Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Berisha sulmon Ramën: Njërës grua i bëri burrin aktual ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin, Edi Rama për sjellje të pakarakter, të pashembullta dhe për marrëzira.
    Berisha i referohet dy ish grave të Ramës, Delina Fico dhe Rudina Magjistarit, te njohura per angazhimin e tyre publik.
    Sipas ish kryeministrit, njërës ia ka bërë burrin aktual ministër, ndërsa tjetrës me anullimin e një vendimi të qeverisë, i ka rrëmbyer pronat që i ka me dokumenta.

    Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook

    CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan)
    Burrrrrrë si ky nuk ka toka! Piktori dështak, njërës, ish gruas së tij, Znj. Delina Fico, ia bën burrin aktual ministër (Bledi Çuçi) kurse ish gruas tjetër të tij, Znj. Magjistari, në një akt të papërmbajtur urrejtje i rrëmben pronat që i ka me dokumenta të rregullta origjinale nga gjyshi i mirënjohur i saj, duke anulluar për këtë qëllim dhe një VKM. Dashuri dhe Urrejtje! Aleksander Dymas në fillim, më pas francezët dhe gjithë bota kësaj i thonë: Cherchez la femme!!!


    ps: “Cherchez la femme” ad literam përkthehet “kërkoni gruan” por këtu nuk është fjala për lidhje romantike por për sjellje të pakarakter apo të pashembullta apo marrëzira të nje burri për shkaqe të lidhura me një grua

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Turp! Sdi pse e sjell Kete postim te Ketij plaku te marr. Turp per gjithe shqiptaret qe ky njeri e ka drejtuar shqiperine per gjithe kto vite. Jo nje figure publike por ene nje njeri I moshuar nuk merret grate e tjereve si nje grua llafazane. Imagjinoni sikur nje leader Euro-American me u marr me fjalet e botes. Turp I vetes dhe atyre qe i shkojne nga mbrapa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    edhe statused e berishes ne facebook kan fillu me i pru ktu tash lol

    paska fillmu me u mor me thashetheme grash si grat e qera te fejsbukut lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Alboja e ka sjelle kete postim se neqoftese nuk mesojme nga e shkuara nuk do dime as ckam te bejme ne tashmen.

    KQ i PPSh-se ne vitin 1949-1956 kishte 20 anetare te larte byroje lidhje familjare dhe gjaku me ishdiktatorin

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    edhe statused e berishes ne facebook kan fillu me i pru ktu tash lol

    paska fillmu me u mor me thashetheme grash si grat e qera te fejsbukut lol
    Si ben ti sikur ti nuk merresh me fb thashetheme :P

    Nuk ka faj hapesi i temes, por media shqiptare qe ngeli duke bere lajme statuset e SB
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Berrisha _ Rama,loja vazhdon.............................

    Ja 30 krizat bllokuese të Berishës, që e kanë lënë Shqipërinë jashtë BE

    1. Dhjetor 1991: Opozita “Sali”, megjithëse iu kërkua të mos vepronte, krijoi 30 vatra zjarri, dhune e konfliktesh në Shqipëri, pas të cilave BE deklaroi: “Negociatat ndërpriten, opozita nxit lëvizje dhune”.
    2. Janar 1992: PD krijon trazira e dhunë publike në Tiranë, Durrës, Vlorë, Kavajë, Shkodër, Elbasan. BE nuk firmos hapjen e negociatave, largohet nga Shqipëria, fajëson “populizmin” e Sali Berishës.
    3. Në 8 Shtator 1992: Pushteti “Sali”, nuk pranon rekomandimet e BE dhe platformën e reformës politiko-ekonomike-administrative, ndalen negociatat.
    4. Në 1 dhjetor 1992: Kjo marrëveshje rikthehet dhe në hyn në fuqi, por shkelet në 5 pika, duke pezulluar zbatimin e saj për 6 muaj.
    5. Në vitet 1992-1993: BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshja së Tregti- Bashkëpunimit, por pushteti “Sali”, i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.
    6. Mars 1992: BE planifikoi 20 milionë ECU fond për Shqipërinë, sipas projektit “CROSS BORDER”, të detajuar për segmentin Korçë-Kapshticë-Tri Urat, por pushteti “Sali”, u fut në konflikt fals me shtetin Grek për “5 çifte minoritarësh”, duke nxitur Greqinë të vendos veton për bllokimin e tyre.
    7. Në vitin 1993: BE planifikoi përsëri 20 milion ECU për Shqipërinë, por përsëri pushteti “Sali”, hapi konflikt për lejimin e abetares greke në Dropull dhe Greqia vendosi veton bllokuese.
    8. Tetor 1993: BE i kërkon pushtetit “Sali”, reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standarteve të BE, por drejtësia u mbush me kursantë 6 mujor, duke e detyruar BE të tërhiqet.
    9. Data 30 korrik 1993: Pushteti “Sali”, arreston dhe burgos kreun e opozitës shqiptare Fatos Nano, duke shpërfillur kërkesat e BE për të ndalur këtë hap politik që synonte asgjësimin e opozitës, shkëputen raportet me BE për 6 muaj.
    10. Në 16 mars 1994: U hodh ideja e “Korridorit 8-të” në vijën “EGNATIA” Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosur nga Klinton, Berisha, Glikorov, Zheliev, Ozal, por pushteti “Sali”, e devijoi në favor të palës greke duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt, BE bllokoi financimin e negociatat, duke i shtyrë 1 vit.
    11. Maj 1995: BE i kërkon pushtetit “Sali”, bllokimin e veprimtarisë së firmave piramidale, si kusht për të vazhduar bashkëpunimin por nuk u plotësua. BE pezullon 8 muaj, marrëveshjet në 6 sektorë: Hipotekë, arsim, shëndetësi, drejtësi, dogana, polici.
    12. Në 3 mars 1996: Pushteti “Sali”, përfshihet në skemën për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre, BE bllokon asistencës teknike në sistemin e administratës publike.
    13. Në 12 maj 1996: BE dha alarmin për ngjarjet e ’97-ës, ndërsa FMN largoi nga Shqipëria përfaqësinë për shkak të krijimit të kolapsit ekonomiko-financiar prej piramidave të cilat pushteti “Sali”, nuk pranoi t’i mbyllte.
    14. Në 14 nëntor 1997: BE u largua pa afat prej Shqipërisë, për shkak të gjendjes së luftës civile dhe shkatërrimit total të vendit, shkaktuar prej pushtetit “Sali”,
    15. Shtator 1998: Ndërsa pritej nisja e negociatave për liberalizimin e vizave, opozita “Sali”, futi Shqipërinë në kryengritje te armatosur me shkatërrim institucionesh zyrtare e trazira fizike.
    16. Në vitin 1999: BE miratoi nismën për Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën e Serbinë, të quajtur “Procesi i Stabilizim-Asocimit” (PSA). Opozita “Sali”, nuk firmosi “Paktin e Stabilitetit” me qeverinë e PS dhe Shqipëria u përjashtua nga kjo marrëveshje për 1 vit.
    17. Qershor 2000: KE i Feiras, vendosi që vendet e Procesit të Stabilizim-Asocimit, të jenë kandidatë për BE, por opozita “Sali”, në zgjedhjet lokale të tetorit 2000, krijoi trazira e konflikte në 10 qytete të vendit, me epiqendër Tropojën, duke përjashtuar Shqipërinë nga kjo mundësi deri në vitin 2002.
    18. Nëntor 2000: BE vendosi në Zagreb të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet Grupit të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, por opozita “Sali”, bojkotoi parlamentin dhe nisi protestat e sulmet mbi institucionet, ndaj kjo nismë u bllokua.
    19. Qershor 2001: Këshilli i Ministrave i BE, miratoi raportin e KE dhe kërkoi projekt-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, përpara fundit të vitit 2001, por opozita “Sali”, nisi protestat e dhunshme në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe ky mandat negocimi “extra” u bllokua, mbasi opozita nuk ndali dhunën.
    20. Dhjetor 2001: KE vendosi ta paraqes Projekt-Mandatin e negocimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë, por opozita “Sali”, nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe nisi dhunën në kuvend, në mjediset publike e ndaj institucioneve shtetërore. Grupi Konsultativ BE-Shqipëri, ndaloi aktivitetin.
    21. Në 21 Tetor 2002: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë, me kusht paktin bashkëpunues për miratimin e ligjeve reformuese në drejtësi, dogana e ligjvënie, por opozita “Sali”, nuk bashkëpunoi me qeverinë, ndërsa BE bllokoi negociatat pa afat.
    22. Në 31 Janar 2003: Hapen zyrtarisht negociatat nga Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi dhe Kryeministri Shqiptar Fatos Nano, por opozita “Sali”, nuk shkoi në seancën e posaçme të kuvendit, duke vazhduar dhunën e protestave të rrugës, BE shtyu miratimin për një kohë tjetër.
    23. Në 20 qershor 2003: KE miratoi propozimet e KiE të Ballkanit Perëndimor, “Moving Toëards European Integration”, ku Shqipëria ishte përfshirë në fondin shtesë prej 230 milionë Euro për programet rajonale 2004-2006, por u përjashtua, mbasi nuk jepte garanci zbatimi, prej destabilitetit të krijuar nga agresiviteti i opozitës “Sali”.
    24. Në 21 qershor 2003: Zhvillohet në Selanik, samiti “BE-Ballkan Perëndimor”, me objekt integrimin e vendeve Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, FYROM dhe Serbi-Mali i Zi, por asistenca për Shqipërinë u la jashtë “liste” për shkak të trazirave të krijuara nga opozita “Sali”, prej zgjedhjeve vendore.
    25. Nëntor 2006: BE publikon raportin për nivelin e lartë të korrupsionit në pushtetin “Sali”, dhe mungesën e sigurisë për vazhdimin e reformave integruese, bllokon për 5 muaj bashkëpunimin për realizimin e MSA.
    26. Mars 2008: Plas skandali i krimit ekonomik e njerëzor me 26 viktima në Gërdec, BE kërkon rishikim të negocimit të pikave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ndalon dhe anulon 12 projekte reformash në sigurinë kombëtare dhe administratën publike.
    27. Shtator 2008: Pushteti “Sali”, largon dhunshëm FMN nga Shqipëria, reagon dhe tërhiqet BE me bllokim negocimesh për reformat, duke caktuar fund-vitin 2010 për liberalizimin e vizave.
    28. Dhjetor 2010: Pushteti i Sali Berishës vret 4 demonstrues në qendër të Tiranës, BE kërcënon me përjashtim të Shqipërisë nga negocimet për Statusin e vendit kandidat.
    29. Maj 2011: Pushteti “Sali”, shkatërron qëllimisht zgjedhjet vendore me manipulim, vjedhje vote e dhunim të opozitës, BE shkëput kontaktet me qeverinë dhe anulon pa afat dhënien e Statusit vend kandidat për Shqipërinë.
    30. Data 12 tetor 2012: Raporti i BE njofton se refuzon dhe bllokon dhënien e Statusit si Vend Kandidat për Shqipërinë, vendi është në krizë totale politike-ekonomike e institucionale, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka përmbushur 12 detyrimet e lëna nga BE dhe KiE në 9 nëntor 2011.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Alti Elezi për postimin:

    maratonomak (04-10-2013)

  8. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan) eshte gabim

    Shershe la fam eshte idiome franceze dhe do te thote qe shkaku i cdo lufte qe nis eshte femra.
    Me fjale te tjera arsyeja pse nisin luftrat kane gjithmone si katalizator nje femer diku.
    Fakti qe Rama ka divorcuar dy gra flet per mungese balance emocionale.
    Fakti tjeter qe njërës ia ka bërë burrin aktual ministër, ndërsa tjetrës me anullimin e
    një vendimi të qeverisë, i ka rrëmbyer pronat që i ka me dokumenta,tregon per abuzim
    me pushtetin dhe autoritetin e tij.Lufta e Trojes,legjenda e Odiseut(Ulisi) jane shembuj nga historia qe,luftrat
    ne keto ngjarje epike legjendare kane gjithmone pikenisjen nga nje femer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-10-2013 më 18:44
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    enver hoxha donte te martonte musine kokalarin. familja e saj nuk pranoi, prandaj diktatori e internoi dhe i shkaterroi jeten kesaj intelektualeje shqiptare ne vitet e komunizmit. ky edi rama kerkon te imitoje enver hoxhen por me duket se do perfundoj si chavezi.
    me kete charchez la famme sala e paska goditur bukur.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    enver hoxha donte te martonte musine kokalarin. familja e saj nuk pranoi, prandaj diktatori e internoi dhe i shkaterroi jeten kesaj intelektualeje shqiptare ne vitet e komunizmit. ky edi rama kerkon te imitoje enver hoxhen por me duket se do perfundoj si chavezi.
    me kete charchez la famme sala e paska goditur bukur.
    Ja pse jeni kaqe copa mishi ju PeDe-istat se jo vetem qe vete nuk e keni idene, por edhe ndiqni verberisht idiotizmat e pleqve.

    Ta ka shkruar benseven se cdo te thote e goditura CHERCHEZ LA FEMME e Berishes

  11. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Berisha për Ramën: Njërës grua i bëri burrin ministër, tjetrës i rrëmbeu pronat

    paramendoni ne mbledhen e qeverise kur bledi cucit i hyp mendja me e kundershtuar ramen dhe ky i fundit kur ti kthehet '' rri aty o bledi se ta bej me keq se sa ja kam bere gruas tate..debil burre qe nuk ishe i zoti te gjeje nje grua tjeter por qe perfundove me leneshat e mia ''..dhe te shohesh pastaj cucin si ule veshet para dashnorit te gruas..

    nje gje me quditi rama kur la jasht qeverise dashnorine tij prej peze..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 04-10-2013 më 09:45
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •