Mos u merzit se do ta shofesh Edin.Ja ngopi popullit jo mua o legen se nuk me njeh qe me gjykon. Arka bosh arka bosh hani topet e Edit hani.
Mos u merzit se do ta shofesh Edin.Ja ngopi popullit jo mua o legen se nuk me njeh qe me gjykon. Arka bosh arka bosh hani topet e Edit hani.
berishiane te cmendur,po do e shohim edin se salic berishovicis e pame ,4 zyrtare te ministrit grek kseres,kerkohen nga drejtesia per vjedhje parash...dhe :
Qeveria “Berisha”, 414 mln lekë dëme shtetit në 2012
-Bujar Leskaj firmos kontrollin më të ashpër që është kryer ndaj qeverisë “Berisha”. 414 milionë lekë është dëmi i shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej keqmenaxhimit të fondeve nga institucionet shtetërore. “Gazeta ‘Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin e plotë 262 faqësh të Kontrollit të Lartë të Shtetit dërguar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2012. Raporti evidenton faktin se 2.12 miliardë lekë dëme i janë shkaktuar buxhetit nga ministritë, institucionet e administratës së lartë publike dhe entet e ndryshme buxhetore. Në krye të këtyre institucioneve qendron Universiteti i Tiranës, me një dëm financiar të shkaktuar shtetit prej 86 milionë lekësh. Direkt pas tij vjen Ministria e Brendshme, e cila gjatë drejtimit nga Flamur Noka, ka shkaktuar 55 milionë lekë dëme shtetit. Në projektet me financim të huaj dëmi llogaritet në 103 milionë lekë, ku përmenden si problematike një sërë akses rrugore, si ai Milot-Rrëshen, Ndërtimi i Terminalit të Portit të Durrësit, përmirësimi i rrugëve dytësore, ndërtimi i segmentit Kalimash-Rexhepaj, rehabilitimi i Bistrica 1 e 2, ndërtimi i by pass Durrës dhe nyja e Vorës.
Tenderët
Shqipëria vijon që të vuajë respektimin e ligjit. Ndonëse vendi ynë ka qenë në monitorimin e rreptë të institucioneve europiane, vijohet me moszbatimin e ligjit. Raporti i KLSH-së paraqet tepër problematik tenderët e zhvilluar gjatë një viti më parë. Raporti konstaton se nga 231 tenderë të audituar, në 199 prej tyre janë konstatuar 400 shkelje të procedurave të prokurimit duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit në shumën 1.9 miliardë lekë të vjetra. Nga këto shkelje, 59 për qind e tyre janë gabime në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, në 16 për qind në fazën e tenderimit dhe 25 për qind në fazën e lidhjes dhe të zbatimit të tenderit. Me numrin më të lartë të shkeljeve është, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Banka e Shqipërisë etj. Shpenzimet me financim të huaj në krahasim me fondet e shpenzuara një vit më parë, paraqiten me rritje të konsiderueshme në masën rreth 22.4% dhe në vlerë 6,275 milionë lekë më tepër. KLSH ka konstatuar dhe evidentuar disa parregullsi dhe shkelje të legjislacionit, me pasojë dëm ekonomik në 9 projekte në vlerën 103,331 mijë lekë (510,096 euro dhe 161,228 USD, e 15,150 mijë lekë), nga të cilat: në fushën e prokurimit 54,343 mijë lekë, të tatim taksave 47,524 mijë lekë dhe shpenzime të ndryshme 1,464 mijë lekë. KLSH shprehet se vetëm në projektin "Rehabilitimi i hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2", për shkak të ritmeve të ulëta dhe mosrespektimit të afatit të disbursimeve; vonesave në realizimin e objektivave dhe komponentëve të projektit, vlera e dëmit ekonomik të shkaktuar si pasojë e mosderdhjes së detyrimit për të ardhurat e përfituara llogaritet në 320,953 euro. Ndërsa në një tjetër projekt të qeverisë shqiptare, atë të "Ndërtimit të segmentit rrugor Milot-Rrëshen", nuk janë përfshirë në prioritetet e investimeve, të zgjerimit të segmentit rrugor Milot-Rrëshen me dy korsi të tjera sipas standardeve të parashikuara në ndërtimin e aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë dhe vlera e demit ekonomik shkaktuar në fushën e prokurimit ka rezultuar në shumën 123,157 dollarë usd, e konvertuar në lekë 12,808 mijë lekë. Krahas masave organizative, KLSH ka kërkuar marrjen e masave për shpërblimin e dëmit në 31 raste për 9 projekte dhe ndëshkimi i personave përgjegjës për mangësitë dhe problematikën e evidentuar gjatë auditimit të projekteve me financim të huaj me masa disiplinore nga më të ndryshme, nga drejtues projektesh dhe deri nëpunës të thjeshtë, krahas nxjerrjes së përgjegjësive për periudhën e audituar, ka shërbyer dhe si masë parandaluese për shmangien e mangësive në të ardhmen. Kështu është kërkuar masa, "vërejtje për largim nga puna për Drejtorin e Investimeve në KESH sh.a. për zbatimin projektit të rehabilitimit të Hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2; "zgjidhje e kontratës së punësimit" për ish drejtorin e Njësisë së Zbatimit të Projektit dhe përgjegjësin e sektorit për projektin "Ndërtimi i terminalit të trageteve në portin e Durrësit"; "largim nga puna" për drejtorin e spitalit rajonal të Shkodrës etj.
Detaje
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre shqetësimin e mospagesës së kompanive private, të cilat edhe pse kanë përfunduar punimet, nuk janë paguar nga shteti. “Vlen të theksohet se në disa objekte edhe pse punimet kanë përfunduar, sipërmarrësit nuk janë shlyer nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, e konkretisht janë 39 objekte me vlerë 15.4 miliardë. Janë financuar gjithsej 10.8 miliardë lekë dhe vlera e mbetur për financim është rreth 4.3 miliardë lekë”, thuhet në raport. Ndërsa, detyrimi kontraktual për financimin ndaj supervizorëve është në shumën 255,6 milionë lekë.
Zbatimi i buxhetit
KLSH shprehet se qeveria është detyruar disa herë që të ndërhyrë për rishikimin e treguesve buxhetorë. Sipas ekspertëve të këtij institucioni, për shkak të pritshmërive pozitive në fillim të vitit, qeveria planifikoi tregues tejet optimist, çka nuk ishte reale. Kjo situatë, sipas KLSH, u shoqërua me reduktim të shpenzimeve buxhetore dhe shoqërohet m,e efekte negative në ruajtjen dhe mbajtjen e shpenzimeve fiskale efektive.
Shifra
828,276 milionë lekë është treguesi i borxhit publik për vitin 2012. Ky borxh shënon një rritje prej 1.98 për qind gjatë vitit që lamë pas, ndërsa borxhi i jashtëm ka shënuar një rritje prej 0.84 për qind.
46 milionë lekë nga rreth 49 që ka qenë plani rezultoi defiçiti i përgjithshëm i buxhetit. Stoku i borxhit të brendshëm rezultoi me një rritje kundrejt vitit 2011 në shumë 31 776 milionë lekë.
Reklama me e keqe qe i behet vendit tend eshte ta paraqesesh sikur kemi dhe nje jave buke sic beri ish parardhesi i tij ne 1991 dhe u dynden populli dhe u digjen te gjalle ne magazinat shteterore,
fakt nr 1. Ne rrugen myslim keta , tirane para 10 vitesh kishte 2 makina te parkuara, sot nuk gje vend te parkosh, fakt 2. Para 10 vitesh punonin shumica te ndertonim pallate katrahure, sot cilesia eshte ku e ku me e mire, por dhe thuajse nuk ka nevoje te ndertosh sepse kane ngelur stoce, e shume e shume te tjera,
kriza e shqiperise vjen nga renia e remintacave ( te ardhurat e emigranteve) sepse prodhimi vendas ka ardhur ne ngritje nga viti ne vite.
Por reklama e kesaj krize fshihet tek premtimet qe u dhane qe te mos mbahen, ministri i ekonomise deklaron qe kemi 20 % shifren me te larte se deklarata e kryeministrit borgj ndaj biznesit , ke te besojme?
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Ahmetaj: Borxhi ndaj biznesit është 600 mln dollarë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj gjatë një takimi të zhvilluar sot me anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka pohuar se borxhi ndaj biznesit, është 600 milionë dollarë, që sipas tij janë TVSH-ja e parimbursuar, punët publike të bëra dhe të papaguara, apo shërbime qeveritare të papaguara.
Ministri Ahmetaj ka përsëritur angazhimin e qeverisë për të ngritur Këshillin Ekonomik Kombëtar, në krye të të cilit do jetë vetë Kryeministri dhe ministrat përkatës.
Nga sipërmarrja, në krye të tij do jenë në rotacion 5 deri 6 sipërmarrës, në mënyrë që në atë tryezë të ketë zëra të ndryshëm. Ai ripërsëriti idenë që ekonomia shqiptare nuk mund të rritet me borxhe, teksa kanë rënë të ardhurat nga remitancat dhe duhen gjetur burime të tjera të rritjes.
/Shekulli Online/E.D./
E la me rruge me drita dhe pa viza ne Europe. ...Edi Rama eshte nje turp kombetar,nje funderrine,nje hajdut ordiner dhe kokainoman. Por fajin e ka Saliu.Eh popull qe ngopet me lugen bosh vetem ky i yne eshte,nuk ka popuj te tjere ne bote qe preferojne te hane *** vetem te fitoje ideologjia e tyre. Hani dhe ju befte mire.
Po mire more karafil, shko thuaju 1 milion te papuneve dhe sidoms ushtrise se te rinjve me diploma ne xhep te hane nga nje cope rruge cdo vakt, thuaju te pertypin pasaportat dhe te shikojne endrra me..driten ndezur...(sa per dritat , jane akoma te E.Hoxhes ...apo ka ndertuar ndonje hidrocentral Saliu i Shqipersie fuqi energjitike ne europe dhe me gjere?) .Tani sipas komentit tend (dhe sojit tend fanatik dhe taleban qe ushqehet nga statusi SB ne facebook) populli po ngopet me lugen bosh...Po normal, luga juaj e klientelizmit berishist ka mbetur bosh, Edi Rama eshte turp kombetar sepse Shqiperia nuk eshte me cifliku i Sali Berishes dhe militanteve te tij te verber, klienteles se tij te kusareve. Kjo po eshte fatkeqsia juaj e shitur si fatkeqsi kombetare!
Bode: Sulmet ndaj financave, për të larë duart nga premtimet.Borxhi,rritje për shpenzime qeveritare
TIRANE- Ish ministri i Financave, Ridvan Bode tha sot se Edi Rama dhe qeveria e tij do të rrisin borxhin publik edhe me 1 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti.
Sipas Bodes, i cili pati nje bashkebisedim me gazetare ne seline e PD, kjo rritje nuk vjen për të paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, po përkundrazi shkurtohen investimet publike të vendit, dhe rriten shpenzimet për administratën.
“Në ka asnjë shtesë, që të mund të përdorej për të zgjidhur ngërçin e faturave të prapambetura të biznesit. Rritja e borxhit bëhet për 2 arsye; për të mos mbledhur të ardhura dhe për të lënë një situatë kaosi në administrimin e taksave, si dhe për të rritur shpenzimet qeveritare për kabinetete e reja që janë krijuar.”- theksoi Bode. Ish ministri theksoi se në 2012 borxhi publik ishte 828 miliardë lekë, ose 61% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2013 ai do të shkojë 930 miliardë lekë, rreth 1 miliardë dollarë rritje të vëllimit të tij.
Paniku që po përhapë Rama tek investitorët dhe konsumatorët, për gjendjen e keqe të financave, shto edhe atë të borxhit publik, Bode tha se njoftojnë ditë jo të mira për ekonominë e vendit.
Gjithë kjo fushatë për të sulmuar financat e shtetit dhe ekonominë ka një prapaskenë , relaksin në qeverisjen e vendit, dhe nga ana tjetër për të larë duart përfundimisht me premtimet elektorale për të cilat erdhi në pushtet dhe për të krijuar një parajsë fiskale për njerëzit me të cilët Rama ka lidhje të dyshimta, tha Bode.
Panorama
Patjeter ka lidhje edhe me pasurine private...
Edhe pse jo ne menyre direkte.
"Administrim i keq i fondeve" eshte edhe cdo sistem fiskal dhe administrativ qe favorizon te pasurit, pasurimin e disave ne kurriz te shumices dhe te shtetit, mosndeshkimi i korrupsionit dhe keqperdorimeve ne ne mjediset ku ndeshen interesat politike dhe ekonomike etj.
"Administrim i keq" nuk eshte vetem administrimi i keq i fondeve edhe ashtu te pamjaftueshme.
Shtetit dhe shoqeria moderne nuk jane parajse, ku secili eshte i barabarte dhe cdo gje eshte me bollek. Pavaresisht a behet fjale per shtet ekstremisht kapitalist, me pak kapitalist apo relativisht social, obligimet dhe nevoja e shtetit jane dhe do te jete cdo here me te medha, me te rendesishme, me e kushtueshme se ne te kaluaren. Prandaj, nuk eshte zgjidhje tkurrja gjithnje e me e madhe apo zhberja e shtetit, pavaresisht ideologjive te caktuara (kryesisht te pasurve) qe favorizojne nje gje te tille -pervec nese e ke per qellim ta shkaterrosh nje shtet dhe shoqeri vetem per ti pasuaruar disa apo 10%...Sisteme te tilla nuk jane te qendrueshme dhe te predestinuara te deshtojne, sidomos ne Europe, ne vende te vogla, ne regjione ekonomikisht te dobeta. Cdo sistem i tille heret ose vone do te perfundonte ne lufte, kaos dhe eventualisht revolucion dhe diktature, per t'u rikthyer perseri pas 50 apo 100 vitesh e keshtu me radhe.
Zgjidhja me e mire dhe me e qendrueshme do te ishte nje "rruge e mesit", me nje shtet te forte (ligjor, demokratik dhe social) dhe me liri te mjaftueshme per ndermarrje serioze ekonomike. Ndermarrjet qe deshirojne te perfitojne disa muaj apo disa vite nga tatimet e uleta dhe subvencionet shpesh nuk sjellin asnje perfitim, por ne terme aftgjate vetem humbje. Kjo vlene sidomos per shtete te vogla, te dobeta dhe te pazhvilluara.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-10-2013 më 19:56
Ndryshon buxheti 2013, rriten me 35 mln USD shpenzimet qeveritare
Blerina Hoxha
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kryeministri Rama kanë bërë një lëvizje surprizë duke e ndryshuar kryekëput buxhetin e shtetit, pa e konsultuar me Kuvendin e duke e botuar direkt në Fletoren Zyrtare. Sipas shifrave të reja, shpenzimet për institucionet rriten me mbi 3, 5 miliardw lekw ose 35 milionë dollarë. Buxheti i Kryeministrisë është rritur me 56 milionë lekë, por ndërkohë që janë miratuar rritje të reja fondesh për institucionet e pavarura, si gjyqësori, prokuroria, KQZ dhe KLSH.
Fryhen shpenzimet
Duke bërë krahasimet në të gjithë zërat e shpenzimeve të institucioneve të shtetit, qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të tjera të pavarura, fatura për pagesat është fryrë me gati 3.5 miliardë lekë. Nga 257,8 miliardë lekë që kishin planifikuar për të shpenzuar institucionet për këtë vit në ligjin fillestar, në Aktin Normativ të qeverisë këto shpenzime arrijnë në 261,3 miliardë lekë. Në ndryshimet e reja janë parashikuar fonde shtesë për Ministrinë e Transportit, 4,9 miliardë lekë, të cilat do të shkojnë për shlyerjen e faturave të punimeve të kryera në rrugë, të artikuluara këto kohë si borxhet ndaj biznesit. Ndërsa fondet për Ministrinë e Arsimit janë shkurtuar me 4.6 milionë dollarë dhe të shëndetësisë janë rritur me 310 mijë lekë. Fondet për gjyqësorin janë shtuar me 392 milionë lekë. Fondet për prokurorinë janë shtuar me 28 milionë lekë. Fondet për KQZ-në janë shtuar me 25 milionë lekë. Fondet për KLSH-në janë rritur me 15 milionë lekë. Fondet për Kryeministrinë janë rritur për shkak të shtimit të personelit kryeministror me tre ministrat e Shtetit.
Akti Normativ dyfishon borxhin
Akti Normativ i qeverisë për ndryshimet në buxhet ka hyrë në fuqi qysh më datë 4 tetor, ndërsa dje është publikuar nga qendra e publikimeve zyrtare. Projekti i ri e thellon deficitin buxhetor në 83,4 miliardë lekë, nga 49 miliardë që ishin programuar në buxhetin fillestar. Të ardhurat buxhetore janë parashikuar të realizohen në 321,9 miliardë lekë nga 360 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet buxhetore në tërësi nga 409 miliardë lekë, bëhen 405.5 miliardë lekë. Ministri Cani para pak ditësh pohoi se do të parashikonte 40 miliardë lekë më pak të ardhura, ndërsa 16 miliardë lekë më pak shpenzime. Por ndërsa në krahun e të ardhurave e ka mbajtur fjalën, në krahun e shpenzimeve ka shkurtuar në tërësi vetëm 3.5 miliardë lekë nga 16 miliardë që pati premtuar.
Institucionet ishin janë ndryshimi
Presidenca 164,000 164.000 0
Kuvendi 898,000 878 000 -20,000
Këshilli Ministrave 427,000 483,104 +56,104
Ministria e Energjetikës 1,990,000 1,624,000 -375,000
Ministria e Bujqësisë, 6,465,480 5, 535, 803 -929,677
Ministria e Transportit 45,701,750 50, 692,773 +4,990,983
Ministria e Financave 7,703,503 7,490,896 -212,607
Ministria e Arsimit 38,899,000 38, 429, 369 -469,631
Ministria e Turizmit 2,002,846 ——-
Ministria e Shëndetësisë 28,712,640 28, 726,330 +310
Ministria e Drejtësisë 7,315,000 7,184,488 -130,512
Ministria e Punëve të Jashtme 2,110,000 2,089,000 -21,000
Ministria e Brendshme 16,274,777 15, 972,217 -302,560
Ministria e Mbrojtjes 19,862,000 18, 892, 150 -969,850
Shërbimi informativ Shtetëror 1,256,000 1,252,000 -4,000
Drejtoria e Radio-Televizionit 352,000 352,000 0
Drejtoria e Arkivave 169,000 166,800 -2,200
Akademia e Shkencës 94,000 93,800 -200
Kontrolli i Lartë i Shtetit 276,000 291,000 +15,000
Ministria e Punës 59,666,800 60, 083,552 +416,752
Ministria e Mjedisit 2,194,600 1,965, 650 -228,950
Prokuroria e Përgjithshme 1,309,000 1,337,000 +28,000
Gjyqësori 1,309,000 1,701, 520 +392,520
Gjykata Kushtetuese 105,500 102,500 -3,000
Agjencia Telegrafike 90,900 89,900 -1,000
Partitë politike 200,000 200,000 0
Instituti Statistikës 496,000 466,000 -30,000
Shkolla e Magjistraturës 56,100 52,400 -1,700
Fondi i Zhvillimit Shqiptar 8,350,000 8,350,000 0
Kinematografia 103,600 103,000 -600
Këshilli i Lartë i Drejtësisë 85,500 79,300 -6,200
Avokati i Popullit 90,450 87,450 3,000
Komisioni i Shërbimit Civil 44,517 42,217 2,300
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 696,000 721,000 +25,000
Inspektorati i Kontrollit të Pasurive 90,000 83,000 7-,000
Autoriteti i Konkurrencës 62,000 60,000 -2,000
Ministria e integrimit 366,800 247, 280 -119,520
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 13,000 10,800 -2200
Avokati i Prokurimeve 25,000 23,000 -2,000
Institucione të tjera qeveritare 1,176,000 985, 096 -190,904
Mbështetje për Shoqërinë Civile 97,900 116,900 +19,000
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave 44,000 42,100 1900
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 35,400 33,200 2,200
Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit 35,400 25,800 96,00
Ministria e Zhvillimit Urban +2, 126, 054
TOTALI 257,839,763 261,349, 303 +3,509,540
Bode: Po merren 100 mln hua e re për shpenzimet qeveritare
Ndërsa socialistët deklarojnë se i kanë gjetur financat e vendit në një situatë më të vështirë nga çfarë kishin parashikuar, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode thekson se gjatë qeverisjes së demokratëve ka patur rënie të përvitshme të kostos së borxhit publik dhe suficit të balancës primare të buxhetit. Sipas ish-ministrit të Financave, “nga viti 2005 huamarrja është bërë për të financuar 100% investimet publike në ekonominë shqiptare. Kemi suficit të balancës primare të buxhetit”. Ministri Bode tha se qeveria socialiste do të duhet të marrë 100 milionë dollarë hua, vetëm për të paguar shpenzimet qeveritare. “Fryrja e administratës qendrore kërkon fonde shtesë. Që në këtë vit i themi përfundimisht lamtumirë periudhave të qeverisjes me suficit të balancës primare të buxhetit, pasi do të rritet deficiti buxhetor”,- deklaroi Bode. Sipas Bodes, nuk ka borxh publik të fshehur, por Rama fsheh mungesën e një programi ekonomik. Sipas tij, deri në muajin gusht huamarrja shkoi 8 miliardë, deri në fund të vitit 2013 ajo shkon në 9 miliardë. “Në fund të periudhës 8-mujore, kjo huamarrje ishte e nevojshme të shkonte kaq, pasi ishte vit elektoral, pati vonesa në thesar dhe po të zgjidhej ky problem, deficiti nuk do të kalonte 55 miliardë lekë”, – deklaroi Bode. Sipas ish-ministrit, në fund të vitit të ardhurat do të jenë realizuar nën 90 për qind, rrjedhimisht deficiti do të rritet me rritjen e borxhit publik. “Mosrealizimi i 23 miliardë lekë të ardhurave dëshmon kaosin në administrimin fiskal, dëshmon gjendjen kaotike dhe mosmarrjen e masave. Impakti në buxhet do të ishte më i ulët dhe vështirësitë do të kapërceheshin me një program të qartë, por ndryshimet janë bërë për të kënaqur interesat e oborrit të zotit Rama”,- tha Bode.
MAPO
FMN apo Shtet? A mundet Shqipëria të ecë vetë?
Florjan Salaj
Këto ditë vizitoi Shqipërinë misioni i FMN. Qëllimi i tij, nga sa është paraqitur në media, ka të bëjë me supervizionimin e financave dhe eventualisht të japë propozime (direktiva) në lidhje me mbarëvajtjen e buxhetit, pra, për mbarëvajtjen e sistemit financiar. Njëkohësisht, dëgjojmë shpesh e më shpesh të flitet për borxhe të qeverisë me biznesin, për kreditë e këqija bankare dhe nevojën për financim. Flitet për përmasën e vogël të tregut tonë dhe për domosdoshmërinë e investimeve të huaja. Termi “ekonomi prodhimi” është zbehur duke lënë të nënkuptohet që, nëse do të ketë një stimul në prodhim, ky do të varet nga financime “të buta” të institucioneve ndërkombëtare dhe/ose investime direkte të ndonjë sipërmarrësi të huaj.
Dihet, nga eksperienca historike e aktivitetit të saj që, FMN ka ndikuar për implementimin e politikave liberiste në vendet ku është thirrur. Roli i shtetit është zvogëluar dhe ai bankar është forcuar së tepërmi. Nuk di ndonjë rast ku udhëzimet e saj të shkojnë në tjetër drejtim.
Për këtë, mendoj që duhet një analizë e thellë nga ana e specialistëve dhe vendimmarrësve në lidhje me rolin e operatorëve dhe veçanërisht të shtetit, në sistemin ekonomik, duke qenë përcaktues në drejtimin e tipit të zhvillimit që do të duhet të ndërmarrë vendi.
Për këtë, le të trajtojmë një nga një problemet e sipërpërmendura, me qëllim evidentimin e zgjidhjeve eventuale.
Borxhi i qeverisë me sipërmarrësit:
Në një artikull të mëparshëm kemi qartësuar se borxhi është një detyrim dhe si tillë do të duhej të paguhej prej kohësh nga qeveria e vjetër me anë të instrumenteve financiare, si p.sh., bonot e thesarit. Argumentimi kundër lidhet me ndikimin që do të kishte një veprim i tillë teorikisht në anën e inflacionit. Por pikërisht për faktin se të mirat janë prodhuar, prej firmave, mendojmë që nuk do të ketë aspak ndikim në inflacion. Nuk mund të mbështetet, në asnjë mënyrë, ndonjë tendencë për të paguar këtë borxh të brendshëm me ndonjë tip financimi të jashtëm sado me kosto të ulët. Sipas ekuacionit të Fisherit, aq i dashur për monetaristët M*V= P*Q me rritjen e të mirave të shprehura me Q, çmimet do të qëndronin konstante, nëse do të kishte një rritje të sasisë monetare që të justifikojë rritjen e Q. Dhe rritja e sasisë monetare është me kosto pothuajse zero për shtetin, e në këtë rast e arritshme me bono, duke patur parasysh dhe kërkesën e lartë për to nga bankat e nivelit të dytë.
Problemi i dytë lidhet me bankat. Të gjithë e dimë që borxhi i keq në banka është rritur në mënyrë eksponenciale. Megjithatë, bankat kanë norma fitimi pozitive, janë të mbikapitalizuara, ku kreditë ndaj privatit përbëjnë vetëm rreth 60% të portofolit bankar.
Ne dëgjojmë të flitet vetëm për kreditë e këqija dhe për mënyrat se si duhet ndihmuar sistemi bankar në këtë kohë krize, pa shtruar pyetjen nëse bankat kanë përgjegjësi për situatën e krijuar. Në krahasim me sipërmarrësit privatë, bankat i kanë pasur të gjithë instrumentet informative dhe intelektuale për të menaxhuar riskun. Së fundmi janë miratuar dy ligje në favor të tyre, ndërkohë që kredimarrësit individë të punësuar në sektorin privat etj., ndodhen në mëshirë të fatit, të detyruar të respektojnë detyrimet bankare, megjithë krizën që ka kapluar sistemin. Nuk ka asnjë nismë ligjore që t’u vijë në ndihmë. Bankat mund të lëvizin normat e interesit në varësi të politikave monetare, ndërsa kredimarrësit nuk kanë asnjë mundësi mbrojtjeje ndaj të papriturave.
Për të kuptuar rolin e bankave le të bëjmë një analogji me një ndërmarrje çfarëdo. Një ndërmarrje për të mbijetuar dhe rritur, për shkak të sfazaturës që ekziston midis shitjes së shërbimit ose mallit, dhe pagesave monetare, ka nevojë për financime të herëpashershme si në kapital qarkullues dhe për asete afatgjata. Nëse këto mungojnë ndërmarrja nuk mund të shlyejë detyrimet e saj ne kohë duke rrezikuar mbijetesën dhe punonjësit e saj. Nuk mund të rritet ne dimension e për pasojë të punësojë më tepër. Në një sistem zinxhir, mungesa e kredisë, prodhon një krizë ekonomike pa fund, që me kalimin e kohës do të dëmtojë dhe vetë bankat.
Në situatën ku ndodhemi, me kapitalet e bllokuara, bankat e nivelit të dytë janë shndërruar në një problem madhor për ekonominë. Nëse nuk arrihet që të incentivohen për të furnizuar ekonominë me likuiditet, duhet të ndërhyhet në rrugë institucionale me krijimin e një banke për zhvillimin që të funksionojë ne formën e KFË gjermane.
Për më shumë, në lidhje me rolin fondamental të bankave, le të japim një shembull, duke konsideruar atë që quhet moltiplikatori bankar. Teorikisht, nëse kemi një normë mbajtje prej 10% mbi depozitat, duke u bazuar në nivelin aktual të tyre që arrin vlerën prej 10-11 miliardë euro, si pasojë e veprimit të moltiplikatorit bankar, potenca për kreditimin e ekonomisë arrin në 100 miliardë euro. Edhe nëse konsiderojmë gjysmën e këtij potenciali, pra 50 miliardë euro, përsëri kuptojmë që aktiviteti i bankave në Shqipëri është minimal.
GDP grek është 300 miliardë euro. Nuk ka kuptim që një vend si Greqia, me vetëm trefishin e popullsisë sonë, megjithë resurset turistike që disponon, të ketë një diferencial prej 30 herë vlerën e GDP-së shqiptare.
Nga sa më sipër kuptojmë dhe që, dinamiciteti i aktivitetit ekonomik në vend është pothuajse i papërfillshëm, në fazë fillestare. Ndaj dhe qeveria e re pikë së pari do të duhet të ndërmarrë masa që do të shërbejnë për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe incentivimin e aktiviteteve të reja. Është normale që veprimtaria e saj do të përqendrohet në rregullimin e faktorëve që kanë shtrembëruar funksionimin e tregut dhe penguar investimet si problemi i pronës, i sigurisë juridike, korrupsionit etj. Por nuk duhet të mjaftohet vetëm me rolin rregullator të tregut. Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, sektori privat në mendimin tim e ka të pamundur të shfrytëzojë potencialin efektiv të asaj që ofron vendi, jo aq për mungesë fondesh pasi tashmë kemi një përqendrim të kapitalit në banka aq i nevojshëm për investime madhore, por për shkak të mungesës ne kapacitetet projektuese dhe në vizion. Jo më pak ndikon bllokimi i kapitalit në banka. Futja e objektivit të zhvillimit si qëllim në politikat e bankës së Shqipërisë do të ndikonte në politika nxitëse të kredidhënies.
Alternativat aktuale për shfrytëzimin e mundësive që ofron vendi janë investimet e huaja dhe ose investimi publik.
Investimet e huaja sipas shumëkujt, sidomos specialisteve të huaj, pengohen nga masa e vogël e tregut shqiptar. Por në asnjë analizë të huaj nuk kemi dëgjuar gjykime mbi potencialin ekonomik që mund të gjenerohet nga pozita gjeografike shqiptare, si një nyjë dhe një portë hyrëse për Ballkanin e me gjerë. Asnjë nuk nënvizon që përballë kemi një vend si Italia, që megjithë vështirësitë që aktualisht ka, zë ende një vend të rëndësishëm në vendet e industrializuara dhe që në masën më të madhe ka një strukturë ekonomike bazuar ne biznesin e vogël që do të kish gjithë interesin për të hedhur sytë nga Shqipëria. Dhe nuk flitet për atë tip biznesi të tipit “kafsho dhe ik”, por për aktivitete prodhuese që janë në pararojë të nivelit teknologjik, për të cilin ne kemi aq shume nevojë. Por që ky tip kapitali të tërhiqet, përveç incentivave të ndryshëm ka nevojë për një platformë ekonomike ekzistuese, që të ofrojë një nivel mesatar organizimi dhe ndërlidhje sistemike, me një informacion të saktë e të plotë sektorial. Nuk mund të ofrohen investitorë të huaj të përmasave mesatare, me informacionin e cunguar që ofrohet sot nga zyrat përgjegjëse INSTAT, QKL, QKR.
Përsa i përket investimeve koncesionare, në rastet kur ka mangësi në teknologji, nuk ka përse mos të ofrohen në formën e Joint Ventures dhe, jo si ka qenë deri sot me kalimin total të aseteve strategjike në favor të të huajve me daljen e kapitalit në formën e fitimit, për periudha të gjata. Nuk ka asnjë studim sot që të tregojë superioritetin e formës së drejtimit nga privatët për pasurinë publike. Përkundrazi kriza në të cilën ndodhemi është shprehja më e qartë e dështimit të filozofisë që “privati është më mirë”. Modeli i ndjekur deri më sot në Shqipëri me koncesionet të sjell në mend vendet afrikane që notojnë në pasuri por nuk arrijnë të krijojnë mirëqenie.
Investimet publike bien ndesh me veprimtarinë dhe direktivat e politikës ekonomike ne vite, që FMN ka mbështetur. Politikat shtrënguese fiskale, limiti në përqindjen e borxhit publik ndaj GDP, besimi se privati do të mund të rregullojë në mënyrë automatike tregun me anë të funksionimit të dorës së padukshme të Smith-it, kufizimi i veprimtarisë së shtetit thjesht në rolin e rregullatorit, janë elementët shprehës të një filozofie ekonomike, nga e cila nxjerrim që një vend mund të zhvillohet vetëm me ndihmën e huaj (lexo borxhin) dhe investimet e huaja megjithëse të domosdoshme për modernizimin e ekonomisë (lexo largimi i pasurisë kapitale jashtë kufijve). Por sipas FMN duhet të ndiqet mbi të gjitha një politikë në drejtim të uljes së borxhit. Pra dhe ne rast financimi prej saj duhet të paguajmë pikësëpari detyrimet financiare (në euro) dhe të mos kryhen investime të reja publike me qëllim uljen e peshës së borxhit në ekonomi.
Por, a kanë pasur efekt politikat shtrënguese në zgjidhjen e krizës? A është ulur borxhi publik i vendeve që kanë ndjekur këto politika?
Absolutisht jo, të paktën për sa u përket vendeve me probleme si Italia, Greqia, Portugali, Spanje, Irlanda, GDP vazhdon të bjerë. Përqindja e borxhit si pasojë e kontraktimit të GDP rritet dhe këto vende nuk arrijnë të shohin dritën në tunel.
Pyetja që unë do të shtroja në këtë rast është: Një vend si yni që, gjithsesi, gëzon kapacitete intelektuale (nëse haka vete tek i zoti), kur zotëron burime natyrore dhe pozitë strategjike, dhe që sot pas 20 viteve, gjithsesi ka kryer një formë të grumbullimit të kapitalit monetar dhe makinerive, përse nuk mundet që t’i përdorë?
Që ekonomia të xhirojë kërkon që parja të qarkullojë (lexo lekë jo domosdoshmërisht euro). Përse shteti në rastin tonë nuk duhet të ndërhyjë në sektorët strategjikë duke përdorur kapacitetet aktuale e duke krijuar të reja, edhe shtetërore, në formën e investimeve publike?
Arsyetimi i mbështetësve të politikave të FMN lidhet me riskun e inflacionit, instabilitetin financiar, dhe me ineficencën e rolit aktiv të shtetit në ekonomi.
Le t’i marrim me radhë:
a) Sa për instabilitetin, evidentuam më sipër që vendet si Italia gjenden financiarisht më keq sot se më parë (pesha e borxhit/GDP është rritur).
b) Pas 30 – 40 viteve aplikim të politikave privatizuese, të kufizimit të rolit të shtetit në ekonomi, mund të themi bindshëm që sektori privat është i paaftë të vetërregullohet dhe po aq, në mos më shumë, ineficent se ai shtetëror. Kriza e fundit ekonomike – financiare, nisur në 2008, është pasqyrim i falimentimit të kësaj filozofie të superioritetit të veprimtarisë private.
c) Përsa i përket riskut të inflacionit mbështetësit e FMN bazohen në modelin neoklasik të IS-LM. Sado i plotë që është ky model nga ana teorike në lidhje me studimet e pikave të ekuilibrit, asgjë nuk shpjegon ky model mbi dinamikat, mbi mënyrën dhe kohën e kalimit nga një stad në tjetrin. Por megjithatë për një vend në zhvillim si ky i yni problemi kryesor nuk ka se si të jetë inflacioni por punësimi, teknologjia, arsimimi, rritja e kapaciteteve, pra rritja e tortës ekonomike dhe jo vetëm rishpërndarja e saj.
Do të doja të nënvizoja ndërhyrjen e një zotërie në seminarin e organizuar nga Partia Socialiste, që po e citoj: “Ndiqni dhe krijoni modelin tuaj, mos na kopjoni por bëni si dini vetë. Thuhej që rritja e masës monetare me anë të ndërhyrjeve qeveritare krijon inflacion, por kjo nuk u evidentua megjithë rritjen konsistente të saj”. Në lidhje me këtë rasti i USA-s është emblematik, pasi për daljen nga kriza janë aplikuar politika të pastra keynesiane. E njëjta shprehje “Bëni si dini vetë” u përsërit në sallat e Parlamentit Europian nga dashamirës të Shqipërisë.
Fati i një vendi si Shqipëria, në periferi të tregut financiar, në fillimin e procesit të saj të zhvillimit ka fatin që mos të ketë trysni në zgjedhjen dhe ndërmarrjen e politikave të saj. Pra mund të nxjerrë mësime të vlefshme nga historiku i ecurisë së ekonomive të vendeve të zhvilluara, sipas konteksteve specifike. Zgjedhja e ponderuar me eksperiencat e vendeve të tjera mund të na lejojë të zvogëlojmë hendekun që na ndan në një kohë relativisht të shkurtër.
Për Shqipërinë nuk ka kuptim të ndërmerren të njëjtat politika që aplikohen në vende që kanë arritur fazën e stanjacionit pasi kanë përdorur burimet në dispozicion. Momentit të zgjedhjes për qeverinë e re, duke shpresuar që nuk ka vendosur të lërë çelësat e vendimmarrjes së politikës monetare dhe fiskale në duart e FMN, është fondamental. Pas zgjedhjes kthimi prapa është pothuajse i pamundur brenda harkut të një mandati.
Mbase duhet të fillojmë të mendojmë se idetë dhe direktivat për zhvillimin duhet të kërkohen nga brenda vendit, nga ata që janë të interesuar në vetë të parë, duke evituar me sa të jetë e mundur kufizimin e mundësive tona nga trysnia e çfarëdo enti ndërkombëtar, që nuk mundet t’i përcaktojmë qëllimin sidomos në raport me efektin në nivel rajonal.
*Ph.D Florjan Salaj- Universiteti i Romës La Sapienza
Krijoni Kontakt