Revista "Hylli i Drites" sot me 1 tetor 2013 ne 100 vjetorin e saj
AGRON GJEKMARKAJ
Revista Hylli i Dritės lindi bashkė me shtetin shqiptar nė 1 tetor te vitit 1913 dhe u bė shprehėsja kryesore e aspiratave tė elitės shqiptare pėr pavarėsi, shtetformim, liri, demokraci e kulturė perėndimore. Kjo revistė ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me emrin dhe veprėn e franēeskanėve shqiptarė e kryesisht tė At Gjergj Fishtės, i cili qė nė editorialin e parė dėshmoi qė busulla do tė shėnonte vetėm njė drejtim Europėn, drejtim qė do ta humbisnim dendur kėta 100 vjet. Fishta asokohe qartazi u drejtohej bashkėkombėsve se kur flasim pėr ekzistencėn e Shqipnisė na e nėnkuptojmė gjithmonė si Shtet tė qytetnuem dhe europian. E nuk ishte si sot, ku shumica dėrrmuese e shqiptarėve ndihen natyrshėm europianė, por koha e vitit tė mbrapshtė kur refuzonin Princ Vidin dhe buēimat dum Babėn trondisnin nė varr rilindėsit dhe varrosnin ata qė besonin nė idenė e tyre. Njė vit nga shpallja e Pavarėsisė kishte shpėrthyer me gulēe nostalgjia pėr pushtuesin pėr xhahilllėkun, hallmen e shėrbetin qė turmave fanatike u digjte xhanin e, bashkė me atė bina tė mnershme qė ishte xhani i tyre, digjej edhe Shqipėria. Nė kėtė pėrzhitje, Fishta me tė vetėt themelonte Hyllin e Dritės nga frika e pėrhumbjes totale nga dėshira pėr tiu rikthyer kontinentit, si realistė, si vizionarė, si shqiptarė qė nuk donin as mė pak e as mė shumė po tė mbeteshin tė tillė. Jo rastėsisht numrat e vitit tė parė tė jetės i lėnė hapėsirėn mė tė madhe botimit tė Kanunit tė Lek Dukagjinit, njė kod ky fijelidhės. Si moto tė vetėn, revista pat e ka thėnien e Shėn Palit apostull: Ubi Spiritus Domini, ibi libertas Ku asht shpirti i Zotit, aty asht liria.1 Te historia e Hyllit tė Dritės gjejmė tė shprehura tė gjitha shpresat dhe zhgėnjimet, ulje-ngritjet shqiptare, pėrplasjet shqiptarantishqiptar, shqiptar-italianofil, sllavofil, turkofil, grekofil, oksident-orient, kulturė perėndimore-leskra kulture, besim-ateizėm, antikomunizėm-komunizėm, demokraciautoritet, qėndresėpushtim, elitizėm-masivizim, Fishtė-milet, e shumėēka tjetėr qė ka lėnė gjurmė tė kundėrtash pėrgjatė njė shekulli. Sot mund ta themi qė te kjo revistė e konfirmuar si institucion kulturor shqiptarėt kanė shprehur maksimumin e energjive tė veta mendore, si asnjėherė tjetėr, si askund tjetėr, por te qėndrimi ndaj saj dhe shkrimtarėve tė saj njerėzit e kulturės tė pas 44-s kanė shfaqur edhe imoralitetin dhe kompleksin mė tė madh. Nga pikėpamja historiografike, jeta e kėtij organi ndahet nė katėr etapa. Periudha e parė pėrmblidhet nė vitet 1913-1914, e cila, e thėnė mė fjalėt e Vili Kamsit, konsiderohet si njė periudhė paraqitjeje e sprove ku diskutohet aftėsia e shqiptarve pėr me organizue shtetin e vet mbas pesė shekujsh pushtimi tė huej, marrėdhėniet mes lirisė e kombit, nė mes kombėsisė e fesė, nė mes individit e shtetit, nė mes shoqnisė e shtetit, diskutohet gjeokultura e gjeopolitika, raporti me qytetėrimin dhe rrugėt pėr ta arritur. Hylli i fillimeve vuri bazat pėr njė sėrė studimesh, si ato: albanologjike, letrare, etnografike, folklorike, pedagogjike, duke nxjerrė nė pah gjithė atė pasuri shpirtėrore qė kishte mbetur e pacenuar nga nata otomane dhe qė vetvetiu rizgjohej identitare nė pėrputhje me bazat e qytetėrimit europian pas 500 vitesh vėllazėrimi, bashkėqeverisje e miradie me otomanėt. Sprova demokratike ndėrmjet viteve 1921- 1924 shėnon edhe periudhėn e dytė kohore tė ridaljes sė saj. Gjatė viteve tė parlamentarizmit, revista Hylli i Dritės krijoi modelin e polemikės demokratike si armike e hapur e feudalizmit shqiptar, mentalitetit dhe pėrfaqėsuesve tė saj nė politikė, si surratqerepi, shakllabani, dylmja, dudumi, muhaxhiri, qė kishin zėnė zyrat e shtetit. Do tė paguante ēmim pėr qėndrimin e vet. Shohim se nė faqet e Hyllit tė kėsaj kohe pėrfshihen emrat mė tė spikatur tė mendimit shqiptar. Kjo kohė katėrvjeēare e Hyllit ndryshe prej periudhės sė parė konsiston kah nji pėrgatitje demokratike e qytetarit. Thekson subjekte sikurse ndėr tė tjera rilindja shpirtnore e individit, njisi mė vete e pėrbase e shoqnisė, tue vu nė dukje njikohėsisht se cili asht ideali i shqiptari (Vili Kamsi). Qėndrimi antizogist i Fishtės dhe mbėshtetja e tij pėr lėvizjen e Nolit kushtėzuan qėndrimin e qeverisė sė Zogut, e cila e mbylli Hyllin. Amnistia politike, paqja me Zogun, si dhe rikthimi i Fishtės nga ekzili bėjnė tė mundur qė mė 1930-n e deri nė dhjetor 1944 tė ridalė Hylli i Dritės dhe kjo ėshtė periudha mė e gjatė e stabilitetit tė kėsaj reviste, por edhe e produktit tė saj intelektual. Nė kėtė ēerek shekulli, veē Fishtės, me njė autoritet hegjemon konsolidohen si shkrimtarė, filozof e kulturologė edhe Harapi, Prenushi, Shllaku, Ēabej, Marlaskaj, Palaj, Kurti, Dodaj, Sirdani, Rrota, Bardhi, Dema, Gazulli, Gegaj, Gjoka, Alkaj, Gjeēi, Dema e shumė tė tjerė, tė cilėt u pėrvijuan si akademia e vėrtetė e shkencave shqiptare, e modelit perėndimor me bazė dijen, dhe jo e tipit sovjetik me pėrzgjedhje biografike. Ky grup i strukturuar bėn tė mundur arritjen e njė niveli tė tillė sa me pasė pėlqimin e ēmimin e rretheve shkencore e kulturore jo vetėm kombėtare, por edhe ndėrkombėtare ( ) nji pėrparim qė prirej te pėrballimi dhe zgjidhja e anėve pak tė njohuna ose tė panjohuna tė historisė, tė letėrsisė, tė gjuhės, tetnografisė e tė folklorit. Jo mė kot ndėr bashkėpunėtorėt e tij mbahen me tė tjerė emna nė shej si prof. Norbert Jokl, Georg Stadtmuller e tė tjerė si kėta (Vili Kamsi). Nė vitin 1944 fillon heshtja e gjatė. Njė nga aktet e para tė qeverisė sė Tiranės ishte mbyllja e kėsaj reviste si pėrfaqėsuese e reaksionit, si dhe dėnimi me vdekje e burg i drejtuesve tė saj, si At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Benardin Palaj, At Donat Kurti e shumė tė tjerė, si dhe vjedhja e trashėgimisė sė saj arkivore nga intelektual shėrbestarė tė komunizmit nė Shkodėr, shoqėrues tė grupeve tė terrorit nė bastisje e dhunė, mė vonė dėshmitarė nė gjyqet e priftėrinjve. Periudha e katėrt fillon pak vite pas rėnies sė diktaturės, pikėrisht nė vitin 1993 e vazhdon edhe sot. Kėto vite kanė shenjėn e fratit tė kujtimeve At Zef Pllumi ideologut shqiptar tė lirisė kundėr tiranisė. Qasja ndaj lirisė, edukata demokratike, gjuha e komunikimit me Europėn, rreziku i tribalizmit dhe autoritarizmit, por edhe plotėsimi i sistemit tė gjymtuar kulturor, ringjallja sė vdekurish, qasjet moderne e pa ngarkesa ideologjike qė e shihnin letėrsinė dhe historinė si tė tillė, ishin disa prej motiveve tė grupit themelues qė rilindėn Hyllin. Hylli i Dritės tashmė shfaqet nė Tiranė jo mė nė Shkodėr, me njė kryeredaktor laik, Aurel Plasarin, i cili nė sytė e fratit qė e pėrzgjodhi shfaqej ndryshe nga gjithė bashkėkohėsit, tregues i qartė i hipostazave tė reja nė gravitetin kulturor shqiptar. Nė metropolin postkomunist plot me kioska, qė i ngjante njė ngrehine pa shpirt nė ēoroditje e rendje pas fitimit tė shpejtė, do tė gjindej kjo ēetė intelektualėsh qė do tė grumbulloheshin rreth Hyllit nė kėrkim rrėnjėsh, nė pasqyrim tradite, nė rizbulim tė identitetit europian tė mbuluar nga ideologji e trashėgimi tė tjera qytetėrimore. Redaksia e Hyllit u bė ledhi i parė kundėr pėrkėdheljeve e joshjeve antieuropiane, qė zėra nga Kosova dhe Tirana shfaqnin nė institucione fetare apo nė media. Gjithashtu kjo bėrthamė shfaqet si pengesa mė e organizuar kundėr pėrfshirjes arbitrare tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, mjegullimit tė axhendės kombėtare dhe deformimit tė figurės sė Gjergj Kastriotit, njė lėvizje kjo paralele. Hylli, nė sintoni me traditėn e vet tė hershme, u shfaq gjatė tranzicionit si zėdhėnėse e mendimit demokratik perėndimor nė Shqipėri. Revista ishte e vetme nė paralajmėrimin kirurgjikal qė i bėri shoqėrisė pėr katastrofėn e vitit 1997, me artikullin Anno domini 1997 tė A.Plasarit. Qysh nė editorialin e parė tė vitit 1993, At Zef Pllumi shtronte kėtė sfidė: Secili shqiptar, qė mė tė vėrtetė e don atdheun, duhet ti bajė vedit e kombit kėto pyetje 1. Pse kemi mbetė tė izoluem prej Europės? 2. A jemi nda na prej Europės apo Europa na ndau ne? 3. A na pranojnė ne kombet europiane nė gjinin e vet me individualitetin e mentalitetin tonė armiqėsor ndaj Europės? 4. Ēka na mungon ne qė tė mos jemi si europianėt e tjerė? Toka jo, dielli e deti-jo. 5. Si mund e duem Shqipninė kur secili shqiptar mendon se vetėm ai ka tė drejtė mbi Shqipninė dhe intrigojmė e tiranizojmė njani-tjetrin? E Ati ynė, kalitur sakrificash, sigurisht e kishte njė pėrgjigje: shqiptarėt kanė pėr tė ba ma shumė pėr atdheun, nė qoftė se kanė pėr tu dashtė ma tepėr ndėrmjet vedit. Hylli i Dritės nė kėtė rrugė i kėshillonte dikur shqiptarėt e nė kėtė rrugė mendon ti prijė gjithnjė. Trajektoren e kėsaj rruge e gjejmė edhe nėn drejtimin e filozofit Ardian Ndreca, i cili prej vitit 2005 e sot ka nxjerrė rreth 32 numra duke ruajtur kryet e vendit nė mendimin shqiptar, duke shkruar e folė shqip, pa drojė, me kurajė, me kompetencė intelektuale, si zė i kthjellėt e vigjilent sa herė janė cenuar parimet pėr tė cilat ėshtė themeluar Hylli. Hylli i Ndrecės ka demonstruar njė pasuri tė jashtėzakonshme dokumentesh albanologjike qė ndjellin lexime tė reja historike, dokumente qė botohen e zbulohen sė pari duke mbledhur rreth vetes albanologėt mė tė mirė qė sot gjinden nė katedrat e botės. Por beteja mė e rėndėsishme e tij mbetet ajo pėr standarde demokratike nė Shqipėri dhe integrim real nė Europė. Vėrtet muaji themelues i kėsaj reviste ėshtė nė nėntor, por jemi brenda vitit tė njėqindtė dhe, meqenėse njė ministre e re po i merr nė dorė punėt e kulturės, thjesht duam ti sjellim nė vėmendje se qėndrimi ndaj Hyllit, pėr tė cilin ende nuk ka njė botim anastatik, asnjė financim publik (kur fletore pa vlerė mbushen prej vitesh me para), asnjė mirėnjohje simbolike shtetėrore (pa tė cilat mund tė vazhdojė gjallimin se shtetin zakonisht e ka pasė kundėr), ėshtė njė nga lakmuset qė ndan politikat kulturore nga propaganda kulturore. Tė kesh mundėsi tė administrosh njė ngjarje tė tillė kulturore ėshtė fat dhe sfidė, Kumbaro duhet tė tejkalojė gjykimet dje dhe paragjykimet ideologjike tė sė majtės, si dhe gjykimet e paragjykimet qytetėrimore tė sė djathtės ndaj kėsaj reviste sot, e cila ėshtė themeluar si votėr e kulturės shqiptare dhe e tillė ka mbetur, njė revistė pėrtej krahėve politikė, njė revistė europiane e bėrė nga shqiptarė dhe pėr ta si kryevepėr e tyre.
http://www.panorama.com.al/2013/09/0...lit-te-drites/
Krijoni Kontakt