Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 66
  1. #51

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    smod behet kush te doje. Drejtore s'behen dot te gjithe, eshte ceshtje fati, kohe, vendi ....
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    smod behet kush te doje. Drejtore s'behen dot te gjithe, eshte ceshtje fati, kohe, vendi ....
    patjeter ashtu si nuk bohen te gjith ministra kryeministra presidente etj. te bohesh kryeminister duhet te jesh kryetar partie, te bohesh president duhet te jesh besnik i kryetarit etj etj
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #53
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Nuk e dija qe postet drejtuese ne shqiperi qenkan poste politike. Sido qe te jene zgjedhja e nje femre ne postin e doganes sikurse eshte bere nuk eshte ndonje gje jo e papare.
    Duke qene posti eshte politik atehere dhe fakti qe e sapozgjedhura nuk ka as me te voglen eksperience( besoj jo vetem ne poste drejtuese- por edhe pune te thjeshte) nuk do te ishte pengese dhe arsyeje qe te mos zgjedhej.

    Ne mbare boten i vetmi profesion qe nuk ka nevoje per ndonje eksperience pune eshte ai i politikanit( per te mos thene njerzit e me te pakualifikuar).

    Mendimi im eshte qe arsyeja pse ne kete post eshte vendosur nje femer dhe mbi te gjitha dikush qe nuk ka nje profesion fiks apo nje pune tjeter eshte fakti qe ajo do te jete shume mirenjohese atij qe e propozoi per kete vend dhe do ta shikoje kete si "shanc" i rralle dhe do te jape maksimumin per ta kryer me sukses.

    Problemi madhor do te qendroje ne faktin qe edhe nese nje titullar i nje institucioni eshte i sukseshem ne ate vend pune me rotacionin e ardhshem politik ai/ajo do te jete jashte pune. Madje dhe me miratimin e ligjit mbi "administraten" publike - precedenti i anullimit te ligjeve nga qeveria e re i hap rruge qe qeveria e ardhshme te beje po te njejten gje.
    Gjithsesi opozita dhe njerzit duhet ti japin kohe dhe hapesire qeverise se re per te punuar me njerzit qe ata zgjedhin( mjafton fakti qe njerzit mos te jene te denuar apo kontigjent krimi).

    Pershendetje

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Dogana, rezultat historik

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur në dhjetor rezultatin më të mirë historik në mbledhjen e të ardhurave, duke realizuar planin me 129 për qind.

    “Në dhjetor 2013 administrata doganore ka mbledhur 4.2 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë dollarë më shumë se vjet. Si tremujor ne kemi mbledhur rreth 60 milionë dollarë më shumë se viti i kaluar në buxhetin e shtetit, që do të thotë më shumë para”, deklaroi Spiropali.

    Spiropali tha gjithashtu se, ecuria pozitive e të ardhurave nën administrimin e ri të doganave nuk është e rastësishme, por lidhet me luftën ndaj evazionit dhe shkëputjes së lidhjeve korruptive.

    Sipas saj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka evidentuar shkelje të kodit doganor apo ligjeve të akcizës me penalitete deri në 2 miliardë lekë, ose 20 milionë dollarë.

    “Për të gjitha shkeljet e evidentuara dhe të raportuara nxisim prokurorinë të veprojë dhe mbetemi shpresëplotë që ky institucion do të kryejë deri në fund detyrën që i ngarkon ligji, për të dhënë shembullin e ndëshkimit dhe për të shmangur në të ardhmen abuzime nga individë apo grupe me pushtet që dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit”, tha Spiropali.
    / Top Channel

    ---------------

    Sa per info per ata qe pyesin se ku do ti gjeje leket shtetit te mbuloje borxhet... Nga reduktimi i korrupsionit!!

    Mendoni, pak a shume $40 milion ne muaj vidheshin vetem nga doganat ne kohen e Dr Berishes...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #55
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    edhe ti i beson keto statistika o xinxo e..pjesa dermuese e popullit qesh me te tilla statistika..kurse ti ju ben reklame..qofsh ti qe e ha sapunin per djathe..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Xinxerfilli;3712807]

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur në dhjetor rezultatin më të mirë historik në mbledhjen e të ardhurave, duke realizuar planin me 129 për qind.

    Në dhjetor 2013 administrata doganore ka mbledhur 4.2 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë dollarë më shumë se vjet.
    Xinxerfill mire te tjeret por dhe ti qe i ''analizon''faktet i ha keto more.Rritja e te ardhurave per muajin Dhjetor vjen si pasoje e abuzimit te biznesit me akcizat e reja qe hyne ne fuqi ne Janar.
    Biznesi rriti furnizimet e magazinave duke zhdoganuar dyfishin apo trefishin e sasise se mallrave me akcizat e vjetra dhe tashti po i shet po te njetat mallra me cmime me te larta duke u justifikuar me rritjen e taksave apo akcizave.U ankua dhe miu Brace per kete fakt,ndersa drejtoresha na i paraqet si rritje te efikasitetit te doganave.Kete e hane leshkot por nje qe ka dy pare tru.
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan freeopen për mendimin e shprehur në këtë postim:

    AlbaneZ (07-01-2014),drague (07-01-2014)

  8. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    edhe ti i beson keto statistika o xinxo e..pjesa dermuese e popullit qesh me te tilla statistika..kurse ti ju ben reklame..qofsh ti qe e ha sapunin per djathe..
    Patjeter, statistikat e qeverise Rama nuk duhet ti besojme, ato te qeverise Berisha duhet ti kemi Kuran e Ungjill...

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Xinxerfill mire te tjeret por dhe ti qe i ''analizon''faktet i ha keto more.Rritja e te ardhurave per muajin Dhjetor vjen si pasoje e abuzimit te biznesit me akcizat e reja qe hyne ne fuqi ne Janar.
    Biznesi rriti furnizimet e magazinave duke zhdoganuar dyfishin apo trefishin e sasise se mallrave me akcizat e vjetra dhe tashti po i shet po te njetat mallra me cmime me te larta duke u justifikuar me rritjen e taksave apo akcizave.U ankua dhe miu Brace per kete fakt,ndersa drejtoresha na i paraqet si rritje te efikasitetit te doganave.Kete e hane leshkot por nje qe ka dy pare tru.
    Te jesh i sigurte se nese do te kishim qeverine e vjeter, as cerekun e kesaj rritjeje nuk do te shikoje. Doganat se kane kaluar asnjehere planin gjate qeverisjes Berisha pavaresisht luhatjve ne import.

    Sa per info Brace nuk flister per zhdoganimin fare, por per cmimet e tregut qe ishin rritur pa u rritur taksat akoma, dhe faktin qe rritja shkon ne xhepin e shitesit se i paguan tatimet sipas qejfit.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    PD: Mashtrim i qeverisë me tejkalimin në dogana

    Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po mashtron me të dhënat për të ardhurat në Dogana për muajin dhjetor ndërkohë që shqiptarët po zhvaten me taksat e reja. Deputeti Florion Mima tha sot se “Shqiptarët do të paguajnë edhe për gjoja tejkalimet e të ardhurave. Sasitë dy apo trefish më të larta në ç’doganimin e cigareve dhe karburanteve gjatë muajit dhjetor 2013, për të shmangur regjimin e ri fiskal me taksat e reja që do të hynin në fuqi me 1 janar 2014, përfaqësojnë para qe jo vetëm mungojnë në arkën e përbashkët të shqiptarëve, por që në të njëjtën kohë u zhvaten atyre paralelisht njëlloj sikur për këto mallra të ishin paguar akciza e re dhe taksa e re e qarkullimit duke aplikuar çmime të rritura egzaktësisht sa masa e taksave të reja”.

    Mima akuzon direkt qeverinë për këtë skemë që sipas tij do të përfundojë në zhvatje të xhepave të qytetarëve. “Ne kemi arsye të besojmë se e gjithë kjo maskaradë zhvatjeje është e dirigjuar nga duar pranë qeverisë. Konsulentit kryesor të huaj të kësaj agjencie, ndonëse të përzgjedhur në kundërshtim me ligjet në fuqi të vendit, por që paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptare, i takon, në bazë të ligjit, të investigojë këtë skemë korruptive evazioni, shmangieje dhe zhvatjeje të qytetarëve në vlerën e dhjetëra milionë dollarëve dhe të propozojë të njëjtat masa apo aksione që do të kishte ndërmarrë në vendin e vet për të garantuar që paratë që populli paguan me çmime të kripura me gjoja taksat e reja të shkojnë në arkën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe jo ne xhepat e qeveritarëve të korruptuar”, theksoi Mima.

    Një ditë më parë drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali tha se të ardhurat e muajit dhjetor kishin arritur shifra historike.

    MAPO

  10. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Bumi në Dogana/ Mijëra ton cigare dhe naftë u importuan në dhjetor, shiten me taksat e reja

    Blerina Hoxha

    Rritja e importeve të cigareve dhe karburanteve gjatë muajit dhjetor, para se të hyjnë në fuqi taksat e Elisa-Spiropalireja, është konfirmuar tashmë edhe në të ardhurat doganore. Dje drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali ka raportuar se gjatë muajit dhjetor janë grumbulluar 16.5 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë ose me një realizim 129 për qind të planit. Por pse ky tejkalim plani në këto nivele në dhjetor? Burimet brenda doganave pohojnë se gjatë këtij muaji janë shënuar importe të larta të cigareve dhe naftës. Tregtarët kanë nxituar të krijojnë rezerva me këto produkte para se të hyjnë në fuqi taksat e reja. Në fakt shifrat e sakta të volumeve të importeve në këto artikuj zyrtarisht raportohen një muaj më vonë, por dje “Top Channel” raportonte se

    vetëm në muajin dhjetor u importuan rreth 20 mijë tonë karburante më shumë sesa në të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo sasi është zhdoganuar me taksat e vjetra për t’u hedhur në treg pas 1 janarit me çmimet e rritura, nën pretekstin e taksave të reja. Por karburantet nuk janë rasti i vetëm. Tek cigaret abuzimi ka qenë edhe më i fortë. Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin dhjetor, grosistët e duhanit importuan rreth 240 tonë cigare më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej 75 për qind. Kjo do të thotë mbi 12 milionë paketa shtesë vetëm në dhjetor, të cilat janë zhdoganuar me akcizën e vjetër prej 70 lekë, por që në treg po iu shiten qytetarëve me çmimet e rritura nën argumentin e taksës së re. Vetëm për këtë muaj, shmangia e taksave përmes kësaj forme shkon në mbi 2.4 milionë dollarë dhe disa herë më shumë nëse llogaritet për tre muajt e fundit së bashku.

    Precedenti

    Kjo praktikë ka ndodhur në të gjitha herët, kur qeveria nëpërmjet paketës fiskale ka rritur akcizat. Në janar të vitit 2010, akciza e cigareve u rrit me 20 lekë për paketë, duke e çuar në total nivelin e akcizës në 70 lekëve për paketë. Por në dhjetor të vitit 2009 pati importe masive të cigareve, që sollën edhe të ardhura doganore më të larta, por më pas gjatë muajve janar dhe shkurt u shënua një rënie në nivele minimale e importeve të cigareve dhe karburanteve. E njëjta situatë u përsërit edhe këtë vit. Plani i doganave në nivelin 129 për qind i atribuohet importeve të larta dhe më pak luftës ndaj kontrabandës. Kjo e fundit rrezikon të shfaqet tani me rritjen e taksave, sidomos për cigaren. Duhani dhe cigaret janë produkti që kontrabandohet më së shumti në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe kjo tashmë është e vërtetuar në shumë studime edhe nga strukturat hetimore. Rënia e importit të cigareve ka shkuar në proporcion të drejtë me rritjen e akcizës së këtij produkti. Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se niveli i lartë i taksimit ka çuar në një rritje të madhe të kontrabandës në këtë produkt, më shumë sesa efektet e rënies së konsumit. Statistikat tregojnë se aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 900 mijë konsumatorë të cigareve, të cilët gjatë një viti llogaritet që të pinë mbi 6 mijë tonë duhan. Por të dhënat e doganave për vitin që shkoi tregojnë se importi i cigareve ishte vetëm 4000. Duke iu referuar praktikave shqiptare, politika e taksave të larta në Shqipëri ka konfirmuar çdo herë një rritje të kontrabandës. Fenomeni është konfirmuar edhe nga raportet zyrtare të financave. Por drejtoresha e Doganave tha dje se tejkalimi i planit me 30 për qind në dhjetor 2013 i dedikohet një serie masash të ndërmarra në fushën organizative, por edhe në atë të luftës antikorrupsion duke prerë dhe ndëshkuar lidhjet korruptive brenda sistemit doganor. Sipas saj, këto shifra vijnë në ndryshim nga performanca e ulët në realizimin e të ardhurave, e cila ka shoqëruar administratën fiskale gjatë të gjithë periudhës së parë të vitit. Por deklarata do të bëhet e besueshme totalisht kur këtë muaj dhe në muajt në vijim plani i doganave të tejkalohet po në këtë masë. Në dy muajt e mëparshëm tejkalimet kanë qenë deri në 5%. Por edhe këto tejkalime i dedikohen shkurtimit të planit të të ardhurave që bëri qeveria në fillim të tetorit kur erdhi në pushtet.

    MAPO

  11. #60
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Patjeter, statistikat e qeverise Rama nuk duhet ti besojme, ato te qeverise Berisha duhet ti kemi Kuran e Ungjill..
    kush te tha ti besosh..akoma nuk e ke kuptuar qe m.ut e para e k.ak e dyta
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •