Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Ministria e Mjedisit bllokon 109 furra gėlqereje, zbardhet lista

    Ministria e Mjedisit bllokon 109 furra gėlqereje, zbardhet lista

    Sipas statistikave mjekėsore, 26.1 pėr qind e popullsisė qė jeton nė kėtė zonė ka probleme tė funksionimit tė sistemit aspirator dhe kardiovaskular.

    Ēdo familje nė Fushė-Krujė ka njė furrė gėlqereje tė sajėn. I hapin pa i marrė leje askujt, pasi i kanė nė tokėn e tyre. tė paktėn kėshtu ka ndodhur deri mė tani, ku nė tė gjithė kėtė zonė numėrohen mbi 400 furra gėlqereje, qė pėrdorin si lėndė tė parė gomat e importit. Duke bėrė qė me tė vėrtetė banorėt fitojnė ca para mė shumė, por dėmtojnė seriozisht shėndetin e tė gjithė zonės.

    Ministria e Mjedisit ka nisur dje aksionin pėr bllokimin e 109 furrave tė para qė ushtronin aktivitetin pa asnjė lloj lejeje, ndėrkohė qė edhe pjesa tjetėr do tė kalojė nė sitė pėr tė parė nėse i plotėsojnė kriteret pėr tė ushtruar kėtė aktiviteti apo jo. “Shqiptarja.com” zbardh sot listėn e furrave tė bllokuara qė vihet re se janė biznese familjare.

    Ambientalistėt

    Furrate gėlqeres nė kėtė zonė kanė bėrė qė banorėt tė mos thithin mė ajėr, por smog. Sipas specialistėve tė mjedisit, kėto gropa gėlqereje pėrmbajnė elementin CaCo3, qė gjatė thėrrmimit tė gjendjes sė tij tė ngurtė lėshon nė ajėr pluhur qė pėrmban dioksid karboni (Co2). Edhe nė furrat e pjekjes krijohet e njėjta situatė. Kjo gjendje dėmton rėndė biodiversitetin e zonės, habitatėt, ul cilėsinė e ajrit, rrit sasinė tymrave dhe grimcave nė ajėr dhe mbi tė gjitha dėmton shėndetin e banorėve.

    I gjithė ky reaksion zinxhir shkakton tė banorėt e kėsaj zonė probleme seriozė mė frymėmarrjen. Nga simptomat vuajnė edhe banorėt e fshatrave pėrreth. Problemi mė i madh i ndotjes vjen ngaqė gėlqerja nuk digjet mė dru, por mė goma dhe mė lėndė tė tjera plastikė. ”Tė gjitha kėto lėndė djegėse ēlirojnė nė atmosferė gazra helmues tė dėmshėm pėr shėndetin. Sipas statistikave mjekėsore, 26.1 pėr qind e popullsisė qė jeton nė kėtė zonė ka probleme tė funksionimit tė sistemit aspirator dhe kardiovaskular.

    Ndėrkohė qė prej shumė vitesh nuk janė bėrė matje tė grimcave tė dėmshme qė qarkullojnė nė ajėr. Por mund tė themi pa frikė se djegia e furrave tė gėlqeres ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė po i merr frymėn kėtij qyteti. Banorėt janė pėrballė njė rreziku serioz pėr shėndetin e tyre nga tymrat qė lėshojnė djegiet e gomave, mbetjeve plastikė”, - na thonė ambientalistėt.

    Sėmundjet

    Sipas specialistėve tė Shėndetit Publik tė Krujės niveli i ndotjes nė kėtė zonė ka shkatuar probleme serioze nė shendetin e banorėve duke filluar qė nga sėmundjet polmunare, astma bronkiale dhe tumoret.

    SHQIPTARJA.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ministria e Mjedisit bllokon 109 furra gėlqereje, zbardhet lista

    shume mire ka bere qeveria e re.
    gelqerja duhet te blihet ne serbi ose greqi, ndersa shqiptaret duhet te bejne vetem pune zyre.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ziti pėr postimin:

    gjirfabe (30-09-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •