-
Deputeti Duzha ikën nga PR: U bashkova me LSI se më mbrojti votat në 23 qershor
Mazhoranca bëhet me 84 deputetë, Luan Duzha i PR-së shkon tek LSI - ja
Luan Duzha i zgjedhur deputet në 23 qershor nën siglën e Partisë Republikane ka kaluar në grupin parlamentar të LSI-së. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë PR-së, dhe wshtw konfirmuar edhe nga LSI.
Me këtë lëvizje, grupi parlamentar i LSI-së shkon në 18 deputetë, ndërsa grupi i Republikanëve reduktohet në 6 të tillë.
Me kalimin e Duzhës tek LSI-ja, mazhoranca bëhet me 84 deputetë që do të thotë se, merr vendimet në Kuvend për ligjet që duan 3/5 e votave.
***************
Monizmi, si e vetmja alternative e vertete shqiptare, po instalohet me shpejtesine e duhur dhe te pritshme. Ato pak shqiptar qe nuk e pelqejne duhet ta gelltitin nje here e pergjithmone, dhe te hecin perpara me jeten e tyre.
- Shqiptaret votuan monizmin qe meritojne.
- Berisha tregoje se nuk ishte i afte te mbronte pluralizmin, dhe kur u duk se i kishte te gjitha levat ne duar. Nuk ka te drejte morale te vazhdoje ndikimin ne asnje menyre apo forme ne PD-ne dhe simpatizantet e djathte. Eshte pergjegjes direkt per zgjedhjet e vazhdueshme te gabuara te aleateve. Heshtja totale do ishte vlera e re e shtuar dhe e fundit qe mund te fitonte nga opinioni i simpatizanteve, gjithmone ne renje......Ky eshte fundi i endrave te me pak 35% te shqiptarve.
Koha me ec perpara......
-
-
Për: Monizmi po instalohet me shpejtesi..... E merituar plotesisht!
Juve u cmendet qe tani, pale kur te behen 94 deputete, do oganizoni vetevrasje masive perpara presidences per te mbrojtur musteqet e Nishanit
-
-
i/e regjistruar
Për: Monizmi po instalohet me shpejtesi..... E merituar plotesisht!
as qe ja vla e en me diskutu, jemi ssi kolektiv deficenta ,s ka as te majt te mencur as te djatht te vertete, formimi i shoqeris pasoje e shumatores se indiv. dhe individi moralisht i formu nga edukata familjare ed.shoqrore ed.ushtarake!!!!!!! te treja jan nen nivel knej ka ne.....kurora e tre edukatave as qe ja vle me e permend se esht shum larg..esht edukata e mbendshme fetare
-
-
Për: Deputeti Duzha ikën nga PR: U bashkova me LSI se më mbrojti votat në 23 qershor
Deputeti Duzha ikën nga PR: U bashkova me LSI se më mbrojti votat në 23 qershor
TIRANË-Deputeti Luan Duzha sqaron për herë të parë arsyet e largimit nga Partia Republikane dhe bashkimin me grupin parlamentar të LSI-së. Përmes një letre të hapur, deputeti Duzha sqaron se vendimi i tij e ka zanafillën në procesin e numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, ku sipas tij, Partia Demokratike nuk ka lejuar vëzhguesit e PR-së në proces, ndërsa LSI-ja është treguar e gatshme të ruajë votat e tij.
Duzha thekson se nuk mund të vijonte të ishte pjesë e një grupi parlamentar “që donte ti vidhte votat”. Më tej ai siguron elektoratin e tij se do të jetë zërit të tyre në Parlament.
“Së pari dua të theksoj se unë, Luan Duzha, duke filluar nga 30 Shtator 2013 do të jep pjese e grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sigurisht që ky përbën një lajm të ri për shumë qytetar, por jo për kryetarin e Partisë Republikane, zotin Mediu, dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në qarkun e Elbasanit zotin Imami. Pas mbarimit të procesit të votimit, edhe pse unë kisha hequr dorë nga komisionerët në rrethin e Peqinit me kërkesë të zotit Mediu, kërkova që në procesin e numërimit të kisha vëzhguesit e mi, pra të Partisë Republikane, por kjo kërkesë u refuzua nga Partia Demokratike. Kërkova me insistim mbështetjen e kryetarit të PR, zotit Mediu, por ai nuk kishte fuqi pasi zoti Imami nuk pranonte komunikimin me të. I kam kërkuar zotit Mediu që nëse PD nuk më mbështet dhe kërkon të më vjedhë votat do të gjeja mundësi të tjera, e ka pranuar dhe më ka dhënë që vazhdo të mbrosh votën pasi unë nuk kam mundësi. Kërkova mbështetjen e partisë LSI dhe ata janë treguar të gatshëm që të më ruajnë votën. Pra, jam habitur që ata që nuk donin që unë të isha pjesë e Parlamentit të më duan pjesë të grupit të tyre. Unë nuk mund të jem në një grup me ato që donin të më vidhnin votat, dhe i premtoj të gjithë elektoratit tim se unë do të jem përfaqësues i zërit të tyre në Parlament.”- deklaron Duzha.
Mediu: Kuvendi, pazar i gjësë së gjallë. LSI: S'dimë nëse vjen tek ne
Ora 13:00 - Largimi i deputetit Luan Duzha nga Republikanet ka shtuar konfuzionin si tek Partia Republikane, por dhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kreu i PR, Fatmir Mediu theksoi se shqetësim real përbën fenomeni i blerjes së votës në Parlament. Mediu tha se ai personalisht nuk ka dijeni që Duzha ka lënë strukturat e PR, por pohoi se deputeti e ka telefonin e fikur dhe se nuk ka mundur të kontaktojë me të.
“Zoti Duzha është zgjedhur deputet me votat e Republikanëve dhe nën aleancën e demokratëve. Kemi pasur një marrëdhënie tepër korrekte dhe nuk kam dijeni për largimin e tij. Por duke kaluar në individin në fjalë, z.Duzha duhet të jetë shqetësim sepse tentohet të manipulohet vota, Kuvendi kthehet Pazar i gjësë së gjallë. Deputetet zgjidhen për një forcë politike, dhe duhet të ketë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar, nuk është fenomeni i parë, shpresoj të jetë i fundit, mendoj se është i qëllimshëm se ka procese që duan numër të cilësuar deputetësh. Këto janë investime që bëhen në dëm të jetës parlamentare, çështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike, ne jemi në të njëjtën linjë me opozitën”.
“Nuk kam komunikuar, kam tentuar, por nuk kam pasur as mundësinë se e ka pasur telefonin e mbyllur. Në gjykimin tim është më mirë kur gjërat të ndodhin hapur, sesa në këtë formë”.
Manjani
Por as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka pohuar se Duzha ka kaluar në krahun e tyre politik.
Sekretari për cështjet ligjore i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, i ftuar sot në “News 24” në rubrikën “Opinion” përballë moderatores Ola Bruko, u shpreh se nuk ka informacion, nëse deputeti i Partisë Republikane Luan Duzha do t’i bashkohet LSI-së.
Manjani u shpreh se: “Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe është gjithmonë e hapur për anëtarë të rinj dhe pozitat e LSI-së asnjëherë nuk kanë qenë të dobëta”.
Meta
Në një prononcim për mediat, ditën e sotme dhe kreu i LSI, Meta nuk komentoi lëvizjen e deputetit Luan Duzha nga PR tek LSI. Kreu i LSI, tha vetëm se “lëvizja e deputetit, nuk kam asnjë koment për këtë cështje. E rëndësishme është të ecim në rrugën e konsensusit për reformat e rëndësishme dhe së shpejti do iniciojmë një konsensus të përbashkët për sa i përket reformës territoriale administrative”.
Nese Duzha zyrtarisht kalon me LSI, kjo parti, Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të rrisë numrin e deputetëve në Parlament.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Republikane në Qarkun e Elbasanit, Luan Duzha, ka depozituar zyrtarisht kërkesën në kryesinë e Kuvendit, përmes së cilës njofton Parlamentin se nuk do të jetë më deputet i PR-së.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt