Imagjino broken duhet te gjeni te dy pune te pershtatshme, ose njeri sa ta perballoje tere familjen financiarisht. Femijet do nderrojne kopsht, shkolle, shtepi. etj. Pastaj cilesia e arsimit, shendetesise, barrierat e gjuhes te femijet, kushtet baze te jeteses drita dhe uje 24 ore. etj Ankesat, pakenaqesit e pjesetareve te familjes per ndryshimin.... Kur mendon keto te ze koka dhe thua mire jam ketu ketu ku jam.![]()
Feelings change - memories don't.
Jane broken jane goxha pengese, sidomos per ata qe nuk kane shtepi te tyren ne Shqiperi. Duhet te zgjedhesh me te miren per te gjithe dhe nuk eshte kollaj. . Ty te teket ne darke te ikesh, pret bileten e viuuu ne Shqiperi te mamaja. Ne duhet te bejme plan me muaj apo nje vit para qofte dhe per nje vizite ne Shqiperi te mamaja vet i 4-rt.![]()
Feelings change - memories don't.
Ke te drejte, edhe atje nuk mu duken njesoje njerzit (sic i lashe). Edhe ajo papunesi atje te krijon stres te madh. Keshtu qe nga ajo ane, me mire ketu. Kjo eshte naive por me duket sikur do kisha qef te isha ne fshat ne Shqiperi te jugut e te kisha ullishten time. Nuk duhet te dalin mire financiarisht ata me ullishte? Vaji i ullirit aty eshte me shtrenjte se ketu, e ketu vjen nga Italia. Kur cmimi eshte me i larte aty pse nuk marrin fermeret Shqiptar aq sa Italianet? Se kuptoj kete gje? Po qe se ishte e leverdisshme pse nuk behen Shqiptaret fermere por i abandonojne farmat (e punojne si fermere ne Greqi)? Nuk e kuptoj kete gje, kam dy vjet qe vras mendjen LOL
"An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"
Pershendetje. Thene me bukur lexo po ke kohe esene e shkrimtarit Shpetim Kelmendi dhe do reflektosh me mire per argumentin e zgjedhur. Gjithe te mirat!
http://shpetimkelmend.blogspot.com/2...t-estetik.html
Mrekullia e patriotizmit estetik
Patriotizmi estetik nuk është parullë, miting, revolucion, fjalim apo tribunë, por art i madh
Patriotizmi estetik. Po, ky është një term i goditur. Pyetja është: a janë artistët atdhetarë? Historia botërore e artit na bën me dije se është pak të thuhet se artistët janë atdhetarë. Pra, janë, kjo është e sigurtë, e janë edhe në rastin kur ata as që janë të vetëdijshëm për këtë. Një artist nuk thotë: unë jam atdhetar, e prej këtu duhet të bëj vepra në shërbim të kombit tim. Një artist kërkon të bëjë vepra e, shpeshherë, edhe në mënyrë të pavetëdijshme, ai ia del të shndërrohet në një llambë që e ndriçon atmosferën historike të kombit të vet. Por ç’është patriotizmi për një artist? Në të shumtën e rasteve nuk është parullë, slogan, protestë sociale, revolucion masash, pjesëmarrje në luftë, miting apo fjalim i ndezur përpara turmave. Sigurisht, as kjo nuk mund të përjashtohet, sepse kemi jo pak prej tyre që janë vënë në krye të lëvizjeve të mëdha shoqërore, të cilat kanë transformuar shoqërinë dhe mendësinë e saj. Artistët nuk mjaftohen gjithashtu as me krijimin e veprave që lartësojnë dashurinë për atdheun. Është bukur kur krijohen këto vlera, sepse e lartësojnë identitetin e tyre. Përshembull, piktura që titullohet me sa mbaj mend “Pushkatimi i 3 majit” i Francisko Gojës, është një revoltë e madhërishme patriotike, por ama në të njejtën kohë është edhe një britmë rrënqethëse mbarënjerëzore. Po kështu mund të thuhet edhe për “Guerrnikën” e Pikasos. Por, mandej një gjë është e sigurtë: të gjithë pyesim se nga është piktori. Këtu kemi të bëjmë me patriotizëm, por ama estetik, gjë që e zgjeron jashtëzakonisht shumë perimetrin e një ndikimi mbarëkombëtar. Pothuaj e tërë vepra e V. Hygo është patriotike, sepse mund të lexohet si thirrje për një Francë ndryshe. Kjo është e qartë. Po, përveç kësaj, vepra e tij duhet lexuar edhe si tekst shumë i mirë që të kënaq shijet estetike. Por në të njejtën kohë na përshkruan kulturën franceze, a thua se përpiqet të na thotë: “Ja Franca ime!”. Po ashtu mund të përmendim tablonë “Liria mbi barrikadë” të Delakrua, vepër drejpërdrejt patriotike, sigurisht, por që mesazhet i përcjell me metoda të kthjellta estetike. “Don Kishoti i Mançës” duhet konsideruar për spanjollët një vepër shumë patriotike, sepse ngjarjet janë vendosur në mjedise spanjolle. Me këtë rast Servantes na ofron edhe larminë e harlisur të kulturës spanjolle, duke u thënë të tjerëve: “Ja, kjo është Spanja!”. Edhe “Uliksin” e Xhojs e shoh thelbësisht si një përmendore kushtuar Dublinit, pavarësisht asaj që të tjerët mund të kuptojnë me veprën e tij. E vërtetë që përroi i tij psiqik rrjedh brënda vetëm një dite, por ama të një dite e pafundme dhe përtejkohore, mbi të gjitha irlandeze. Pavarësisht se britma e tij “Ja Irlanda!” që është e qartë për lexuesin e mirë, mund të lexohet edhe si “Ja njeriu!”, por Irlanda vjen e para. Në një nivel tjetër gjykimi, mendoj se çdo vepër e madhe është domosdoshmërisht dhe pashmangshmërisht patriotizëm estetik. Lui David është piktor i oborrit të Napoleon Bonapartit të cilin një pjesë e francezëve mund ta quajnë diktator, luftënxitës, pushtues, etj, por ama vepra e piktorit që realizon në telajo kurorëzimin e tij mund të konsiderohet patriotike prej francezëve jo thjesht për faktin se pasqyron momente historike por sidomos pse është realizuar mjeshtërisht. Për rusët, Tolstoj është një patriot i madh, çka se ai vetë nuk kishte nevojë të bërtiste nëpër sheshe: “Rroftë Rusia”, etj. Është vepra e tij që e oshëtin me tërë forcën vitalitetin kulturor dhe shpirtëror të popullit rus. Mjafton “Lufta dhe Paqja” për të na bindur për këtë. Edhe poezia imazhiniste e Esenin këtë na thotë, sa herë që përshkruan mështeknat dhe peisazhet ruse.
Shembujt që mund të merren nga arti botëror janë të pafundëm. Në vijim mendoj se, nëse ne ndodhemi përpara një vepre arti si, pikturë, skulpturë, libër, arkitekturë, partiturë, etj. dhe ndjehemi të goditur nga fuqia e tyre artistike, do të donim saora të merrnim vesh se nga ka qenë filan artist. Çasti kur ne përmendim kombësinë e tij sendërton patriotizmin estetik të autorit. Pra, mjafton që artisti të realizojë një vepër të madhe, çfarëdo qoftë ajo, dhe çilembyll sytë ai shndërrohet në një patriot estetik.
Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar artistët që kanë dëshmuar patriotizëm estetik. Nuk flas për poetë, piktorë apo muzikantë që me vdekjen kanë mbetur thjesht patriotë, po për artistë të vërtetë që patriotizmin e tyre e kanë shprehur me mjete artistike. Pjetër Bogdani ëshë një patriot i vërtetë estetik, sepse vepra e tij rron. Sibilat janë dëshmi e pashlyeshme. Them se në kohën që i shkruante ato, ai burrë gjendej në të njejtin nivel vetëdijeje estetike me poetë të kombeve tjera. Edhe Çeta e Profetëve është gjithashtu shprehje e patriotizmit estetik, sepse është një vepër jetëgjatë që do të na shoqërojë nëpër kohëra, sepse është një pasaporta jonë historike. Po ashtu edhe shkrimtarët e tjerë të letërsisë së vjetër janë patriotë estetikë, pavarësisht faktit nëse kanë shkruar apo jo drejtpërdrejt për atdheun. Në këtë rast ajo që atdheu trashëgon është vepra. I madhi Jeronim De Rada është një patriot thellësisht estetik. Sepse ai jo vetëm që shkruan për botën shqiptare, por edhe shkruan mrekullisht bukur nga ana artistike. Nuk besoj se kemi një artist të tillë që i ndërthur kaq hijshëm të dy kriteret. Nëse ka një tjetër artist që i afrohet për nga shkrirja harmonike e këtyre dy elementeve, ai është padyshim At Gjergj Fishta me “Lahuta e Malcis”. Me këtë rast vlen të përmendim edhe Ernest Koliqin me tregimet e tij ende sot të mrekullueshme, Migjenin me poezitë dhe prozat e shkurtëra, Lasgush Poradecin, Martin Camajn me poezinë e edhe prozën, Ali Asllani me kangët e tij të dashurisë për vashën shqiptare, Frederik Rreshpjen, Azem Shkrelin, etj. Nën pikëpamje të tjera vlerësimi, mund të themi se të gjithë autorët shqiptarë që na lanë një vepër të cilën mund ta lexojmë ende sot, janë patriotë të vërtetë estetikë. Edhe në rastet kur nuk i kanë mëshuar patriotizmit si qëllim më vete, ata janë kanë dalë të na përcjellin vepra që e madhërojnë gjeninë e racës shqiptare.
Por, ajo që më ka bërë vërtetë përshtypje kohët e fundit janë dy vargje të Lasgush Poradecit dhe tre të Frederik Rreshpjes. Të para nën dritën e argumentit që po trajtojmë, më janë dukur si të shkruara nga e njejta dorë. Kjo më ka bërë të besoj se të mëdhenjtë tanë janë të ngjashëm, sepse e shohin botën shqiptare nga i njejta lartësi dhe me të njejtën vatër ndjeshmërie.
Lasgushi thotë: “Duke nisur udhëtimin mespërmes në Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po buron prej Shën Naumi”. Madhështore! Shqipërinë e Lasgushit nuk e ndan më dysh as Vjosa, as Shkumbini e as Erzeni, por Drini, Drini plak e i përrallshëm. Kjo është forma më e shkëlqyer dhe më elegante e patriotizmit estetik. Mesazhi duket i tërthortë e njëkohësisht shumë i qartë.
Frederik Rreshpja thotë: “Nga dyert e legjendave del Basio/ Samurai i tankave/ Dhe mban vesh Eposin e Kreshnikëve”. E mahnitshme. Një formë jashtëzakonisht fine. e ambël dhe e butë për të realizuar patriotizmin estetik. Basio është i madh, sepse është mjeshtri i tankave, por, megjithatë, ai mahnitet nga Eposi Shqiptar i Kreshnikëve.
Po!, ndoshta këto pesë vargje që paraqitëm janë shkruar vërtetë nga e njejta dorë, nga dora e artistit të vërtetë shqiptar i cili na thotë me krenari: Ja, kjo është Shqipëria!
Posted by Shpëtim Kelmendi at 12:03
Krijoni Kontakt