Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Edikti i Milanos dhe liria fetare

    Në historinë e qytetërimit perëndimor, akti i parë juridik, që hapi portat e lirisë fetare, prej së cilës, u zhvilluan dhe derivuan liritë tjera, është Edikti i Milanos, i hartuar nga Konstandini i Madh (274-337) nga Dardania. Ky Edikt, vuri themelet e konstitucionit shpirtëror të qytetërimit perëndimor, pas shekujve të shumtë sakrifice që përjetuan të krishterët e kishës së hershme. Ky akt juridik, nxori të krishterët nga llogoret e katakombet dhe për herë të parë, krishterimi u pranua si besim i Perandorisë. Me këtë, u pranua përmasa hyjnore e njeriut dhe njëherësh u iniciuan indicet e para të laicitetit të shtetit. Rëndësinë e këtij Edikti dhe dhënies së lirisë fetare, Konstandini dhe Licini, dy perandorë të kohës, e motivojnë nga nevoja e stabilitetit të shtetit dhe për qetësi publike. Këta dy perandorë të famshëm, kuptuan rëndësinë e lirisë fetare, si një përmasë shpirtërore dhe hyjnore, që mund t’i ndihmoj të mirës publike, prandaj e lanë të lirë krishterimin të zhvillohej, e bashkë me të, gjitha besimet tjera.

    Është me rëndësi të theksohet se Edikti Milanos, promovoi dhe afirmoi liritë e besimit për çdo fe dhe jo vetëm për fenë e krishterë. Kështu, Edikti hapi portat e mëdha të paqes dhe lirisë dhe u bë fondament për shumë akte tjera juridike e politike të mëvonshme . Me këtë Edikt, u ndihmua organizimin më i mirë i shoqërisë njerëzore, sepse siç thuhet në këtë Edikt, të Konstandinit dhe Lecinit, perandorë: “kemi diskutuar rreth të mirës dhe sigurisë publike, dhe na është dukur se, ndër gjërat që do t’i sillte përparësi njerëzimit, nderimi që i dhurohet Hyjit meriton vëmendjen tonë kryesore.” (Edikti i Milanos, botuar në Drita, 2013, përkthyer nga Don Lush Gjergji, fq. 19). Dy perandorët, janë të bindur në dobinë hyjnore të lirisë fetare, sepse ishte nevojë e kohës së tyre. Ndërkaq përvoja njerëzore e ka dëshmuar se kjo njohje dhe kjo liri, mbetet dobi për çdo kohe. Kjo dobi hyjnore, sipas Ediktit, mund t’i jap shoqërisë të mira publike dhe të krijoj stabilitet.

    Përvoja njerëzore ka dëshmua se liria fetare është kërkesa ma jetike e njeriut, që në thelbin e vet ndërlidhet me vet qeniesinë e tij në botë dhe përplotëson gjitha të drejtat dhe liritë tjera. Historia botërore, ka dëshmuar, se, kur cenohet kjo sferë shpirtërore e besimit, rrezikohet e mira publike dhe kohezioni shoqëror. Për një paqe të qëndrueshme dhe për interesin e përgjithshëm publik, lira e secilit për të besuar është domosdoshmëri dhe njëkohësisht garanci për paqe. Thjesht, kjo përmase e lirisë, është porta ma e sigurta për një paqe dhe liri të qëndrueshme.

    Gjatë historisë së njerëzimit, liria si nevojë ekzistenciale e njeriut, ishte objekt i përhershëm i trajtimeve të ndryshme letrare, filozofike, teologjike, etj. Për lirinë, është shkrua shumë dhe s’pushohet së shkruari. Historia është dëshmitare e shumë rasteve gjatë historisë, ne emër të lirisë, etni, grupe të ndryshme dhe individ kanë qenë në gjendje të sakrifikohen.

    Është fakt i mirëditur se liria, mbetet një nga nevojat ma jetike të njeriut.

    Me gjithë faktin, se, liria është nevojë ekzistenciale e njeriut, diçka e domosdoshme si buka e ajri, ajo asnjëherë s’e ka përmbush përmasën e tejkohëshme që njerizimi e aspiron: të bëhet e plotë dhe të përmbush synimet njerëzore, për një paqe universale e të përhershme. Në botë vazhdon t’mos ketë liri, ndërkohë që në anën tjetër, dijetarë, artistë, teologë e burrështetas, me debate dhe angazhime të ndryshme, përpiqen ta sforcojnë nevojën për paqe e liri.

    Nëse kthehemi pak në historinë e njerëzimit, e shohim se liria si koncept ka evoluar, derisa ka marrë përmasën e tejkohëshme, atë përmasë që në fokus ka njeriun, siç e njohim dhe konceptojmë sot brenda qytetërimit tonë.

    Në Librin e Zanafillës, në Bibël, mësojmë se njeriu i yshtur nga një instinkt njerëzor, për të mbërri të pamundurën, e humb parajsën tokësore, Edenin, e bashkë me të, edhe lirinë. Nga atëherë, qenia njerëzore vazhdon të bëj luftë mes të mirës e të keqes, mes lirisë dhe jolirisë.

    Në anën tjetër, nga antika kemi mitin për Promotheun, i cili për t’ju sjellur njerëzve zjarrin, simbolin e lirisë, pranon të sakrifikohet vet.

    Në mendimin letrar e filozofik antik, liria s’kishte përmasën çfarë e kemi në shekujt e mëvonshëm. Me gjithë faktin se demokracitë antike ishin të zhvilluara, ndërkohë që mendimi filozofik e letrar lulëzonte, mungonte liria e personit. Kjo përmasë e munguar, u përmbush me ardhjen e krishterimit, kur liria fitoi një dimension tjetër, atë të fokusimit te personi dhe kështu e bëri atë qenie të ndërgjegjshme dhe të lirë në një botë komplekse. Më vonë, konceptet mbi lirinë evuluan vazhdimisht. Ndërsa liria individuale, që ma tepër ka karakter pragmatik jetësor, për të cilën aspiron njeriu bashkëkohor, në mendimin dhe praktikën botërore, erdhi pas Revolucionit Francez (1789).

    Për shqiptarët, rëndësia e Edikti i Mialnos, është e shumëfishtë. E para, është fakti historik se është hartuar nga një perandor ilir dhe ky argument duhet të na bëj të ndjehemi krenar. E dyta, është dëshmi se krishterimi te shqiptarët, është burimor dhe autentik. E treta, duke e njohur këtë Edikt dhe përmasën e tij politike, juridike dhe fetare, kombi ynë mund ta forcojë bashkëjetesën ndër fetare dhe krijojë një paqe e stabilitet të përhershëm.

    MAPO

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Mbushen kete vit 17 shekuj nga Edikti i Milanos, me baze lirine e besimit, ne baze te te cilit perandori, qeveritari, etj., detyrohej te respekonte besimin e Krishtere dhe si pasoje e kesaj t`i kthente Kishes te gjitha pronat qe mund te ishin blere apo sekuestruar, pa anje lloj shperblimi dhe pa asnje vonese ne kohe.
    Eshte tragjike qe sot pas 17 shekujsh shteti shqiptar nuk i ka kthyer Kishes Orthodhokse pronat qe ka mundesi t`i ktheje menjehere dhe URGJENT. Keto jane se pari ato Kisha qe quhen "monumente kulture" dhe jane ne inventarin e shtetit te sekuestruara prej regjimit komunist, dhe qe ende sot ndodhen ne te njejtin inventar, ne nje kohe qe ne marreveshjen e lidhur me shtetin ky i fundit duhej t`i kishte kthyer para 4 vjetesh. Keto prona jane teresisht te lira. Te inventarizoje prona te tjera te lira dhe me pas te shikoje se c`mund te na kompensoje.
    Keto duhej te kishin bere qeverite prej 4 vjet e gjysme prej nenshkrimit te marreveshjes,..., por me sa duket ka qene vetem nje hipokrizi kjo marreveshja nga ana e shtetit, sepse ky po ben te kunderten, po zapton dhe po perdhos Kishat Orthdhokse, sic eshte Kisha e Hyrjes se Perendilindeses ne Tempull, ku u kryen sakrilegje te papara me keto 23 vjet demokraci dhe u hap nje vater e zeze skandali dhe mekati, qe po nuk u mbyll shprejt rrezikon te perfshije gjithe vendin...
    Pra, pas 17 shekujsh Shqiperia ende ndodhet ne nivelin e para vitit 313..
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    E gjithë bota orthodhokse është mbledhur këto ditë në qytetin e Nishit në Serbinë jugore,në vendlindjen e Shën Kostandinit të Madh,Perandorit të Romës.

    Ne festimin e 1700 vjetorit të ediktit të Milanos në Nish do të marrin pjesë shtatë krerë të kishave orthodhokse në botë, në mesin e të cilëve vetë Patriarku ekumenik Bartolomeu, Patriarku i Jerusalemit,Theofili, Patriarku i Moskës Kirilli dhe Kryepeshkopët e : Qipros,Kristostomi,të Greqisë,Jeronimi,Të Polonisë,Sava dhe i Shqipërisë,Anastasi.Gjithashtu marrin pjesë mitropolitë dhe episkopë nga kishat e tjera orthodhokse,merr pjesë përfaqësuesi personal i Papa Franceskut si dhe përfaqësues nga kishat anglikane,etj
    Festimet do ti ndjekin nga afër edhe përfaqesuesit më të lartë të shtetit,ambasadorë,etj.

    Kulmi i festimeve do të jetë në kishën e Shën Kostandinit dhe Elenës,të dielën në datën 6 tetor,ku do të kryhet Liturgjia Hyjnore në Nish,në qytetin ku lindi Kostandini i Madh.Më pas do të vazhdojnë edhe ditën e Hënë,në Podgoricë ku do të kryhet shenjterimi i katedrales së re,që mban emrin “Ngjallja e Krishtit”

    Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë përbëhet nga Fortlumturia e Tij,Kryepeshkopi Anastas dhe nga Episkopi i Bylisit,Hirësia e Tij,Asti

    Emri:  1979022.jpg

Shikime: 471

Madhësia:  126.3 KB

    Emri:  img_3532.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  139.4 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 05-10-2013 më 14:22

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Kryepeshkopi Anastas,sot në Beograd,në festimet e 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos,dokumenti i parë i lirisë fetare në botë.
    Në festime marrin pjesë:Patriarku Ekumenik si dhe 6 krerë të tjerë të kishave ortodokse si dhe përfaqësues nga mbarë bota e krishterë.

    Emri:  img_3518.jpg

Shikime: 469

Madhësia:  116.9 KB

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Emri:  1979042.jpg

Shikime: 450

Madhësia:  72.3 KB
    Kryepiskopi i Tiranes dhe Patriarku i Moskes

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Jane 177 Kisha Orthodhokse monumente kulture qe shteti shqiptar nuk po ja kthen Kishes Orthodhokse, megjithe se ka marre angazhim ligjor per kete ceshtje.
    Zyrtaret kane gjetur justifikim se u dashka qe KOASH-i te aplikoje prane komisioneve te pronave per kete qellim, me qellim per ta cuar kete proces ne "kalendat greke", ne nje kohe qe mund te kthehen menjehere ne baze te inventarit te tyre ne Institutin e Monumenteve te Kultures, me vendim qeverie ose me ligj te vecante.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 06-10-2013 më 09:26
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Jane 177 Kisha Orthodhokse monumente kulture qe shteti shqiptar nuk po ja kthen Kishes Orthodhokse, megjithe se ka marre angazhim ligjor per kete ceshtje.
    Zyrtaret kane gjetur justifikim se u dashka qe KOASH-i te aplikoje prane komisioneve te pronave per kete qellim, me qellim per ta cuar kete proces ne "kalendat greke", ne nje kohe qe mund te kthehen menjehere ne baze te inventarit te tyre ne Institutin e Monumenteve te Kultures, me vendim qeverie ose me ligj te vecante.
    kisha duhet te kete shume kujdes kur ti rimarre kishat "monument kulture" se jane shume te zgjuar keta,ti japin edhe pastaj thone ti mirembaje vete dhe ste japin asnje koker leku dhe cdo pergjegjesi per demtimet i faturojne tek kisha,prandaj me radhe dhe me kujdes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    U mbajt sot ne Nish te Serbise jugore,kremtimi madheshtor i 1700 vjetorit te Ediktit te Milanos,hartuar nga Kostandini i Madh,i cili kishte lindur pikerisht ne kete qytet.Bashkemeshuan 7 krere te kishave orthodokse,perfshire edhe Patriarkun ekumenik.Gjithashtu moren pjese kreret me te larte te shtetit,ambasadore,perfaqesues nga kishat e tjera dhe delegacione nga kisha katolike,anglikane,etj

    Emri:  fbrh.jpg

Shikime: 538

Madhësia:  126.8 KBEmri:  img_4259d.jpg

Shikime: 431

Madhësia:  140.8 KB

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Emri:  img_3418.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  31.6 KB
    Delegacioni shqiptar u mikprit ne aeropoportin e Beogradit nga vete Patriku i Beogradit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos

    Kronika e Top Channel mbi festimet e 1700 vjetorit te Ediktit te Milanos ne Nish,ku mori pjese edhe Kryepeshkopi i Shqiperise,Anastasi


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •