Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vendlindja e Skėnderbeut sipas legjendave popullore

    Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore
    \
    18 Korrik 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Janė tė shumta qytetet dhe fshatrat qė pretendojnė se janė edhe vendlindja e Heroit tonė Kombėtar, bazuar nė gojėdhėna. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e kėtyre gojėdhėnave, e kryer nga studiuesi Dhosi Liperi mė shumė se gjysmė shekulli mė parė

    Vendlindja e Skėnderbeut

    Sipas legjendave popullore

    NGA MITOLOGJIA SKĖNDERIANE

    Dhosi Liperi

    (1897 – 1968)

    skenderSkėndėrbeu ėshtė luftėtar i madh me famė tė pėrbotėshme, po legjendat popullore, pėr fat tė keq, ja kanė xhveshur kėtė tipar tė lavdishėm, pėr shkak tė shtypjes sė rėndė qė ushtruan turqit e tė disfatave tė mėdha qė pėsuan shqiptarėt nga kryengritjet e tyre tė pandėrprera; po dhe myslimanizimi nė masė i popullsisė, ku zhvilloi veprimtarinė Ai, sa ishte gjallė, i dha dorė kėtij problemi.

    Fatosi ynė i madh, duke luftuar nė krye tė popullit tė tij heroik, i gozhdoi hordhitė e tėrbuara turke ndėr malet e Shqipėrisė pėr 25 vjet me radhė, dhe e shpėtoi Evropėn e qytetėrimin e saj nga rreziku u njėmendėt. Fama e tij mori dhenė dhe shumė shkrimtarė, poetė dhe artistė tė huaj e kanė pėrjetėsuar kujtimin e lavdinė e tij, gjatė shekujve, por mė shumė se ata janė pėrpjekur e kanė bėrė vetė shqiptarėt pėr Heroin e tyre kombėtar, tė cilin e adhuronin dhe e mbanin si simbol lirije. Po, veēanėrisht, ajo qė ka rėndėsinė mė tė madhe ėshtė fakti se kujtimi e lavdia e Atij kanė mbajtur tė gjalla ndjenjat e lirisė sė popullit tonė gjatė shekujvet tė robėrisė sė zezė, i kanė ushqyer shpresat dhe e kanė nxitur atė vazhdimisht pėr kryengritje tė pandėrprera, shumė kohė para se tė delnin komitat e partizanėt. Shqiptarėt s’e kanė harruar kurrė Skėndėrbeun, megjithėse turqit barbarisht kanė pėrdorur ēdo mjet e mėnyrė pėr t’i ēdukur Atij edhe emrin.

    Venlemi[1] i Skėndėrbeut si dhe data e lindjes sė tij – siē dihet- kanė mbetur tė panjohura pėr historinė. Dhe aqė mė keq ngatėrrohet ēėshtja, po tė kqyret nga ana e gojėdhanave popullore. Simbas kėtyreve, nga ē’ka dij unė, puna qėndron kėshtu:

    Pesė katunde e njė qytet pėrbrėnda Shqipėrisė e njė qytet i madh jashtė saj po kontestojnė venlemin e Skėndėrbeut, si shtatė qytetet e Greqisė sė vjetėr atė tė poetit tė madh tė vjetėrisė, Homerit; nė Mat madje thuhet dhe se Ai ka lindur nė njė shpellė mali. Legjendat e cilit kombi tjetėr nė botė kontestojnė venlemin e njė kreshniku tė tyre si tė tonit?

    SKĖNDĖRBEU KA LINDUR NĖ MAT

    Qėposa shkela nė Burrel nė korrik 1929, hetova pėr venlemin e Skėndėrbeut; hetimet i vazhdova dhe mė pas, e po paraqes kėto thasha tė vjetra, qė janė lakonike e tė cokta:

    1- Kanė thėnė gjet mas gjeti se Skandėrbegu ka le nė Shqefėn tė Prellės. Nė Shqefėn gjinden do pesėmėdhetė shtėpe, ēi quhen Kastriot e rrjedhin prej fisit tė Skandėrbegut e nga ky shkak kėto shtėpe kanė zakon ēi cilitdo meku ēi tė vejė e t’i therrin nonji berr, nuk i venė kurrė kryet e berrit pėrpara nė sofėr, po kryet i man i zoti i shtėpesė. Kastriotėt kanė qanė nji kabile me Skandėrbenė, duen me thanė.

    2- Na kanė thanė ata pleēt’ e vjetėr se Skandėrbegu ishte i dalė prej Muzhake.

    3- Thojshin tė vjetrit se Skandėrbegu nuk ka le as nė Shqefėn as nė Muzhakė, po nė Gjur tė Bardhė. Nė Gjur tė Bardhė gjėndet Qyteza e Skandėrbegut.

    Duke u bazuar mbi kėto gojėdhėna, e quaj me vėnd qė tė ēfaq edhe unė mendimin tim. Kėshtu gjej rastin tė marr pjesė pėrvujtisht edhe nė gjurmimet historike mbi vėndlindjen e Skėndėrbeut, se tė dhėnat folkloristike e studimi i bėrė mbi to janė dokumentacione tė vlefshme:

    a- Pėr Muzhakėn si vėndlindje tė Skėndėrbeut s’kam hetuar gjė gjer mė sot, se mė ėshtė dukur si tezė qė nuk vlen vėmėndje tė madhe.

    b- Dikush mė ka thėnė atėhere se Skėndėrbeu rrjedh prej Dukagjinit tė Prellės e kėtė thashė tė tij po e quaj si varjant tė asaj “Skandėrbegu ka le nė Shqefėn tė Prellės”.

    c- Kallėzonjėsit kanė qėnė fshatarė matjanė, por emrat e tyre mė mungojnė se kallėzimin si mė lart ma kanė bėrė qė para gushtit 1934.

    Tė falem, Matje, vėnd i Skėndėrbeut, i atij Trimi qė i dha Shqipėrisė nder e lavdi ndėr shekuj e stėrnipėrve tė tij, rrugėn e mbarė u rrėfeu. Je e lume, se Ai tė ka dashur shumė e tė ka bekuar; u bė dhe nuni yt e tė pagėzoi e ta vuri emrin Matje, emėr tė bukur e kuptimplotė, se ti, si ka thėnė vetė Ai me gojėn e tij “mat e peshon mirė para se tė vendosėsh e me maturinė tėnde kėshilla urtie i ke dhėnė. Je e lume, se dhe ti i ke qėndruar besnike e ke qėnė krahu i djathtė i tij nė luftė.

    Male madhėshtore tė rrethojnė e lumi yt vrapėtor ndrin e kaltėron sė largu. Kepa e shkrepa, pllaja, pyje e thelliradhe arnajtė vegjėl ka toka jote. Kullat e tua tė forta, me sheshena e fėngjita, tė japin bukuri tė madhe, ashtu si janė tė shpėrndara qafė-mė-qafė e kodėr-mė-kodėr.

    Hyra dhe unė brėnda nė to si mik e u shtrova nė krye tė vatrės; piva kafenė e fortė e hėngra buk’e kripė. Vajta dhe nė Shqefėn, nė kasollet e atij fisi, i cili njifet me emėr tė math, me emrin Kastriot, e nė ato kohė e pritte Kreshnikun si gjind tė vetė tė shtrėnjtė dhe i shtronte pėrpara nė sofėr kokėn e berrit tė pjekur, nder ky, tė cilin nuk ja bėnin tjetėrkuji as ai i pari i fisit as pasardhėsit e tij gjer nė ditėt tona dhe i bėnte nderime tė veēanta.

    - A mund tė jetė Shqefni i Prellės venlemi i Skėndėrbeut? -Tė shohim.

    Gjatė verės sė vitit 1934, qė shkova pėrsėri nė Mat, rashė mė disa gjurma, prej tė cilave mund tė zbulohet diēka. Veē gojėdhėnave popullore edhe emrit “Kastriot” tė fisit nė Shqefėn gjeta dhe dy shėnja materiale, qė janė “Burgjet e Hutrės” e mbeturinat e gėrmadhave tė “Kullės sė tendės sė Skėndėrbeut” e kam pra ku bazohem. Dhe po ēfaq mendimin tim. Sė pari, Shqefni i Prellės gjėndet nė njė pllajė tė njė bjeshke, qė ėshtė zgjatim i vargmalit Skandėrbeg. Toka kudo pėrbėhet prej guri kalqeror dhe ėshtė krejt i thatė. Pėrrenj tė thellė tejekėtej po e veēojnė e po e ngushtojnė shum’e mė shumė fushoren, ku sot ndodhet fshati. Si nė pllajė, ashtu edhe nė bjeshkė nuk lėshon hie ndonjė pemė dhe madje nuk shihet gjėkundi as shėnjė kaprunee pleqtė thonė se ky vend kėshtu ka qėnė, i zveshur qė par’e mė parė, mbasi e ka nėmur Skėndėrbeu. Dhe ujė pėr tė pirė gjėndet vetėm nė gėrrotėt e pėrrenjve.

    Ky vend, lart e poshtė, para 500 vjetėve e mė lashti akoma, ka qėnė krejt ndryshe. Pylli, qė ėshtė faktor i qėnėsishėm i begatisė sė tokės, e pra i mirėqėnies sė njeriut, e mbulonte krejt bjeshkėn e pllajėn, e me lymin e tij ushqente barin e kullotave e bisqet e lisave dhe begatonte tokėn, qė punonin bujqėt e Skėndėrbeut. Mund tė bazohemi edhe nė legjendėn e Hutrės, ku pėrmėndet ligjata, ajo sėmundje bagėtish, e cila zhvillohet nė ujrat e ndėnjura.

    Por s’munt tė themi dot se Gjon Kastrioti kėtu ka pasur banesė princėrore pėr familjen e tij, ku ka lindur djali i tij, mė i vogėli. Pėrkundrazi, duke marrė parasysh faktin se Shqefni ėshtė njė vend i mėnjanuar e s’e zė rrugė kalimi me rėndėsi nga Kruja, nga fusha e Tiranės e nga Dibra, bindemi se Ai s’mund tė qėndronte familisht kėtu; po dhe sikur tė themi se e mbante familjen tė fshehur nga frika e turqėve, prapė s’na mbushet mėndja, se kėtu s’ka patur as ndonjė fortesė pėr mbrojtje.

    Nė Shqefėn gjėndet njė ledh gėrmadhash, ku, si thonė fshatarėt, ka qėnė Kulla e Skėndėrbeut, qė i shėrbente kėtij, kur vinte pėr tė parė pronat e pėr tė mbledhur tė ardhurat, ose kur kalonte me ushtėri. I pashė ato me kujdes e s’mu mbush mėndja qė nė vendin e tyre tė ketė qėnė ndonjė banesė princore.

    Shėnja tė tjera, vėrtet konkrete gjinden pak mė poshtė dhe janė burgjet e Hutrės, qė pėrfshijnė dhe disa gėrmadha pranė tyre. Pėr Burgje tė Hutrės sot tregohet njė vrimė, e ndėrtuar brėnda nė tokė, si punė guve, e fshatarėt thonė se nė tė Hutra mbante bulmetrat.

    Duke u mbėshtetur pra mbi gjithė kėto, na besojmė me siguri se Gjon Kastrioti nuk do tė ketė patur kėtu nė Shqefėn banesė tė mirė, ku tė mbante familjen e ku tė jetė lindur i biri. Ai q’i zbardhi faqen kombit tonė me siguri do tė ketė patur ndonjė kullė tė rėndomtė. Ē’ka thotė gojėdhana popullore duket se ėshtė trilluar nga fakti qė ky katund ka qėnė pron’e Skėndėrbeut e sidomos pėr arėsye tė emrit, qė ka patur fisi Kastriot i Shqefnit. Shqefni sot ėshtė njė katund e ndėr banorėt e tij pėrmbledh edhe Kastriotėt. Fisi i kėtyreve, nė gusht tė vitit 1934, kur vajta unė atje, pėrbėhej prej 15 familjesh, qė banonin nė njė lagje, si mė vehte. Shkova apostafat pėr tė parė kėta njerėz, po qė nė fillim pata pėrshtypje tė keqe, kur sė largu pashė shtėpitė e tokat e tyre. Pasi ato dukeshin si kacoqee gjanin mė fort me kasolle bagėtish, sesa me banesa njerėzish: dhe tokat e tyre gurishte, tė thata e tė zhveshura, mė bėnė tė pyes vehten se ku rrojnė e si shkojnė kėta njerėz.

    Nuk qėndrova me kaqė nė hetimet e mija. Kur u ktheva nga Shqefni, rashė nė bisedim, atė ditė dhe mė pas, me disa matjanė tė sajueshėm e mora tekstualisht tė kėtilla pėrgjigje prej tyre:

    -Me xhithė ēė pleēt’ e vjetėr thojshin se janė fis me Skandėrbegun, ne nuk e besojmė, se ata i ka lanė Ora m’udhė e s’janė kurxha as pėr pushkė as pėr fjalė.

    -I kishin vjedhė ene, xhanė e xhallė, se kanė pas qanė barij tė ti ene pranaj kurrė s’un u shkojnė mbarė as dhetė as delet as loėpėt.

    Dhe Ali Zejneli, nga Urxalla e Macukllit, flet keq e me indinjatė pėr ta.

    -“Ata shpėrthumtit e Shqefnit q’i mėshefėn grunin Skandėrbegjut?”.

    “Njerėzit e parė tė fisit Kastriot do tė kenė qėnė bujqėr e mė fort barinj tė Skėndėrbeut, n’atė kohė, dhe si njerėz tė shėrbimit kanė trashėguar edhe emrin e tij Kastriot.

    Pastaj sikur nuk shkon qė tė afėrtit e njė princi, i cili madje e shkoi jetėn nė luftra, tė jenė bujqėr tė tij.

    GJURI I BARDHĖ

    Nga tė katėr katundet e Matit, qė haen pėr venlemin e Skėndėrbeut, Gjuri i Bardhė, simbas legjendavet e besimit popullor, ka prioritet. Kėtė tezė e forcon dhe historia nga ana e saj.

    Ky katund gjėndet nė njė pozitė topografike t’atillė, qė zotėron rrugėn, e cila, duke ardhur nga fusha e Krujės dhe e Tiranės, hyn nė malėsi tė Matit; ėshtė mu nė shteg tė qafės sė njėemėrtė (Qafa e Gjurit tė Bardhė), qė formohet atje ku ulet mali i Gujės e fillon tė ngrihet ai i Dėrdhanės. Kėta male janė vargėnim i atyreve tė Krujės. Gjon Kastrioti e ka patur qendėr me rėndėsi dhe e ka pasė forcuar me kėshtjellė, brėnda sė cilės kishte ndėrtuar edhe banbesėn e tij princore, ku shkonte familisht e banonte kohė mbas kohe, sidomos nė verė. Pėr rėndėsinė e Gjurit tė Bardhė, s’ka dyshim, se kėtė gjė veē qė e thotė historia, e dėshmojnė edhe gėrmadhat e shumta qė quhen Qyteza ose Kalaja e Skėndėrbeut. Kalaja sigurisht do tė ketė qėnė e vjetėr, po Gjon Kastrioti dhe Skėndėrbeu vetė e kanė pasur rindėrtuar, zgjeruar e forcuar.

    “Pozita strategjike, siē e pėrshkruam mė lart, shtrimėnia e gėrmadhave, afėrija me kryeqytetin, Krujėn, e me detin dhe klima e mirė e Gjurit tė Bardhė; tė gjitha kėto janė fakte me rėndėsi, qė i mungojnė Shqefnit, Dukagjinit e Muzhakės dhe kėshtu i japin prevalencė atij, duke forcuar nė kėtė mėnyrė atė qė thotė gojėdhėna popullore se Skėndėrbegu nuk ka le as nė Shqefėn as nė Muzhakė, por nė Gjur tė Bardhė. Gjurbardhasit, tė bindur se nė katundin e tyre ka lindur Ai, mbahen krenarė.

    Mendimi i pėrgjithshėm i matjanėvet qė dritėn e parė e ka parė nė Gjur tė Bardhė, ka qėnė aqė i fortė, sa qė disa prej tyre, nė tė kaluarėn, duke marrė parasysh, rrethanat e vėshtira tė Gjon Kastriotit e fuqinė dhe egėrsinė e turqėve mizorė, kanė besuar se Ai ka lindur jo nė njė pallat, po nė njė shpellė tė malit, diku afėr Gjurit tė Bardhė. I ati i tij, simbas tyre, para se tė nisej pėr nė luftė, e futi tė shoqen me gjithė fėmijė nė atė shpellė, nga frika e invadorėvet barbarė. Turqit u kėllisnin tmerrin popullsive qė pushtonin me mizoritė e tyre tė pa shėmbėllta, kudo qė shkelnin; pėrdhunonin madje dhe vatrat familjare tė tyre.

    Kėtė legjendė tė ēuditėshme unė e kam dėgjuar nė Mamuras, mė 11 tetor 1959, nga Rustem Pepa, i cili rrjedh nga Gjoēaj i Selitės tė Matit por ėshtė i shpėrngulur kėtu pas ēlirimit. Dhe mė tėrheq fort vėrejtjen se si ėshtė ruajtur kjo nė Gjoēaj, nė kėtė katund, qė ėshtė shumė larg nga Gjuri i Bardhė, skaj mė skaj me tė, ndėrsa Shqefni, Muzhaka e Dukagjini janė afėr. Fjalėt tekstuale tė Rustem Pepės po i parashtroj kėtu:

    - Skandėrbegju, mas sė thanmes tė pleēve tė hershėm, ka le nė nja shpellė tė Gjurit Bardhė, ku ka qanė futė e ama prej frikėt tė Turēve. I ati i Skandėrbegjut m’at kohė luftonte kundėr turēvet, ēė kishin arth me zaptue Shqipnenė me ushtre tė madhe.

    SKĖNDĖRBEU KA LINDUR NĖ DIBĖR

    Dibra si kemi thėnė mė lart, jep zė se Skėndėrbeu ka lindur nė tokėn e saj, nė Kastriot dhe ka se ku mbahet: Kastrioti, i cili gjėndet nga veri perėndimi i Peshkopisė, pėrmban shumė monumente materiale, qė kanė lidhje me Kreshnikun e janė thurrur me legjenda tė bukura; dhe emrin e tij medje e ka marrė nga mbiemri i Atij. Unė vajta nė kėtė katund historik – ku me tė vėrtetė mund tė jetė pėrkundur sė pari djepi i Atij — hetova mjaft dhe gjithėēka munda tė gjej po e parashtroj kėtu, sė bashku me vrojtimet e mija. Ishte dita 29 korrik 1954: Nė mbrėmje, tre fshatarė kastriotas, tė zgjedhur nga kėshilli, mė thanė tekstualisht kėto pėr Kastriotin:

    Kastrioti ka qanė xhytet i math prej 8000 shpajsh ….. Kastriotasit, mbas vdekjes sė Skandėrbegjut kanė ikė n’Itali e ne jemi t’ardhun dikush prej Leshi, dikush prej Toskėneje.

    Pastaj ata mė folėn pėr Kodrėn e Gėshtenjės, Kodrėn e Madhe e pėr kopshtin e Gjonit, qė gjėndet afėr katundit, pėrtej pėrrojt tė Kastriotit.

    Tė nesėrmen, mė 30 korrik 1954, u nisa me njėrin nga ata, i cili mė tha rrugės:

    - Ja kopshti i Gjonit, pėr tė cilin tė folėm mbrėmė, duke mė treguar njė rrėpinė pėrtej pėrrojt.

    Dhe e vura re mirė kopshtin. Ky ėshtė njė copė kėrre e ngushtė dhe shum’e pjerrėt dhe nuk ta mbush mendjen gjėkundi qė tė ketė qėnė ndonjė kopėsht me rėndėsi, dhe aqė mė fort kopėsht i njė princi.

    Gjon Kastrioti ka pasė ene shtėpé kėtu, po s’i din kush trojet.

    Kuptohet se kallėzonjėsi nuk e beson qė kopshti tė ketė qėnė i Gjon Kastriotit. Prej Kopshtit tė Gjonit u ngjitėm pak mė lart e qėndruam nė njė tepe tė vogėl.

    - Kėtu i thonė bunar i Kodrės Kėshtejės. Kala kėtu s’ka pasė. Kalaja ka qanė nė majė Sohodoll e nė Bėllisje. Pranė bunarit į nji gropė, ē’ė ka ēelė Murat Kaloshi me italianėt e ka ēitė pare alltani.

    Ndėr shėnjat e kėtushme ka rėndėsi gropa qė ka hapur Murat Kaloshi sė bashku me ata tė huajtė, tė cilėt erdhėn apastafat nga Italia pėr tė bėrė gėrmime kėtu. E thuhet pėr ta se gjetėn miaft pare flori e sende tė tjera tė vlefshėme. Simbas kėtyreve, ajo godina, sė cilės i duken themelet, sigurisht ka qėnė shtėpia e pasanikut kastriotas, qė iku nė Itali, si duket pas vdekjes sė Skėndėrbeut.

    Pak mė lart Kodrės sė Kėshtejės, nga verilindja, gjėndet njė vėnd tjetėr mė i madh e mė i ngritur. Quhet “Kodėr e Madhe”, forma e lugut me konkavitetin e saj i ngjan konveksitetit tė kodrės dhe ka bėrė shumė njerėz tė besojnė se e ka gėrmuar Skėndėrbeu e me dheun e tij ka sajuar Kodrėn pėr tė mėshehur hazinenė e tij brėnda saj. Kėtė mith e beson deri diku edhe shoqėruėsi im, i cili ma pėrshkroi kėshtu:

    Ka ana e epėr, į nja gjur, i vu me dorė, e tregon se a shenja e derės, ku duhet me hapė tokėn, pėr me gjetė paret e mshehme, ē’i kanė vuė nė kohė tė luftave tė Skandėrbegjut.

    Kėtu ka le Skandėrbegju dhe ky katun e ka emnin prej fisit tė tij, prej Kastriotit.

    I erdhėm rrotull kodrės dhe unė vura re mirė anėt e saj tė shkarrėzime e tė zhveshura dhe konstatova se natyra e tokės ėshtė prej argjili tė fortė, tė pėrzier e tė ngjeshur me gurė tė vegjėl, kėshtu qė i reziston rrebeshit tė ujrave qė vjen prej shiut, breshėrit e borės, po nuk i thashė gjė fshatarit tė vjetėr, qė tė mos trazoja besimin e tij ndaj veprave dhe mrekullive tė Skėndėrbeut.

    Pastaj unė hodha sytė rrethepėrqark, duke pyetur shokun pėr ēka shihja, dhe ai m’u pėrgjegj fjalė pėr fjalė:

    Nga lindja e Kodrės a Kisha e Kastriotit e duken themelet e saj e ka shumė vorre, ēi janė ka dy metra tė gjatė.

    Tė tjerė njerėz nga Kastrioti dhe nga fshatrat rrotull, mė konseguentė ndaj besimeve tė vjetra, thonė se Skėndėrbeu dhe jo tjetėrkush ka mėshehur njė hazine tė madhe pėrbrėnda Kodrės dhe e ka nomatisur qė tė mos mundet ta prekė kush: madje ka pas’ lėnė dhe njė gjarpėr tė pėrbindshėm pėr tė ruajtur atė. Mė 2 gusht 1957, duke udhėtuar prej Zall-Dardhe pėr nė Fush-Aliaj, pa hyrė nė kėtė fshat, takova njė plak tė vjetėr, i cili mė tha:

    - Kur pete ujė bolla, ēi ruėte hazinenė, kryet i kishte nė Drin e bishtin ke Kodra e Madhe e Kastriotit.

    Sidoqoftė Kastrioti nė kohė tė tij ka qėnė njė qendėr me rėndėsi tė madhe dhe njė vėnd strategjik shum i fortė, mbasi mbrohej jo vetėm prej fortifikatash po dhe prej malit Korab nga lart e prej lumit Drin nga poshtė. Studimi pra i monumenteve tė tij ka rėndėsi tė madhe pėr historinė e Fatosit tonė; nga ana tjetėr forcon dhe pretendimin e Dibranėve se ka qėnė venlemi i kėtij.

    SKANDĖRBEGJU KA LINDUR NĖ KRUJĖ

    Shumė veta nė Krujė brėnda e nė malėsi tė saj pretendojnė se Skėnderbeu ka lindur brėnda nė Krujė, ku tregohet edhe vėndi i shtėpivet tė prindėrve tė tij. Bazohen nė faktin se Kruja ka qėnė kryeqytet i tij e i prindėrve…. E pra dhe vėndi i banimit.

    Po megjithėkėtė thashat e vjetra popullore tė Krujės, nga ēka dij unė, heshtin mbi kėtė pikė. Gjithashtu dhe fshatarėt e malėsisė sė Krujės, pėrkundėr matjanėve e dibranėve, nuk ngulin kėmbė se Ai ka lindur nė Krujė.

    Turqia kėtu nė Krujė, pėr arėsye qė kuptohen, ka lojtur njė propagandė tė keqe reaksionare. Pashallarėt dėnonin, dėbonin, internonin e madje vrisnin kėdo qė guxonte tė zirte fill edhe emrin e tij. Dhe kujtimi i kėtyre masave tė mbrapshta e barbare mbahet mėnt akoma.

    SKĖNDĖRBEU KA LINDUR NĖ STAMBOLL

    Por, pavarėsisht nga tė gjitha kėto, Ali Zejneli, na ēudit fort. Beson se Kreshniku ka lindur nė Stamboll dhe, kur qėlloi mė 22 gusht tė vitit 1929 dhe i vajta unė nė shtėpi, kėrkonte tė ma mbushte mėndjen me kėto fjalė, qė po i riprodhoj kėtu tekstualisht:

    Skandėrbegju ka qanė nip i Mretit te Stamolles se e ka bao e motra e Mretit, e si u rret e u ba burr i fortė, i lypi Mretit mretllėk. Mreti i Stamolles nuk i dha mretllėk ene Skandėrbegju erth teposhtė e ra nė Shqypné. M’at’here Mreti i Stamollės i u lėshue me luftė e i ra me top e me pushkė e me potere, ēi vloi tok’ e truėll, njersa e ēkuli ka gjyteti e Skandėrbegju ra nė Kruė e zu ven. Mreti i Stamolles mrapa i bediti Lek Dukagjinin po s’un muni me e kapė, se Skandėrbegju ka qanė evlia ene e ruete Zoti.

    Miku, qė gjeta unė nė Mat, qysh nė 1929, ky fshatar, pėrfaqėson atė klasė malėsorėsh, e cila jo vetėm ndjenjat kombėtare e zakonore dhe besimin e thellė ndaj Skėndėrbeut i ka pajtuar plotėsisht me fenė musulmane, por ka pėrfunduar nė kompromiz dhe me politikėn dhe kulturėn turke – po me atė ama qė i pėrket perandorisė sė herėshme otomane – dhe nė kėtė kompromiz, ka shtyrė dhe heroin e tij kombėtar tė adhuruar dhe ka bėrė kėtė madje ndėrmjetės pajtimi e nyje bashkimi ndėrmjet shqiptarėve e Turqisė sė kohėvė tė lavdishme dhe gjen rast nga ana tjetėr, tė kėndellė e tė lartėsojė dhe prestigjin e krenarinė e vet kombėtare. Kėshtu pa dashur derziu e cėnon keq shqiptarizmėn, por ne duhet t’ja falim fajin se ēlironjėsin e tij tė madh nuk e bėn vasal tė sundonjėsit tė huaj. Jo! Pėrkundrazi po ekzalton faktin se Ai ikėn prej Sulltanit tė Turqisė, bie nė Shqipėri e ngre regjėninė shqipėtare dhe duke u perlyfytur me Mretin e plotfuqishėm tė Stamolles, triumfon.

