Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Shkencëtarja shqiptare Lorina Naçi që flet me njerëzit në koma

    Shkencëtarja shqiptare që flet me njerëzit në koma

    Emri:  lorina-naci-320x241.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  21.0 KB
    Vite më parë ishte një fëmijë i zakonshëm, por me një dëshirë të paepur për të lexuar. Më vonë shfaqi shumë talente. Pikturonte dhe sfilonte, duke mos lënë kurrë pas dore shkollimin dhe duke u kapur fort pas ëndrrës së saj, atë të studimeve jashtë vendit.

    Tashme, plot 16 vite pas largimit nga Tirana, Lorina Naçi është një ndër shkencëtaret e rralla shqiptare. Ajo komunikon me njerëzit në koma. Edhe pse në një moshe mjaft të re, Lorina mbart një CV mjaft të pasur.

    Ajo u diplomua në vitin 2002 për psikologji dhe pikturë në Universitetin e Giorgias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtin universitet kreu edhe masterin shkencor për Inteligjence Artificiale.

    Gjatë kësaj kohe, Lorina Naçi vendosi për doktoraturën, ku nga rezultatet e shkëlqyera të studimeve u ftua në Universitetin e Cambridge dhe u specializua në neuroshkencë.

    E vlerësuar për arritjet e saj në fushën akademike, në vitin 2011 udhëtoi me bashkeshortin e saj drejt Kanadasë, ku të dy morën ftesën për të punuar në universitetet kanadeze.

    Në fazen post-doktorale ajo u bë pjesë e një grupi shkencëtarësh, arritja më e madhe e të cilëve ishte zbulimi se njerëzit në koma mund të komunikojnë me të afërmit e tyre.

    Lajmi se një shqiptare ishte pjesë e ketij grupi pushtoi mediat prestigjioze botërore, të cilat vlerësuan me nota shumë pozitive shkencëtaren shqiptare Lorina Naçi.

    Shqip/TCH

  2. #2
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Për: Shkencëtarja shqiptare Lorina Naçi që flet me njerëzit në koma

    Pergezime kesaj vajzes per perpjekjen qe ka bere ndersa ne lidhje me ate qe pretendon(nese pretendon) eshte nje perralle .Nje menyre e jo-morale per te bere para .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •