Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    1 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Për t’u ndier më të reja, gratë po preferojnë më shumë një prerje apo një stilim të ri flokësh sesa një kujdes të shtuar për lëkurën




    Gratë kanë më shumë gjasa të bëhen më të reja dhe më tërheqëse përmes një hairstyle të ri (prerje të re flokësh), sesa të blejnë një krem të ri antimoshë ose antirrudhë, por mbi të gjitha të mbrojnë lëkurën nga sulmet e jashtme. Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të medias që reklamon mrekullitë e njërit apo tjetrit krem antirrudhë, gratë për t’u bërë më tërheqëse dhe për t’u vetëpëlqyer duket se deri tani preferojnë të shpenzojnë paratë e tyre për një ‘hairstyle’ të ri. Kjo gjë u nxor në pah nga një studim i kryer nga specialistët e një kompanie farmaceutike “Pharma dermatologji Leo” në bashkëpunim me Skcin (Karen Clifford Cancer Skin Charity) në më shumë se 1000 gra, të cilat rrëfenin se si me kalimin e kohës kanë pasur tendencë për të shpenzuar më pak para për kujdesin e trajtimeve të lëkurës duke qenë se kishin arritur të gjenin një mënyrë të re për t’u dukur më të reja në moshë: ato kanë prerë flokët e tyre. Sondazhi kishte për synim të vlerësonte se sa gratë i merrnin në konsideratë rreziqet e lëkurës që mund të vinin nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit, si UVA dhe se çfarë bënin ato për të mbrojtur shëndetin e tyre. Më pas ajo ç’ka është zbuluar është se gratë në përgjithësi janë të vetëdijshme për rreziqet që u vijnë nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, të tilla si kanceri i lëkurës dhe plakja e parakohshme. Megjithatë, jo gjithmonë janë të mirinformuara mbi shenjat paralajmëruese të një problemi me lëkurën dhe për pasojë nuk marrin masa paraprake të mjaftueshme. Për këtë arsye, në dritën e kësaj vetëdijeje, tendenca është që të preferoni kënaqësinë e çastit dhe të lini mënjanë problemet e mundshme të lëkurës. Si të thuash, më mirë një vezë sot…

    “Çdo vit gratë në Mbretërinë e Bashkuar shpenzojnë rreth 600 milionë euro për kremra antiplakje dhe rreth 9 miliardë euro për këpucë. Të gjithë ne duam ta “kurojmë” sa më mirë pamjen tonë, por është e rëndësishme të mbani mend se lëkura juaj është aksesori i vetëm që është ngjitur gjithmonë me ju, pa marrë parasysh se çfarë stili është në modë”, thekson në shtypin e shkruar të Skicin, drejtori Charlotte Fionda. Kështu, ndër sendet e listuara në nevojat më themelore të një gruaje rihyjnë modeli i ri i flokëve dhe veshjet, ndërsa produktet për lëkurën bien në renditje. Pastaj, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, shpenzojnë më shumë para për kremra bukurie dhe për lëkurën gratë e reja dhe jo ato më të avancuarat në moshë: mesatarja është 300 euro në vit për frymë për gratë nën 35 vjeç dhe 236 euro për gratë mbi 35 vjeç. Pra, me pak fjalë, edhe pse lëkura është organi më estetik i trupit tonë jo gjithmonë jemi të ndërgjegjshëm nga nevoja për ta kuruar atë dhe jo thjesht për një çështje kozmetike. Si përfundim, sipas një sondazhi, gratë do të ishin më të shqetësuara për prerjen e tyre të flokëve ose për mospasjen mjaftueshëm të këpucëve sesa për shëndetin e lëkurës së tyre.

    Rëndësia e kujdesit të lëkurës

    Lëkura është organ elastik, muskulor që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajtja e organeve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar, si dhe ajo i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëjë me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore, si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D. Pra ju e dini se lëkura jonë mbulon të gjithë trupin dhe përcakton në shkallë të lartë pamjen tonë. Por ju nuk e dini se lëkura mund të “shohë”, mund të “ndiejë”, mund të “flasë”, mund të “nuhasë” etj. Ju nuk e dini se lëkura jonë është organi më i ndërlikuar, përmbledh një sërë funksionesh të sistemeve të tjera si ai imun, respirator, sekretor, termorregulator, lidhor, muskulor etj. Ju nuk e dini se lëkura përmbledh rreth 3000 sëmundje, pra më shumë se çdo organ tjetër. Ndaj është shumë e rëndësishme që lëkurës t’i dedikoni kohë dhe mund për ta pasur sa më të mirë.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...t-sesa-lekura/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    ne fakt mire do ishte t'u kushtonin me shume kujdes menyres se te ushqyerit sesa flokeve e kremerave per fytyren.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ne fakt mire do ishte t'u kushtonin me shume kujdes menyres se te ushqyerit sesa flokeve e kremerave per fytyren.
    ne jemi, cfare ne hame,

    kush e ka thene kete broke?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    ate e ka thene nje i famshem daku hahahahahahaha
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ne jemi, cfare ne hame,

    kush e ka thene kete broke?
    nje filozof shume largpames e ka thene. jo per gje, por tani e thone edhe studimet e fundit te gjenetikes. ushqimi eshte i afte te ndryshoje gjenet...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    eh mire o mire, hallakatemi kot spitaleve ne. ne ja ku e kemi doktoreshen hehehehehe
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ne jemi, cfare ne hame,

    kush e ka thene kete broke?
    Suedezt mduket e kan thon xhuje :P
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  8. #8
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Absolutisht dakort me Broken . Ushqimi eshte ai qe ndikon ne floket apo lekuren tone me se shumti, duke mos harruar ketu edhe rracen/ genin e njeriut.

    Artikulli nje humbje kohe.

    Sa zgjat kenaqesia e nje prerje flokesh?? disa minuta? pak dite? Sa here priten floket ne vit? Sa shume te japin ata mundesine per te ndryshuar "per mire" ne momentet rebele ku dikush vjen papritur ne mengjes per vizite?

    Kujdesi per lekuren eshte i domosdoshem. Une do t'i fusja poshte edhe nje shamije te lidhur me lezet floket e mi, nese s'do te mundja t'i rregulloja ndonje dite.. Kurse lekura eshte paraqitja , nje element i pazevendesueshem ne bukurine e nje femre. Jo te gjitha gezojme lekure perfekte por e rendesishme eshte qe kozmetika i jep mundesine kujtdo te ndihet bukur

    ah , edhe dicka tjeter, nese ju lind ne zemer te kujdeseni per paraqitjen tuaj, por nuk vendosni dot midis flokeve dhe lekures, mund te vrisni dy zogj me nje gur duke perdorur vitaminen Vegetal Silicon me permbajtje Zinku duke rigjeneruar dhe ndihmuar lekuren tuaj te shkelqeje dhe duke ndihmuar floket tuaj te jene me te shendetshem dhe te rriten 2.4 here me shpejt se pa te.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Suedezt mduket e kan thon xhuje :P
    Qato, Qato....

    Vec qato, qe jan icik bq dhe me pare,...lol

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685

    Për: Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

    Hahahaha e kom gjet njo qasi por ska shum pare :P
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •