Petraq Milo: Deklarata se arka e shtetit eshte bosh, jo normale
Eksperti i financave Petraq Milo shprehet se deklarata e kryeministrit Edi Rama se arka e shtetit eshte bosh, eshte jo normale. Sipas tij, financat e shtetit kane qene te qendrueshme dhe deklarata te tille tregojne mungesen e duhur te informacionit per menyren sesi funksionon ekonomia. “Te thuash troke, apo te thuash qe arka eshte bosh, mendoj qe nga pikepamja e financave publike eshte nje koncept jo vetem i papershtatshem, por tregon mosnjohje totale te realitetit”,- tha dje Milo ne nje prononcim per televizionin “ABC News”. Ai shtoi se keto deklarata nuk jane normale per ata qe pretendojne te drejtojne financat. “Kjo per shkak se arka e shtetit nuk mund te jete asnje here, as bosh dhe as plote, pasi shteti operon mbi bazen e shpenzimeve dhe te ardhurave. Cdo muaj, po e them ne menyre figurative, cdo shtet del kerkon te ardhura ne treg, pasi te ardhurat mund te jene me te uleta sesa shpenzimet”,- tha Milo. Eksperti i financave u shpreh se perpara se te behen keto deklarata, me pare duhet bere ballafaqim me buxhetin e shtetit. “Duhet te ballafaqohen institucionet pergjegjese si Ministra e Financave, se si e ka realizuar apo cila eshte vijueshmeria e treguesve fiskale per vitin 2013”,- u shpreh Milo. Ai ka komentuar dhe deklaratat e bera nga drejtuesit e mazhorances per situaten ekonomike. Ai tha se eshte jo normale qe te deklarosh se vendi ndodhet ne krize, kur te ardhurat tregojne tjeter gje. “Te thuash qe vendi eshte ne krize, pika e pare eshte se duhet qe vendi te kete rritje negative ekonomike. Por ne menyre absolute, deklaratat qe ne degjojme per krize ekonomike, nuk lidhen me asnje definicion ekonomik, mbi ate qe ne quajme krize ekonomike”,- u shpreh Milo. “Perderisa kemi nje mos realizim shume te ulet te te ardhurave, do te thoja qe shteti funksionon, pagat paguhen, pensionet paguhen, investimet kryhen. Pra qeveria ka aftesi per te perdorur deficit buxhetor per te financuar investimet, ne perputhje me planin e buxhetit te miratuar”,- shprehet Petraq Milo. Sipas tij, jane te gjitha mundesite qe brenda dy viteve, rritja ekonomike ne vend mund te shkoje deri ne 4 per qind. Ai thote se rritja ekonomike ne nje hark kohor prej dy vjetesh ka qene i vendosur dhe nga qeverisja e Partise Demokratike. “Une e shikoj si te mundshem arritjen e shifres prej 4% te rritjes ekonomike ne nje hark kohor prej 2 vjetesh, objektiv i vendosur edhe nga qeverisja e demokrateve”,- tha eksperti i Ekonomise, Petraq Milo.
Koha Jone
Krijoni Kontakt