Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    Francis Lieber ne vitet 1867 ka thene: “Pyetja me e madhe e kesaj Ere eshte bashkejetesa e shume racave drejtuese ose e kombeve elite nen te njejtat ligje internacionale, besimin fetar, civilizim dhe kjo pa humbur ndarjet mes kombeve

    Harmonia Kozmike ka nje histori te gjate. Isaja na tregon ne, se Zoti do te dergoje nje shkaterrim katastrofik mbi kombet e botes perpara se te krijoje “ nje parajse te re dhe nje bote te re” ne te cilen Ujku dhe Delja do te ushqehen se bashku

    Te gjitha veprimet e deritanishme te qeverise te dergojne ne nje objektiv, internacionalizem apo ndoshta anarshizem. Kuptohet fare mire se per te funksionuar me mire EU do te duhet qe shtetet te humbasin nje fare sovraniteti jo te vogel. P.sh, kerkohet qe EU te miratoje edhe buxhetet e shteteve perpara se ata ta miratojne edhe vete ne shtetet perkatese. Por kur flasim per Evropen sic tha edhe Kryeministri Rama ne fjalimin e tij ne Kombet e Bashkuara flasim per nje Evrope qe eshte atje dhe se Shqiperia tanime eshte Evrope. Te gjitha iniciativat dhe reformat qe ne po ndermarrim jane me qellim qe te mos presim diten kur EU eshte gati per te na pranuar. Por, kur flasim per internacionalizem dalim tek FMN-ja, Banka Boterore, etj, etj. Do te jete shume e veshtire te pranohet qe kufiri i GDP-se qe Perendimi ndante me Boten te pakten deri dy shekuj me pare tani ka rene per here te pare poshte 50% te kesaj ndarje. Shtetet e reja si Brazili, India, Indonezia dhe Kina tani jane duke influencuar qartazi dhe shume shpejt flitet qe do te kete ndryshime radikale ne Sistemin Internacional. Ne baze te disa te dhenave Demografike flitet se ne vitin 2050 e gjithe Hemisfera e Veriut ku perfshihet USA, Kanadaja, Europa dhe Rusia do te kete nevoje per 500 milion vende pune, ndersa po ne kete vit vetem Kina do te kete nevoje per 500 milion vende pune, pa permendur ketu, Afriken e Brazilin, Indine, Indonezine, etj.


    Cfare po ndodh ne Shqiperi

    Kryeministri Rama deri tani ka deklaruar se, INSTAT-in do ja japim per ta mbajtur nje shtet tjeter, Doganat do ja japim nje kompanie nga nje shtet tjeter, diten e pare qe merr Dekretin e Presidentit, shkon ne zyre dhe heq portretin e Presidentit nga cdo zyre e shtetit, me anen e nje vendimi te Keshillit te Ministrave. Po ashtu ndryshon edhe simbolin e shqiptareve, Shqiponjen. Kerkohet shkrirja e Gardes se Republikes qe tanime ka 85 vjet qe ekziston pa kaluar ne asnje lloj analize etj, etj. Ndoshta Drejtori i Pergjithshem i Policise dhe Kryesuesi i Gardes e kane bere me kohe kete analize per ta shkrire si institucion. Nuk besohet qe shkrirja e Gardes se Republikes behet per qellimin e 21 Janarit. Shkrihet deri ne masen 85% Drejtoria e Policise se Qarkullimit, a thua se paska qene gati Reforma edhe per kete drejtori. Se fundmi, kerkohet te rinegociohet Statusi i Administrates Civile, kur dihet mire qe opozita nuk do te toleroje ne kete drejtim. Shume shpejt po i vjen radha Ministrise se Mbrojtjes qe fillimisht do te levizje nga Bulevardi per tu derguar tek Komanda e Doktrines dhe e Stervitjes per arsye akomodimi, te dy ministrite e tjera por qe ne afat te gjate nuk eshte kjo arsyeja.

    Keto jane shenja te pastra dhe shume kush duhet ti kushtoje vemendje ketyre veprimeve pasi do te gjejne veten ne nje pozicion i cili me te vertete nuk do te jete shume i rehatshem.

    Duke lene Shqiperine edhe per dy vjet jashte hapjes se negociatave normalisht funksionon ndoshta edhe per EU-ne pasi, ndoshta kjo e fundit nuk do te jete gati qe te ndihmoje edhe PIGS ( Portugali, Irlande,Greqi, Spanje) Kroacine edhe Serbine etj, etj. Por mbas dy vjeteve, EU do te jete me shume e interesuar vete qe te na marre edhe ne brenda pasi do te kete nevoje per krah te lire pune jo te specializuar apo te nivelit jo profesional “HI Tech”. Kete lloj krahu pune, me se miri e permbushin te gjithe shqiptaret e rajonit. Por n.q.s brenda ketyre dy viteve ne Shqiperi do te kete dhenie te koncesioneve apo dhenie hapesire ndaj vendeve qe EU i shikon me rezerve atehere edhe kjo nuk do te na ndihmoje.

    Shikohet qarte ne spektrin gjeopolitik qe shqiptaret te pakten per nje kohe jo te shkurter, nuk do te jene me ata qe ishin (ne aspektin e influences rajonale) deri ne firmosjen e marreveshjes midis Metes dhe Rames ne prani jo vetem te Tadicit por te nje numri te konsiderueshem sllavesh ne ate takim. Shkodra besoj qe nuk eshte zgjedhur rastesisht, pasi aty te gjithe e dime qe ka nje komunitet sllav.

    Rusia eshte duke marre nje vemendje te madhe ne sferen globale dhe sidomos me negocimin e Sirise tregoi se kjo tanime eshte kthyer ne loje, megjithese nuk eshte gati qe te jete edhe njehere superfuqi globale. Kjo nuk ka ndonje gje te keqe per z. Rama, perkundrazi, por ne afat te gjate nuk mund te jete mire per integrimin e Shqiperise. Futja e biznesit rus ne Shqiperi, me permasa te cilat ndoshta Shqiperia nuk do ti perballoje dot, absolutisht do te ndikojne ne Integrimin e Shqiperise edhe pas dy vitesh.

    Dihet mire qe Putin mori nje perkrahje te madhe popullore ne Rusi vetem nepermjet instrumentalizimit te ceshtjes se Kosoves ne perkrahje te aleatit te tyre, Serbise. Dergimi i forcave ruse ne aeroportin e Prishtines i kryen jo pak pune Putinit ne shtepine e tij, megjithese te gjithe e pane se sa ishte ne gjendje Rusia te mbante forcat e saj ne krahasim me ato te NATO- s. Ne ate kohe Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Bill Klinton i afroi nje kerkese te tille Rusise per te mbajtur nje fare balance pasi NATO-ja hyri aty pa pelqimin e saj nen pretekstin e te Drejtave te Njeriut. E njejta gje po mendohet qe po behet edhe me Sirine. Kjo tregon, se Putin po mundohet jo vetem te forcoje pozitat e veta, por te Rusise gjithashtu e cila per momentin po i fut te dridhurat shume vendeve te ish-Bashkimit Sovjetik. Vendet Baltike po tremben rendom tani nga kjo influence ruse, Polonia ka kohe qe ka leshuar alarmin, Gjeorgjia tanime eshte ne mes te nje shkretetire; Ukraina dhe Bjellorusia kane perjetuar shkeputjet e gazit ne mes te dimrit. Sic shihet qarte, projekti NABUCO do te vendose ne qender te influences Beogradin n.q.s ne nuk do te luajme shpejt, kuptohet qe nuk do te jete vetem ne doren e Shqiperise. Duke lexuar nje nder liderit e Mendimit te Gjeopolitikes dhe Sigurise, ne nje liber te tij mbi Ameriken Imperiale, George Friedman thote se Shtetet e Bashkuara, duke qene si e vetmja Fuqi Globale (e cila vjen si padashje ose Amerika nuk e donte nje gje te tille por i ngeli), do te vije nje kohe qe do te punoje vetem me ato vende qe do te jene potencial rajonal( me gjuhen e rruges: me te fortin e lagjes). Kur ky do te rrezohet atehere do vazhdoje me te fortin tjeter etj, etj.


    Trekendeshi i Strategjise se PS-se

    Nuk dihet se cfare ka ne mendje Qeveria e Re kur flet per Trekendeshin e Strategjise. Shikohet qarte se Beogradi ehte lene ne harrese nga ana jone dhe se i ka te gjitha shanset qe mbas janarit 2014, te rishikoje pozitat e tij ne Ballkan. Kjo jo ne aspektin e hapjes se ndonje konflikti te ri ushtarak, por ne aspektin e influences ekonomike; politike si pasoje e ushtrimit te presionit sic ben aleatja e saj, Rusia. Rusise dhe ne vecanti Presidentit Putin i eshte lene nje hapesire veprimi koheve te fundit dhe kete ai po e shfrytezon ne maksimum. Te gjithe kujtuan se me pranimin e Azilit te Snowden do te kishte nje retorike shume te ashper, bile dicka u luajt sa qe Presidenti Obama nuk u takua me Putinin sipas axhendes se parashikuar per shkak te ketij problemi. Ne fakt, Putin fitoi ne krahun tjeter, ate te fitimit te opinionit pozitiv te te Drejtave te Njeriut.

    Ndoshta per momentin edhe vete z. Rama sikur te ishte kundra kesaj skeme nuk do te bente dot gje per arsye se, serbet nuk kane qene ndonje here me afer me Presidentin e Amerikes se sa ata jane ne keto vite. Presidenti Obama, ka ndihmuar ne vitet 2002 ne zgjedhjen e Blagajovicit, me pas ky e ka ndihmuar Presidentin per te ardhur ne Shtepine e Bardhe me perkrahjen dhe te ish-shefit te Kabinetit te tij, Rahm Emanuel. Rahm Emanuel flitet se i ka derguar leter ish- presidentit Bush ne lidhje me Pavaresine e Kosoves duke dale hapur ne perkrahje te lobit serb. I ati i Blagajovich eshte i lindur ne afersi te Beogradit dhe e ema ne pjesen serbe te Bosnjes. Ne pergjithesi i gjithe komuniteti serb apo shumica e tyre jane te vendosur ne Veri-Lindje te USA. Gjithashtu ish-ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka marre detyren e Presidentit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara i cili ne pozicionin e institucionit me te madh internacional, nuk eshte pa influence.

    Duke mos mjaftuar kjo, tanime kemi edhe Jon Keryn si Sekretar te Shtetit i cili ne pergjithesi eshte nje perkrahes i devotshem i ceshtjes greke. Duke shikuar situaten e cila po ndryshon cdo dite ne Greqine fqinje eshte e veshtire te flitet per nje fokus te qarte. Gjesti me i fundit per nje permiresim te marredhenieve, eshte ai i futbollistit shqiptar, i cili luan ne ekipin e Selanikut i cili u detyrua te poshterohet dhe te pergjerohet per mos te humbur punen ne ate ekip, vetem se kishte pozuar me bluzen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ketu nuk u pa roli i Shkelzen Maliqit apo i Ditmir Bushatit, apo i Enver Hoxhes etj, etj. Keto ndihma kundrejt te dy lobeve nuk duhet te shihet me sy te keq apo me ndonje paranoje por edhe te mos konsiderohen nuk ben. Normalisht nese nuk do te mendojme mire per komshinjte asnjehere nuk do te kemi ndonje gje te mire edhe per veten tone, por cdo gje me karar. Duke shikuar qe Kryeministri jone ka marre si keshilltar Rajonal z. Shkelzen Maliqin, do te ishte mire qe te mos presim edhe ca dite deri kur te marrim vesh se cila do te jete strategjia e ketij te fundit per rajonin. Nuk besohet qe zoti Maliqi do te jete ne drejtim te marredhenieve, Kosove-Shqiperi

    Shikuar nga ky kendveshtrim, nuk e kuptoj se si do te mund te bashkepunoje ministri i Puneve te Jashtme z. Bushati me Davutoglun, kur ky i fundit ne doktrinen e tij parashikon se influenca e Turqise do te shkoje ne kufijte e Perandorise Osmane! Dihet qe Bosnje-Hercegovina ka qene nen kete influence, dhe ne pergjithesi i gjithe Ballkani. Por tani s’ka me Ballkan nen kete influence, por nen influencen dhe deshiren per tu integruar ne EU. A mos ndoshta ne do te ndihmojme Turqine per tu integruar ne EU?.

    Nuk dihet se si do te ndikoje edhe keshilltari i z. Rama, ish-kryeministri Tony Bleir ne keto ceshtje, duke patur parasysh qe z. Blair eshte edhe Emisar i Ceshtjes se Palestines me Izraelin. Cfare do te premtoje z. Rama ne rastin e Palestines??? Pasi kur e dime se "mysafiri" nga Ankaraja nuk i ka punet mire me Izraelin ne lidhje me ceshtjen e Palestines dhe se Gjeopolitika ne Lindjen e Mesme po njeh nje tjeter zhvillim. Rusia edhe njehere u faktorizua ne ate rajon, Irani sapo ka filluar te leshoje pe ne lidhje me procesin nuklear, si pasoje kemi telefonaten e pare nder vite midis Presidentit te Amerikes dhe atij te Iranit. Turqia me gjithe ekspansionin e saj ekonomik ne vitet e fundit, tanime po e gjen veten ne mes te nje mjedisi te ri gjeopolitik.

    Mark Mazower ne librin e tij “Governing the World” thote: Reprezentuesit tane vazhdojne duke dorezuar pushtetin tek ekspertet, vete te interesuarit, vete rregullatoret ne emer te eficenses se pushtetit global ndersa skeptiket dhe publiku i tjetersuar vazhdon te veshtroje. Ideja e qeverisjes se Botes po behet endrra e djeshme.

    * Instituti i Studimeve te Inteligjences dhe Sigurise

    Shkelqim Berisha - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    Filloi letersia fantastiko shkencore , lexoni dhe qeshni se si po na pushtojne sllavo ruset . Sa te paduruar paskan qene !!

    Dhe kush po na qanka hallin , ca servile qe per kete vend nuk jane ndier edhe kur po i merrej territori nga greku .
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    keto artikuj jan budallaliqe gati skizofrenike .

  4. #4
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    jo sllavo-ruset, po injorantet si surrati i Edvinit, qe akoma eshte ne evulim e siper si ato gjallesat e teorise se Darwinit! Me te tille njerez, me aq kapacitete truri qe kane, ka per ta vazhduar Shqiperia evolucionin e saj drejt Juropian Junionit, pa ju ngutur fare, kur te arrijne, atehere...
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    Citim Postuar mė parė nga Pirate of Love Lexo Postimin
    jo sllavo-ruset, po injorantet si surrati i Edvinit, qe akoma eshte ne evulim e siper si ato gjallesat e teorise se Darwinit! Me te tille njerez, me aq kapacitete truri qe kane, ka per ta vazhduar Shqiperia evolucionin e saj drejt Juropian Junionit, pa ju ngutur fare, kur te arrijne, atehere...
    Qenka dashte ketij (b)analistit t'ia dhurojme nje program Office (Word). Se paku do t'i kishim komplet te gjitha shenjat e pikesimit

    *
    klipp&klar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anėtarėsuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    ik o cim andej na ler rehat
    krenar qe jam pasardhes i ILireve

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    Ky mentalitet anadollak ishte nje nga faktoret kryesore qe e i kushtoi Berishes vota ne zgjedhjet e fundit. Berisha ne kete fushaten e fundit, luajti tre kartat qe jane tabu per politiken shqiptare: karten e nacionalizmit anadollak duke dashur te monipolizoje ate per vete; karten fetare me gatimin e shifrave te censusit duke i nxjerre orthodhokset e bektashijte komunitete inekzistente ne Shqiperi si nje menyre per te joshur shumicen muslimane per te votuar per te; karten krahinore duke u mundua te kerkoje voten e qytetareve te ardhur ne Tirane ne zonat informale, si nje vote per "malesorin" Berisha. Te treja keto karta se bashku e dogjen Berishen nga politika shqiptare dhe bene te mundur qe Edi Rama te jete sot kryeminister i vendit. Bile une do te shkoja edhe me tej, e do te thosha qe keto "karta" te Berishes, sidomos karta fetare, bene qe bektashiu nga Skrapari Ilir Meta[b]j[b], te dilte nga koalicioni para zgjedhjeve. Me keto mekate Berisha preku shqiptaret ne kallo, shkeli me kembe dinjitetin e tyre, dhe kur votat u numeruan, ata qindra mijera orthodhokset e bektashijte qe nuk i numeroi censusi, i numeruan komisioneret e votave.

    Prandaj boll na cuditet me budalleqe te tilla dhe me "gogole" greke e turq, por vijeni theksin atyre ku duhet: tek ruajtja e unitetit kombetar duke ruajtur e mbrojtur me vetemohim kushtetuten e ligjet demokratike te atij vendi. Shkruani 100 rreshta se si Rama dhe njerezit e tij po shkelin te gjitha ligjet e atij vendi me revanshin e tyre ne pushtet, e mos humbni kohen me perallat me mbret qe i shkruani per te mbajtur ne kembe fantazmat 100 vjecare te nacionalizmit anadollak shqiptar.

    Shikuar nga ky kendveshtrim, nuk e kuptoj se si do te mund te bashkepunoje ministri i Puneve te Jashtme z. Bushati me Davutoglun, kur ky i fundit ne doktrinen e tij parashikon se influenca e Turqise do te shkoje ne kufijte e Perandorise Osmane! Dihet qe Bosnje-Hercegovina ka qene nen kete influence, dhe ne pergjithesi i gjithe Ballkani. Por tani s’ka me Ballkan nen kete influence, por nen influencen dhe deshiren per tu integruar ne EU. A mos ndoshta ne do te ndihmojme Turqine per tu integruar ne EU?.
    Turqia ka plot 3 vjet qe po punon per te minuar shtetin shqiptar dhe nxjerr nga rruga e integrimit evropian. 21 janari 2011 nuk ishte nje veper e opozites shqiptare, ishte nje puc-shteti i orkestruar ne Ankara. Tellalli i Erdoganit dhe sekseri i Topit, Kresnik Spahiu, sponsorizohej po nga Ankaraja. Dhe nuk ishte rastesi qe Rama shkoi ne viziten e tij te pare pas berjes publike te qeverise ne Ankara. Vizita e tij ne Ankara ishte nje vizite falenderimi dhe mirenjohje per Erdoganin dhe qeverine e tij, qe e sollen ate ne pushtet ne 23 qershor. Te njejten gje beri edhe shoku Nano ne Krete ne 1997 me Sllobodan Milloshevic. Ajo qe Erdogani pret ne kembim nga Rama ne Tirane per kete ndihme, eshte mbajtja larg BE e Shqiperise. Retoriken e fushates elektorale te "rrenimit" do ta vazhdoje edhe ne pushtet, qe ti mbushi mendjen si Evropes si shqiptareve qe "nuk jemi gati per ne Evrope".

    Po te kishe frekuentuar forumin shqiptar, do t'i kishe mesuar keto gjera kur po ndodhnin e jo me 3 vjet vonese.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-10-2013 mė 01:28

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    .....fara e osmaneve,po hedh valle neper trojet e Iliro Dardaneve te moqem....
    .....paraja e prish secilin njeri neper bote,porse"shqiptarin"(Shqiptar me sa duket nuk ka mbetur gjekundi),e ka shkaterruar vet vetja e vet,sepse eshte treguar tradhetar ndaj vete se vet..
    Pergjat sundimit otomanoturko mongol,popullsija Arberore,ishte popullsija me e perndjekur nder te gjitha popullsite ballakanase.Megjithate,sot fara e tradhetise Arberore shkon aq larg sa qe gjejne fjale e thurin fjali ku thurin himne per osmaniin.Kjo fare tradhetare,pa fijen e turpit(vetem per interesa xhepi)lidh krushqi me turqitosmanomongol,duke harruar se keta osman shperbene Atedheun e Kastrioteve....Keta haxhi qumil e pasardhes te ballaban pashes,harrojne se kete popullsi te shumevuajtur po e drejtojne drejt e ne humnere,pa e pyetur nje pjese te konsiderueshme te ARBEROREVE TE CILET ENDE GJALLOJNE MBI KETO VENDE ARBERORESH QE NUK U MPOSHTEN KURRE.keta"njerez"gjakprishur,dhe gjakshkeles te vetes se vete duhet te llogarisin se durimi ka kufi,dhe se shume here ka ndodhur kur bejlere dhe agallare e besa edhe pashallare tradhetar kan marr plumb dhe shpate kur u ka kaluar durimi KETYRE ARBEROREVE TE PA EPUR....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Shtyrja e statusit dhe influenca sllavo-ruse

    ...thjesht,na e futen islamin e"mire"(mjekerr cjapet)me shumice neper Kosove,Shqiperi etj dhe bota e Perendimit thaore po vetet paskemi gabuar,po per taleban qenkemi munduar ne ???!!!!....
    ...e tani,jemi ne pozicijonin o rooooooo,si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,larg jemi me Perendimin,sepse nentoka serbe punon e budallenjet"tane"qe presin dovletin shkojne si qura ne mjergull...hehehe...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •