-
Pas propozimit te Maqedonasve per Ezanin regon partia shqiptare
http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/10...te-preket.html
Ezani nuk pėrbėn as pengesėn mė tė vogėl nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve, ndaj nuk do tė ndėrmerret asnjė lloj normative ndėrhyrėse pėr uljen e zėrit nė minareve. Kėshtu thotė ministri Abdilaqim Ademi. Ky debat, pėr Ademin ėshtė i pabazė dhe i panevojshėm. Ai saktėsoi madje, se megjithė zėrat nė opinion, dhe iniciativėn e ngritur nga Organizata Jo Qeveritare Iloja nė Komisionin pėr Marrėdhėnieve Ndėr-fetare, deri tani nuk ka marrė zyrtarisht ndonjė kėrkesė tė tillė nė ministrinė e tij.
Mendoj qė ėshtė njė debat qė nuk ia vlen, sepse nuk ka tė bėjė aspak me zhurmėn ose me atė qė quhet pengesė nė jetėn e pėrditshme. Kompetencat pėr kėtė janė kryesisht tė komunave, nė kėtė rast tė Qytetit tė Shkupit dhe Komunat e tjera, sepse ata janė kompetent pėr tė ndjekur nėse kalohet zhurma. Nėse komunat nuk ndėrmarrin asnjė aktivitet atėherė pėrfshihet ministria jonė. Mirėpo nė kėtė rast, ne nuk kemi asnjė ankesė nga ndonjė qytetar apo institucion drejtuar ministrisė sonė, dhe shpresoj tė mos ketė ankesė, sepse nuk ia vlen, tha Abdilaqim Ademi, Ministėr i Ambientit Jetėsor.
Nga ana tjetėr, zv/drejtori i Komisionit pėr marrėdhėnie ndėr-fetare Zeko Abazi, nė njė komunikatė pėr median, tha se ezani nuk ka qenė i ndaluar nė tė kaluarėn dhe as qė do tė ndalohet ndonjėherė! Ai thotė se kjo ēėshtje ėshtė ngritur edhe nė Komisionin pėr marrėdhėnie ndėr-fetare, dhe se mendimi i Komisionit ėshtė se organizatat tė cilat kėrkojnė uljen e zėrit tė ezanit janė tė manipuluara dhe instrumentalizuara pėr pėrfitime personale.
Ne e kemi ngritur, kemi biseduar edhe pėr kėto probleme, jo vetėm pėr kėtė problem tė fundit por edhe probleme tė tjera tė cilat nė i bashkėbisedojmė. Jemi nė komunikim tė pėrhershėm mė Bashkėsinė Islame, edhe me strukturat qeveritare dhe shpresojmė se kėto ēėshtje do tė marrin zgjidhjen e duhur, dhe nė kėtė drejtim besoj se mė shumė ėshtė bėrė zhurmė nėpėr media se sa ka diēka tė vėrtetė. A nė fakt janė ato shoqata joqeveritare tė cilat janė tė manipuluara dhe tė instrumentalizuara pėr pėrfitimet e tyre personale. Ky ėshtė mendim edhe i Komisionit pėr marrėdhėnie mes bashkėsive fetare, deklaroi Zeko Abazi, zv/drejtor i Komisionit pėr marrėdhėnie mes bashkėsive fetare.
Debati rreth uljes sė mundshme tė zėrit tė ezanit filloi pasi organizata joqeveritare Iloja dorėzoi njė peticion prej 200 firmash nė Komisionin pėr marrėdhėnie ndėr-fetare, ku kėrkonte uljen e zėrit tė ezanit nė nivelin e zėrit normal tė njeriut. Benjamin Arifi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt