Thirrje për ribashkimin e Rumanisë me Moldavinë


Publikuar: 20.10.2013 - 20:51

Bukuresht, 20 tetor - Mijëra protestues në Bukuresht kanë bërë thirrje për ribashkimin e Rumanisë me Moldavinë. Protestuesit nga të dyja vendet kanë brohoritur slogane anti-ruse dhe i kanë kërkuar qeverisë rumune që ta bëjë unifikimin prioritet kombëtar.

Organizatorët e protestës të së dielës kanë thënë se kanë mbledhur 100 000 nënshkrime në mbështetje të kërkesave të tyre.

Pjesa më e madhe Moldavisë së sotme ka qenë pjesë e Rumanisë për dy dekada para Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës i është falur Bashkimit Sovjetik.

Politikanët në Moldavi dhe Rusi kanë akuzuar Bukureshtin se kërkon të kthejë prapa ish-provincën e tij. Por, Rumania thotë se qëllimi i saj i vetëm është të ndihmojë Moldavinë që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, njofton rel.

Romania është bërë anëtare e BE-së më 2007.

Moldavia, ndërkaq, shpreson të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me BE-në, që do t’i hapte rrugën drejt anëtarësimit.

koha ditore