do siguri rrugore, do ilaçe per te semure, do spitale pa lekë, do mjek te pakorruptuem, do parate te shkojne ne fondet e shtetit e jo: "mblodhem aq e kaq para nga doganat " e korruptueme" me aq e kaq tejkalime planifikimesh, etj. etj. Ku jane ata para?! Çka po bahet per Shqipnin, per permiresim te mireqenies. Premtuen shume per me ardh n' pushtet. A s' thane edhe baballaret e tyne se kur t' clirohet Shqipnia: " Do hame me lugë ari?!, se token do ta marre ai qe punon e e shtetezoi e kolektivizoi, shkatrroi male e pyje me slloganin:" t'u qepemi kodrave e maleve, t' bejem toke buke e teraca, ta bajme fshatin si qytetin, hahaha. Krejt u bane me llafe. E fshatari, malsori i patoke, mesyni qytetin e mire bani, po pa pune prap se prap. Shoh ketu ne Forum... se ka shume militante partiake te te dy kraheve. Populli s'ha politike, se asht ngí tash 23-vjet. Do qetsi, siguri, mireqenie e punesim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga BROZALINI : 27-11-2013 më 07:28

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama: Shqipëria në krizën më të thellë që prej ’97. Zgjidhja? Shlyerja e borxhev

    Do te ishte gabm i rende i Rames dhe qeverise se tij, nese do te shpresonin se populli (votuesi) i 2017 do t'i votonte perseri me parulla te tilla...
    Nese ne vitin 2017 shumica e shqipetareve do te jene dukshem me te pakenaqur se ne vitin 2013, pavaresisht veprimeve dhe vendimeve te Rames dhe qeverise se tij, atehere do te jete veshtire te fitohet edhe nje mandat tjeter. Pervec ne qofte se opozita do te jete kaq e dobet sic eshte aktualisht ose nese manipulohen votat. Ngjarje te jashtezakonshme pak para zgjedhjeve apo ne prag te zgjedhjeve gjithashtu mund te ndikojne shume ne rezulatin e votave.
    Sidoqofte, shumices se popullit (te 2017 ose edhe 2021) nuk i intereson shume se kush cfare beri ne vitin 2009-2013 e me pare.
    Nese qeveria e Rames nuk ka mundesi te qeverise vendin, me keto qe ka gjete apo ka, ne ate menyre qe standardi jetesor i shumices te mos pesoje renje te dukshme ose ne rastin me te mire te permiresohet, atehere shume votues qe e kane votuar ne 2013 nuk do te votojne ne 2017.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Rama: Shqipëria në krizën më të thellë që prej ’97. Zgjidhja? Shlyerja e borxhev

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Do te ishte gabm i rende i Rames dhe qeverise se tij, nese do te shpresonin se populli (votuesi) i 2017 do t'i votonte perseri me parulla te tilla...
    Nese ne vitin 2017 shumica e shqipetareve do te jene dukshem me te pakenaqur se ne vitin 2013, pavaresisht veprimeve dhe vendimeve te Rames dhe qeverise se tij, atehere do te jete veshtire te fitohet edhe nje mandat tjeter. Pervec ne qofte se opozita do te jete kaq e dobet sic eshte aktualisht ose nese manipulohen votat. Ngjarje te jashtezakonshme pak para zgjedhjeve apo ne prag te zgjedhjeve gjithashtu mund te ndikojne shume ne rezulatin e votave.
    Sidoqofte, shumices se popullit (te 2017 ose edhe 2021) nuk i intereson shume se kush cfare beri ne vitin 2009-2013 e me pare.
    Nese qeveria e Rames nuk ka mundesi te qeverise vendin, me keto qe ka gjete apo ka, ne ate menyre qe standardi jetesor i shumices te mos pesoje renje te dukshme ose ne rastin me te mire te permiresohet, atehere shume votues qe e kane votuar ne 2013 nuk do te votojne ne 2017.

    Ekziston vetem nje FORMULE per mbajtjen e pushtetit te socialisteve,,,,,,,,,,dhe kjo ashte , zgjerimi i administrates + prona shteterore + nje elite biznesmenesh te favorizuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 06-12-2013 më 00:45

  4. #44

    Për: Rama: Shqipëria në krizën më të thellë që prej ’97. Zgjidhja? Shlyerja e borxhev

    Raporti i FMN: Qeveria po krijon detyrime të reja ndaj biznesit

    Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të tij për Shqipërinë tërheq vëmendjen që të bëhet kujdes në moskrijimin e detyrimeve të reja të prapambetura ndaj biznesit. Sipas një vëzhgimi që FMN ka bërë për muajin mars ka treguar se janë krijuar 360 milionë lekë (rreth 0.03 % të PBB-së) detyrime të reja gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, sipas FMN-së kjo reflekton gjerësisht vonesa nga një pjesë e këtyre institucioneve për të regjistruar bonot në Thesar në kohë të mjaftueshme për të marrë pagesën. FMN pohon se, ka dhënë instruksione që do të shmangnin këto vonesa në të ardhmen. Institucioni pret që qeveria shqiptare të qartësojë në mënyrën e duhur çdo detyrim të prapambetur që do të zbulohet përgjatë këtij procesi. FMN thekson se do të vazhdojë të forcojë aftësinë raportuese për të dhënat financiare të agjencive qeveritare. Raporti tremujor i grumbullimit të detyrimeve të prapambetura, i kryer për herë të parë në prill 2014, që synonte të mblidhte informacion mbi detyrimet e papaguara të pesë ministrive qendrore do të vazhdojë në gusht dhe do të zgjerohet që të përfshijë dhe objektivat e vazhdueshme strukturore, theksohet në raportin e FMN-së. FMN do të vazhdojë të japë një raport të konsoliduar, 75 ditë pas mbarimit të çdo tremujori. Në tetor, do të mbulohen dhe 5 ministri shtesë. Deri në fund të muajit korrik pritet që kthimi i detyrimeve të prapambetura të arrijë 25 miliardë lekë. Lëvrimi i detyrimeve të prapambetura është përshpejtuar ndjeshëm muajt e fundit, pas presioneve të rritura nga Ministria e Financave tek ministritë e linjës dhe institucionet e tjera me të cilat bizneset kishin lidhur kontratat. Në mars, qeveria shqiptare miratoi strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, që u llogaritën në rreth 72 miliardë lekë dhe do ktheheshin përgjatë 2014-2016, ndërsa Ministri i Financave deklaroi pak ditë më parë se ky proces mund të mbarojë në maj të 2015-s. Deri në fund të muajit korrik, financat do të shlyejnë 25 miliardë lekë. Ndërkohë, së shpejti pritet të fillojë punën kompania audituese Ersten Young, që do të auditojë procesin e deritanishëm të shlyerjes së detyrimeve. Auditimi është kërkuar nga FMN e cila në raportin e saj të fundit thekson se ka një vonesë në përmbushjen e objektivit strukturor për kontraktimin e auditorëve të jashtëm që do të zhvillojnë auditin e bazuar te risku të ecurisë së pagesave të prapambetura, i cili nuk është përmbushur, por që qeveria pret që ta plotësojë atë në javët në vijim. Pas procesit të auditit pritet të përshpejtohet kryerja e pagesave të prapambetura. Qeveria synon që deri në fund të vitit të paguajë në total 35 miliardë lekë detyrime të infrastrukturës, rimbursim të TVSH-së, apo pagesa të tjera

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •