Komunitetet fetare, dekor apo vlerė?
ILIR HOXHOLLI
Shpesh, nga politikanė, qeveritarė, por edhe studiues, ėshtė theksuar vlera e veēantė qė ka pasur nė Shqipėri harmonia fetare. Jo rrallė ky fakt ka qenė njė pasaportė e rėndėsishme qė politika e ka marrė si njė relikte nė takime ndėrkombėtare, duke u krenuar, deri diku me tė drejtė. Njė gjė e tillė ėshtė parimisht pozitive. Por a ėshtė e mjaftueshme tė themi se shqiptarėt kanė harmoni tė admirueshme fetare, ndėrkohė qė i referohemi pak ose aspak asaj vlere qė pėrcjell kjo harmoni, ose mė saktė elementet qė pėrēon kjo harmoni? Myslimanė, bektashinj, ortodoksė e katolikė kanė treguar se dinė tė bashkėjetojnė, tė bashkėpunojnė e tė jenė tė vlefshėm tė gjithė sė bashku pėr kėtė vend. Kanė bashkėpunuar qė nga ngritja e flamurit, ashtu si edhe mė parė. Dhe ashtu si nė fetvanė e Vehbi Dibrės pėr shpalljen e pavarėsisė, shumica e klerikėve kanė luftuar pėr tė qenė bashkė, deri kur diktatura i zhduku apo burgosi pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė.
Por a e pasqyron vėrtet kjo mbėshtetje e thjeshtė ndaj harmonisė atė vlerė reale qė fsheh ky thesar? Duhet pranuar se nė jetėn tonė publike zėri i klerikėve nuk e ka pasur vėmendjen qė meriton nė kėto 23 vite ndryshimesh. Politika vijon ti referohet vetėm nė raste festash, ndėrkohė qė zėri i klerikėve duket sikur ka tė bėjė vetėm me besimtarėt qė shkojnė tė luten e falen. E gjithė kjo ka ngritur njė pasqyrė, sikur harmonia ėshtė kulmi i tė mos bėrit keq ndaj besimtarit tė njė feje tjetėr. Ky ėshtė njė kėndvėshtrim qė e lė kėtė harmoni nė kufijtė e dekorit, pa vlerėn e vėrtetė publike, madje pa njohur vlerat e vėrteta.
Nė kėtė pasqyrė tė rreme, duhet tė ndėrhyjnė klerikėt pėr tė qartėsuar detyrėn e vėrtetė qė pėrēon harmonia. Sidomos nė kėto kohė ku familja ėshtė tronditur nga vrasje qė janė bėrė tashmė statistikė, nga tė rritur e fėmijė qė i janė futur rrugės sė drogės, nga aksidente qė vijnė shumicėn e rasteve nga shoferė tė dehur, njerėz tė depresuar nga bixhozi apo edhe nga njė mungesė vėmendjeje e fėmijėve ndaj prindėrve. Por, nėse do tė dėgjonim pak mė shumė zėrin qė vjen nga harmonia, nga ajo qė klerikėt duhet ta pėrēojnė pėrmes librit qė i referohen, atėherė do tė kishim mė pak gra tė vrara apo dhunuara, mė pak tė droguar, mė pak aksidente, mė shumė harmoni nė familje.
Tė gjitha kėto duket sikur janė kosto pėr familjet tė cilave u bie tė merren me njė nga kėto fenomene. Por, nė fakt, janė kosto pėr shoqėrinė qė duhet tė ruajė njė tė dhunuar, qė duhet tė burgosė njė dhunues, qė duhet tė mbajė njė tė burgosur qė mund tė ishte evituar, qė mund tė shpėtonte njė viktimė aksidenti.
Pra, nėse flasim sot pėr vlerat fetare, nuk duhet qė tė qėndrojmė thjesht pėrpara pasqyrės sė harmonisė, pasi do tė kemi vetėm njė fytyrė tė zbehtė, pa shumė jetė, pa forcėn e vėrtetė. Ne tė gjithė duhet tė kontribuojmė qė klerikėt e komuniteteve fetare nė Shqipėri tė bėhen pjesė e shqetėsimeve sociale, tė jenė pjesėtarė aktivė tė debatit, pėr tė bėrė tė mundur qė njė shoqėri tė shohė modelin e shėrimit tė vetvetes, duke u ulur koston tė gjithėve nga viktimat qė sjellin veset e pakontrolluara, qė sjell droga, bixhozi, alkooli.
Harmonia nuk mund tė jetė dekori pėr politikėn pėrballė tė huajve, por njė magazinė e vėrtetė potenciali pėr tė drejtuar shoqėrinė drejt njė jete mė tė vlefshme. Kjo do tė na bėnte tė gjithėve nga pak mė tė mirė, duke shpėtuar jetė.
Feja ka nė thelb pėrgėzimin dhe qortimin, e thėnė ndryshe shpėrblimin dhe dėnimin, por gjithmonė ajo i ka dhėnė pėrparėsi tė mirės duke e pėrhapur atė dhe njėkohėsisht duke luftuar tė keqen. E pėrkthyer ndryshe nė rast se ne sot gjobisim njė makinė te parkuar keq, ne kurrė nuk kemi pėrgėzuar njė makinė qė ėshtė parkuar mirė ose njė qytetar nė fund tė vitit, i cili ka qenė korrekt me detyrimet ndaj shtetit apo njė biznes me taksat.
Prandaj, roli i komuniteteve fetare ka njė vlerė tė veēantė pėr vetė faktin se si u qasen fenomeneve qė na shqetėsojnė. Por qė ne tė arrijmė pikėn pėr tė cilėn flasim, komunitetet duhet tė qėndrojnė larg politikės, por edhe politika duhet tė mos u kėrkojė diēka pėr tė cilėn ato nuk dinė dhe nuk mund ta bėjnė. Stabiliteti i komunitetit mė tė madh nė vend, me ndryshimet e bėra dy vjet mė pare, duke pėrfshirė nė kryesi teologė qė gėzonin mbėshtetjen e besimtarėve, si edhe duke mos u kthyer mė nė media nė debatet vetėm pėr prona, ka dhėnė frytet e para tė njė institucioni qė ka filluar tė kujdeset pėr fenomenet negative tė shoqėrisė. Nė kėtė proces ka pasur bashkėpunime tė frytshme me shoqėrinė civile, si nė rastin e myftiut Ylli Gurra, i cili disa kohė mė parė ishte iniciues pėr njė debat tė hapur kundėr dhunės nė familje. Por kėto modele duhen pėrhapur nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e komuniteteve?
Nė kėtė proces, njė rol vendimtar duhet tė luajnė hallkat qė rregullojnė marrėdhėnien e komuniteteve me shtetin, pėr ti bėrė ata aleatė tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e shoqėrisė, sidomos nė njė kohė, ku nė mbarė botėn shoqėritė janė nėn trysninė e veseve, si droga, alkooli apo prostitucioni. Kėshtu mund tė shkojmė drejt nevojės pėr mė pak policė, pėr mė pak burgje
Panorama
Krijoni Kontakt