Gjithashtu eshte i njohur edhe per fetwan kunder qenit te zi

Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah b. Mugaffeli se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thėnė:
“لَوْلَا أَنَّ الْكِلَابَ أُمَّةٌ مِنْ الْأُمَمِ لَأَمَرْتُ بِقَتْلِهَا فَاقْتُلُوا مِنْهَا الْأَسْوَدَ الْبَهِيمَ
Sikur qentė tė mos ishin prej krijesave tė Allahut (qė dėshmojnė madhėrinė e Tij), do tė urdhėroja mbytjen e tyre. Por jo, mos i mbytni ata, me pėrjashtim tė qenit qė i tėri ėshtė i zi”.
Rangu i hadithit: Hadithologu i njohur, Muhammed Nasiruddin Albani, nė Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 2845, kėtė hadith e ka cilėsuar autentik.
Komenti: Tijjibiu, nė koment tė “prej krijesave tė Allahut” ka thėnė: Kjo aludon nė ajetin kur’anor:
“وَمَا مِنْ دَابَّة فِي الْأَرْض وَلَا طَائِر يَطِير بِجَنَاحَيْهِ إِلَّا أُمَم أَمْثَالكُمْ
Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk janė tė ndara nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)…”. ( )
D.t.th.: ata janė tė ngjashėm me ju nė faktin se dėshmojnė pėr Krijuesin dhe madhėrojnė Atė.
Ka thėnė Hitabiu: Kjo d.t.th.: se Muhammedi, alejhi’s selam urreu eliminimin dhe asgjėsimin e njė grupi krijesash tė Allahut ngase nuk ka lloj krijesash e qė nuk ka ndonjė urtėsi dhe dobi. Nėse ēėshtja ėshtė kėshtu, pra nuk ka arsye pėr mbytje tė tyre, atėherė mbytni vetėm ata qė dėmtojnė dhe janė tė zi ndėrsa tė tjerėt lini pėr t’ua ruajtur shtėpitė a pasuritė.
Imam Ahmedi dhe Is’hak Rahavejhi kanė thėnė: Ndalohet gjuetia e qenit tė zi.
Ndėrsa pėrkitazi me hadithin:
“نَقَصَ مِنْ عَمَله كُلّ يَوْم قِيرَاطَانِ
Pėr ēdo ditė i pakėsohen sevapet nga dy kirat(kodėr)”. ( )
…Imam Neveviu ka thėnė: Dijetarėt polemizuan pėr shkakun e pakėsimit tė sevapeve. Thanė:
• Pėr shkak tė mos hyrjes sė melaikeve nė tė,
• Pėr shkak tė dėmtimit qė iu bėhet kalimtarėve nga qeni.
Ndėrsa pėrputhja e hadithit tė Ebu Hurejre dhe atij tė Ibni Umerit ku pakėsimi i shpėrblimit pėrdoret me njė dhe dy kirat, bėhet sipas dallimit tė rrethanave dhe vendeve. Ndodhe qė pakėsimi dy kirat tė vleje pėr ndonjė lloj qensh qė dėmton mė shumė apo ndodhė qė tė jetė sipas vendeve. P.sh.: nė Mekke e Medinė ku shpėrblimet shumėfishohen ndodhė qė pakėsimi i tyre tė behet dyfish derisa nė vendet tjera tė jete vetėm njė kirat. Apo, ndodhe edhe te jete sipas kohės ngase njė herė e pėrmendi njė kirat ndėrsa herėn tjetėr dy kirat.
Burimi: Avnul ma’bud.
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
12-2-2008, e martė
Vushtrri, Kosovė
Krijoni Kontakt