Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 66
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Nje vajze e re mund te jete e zgjuar, e shkolluar me nota maksimale por ka mungese eksperience. Nese zgjuarsia do ishte kriter , sot bota do udhehiqej nga te rinjte kurse te vjetrit do ishin nepunes te thjeshte. Por bota nuk fuksinonon keshtu. Te vjetrit jane ata qe marrin pergjegjesi me te medha ne pozicione te larta sepse kane ekperiencen e duhur per te gabuar me pak. Te rinjte kane nevoje te gabojne per te fituar eksperience, kane nevoje te mesojne nga te vjetrit se si te mos gabojne, dhe kane nevoje te fitojne eksperience qe te mos gabojne.

    Eksperienca eshte nje cilesi qe e ben njeriun vigjilent drejt gabimeve, ka aftesine per ti pergjigjur me mire ndaj situatave problematike.

    Paradoksi eshte se Kryeministri i vendit ankohet qe arka e shtetit eshte bosh dhe ve ne krye te doganave dhe tatimeve njerez pa eksperience.
    jeni gabim
    duhen heqe te gjithe te vjetrit
    jane te gjithe hajdute, edhe demokrate, edhe socialiste.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Pse i hiqni buke ne gojes ju Albos... Fallxhoret me interpretime endrrash lexime filxhanesh mbahen... Kush ma fshiu postimin

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ja te ta perktheje Albo ate qe thote majmuni i cirkut ne Tirane:

    1. Kur une ti nis SMS ne telefon qe duhet ti ngreje krahun kamioneve te miqve te mi, ajo do ti pergjigjet SMS sime menjehere, nuk do te jete e zene me preokupime familjare.

    2. Kur raportet e Evropes dhe SHBA te na nxjerrin vend me korrupsion ne rritje neper dogana, ne do t'iu themi: "C'eshte ajo fjale! Vajzat nuk e njohin korrupsionin! Korrupsioni prek vetem burrat!"

    Vajzen e kemi himariote. Ne Himare nuk gjejme vetem minoritet grek, ne Himare gjejme edhe komunistet me te thekur ne mbare Shqiperine!

    Albo
    Albo,sa seriozishte e merr??mos e merr kaq seriozisht nje tallje bithe.
    Dhe aq me keq qe TI ,i fryn percarjes krahinore ketu ne forum,dhe merresh me Aludime kot me kot.....po ku di gje ti o shoku ca eshte komunizmi,ti vetem me te degjuar e ke,kam pershtypjen se duhet te kesh ik i VOCCCCCEERRR nga Permeti??
    Mqn vajza qenka nga Himara,dhe ti paske kaq DHUNTI,per te permbysur nje histori te tere mbi Himaren,...Per ty cfare mund te themi,Permetar filo GREK,apo Filo Amerikan???
    Po ti nuk duhet te Jesh PERMETAR safi 24 karat,ti duhet te jesh andej nga Kaludhi,ku dhia zbret me frena dore,ose andej nga Okdunani.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    O shoku mos u mer me Albon, se Albos i rref ne ven tjeter...

    Thote per Himaren qe ka qene mbush me komunista te thek, po harron se ne Permet ka pasur Enver te shkruar deri nga 2010 ne kodren afer lumit qe dukej ne te gjithe qytetin...

  5. #45

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=6275

    Ne minuten e 12-te, kryeministri shprehet "nuk eshte çeshtje moshe,.... nuk eshte çeshtje eksperience....eshte ceshtje PERSONALITETESH...."

    Qekur "personaliteti" eshte kriter objektiv per punesim?!

    Eshte normale qe behen ndryshime ne pozicione kyçe nga cdo qeveri, pasi secila do te implementoj programin e saj dhe per kete zgjedh njerezit te cilet e mbeshtesin ate program. Por "kriteret" e paraqitura publikisht nga Rama per zgjedhjen ne keto vende pune jane skandal dhe absurde...

    Per me teper, subjektivizmi ne perzgjedhje sjell varesi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 08-10-2013 më 01:11
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #46
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Po i shperblen Edvini te gjitha vajzat e cetes..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Shërbimi që na bëri mbrëmë Rudina Xhunga

    Alfred Lela

    Një burokrat nuk është domosdoshmërisht një njeri i fjalës; artikulimi, nëse e ka, është një plus. Kërkohet prej tij ose saj Alfred-Lela-reeeeee-150x150një njohje ose ekspertizë e fushës në të cilin ai ose ajo ka marrë përsipër të menaxhojë, mbikqyrë, drejtojë e të tjerë. Kjo është domosdoshmëri.

    Mbrëmë për fatin e keq tonin, publikisht, në një emision televiziv të kohës prime time kemi parë mungesën arbitrare të së parës dhe së dytës: të artikulimit dhe ekspertizës. Kolegia Rudina Xhunga kishte të ftuar të mbrëmjes dy drejtoret e reja të sapozgjedhura nga kryeministri Rama, ose dy dama të çelësave të Thesarit të Shtetit: tatimeve dhe doganave. Briseida Shehaj dhe Elisa Spiropali, e para e panjohur, ndërsa e dyta një aktiviste sociale dhe politike aktive, u futën mbrëmë në atë që mund të quhet ‘sprova e drejtoreshave’. Për të cituar titullin e emisionit të mbrëmshëm të Xhungës.

    Spiropali, sigurisht e zotëronte cilësinë bazike të komunikimit publik, falë edhe përvojës së saj: ajo që i mungonte në ekspertizë dhe njohuri të lëmit të doganave, të cilat ajo mund edhe t’i mësojë shpejt, i kompensonte me nivelin politik apo propagandistik të komunikimit.

    Atentatin e madh me pisqollën e papërvojës por edhe paaftësinë e komunikimit e kryente drejtorja tjetër, zonjusha Shehaj, e cila kishte aq barut në ngecjet e saj sa të hidhte në erë edhe çdo barazim apo plus që siguronte Spiropali. Beteja me opinionin e opinionit publik u humb gjithsesi. Nuk ishte vetëm një humbje personale që Shehaj ia dha Spiropalit, nga ato humbje që me një gotë verë nga pas kapërdihen.

    Jo. Atentati iu bë politikës së emërimeve të kryeministrit të ri, një lloji qesëndie të madhe që ai i bën administrimit publik duke katapultuar çupëlina amatore në krye të punëve të shtetit. Më e dhimbshme bëhet kjo kur dihet se mazhoranca është në rrugë e sipër për të futur duart me anë të ndryshimit të ligjit të nëpunësit civil të miratuar me konsensus në maj.

    Përpjekja për të futur debatin te medemek revolucioni gjinor ose një lloj diskriminimi pozitiv, është një tezë e pavend ose edhe një lloj spekulimi i natyrës së spektaklit. Në kohë krize ekonomike teoria ‘me këmbë në tokë’ është më e sigurt sesa të rënit në pozicionin ‘me këmbë përpjetë’ siç sugjeron emërimi në fjalë.

    Kolegia Xhunga u ndje ngushtë mbrëmë dhe ndoshta ardhja në studio e gazetarit të ekonomisë të Top Channel dhe më vonë mbërritja e Nikolin Jakës qenë përpjekje për të mbushur atë hon të madh ku dëgjohej lirshëm përplasja anë më anë e jehonës së budalliqeve.

    As feminiteti dhe as rinia nuk janë asete me sa duket. As një arrogancë e fshehur pas titullit ‘drejtoresha’. Nëse zonjusha Shehaj është portreti i ri i administratës së re shqiptare, që po na prezantohet si risi: vajmedet!

    Ndoshta duhet të mos tregohemi të ashpër me zonjushën Shehaj. Ndoshta kështu po të takoheshim me të në një pab të Tiranës kur edhe mund t’ia falnim shprehjet e gjymta para një gote birrë. Por, jo në një hapësirë publike, jo në orën e një takimi publik, jo një nëpunëseje që paguhet me taksat e shqiptarëve. Aq më pak kur ajo vjen nën purpurin vezullues të Edi Ramës për Rilindje.

    http://mapo.al/2013/10/08/sherbimi-q...rudina-xhunga/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #48

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Ja si eshte bere perzgjedhja e ekipit "rilindja" .... min 32:40

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    shigjet te njejten mosh e te njejten pergatitje kemi ne te dy pse ti je smod e un jo?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #50
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Elisa Spiropali emërohet drejtoreshë e doganave

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Bravo vajzat e reja qe marin pergjegjesira te medha! Spiropali eshte vajze e mencur dhe me vizion shpresojme tek puna e te rejave dhe te rinjve se te vjeterve u vjen koka ere hallveee...
    Per vision nuk e di.
    Pastaj per cfare I duhet vizioni asaj,per kontroll malli dhe takse?
    Kjo do jete kusherira e Rames.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •