At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianėt
Kulture e Premte, 27 Shtator, 2013 | 12:31 pm
At Zef Pllumi
Homazh klerikut nė gjashtėvjetorin e ndarjes nga jeta.
Sot mbushen 6 vjet nga ndarja nga kjo botė e njė njeriu tė madh, At Zef Pllumit, tė fundmit tė asaj plejade klerikėsh atdhetarė, qė pėrballuan pėr vite tė tėra kalvarin e komunizmit. Nė pėrkujtim tė emrit tė tij, po shkėpusim prej pėrmbledhjes Histori kurrė e shkrueme, njė kapitull interesant tė jetės sė tij. Njė tufė kujtimesh tė At Zef Pllumit lidhur me njė prej figurave mė tė mėdha tė letėrsisė shqipe, Pater Gjergj Fishta, por edhe mė tė diskutuarat gjithashtu, sa i pėrket qėndrimit tė tij kundrejt fashizmit. Pikėrisht pėr kėtė tė fundit, por edhe pėr vendvarrosjen e tij, hedhin nė dritė kėto kujtime tė klerikut, i cili deri nė fund luftoi pėr tė vėrtetėn. Dhe nga ana tjetėr, na risjellin nė vėmendje kėtė figurė shumėdimensionale. Nėn zhgunin e klerikut jetonte atdhetari, por edhe letrari me njė penė tė hollė vėzhguese. Libri i tij Rrno vetėm pėr me tregue, ėshtė cilėsuar si Arkipelagu Gulag shqiptar.
Kur u njoha me Fishtėn
Kopertina e librit
Histori kurrė e shkrume
Kur e kam pa sė pari Fishtėn, un atėherė ende nuk e kishem tė formuem konceptin e kohės, prandej megjithėse mė ka mbetė i pashlyem nė kujtesė, nuk asht e regjistrueme as data, as viti. Sigurisht qė ishte ditė vere. Prindtė e mi jetojshin me blegtori e delshin me delet e veta pėr me verue nė Qafė tė Tėrthores, e cila kufizon bjeshkėt e nalta tė Malsisė sė Madhe me ato bjeshkėt e nalta tė Dukagjinit. Afėr nji liqeni alpin kishim tė vendosuna stanet. Nė atė kohė rruga automobilistike e Thethit nuk kishte mbėrrijtė as deri nė Bogė. Udhėtimet baheshin zakonisht me kuaj. Nji ditė prej ditėsh, siē ishim tue luejtė na fėmijėt mes atyne pesė a gjashtė staneve, po shofim tue ardhė nė shpinė tė kuajve fretėn, tė pėrcjellun prej tre malėsorėve. Kur zbritėn, axha im, si zot shpije, duel me pritė; u pėrqafuen pėrzemėrsisht dhe tue folė tė madhe, hinė sė bashku nė Stanin e Mirė. Thirrej kėshtu Stani i Mirė sepse axha im, Pashko Toma, numėrohej asohere ndėr burrat e mirė tė maleve, prandaj atė stan e kishte shtrue me qylyma, rrethue me muret e thata me sixhade e dukej porsi nji dhomė pritjeje tė cilėn e kishte vetėm pėr miq. Kurioziteti fėmijnor na shtyte me hi mbrenda stanit pėr tu njoftė me miqtė e rinj, por nanat tona duelėn e na larguen tue na thanė: Mos u avitni kėtu, por shkoni sa ma larg se ka ardhė Pater Gjergj Fishta, qė u ngjet tjerėve bishta; kush se ka ia ngjet e kush e ka ia pret! Na, si fėmijė tė vegjėl qė ishim, kqyrshim rrobat e njani-tjetrit nė se kishim bishta a jo. Gjithashtu, prej nanave tona muerėm vesht se ai frati tjetėr ishte Pater Anton Harapi, i cili nė imagjinatėn tonė fėmijėnore, pėr shoqnim idesh, na dėrgote te pėrrallat e fėmijėve mbi Harapin e Beledijes, sigurisht i zi e i tmerrshėm. Por, kur ikėn e u shpėrndanė shokėt e mi, un pėrfitova nga kėmbėngulja ime dhe nga dashunia qė axha im kishte pėr mue, njilloj, a mos mė tepėr se pėr fėmijėt e vet, e kėshtu mbėrrija me e shbllokue derėn e Stanit tė Mirė, nė tė cilin nuk mund tė hinte kurrkush. U lėshova me turr nė prehėn tė axhės, i cili mė paraqiti te miqtė dhe mė urdhnoi me i puthė. Un i kishem bezdi pėrkėdheljet. Nga prehni i axhės kqyra mikun e madh, sytė e tė cilit xhixhillojshin nė gjysterrin e stanit. Dy sy tė ēuditshėm, plot dritė e shkėndija. Edhe sot, mbas sa vitesh, nė pleqni, mund tė dishmoj se kurrė gjatė jetės sime nuk mė ka ra me pa sy aq tė fuqishėm e dritėdhanės. I mbaj mend mirė pėrkėdheljet e Fishtės, se pėr tė parėn herė ndigjova nga goja e tij fjalėn ēiripup, me tė cilėn shoqnote pėrkėdheljet. Por, as frati tjetėr nuk mu duk aq i zi e i vrazhdė siē pėrfytyrojshem un Harapin e Beledijes; jo vetėm, por kur axha u tregoi dishirin tim fėmijnor pėr tu ba frat, ai Harapi hoqi nga qafa e vet nji medalje tė Shėn Franēeskut dhe mė tha: Mbaje! Kur tė rritesh paraqite kėtė medajė te dera e Kolegjės dhe kanė me tė pranue, por ruaje mos e humb!
Nė Kolegjėn Franēeskane kam hi ma vonė, por gjithnji nė moshė tė njomė. Shkolla fillore franēeskane ishte ngjitun me Kuvendin e Fretėnve ku banonte asokohe Fishta.
At Gjergj Fishta
Nė vitin 1933 me nji urdhėn tė qeverisė kjenė mbyllė tė gjitha shkollat private dhe kėt fat pėsuen edhe shkollat franēeskane. Nė atė kohė organet qeveritare i kishin dhanė hov tė madh Rinisė zogiste dhe posa kishte fillue pėrshėndetja zyrtare me dorėn nė gjoks. Kėto veprime ishin huazime tė metodave totalitare, tė cilat Fishta nuk i pėlqente aspak. Kallxohej se nė nji prej kėtyre ditėve ai duel prej Kuvendit Franēeskan dhe niset pėr ti ba vizitė nji miku tė vet. Tue kalue nėpėr Fushė-Ēelė, ai ecė ēalė-ēalė i mbėshtetun mbi shkopin e tij tė trashė. Disa qytetarė, qė ishin ulun aty para Kafesė sė Madhe, pėr ta ngacmue, marrin nji fėmijė tė vogėl shtatėvjeēar, i japin nji tufė lulesh dhe i thonė qė ti delte para e ta nderonte alla zogiste. Fishta kur e pa e pėrkėdheli, tue i thanė me za tė naltė qė ta ndigjojshin tė gjithė O ēiripup, ti ende tek je shumė mirė se tė paska mbėrrijtė deri nė gjoks, por mue mė ka ardhė deri kėtu!, dhe e vuni dorėn si fėmija, por te buzėt.
Fishta iku nė Itali: nuk kishte ma besim as siguri nė nji regjim qė kundėrshtonte kulturėn. Mbas pak vitesh gjendja sikur u skjarue mbas vendimit tė Gjykatės sė Hagės e Pater Gjergji kthei nė atdhe pėr tė vazhdue pėrpjekjet e veta vigane nė konsolidimin e arsimit e tė kulturės oksidentale tė popullit.
Shkollat franēeskane u rihapėn kur un ishėm diku ndėr klasat e para tė gjimnazit. Nji ditė, Fishta, tue u mbajtė pėr shkopin e tij tė trashė, hini nė klasė. U ēuem tė gjithė brofė nė kambė, jo vetėm na studentat, por edhe profesori i letėrsisė. Fishta na kqyri tė gjithėve me fytyrė tė qeshun e sy gazmorė: Uluni, djelmoēa!, tha. Mandej iu suell profesorit:
-Erdha tė shof se ēfarė letėrsie jepni, apor edhe ti gramatikėn si Pater Justini.
-Sigurisht,- iu pėrgjigj profesori,- edhe gramatikėn e sintaksin, por randėsinė ma tė madhe ia jep stilistikės, e sidomos hartimeve letrare.
-Shumė mirė, -tha Fishta, -kėta duhet tė jenė shkrimtarėt e sė nesėrmes e un kishem me dishrue qė tė lexoj ndonji prej hartimeve letrare tė kėtyne. Po, a ban kush vjerrsha?
U ba nji heshtim i plotė. Sigurisht qė disa prej nesh do tė kishin edhe vjerrsha rinije, por kurrkush nuk e pat guximin me ia paraqitė atij poetit tė madh. Heshtimi vazhdoi i plotė e i gjatė.
-Shikjoni, na tha, -un dishiroj qė Shqipnisė ti dalin edhe shumė shkrimtarė e poetė, por kjo poezia asht nji dhanti e natyrės. Kur mungon talenti, kjo dhanti, atėherė asht ma mirė qė tė baheni doktora e inxhinjera ose edhe kėpuctarė, sesa shkrimtarė tė kėqij. Nji shkrimtar i keq i ban shumė dam popullit qė e lexon.
Profesori atėherė i tha se pėrpiqej me na lėshue nė dorė veprat e autorėve ma tė mirė tė letėrsisė botnore dhe asaj shqiptare, midis tė cilėve emni i tij asht ndėr kryesorėt.
-Edhe Lahutėn e Malcisė?,- pyeti Fishta.
-Po, po, -iu pėrgjigj profesori. Kemi kėtu nji djalė qė e din pėrmendėsh, dhe mė bani shej qė tė ēohem nė kambė.
-Cilėn kangė din?
-Tė gjitha, i thashė.
Natė kohė nuk ishte botue vepra komplete, por vetėm tre libreca me nga pesė kangė.
-Na thuej Kangėn e Ali Pashė Gucisė!
Un shtina nė punė tė gjitha aftėsitė e mia tė recitimit dhe atij i pėlqeu aq shumė sa, mbasi mė tha nji tė lumtė, iu kthye profesorit: Sikur ta kishem kėshtu atė X,Y pėr me e inēizue nė gramafon!
-Pėr inēizime mos mendo tjetėr, Pater Gjergj, i tha profesori. Ai zani yt me recitimin e Lahutės do tu mbesė tė gjithė shqiptarėve nji kujtim i pėrjetshėm.
-Un do tishem ma i kėnaqun sikur ti ndigjojshėm tė rijt, si kėtė djaloēin, tue recitue Lahutėn.
Bėhej fjalė pėr njė inēizim nė pllaka gramafoni, ku vetė Fishta recitoi dy kangė tė Lahutės: Vranina si dhe Te Kisha Shnjonit, njandej nga viti 1929 ose 1930. Sot ato pllaka gramafoni me zanin e vėrtetė tė Fishtės duhet tė jenė tepėr tė rralla. Kam pasė rastin me ndigjue disa kaseta, sidomos nė kėto kohėt e fundit, por mund tė them me siguri se nuk kanė tė bajnė me regjistrimin e zanit tė vėrtetė tė Fishtės.
Ma vonė, Fishta kje zgjedhė Provincial (Superior) i franēeskanėve tė Shqipnisė pėr tri vjet e mandej, mjaft i plakun prej sėmundjesh edhe prej vjetėve, kje caktue nė Kuvendin e Arrės sė Madhe, lagje periferike e Shkodrės. Rreth e rrotull kėtij Kuvendi ishin vneshta e pemtore, fusha tė kultivueme e livadhe tė bukura. Me kėtė ambient qetsues, Fishta vazhdonte tė punonte mbi veprėn e vet letrare. Pjestarė tė atij Kuvendi tė vogėl ishin disa tjetėr kolegė tė tij tė moshuem, si dhe P. Marin Sirdari e Pater Justin Rrota. Na studentat pothuej dy herė nė javė kalojshim mbasditet ndėr ambientet e atij Kuvendi, dhe kėshtu Fishta, kur ishte i lirė, vinte e rrite ndonjėherė me ne
***
Mbas pak kohet erdhi okupacioni fashist italian. Vetėm ata qė e kanė provue dhunėn nė shpinė e vet, ata mund ta kuptojnė ma saktė se ēka asht diktatura.
Fishta nė kėtė kohė gjindej po nė Kuvendin Franēeskan te Arra e Madhe. Fashistat ndėrruen mbretin, ndėrruen edhe flamurin. Si tė gjitha diktaturat edhe ata kėrkojshin duertrokitjet e popullit dhe pėruljen e njerėzve tė pėrmendun e me influencė. Shpėrndajshin pare, shpėrndajshin dekorata, shpėrndajshin rybe.
Nė atė vit un ishem ndėr klasat e nalta tė liceut. U pėrhap fjala se edhe Fishtėn e kishin emnue me dekret si Akademik tė Italisė. Mbas disa ditėsh kje caktue qė tė gjithė pjestarėt e Kuvendit Franēeskan tė shkojshin bashkarisht te Arra e Madhe pėr ti ba urimet Fishtės. Na priti me karamele dhe kumel. Mbasi i paraqitem bashkarisht urimet, nji prej profesorve, P. Mėhill Miraj, u ēue e i tha:
-Pater Gjergj, na kėtu jemi tė gjithė nxėnsat tuej. Un kėtu po shprehi mendimin e tė gjithė kolegėve tė mi dhe vllazėnve tuej: aq sa na ra mirė emnimi yt si akademik, aq na ka ra edhe keq. Na tė gjithė prej teje kemi mėsue se si duhet ta duem Shqipninė e se si duhet tė jemi atdhetar. E gjithė Shqipnia, ashtu edhe fashistat italianė e dinė mirė se ti ishe kundra tyne. Bashkarisht kemi vendosė me tė ba kėtė propozim: njashtu si ti ktheve mbrapsht dekretin e dekoratės qė tė kje dėrgue prej autoriteteve italiane, tue u thanė se nuk asht dekoratė pėr mue, po ashtu ktheje mbrapsht edhe titullin e akademikut. Kaq dimė e kaq ta themi si vllazėn, si nxanės e si bij tuej e mos na e merr kurrgja pėr tė keq se ti je ndera jonė.
Fishta gjatė kėtyne fjalėve kishte ra nė mendim.
-Ndigjoni, tha, -o vllazėn e bij tė mi. Un nuk kam ndėrrue, por jam ai Pater Gjergj qė kam kenė gjithmonė. Ju e dini mirė se sa e kam dashtė un Italinė kėtu. Kaq e gja e kan kuptue edhe fashistat vetė. Mos mendoni se kėtė titull ma kanė dhanė pėr me mė nderue, por ma kanė dhanė pėr me mė internue. Latinėt kanė nji aksiomė tė vjetėr tė politikės sė tyne: Njashtu si po internojnė shumė shqiptarė tė tjerė, njashtu po duen me ba edhe me mue, pėrse nė bazė tė Statutit ēdo akademik i ri e ka pėr detyrė me u sjellė pėr gjashtė muej tue mbajtė konferenca nėpėr institutet e nalta tė kulturės. Nė kėtė mėnyrė ata duen punėn e vet me e ba njėkohėsisht me i hjedhė pluhėn syve tė botės, popullit shqiptar ashtu edhe mue. Un sot jam i plakun; sėmundja e zemrės mė asht randue shumė nė kėta muejt e fundit. Ato mėsimet e mia qė ju kam dhanė dikur kishem me dashtė qė ju sot ti shtini nė veprim, ndėrsa un nuk jam i zoti me pėrballue ma as burgun, internimin apo arratinė. Por un po ju premtoj ju se kurrė nuk do ta pėruli para tė huejve rodin e shqiptarit. Me tė vėrtetė sot na kanė okupue, si dikur Roma Ilirinė. Por un ndėr konferencat e mia do tua pėrsėris italianėve pa ja da se me tė vėrtetė qė Roma dikur e ka pasė namin e madh, por legjionet ilire dhe perandorėt e mėdhaj ilirjanė ishin ata qė kishin nė dorė fatet e Romės. U baj edhe nji premtim tjetėr se pėrnji qė ato konferenca do tė kryejnė pėr gjashtė muej, siē i don rregullorja, un menjiherė do tė kėrkoj me ardhė nė Shqipni.
Pėrmbi kėtė moment tė jetės sė Fishtės asht shkrue e folė shum, jo vetėm prej armiqve tė tij, tė cilėt kėtu gjetėn rastin e volitshėm pėr me spekulue e hjedhė shumė baltė pėrmbi figurėn e tij atdhetare, por edhe prej disa tjerėve qė na e njoftėn si atdhetar e poet kombėtar. Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, i cili shprehė urtinė e naltė tė trashigueme tė popullit tonė, por ēdo pleqni qė bahej thuhej ky parim: po tė baj baras me veti ose vu vetin nė kambė time. Kėtė shprehje po e pėrsėris pėr tė gjithė ata qė duen me kėrkue tė vėrtetėn dhe jo pėr bojaxhijtė qė i ndėrrojnė ngjyrat si po i don. Prandej e ndjeva pėr detyrė historike e morale qė tė tregoj kėtė episod tė jetės sonė tė mbrendshme tė komunitetit franēeskan, megjithėse e parashof se kėtij episodi do ti jepen interpretime nga ma tė ndryshmet, si pro, ashtu kundra Fishtės. Mbas pak javėsh qė Fishta u nis pėr Itali, kėtu nė Shqipni autoritetet fashiste filluen nji luftė tė hapun kundra franēeskanėve shqiptarė, sepse ata nė kumbonaren e kishės nuk pranojshin me naltue flamurin me shejat e liktorit, as me shti nė programin e shkollės mėsimin e edukatėn fashiste. Ministri i Arsimit erdhi vetė nė shkollat franēeskane, por kje i pritun me ftoftėsi prej trupit mėsimor si edhe prej studentėve. Mandej pėr intriga tė fashistave u burgos nė Shkodėr dhe mandej e internuen nė Itali prof. Athanas Gegajn, u mbyllėn shkollat franēeskane, u sekuestruan banda muzikore franēeskane, u mbyll shoqnija Antonjane dhe drejtori i saj Pater Lekė Luli muer arratinė pėr nė Jugosllavi. Mbas pak vjetėsh tė njajtėn rrugė tė arratisjes muer edhe dr.prof. Pater Gjon Shllaku, drejtor i Hyllit tė Dritės. Ndėrkohė Pater Anton Harapi dhe Provinciali i Franēeskanėve, Pater Ēiprjan Nika, ishin thirrė nė Itali e mbaheshin atje porsi pengje nėn pretekse tė ndryshme. Gjatė kėsaj kohe Fishta pėrpiqej me tė gjithė autoritetin e vet pėr tu dalė zot vllazėnve franēeskanė e pėr tė pshtue gjallė veprat, tė cilat ai vetė i kishte themelue, siē ishte liceu Illyricum.
Duhet tė shenojmė kėtu se ēelsi i politikės italiane pėr Shqipėrinė nė atė kohe ishte z. Salvatore Meloni, sekretar i Pėrgjithshėm i luogotenencės, ex-konsulli i Italisė nė qytetin e Shkodrės, anmik i vjetėr i deklaruem i franēeskanėve dhe i Fishtės. Po bie kėtu edhe nji episod qė ma ka tregue nji prej kafazave tė konsullatės italiane nė Shkodėr.
***
Fishta kishte ardhė me kalue motin nė vendlindje, kryesisht pėr tu largue nga intrigat e gjithmonshme tė jetės politike-tregtare. Ndjehej shumė i lodhun, pėr mos me thanė i zhgėnjyem pėr fatet e atdheut. Kėtė gja e dijshin edhe bashkėpunėtorėt e tij ma tė ngushtė si Imzot Luigj Bumēi, Imzot Vinēenc Prendushi qė nė atė kohė gjindej nė Nėnshat dhe javė pėr javė vinte me kalue nji ditė e nji natė bashkė me tė; ndėrsa Imzot Luigj Bumēi, qė banonte nė Kallmet, vinte nė kuvend tė hanėn dhe kthehej nė shtėpi tė prenden mbasdreke. Pater Pali vinte ma rrallė ēdo dy-tri javė, se ishte nji copė rrugė ma larg. Nė praninė e ktyne miqve shifej kjartė se Fishta ndiente ēlodhje. Me Pater Palin pothuej kishin gjithmonė biseda serioze, ndėrsa me Bumēin ishte puna krejt ndryshe. Ata tė dy ishin nė garė me shoqishojnė pėr anekdota, shprehje e krahasime humoristike. Kushdo qė kishte fatin me kenė nė prani tė kėtyre bisedave nuk dishrote pėr nji gėzim ma tė madh. Megjithėse kjo garė zhvillohej ndėrmjet dy kolosėve tė humorit e satirės, prap se prap, Fishta shquhej pėr atė elegancė tė pashoqe qė i largohej ēdo banaliteti dhe magnetizonte tė gjithė ambientin. Dua tė shėnoj kėtu se Fishta nė tė folun nuk ishte kurrė aq i turrshėm e hujli kundra anmiqvet, siē paraqiten ndėr satirat e shkrueme.
Ai e kaloi pothuaj gjithė verėn nė Troshan e kur un me 15 tė shtatorit jam transferue qė andej pėr nė Shkodėr e kam lanė aty. Por, kah mbarimi i tetorit na mbėrrijti lajmi se Fishta ishte shumė i sėmundė. Fretnit dėrguen menjiherė doktor Prelėn pėr me e vizitue, ashtu edhe lajmuen Akademinė e Italisė, e cila mbas pak ditėsh dėrgoi dy doktora. Fishtės i kje propozue qė ta lente Troshanin dhe tė shkote pėr kura nė Itali, por nuk pranoi. Gjatė muejit nandor pati pėrmirėsime aq sa u duk sikur u shėrue. Kaq fillimi i dhetorit ra bora e parė. Fishta del nė dritare, kqyrė atė bardhėsi flokėsh qė pa pushue zbret nga qielli, me lėvizje tė pambarueme, porsi tė ishin qenie tė gjalla qiellore qė zbresin sa me turr e sa qetė-qetė pėr ti thanė diēka njerėzimit. Nuk e dijmė se ēfarė shfaqesh e mendimesh tjera kaptuen nė fantazinė e poetit, i cili posi fėmijė i vogėl, harron se bora asht e ftohtė. Nė ditėn e nesėrme Fishta e ndihen veten keq. Mbas tri ditėsh, kur doktorat shkojnė prej Shkodrės pėr ta vizitue e gjejnė nė gjendje alarmante me pneumoni bilaterale dhe urdhnojnė qė tė baret menjiherė nė spitalin e Shkodrės. U duk sikur kurat dhe medicinat i suellėn dobi e pėrmirėsim, por mbas pak kohe u pa kjartė se me ato mjete qė ishin aso kohe nuk kishte ma shpėtim, prandej shumė miq tė tij e personalitete tė kohės pėrpiqeshin pėr me e pa edhe nji herė sa tė ishte gjallė.
Dimni i vitit 1940 kje shumė i vėshtirė dhe i ashpėr. Funerali qė u zhvillue nė Shkodėr kje madhėshtor, i gjatė, por edhe shumė i vėshtirė, sepse rrugėt e qytetit ishin tė mbuluese me gadi nji gju borė dhe vazhdote me ra skllotė (borė me shi).
Mbas funeralit u dha mesha e pėrshpirtjes prej Arqipeshkvit tė Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēit, i cili mbajti edhe fjalimin e fundit mortor. Ndėr tė tjera, nė atė fjalim, ai tha: Para pak ditėsh ishem nė spital pėr tė pa Pater Fishtėn, i cili tashma e kishte kuptue edhe vetė se ishin takimet e fundit tė jetės sė tij dhe mė tha: Nuk po vjen keq qė po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, po po mė vjen randė se tanė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e la tė shkelun prej ushtrive tė hueja.
Kur oratori i tha kėto fjalė, dishmi publike nė praninė e autoriteteve ma tė nalta tė fashizmit nė Shqipni, populli ashtu siē kje, lėshoi nji gjamė, nji zhurmė nga frika dhe admirimi njiherit. Specialistat e Radio-Tiranės nė atė kohė ishin tue inēizue fjalimin dhe krejt funeralin. Besoj se po tė jenė ruejtė ato pllaka nė arkiv, mund tė gjindet edhe fjalimi.
Mbas meshės requiem, kur populli u largue, mbetėm nė kishė vetėm na franēeskanėt me trupin e dekun tė Fishtės. Vorrimi duhej ba brenda kishet nė nji ndėr kapelat e saj, por tue kenė se tė gjithė ishim shumė tė lodhun nga funerali i gjatė me nji kohė aq tė vėshtirė, atėherė u tha qė tė ēlodheshim paksa, ti ndėrrojshim teshat e lagta e tė ngroheshim, e u la qė vorrimi tė bahej mbasdarket. Por, mbasi ndėr dhoma nuk kishim ngrohje, shumica e fretėnve kishin ra me fjetė. Superior i Kuvendit Franēeskan tė Gjuhadolit nė atė kohė ishte Pater Frano Kiri, i cili muer disa prej fretėnve ma tė ri, si dhe disa prej nesh, studentave, pėr tė hapė vorrin. Kapela e Kishės Franēeskane ku do tė varrosej ishte shėnue qysh pėrpara: ajo nė tė majtėn, porsa tė hyhej nė kishė. Thohej se vorrin monumental do tia punonte Akademia Italiane. Kur u mblodhėn veglat e punės, kazma e lopata, aty nė atė kapelė u banė shumė diskutime se ku duhej hapė vorri, gropa, pėr vendosjen provizore tė trupit. U pa e arsyeshme qė pėr tu lanė shteg tė lirė punimeve, gropa tė mos hapej nė mjedisin e kapelės, ku i takote si me arsyetim, ashtu me estetikė, por u hap nė skajin e djathtė, nė tė hyme tė kapelės. Aty u vendos trupi i madh i Fishtės nė praninė e pak a shumė dhetė vetėve, prej tė cilėve, pėr ēka di, kemi teprue Pater Leon Kabashi dhe un. Rrasėn e mermertė, pėr arsye estetike, nuk e vendosėm mbi gropėn ku e varrosėm, por nė mjedis tė kapelės, dhe vendin e vėrtetė tė vorrimit e mbulueme me pllakat e zakonshme tė dyshemesė. Kėshtu qė ajo rrasė e mermertė me emnin e Pater Gjergj Fishtės, mbi tė cilen njiherė vendoseshin kunorat e pėrkushtisė e tė lavdisė, dhe ma vonė u ba objekt pėrdhunimi, ajo nuk ndryte pėrmbrenda eshtrat e poetit. Au zbulue ndonjiherė vorri i vėrtetė i Fishtės, dhe a u hodhėn nė lum eshtrat e tij? Nuk mund them kurrgjė me siguri. Aty, mbas mbylljes sė kishave nė vitin 1967 janė ba shumė punime ēoroditėse tė asaj arkitekture. Pėr kėtė besoj se skjarimet ma tė saktat mund tė na i japin punėtorėt qė muerėn pjesė ndėr ato punime e kryesisht inxhinieri zbatues, si edhe kryetari i asokohshėm i Komitetit Ekzekutiv tė Shkodrės.
Mendoj se do tė ishte mirė qė pėr kėtė ēashtje tė krijohej nji komision i veēantė, me mbėshtetjen dhe tė Qeverisė, i cili ta ēojė deri nė fund ēashtjen e eshtrave tė Fishtės, sė paku sa pėr nji skjarim historik. Un personalisht jam kundra kultit tė tė gjitha personave tė vdekshme, sado gjenialė tė kenė kenė ato; megjithkėta, jam aq ma tepėr kundra tė gjitha vandalizmave qė e kanė lanė popullin shqiptar e vendin tonė tė zhdeshun, pa kurrnji relike historike, pa kurrnji monument artistik e pa dokumenta historike, pėr tu tregue brezave tė ardhshėm, kulturėn qė kishim, por secili, ku ka pak fuqi nė dorė mendon ta fillojė nga e para e kėshtu kemi mbetė gjithnji gjatė shekujsh tue numrue nė vend.
http://www.panorama.com.al/2013/09/2...nga-italianet/
Krijoni Kontakt