    Pėrgatitur pėr shtyp nga Ylian Liperi



    Dibra si kemi thėnė mė lart, jep zė se Skėndėrbeu ka lindur nė tokėn e saj, nė Kastriot dhe ka se ku mbahet: Kastrioti, i cili gjėndet nga veri perėndimi i Peshkopisė, pėrmban shumė monumente materiale





    Ali Zejneli, na ēudit fort. Beson se Kreshniku ka lindur nė Stamboll dhe, kur qėlloi mė 22 gusht tė vitit 1929 dhe i vajta unė nė shtėpi, kėrkonte tė ma mbushte mėndjen me kėto fjalė, qė po i riprodhoj kėtu tekstualisht





    Gjatė verės sė vitit 1934, qė shkova pėrsėri nė Mat, rashė mė disa gjurma, prej tė cilave mund tė zbulohet diēka. Veē gojėdhėnave popullore edhe emrit “Kastriot” tė fisit nė Shqefėn gjeta dhe dy shėnja material





    [1] Venlemi-i: quhet vėndlindja nė malėsi tė Krujės, nė Lurė e gjetiu.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...ave-popullore/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    ne disa vjersha te vjetra franceze te shekullit 16, skenderbeu pershkruhet si trim epiriot. ai mund te kete lindur ne laberi.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Fakti qe nuk gjejme dot vendlindjen e Kastriotit, deshmon qarte se Osmanet i kane shkatruar te gjitha banesat e shekullit te XV, me kisha, keshtjella e me shpia. Vetem xhami ndertuan.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Citim Postuar mė parė nga Bajlozi i Zi Lexo Postimin
    Fakti qe nuk gjejme dot vendlindjen e Kastriotit, deshmon qarte se Osmanet i kane shkatruar te gjitha banesat e shekullit te XV, me kisha, keshtjella e me shpia. Vetem xhami ndertuan.
    llozi,

    mos ki dert, kerko,

    se si thote fjala e urte anglo-amerikane

    try and try again boy,
    you success at last.

    kshu qe futju punes si turku umes.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    llozi,

    mos ki dert, kerko,

    se si thote fjala e urte anglo-amerikane

    try and try again boy,
    you success at last.

    kshu qe futju punes si turku umes.
    Zenepe,

    Mirmroma.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    mroma, Eftiqi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Oliver Jenes Schmitt asgjė nuk ka zbuluar, dhe kėtė mund ta dėshmojmi se, e ka rishkruar librin e tij tė tėrin sipas planit tė njė autori tė mė hershėm Ludwig Pastor me titullin " Hostory of pope" .. i ribotuar pastaj edhe mė vonė disa herė, ėshtė autor i cili e thotė se/

    3Skenderbeu nuk kishte shkuar peng dhe se ishte rritur ne malet e Dibres, ka lindur nź katundin Kastriot buzė Drinit i cili kthehet ne vitin 1444 ...nė Krujė, dhe interesante ėshtė se Schmiti i ka ndjekur tė gjitha kėto shtylla qė i permend Ludvik Pastor pra librin e tij e ka shtjelluar mbi shtyllat e k'tij autori, ku sipas Ludvik Pastor te gjitha referancat rreth jetes sė Skenderbeut i kanxjerrur nga Vatikani qe jane sekrete ! Libri eshtene anglishte, aty mban kapitullin "kryqtari i Krishtit" me duket e kemi postuar ketu edhe me pare kete burim, por, qe eshte e pamujtun te vertetohet kjo sepse Vatikani nuk hap arkivat...
    Ngjajshmeria mes emrit Kastrat e Kasttriot janź teper te aferta, dhe me habiti ky autori yni se si nuk e permend fare rastin e Kastratve qe shtrihet te Drini kurse ky autori anglez(prift) ne historine e tij kushtuar papatit, ai thote se keto te dhena jane ne Vatikan dhe e dyta habitemi se si kane patur mundesi ky ekipi Italiane te vije dhe germoje aty ne ato keshtjella te Diberes, do thote kjo se ata ndoshta kishin burime te shkruara nga Vatikani ?

    Keto burime si duket edhe serbet i kane ndjekur mirepo ky autori yni Ylian Liperi eshte dashurt ta kundershtoje ate qka pretendoje serbet sepse kastrati ekziston sot eshte edhe fisi qe mbane emrin Kastrati, nuke di pse nuk e permend kete version ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 20-07-2013 mė 08:23
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Osamnet kan shktrruar aq shume sa ne asnjehere nuk do ta kuptojme.Kan shktrruar fizikisht dhe moralisht-shpiterisht. Kan djegur dhe zhdukur xhdo gje qe i takonte te kalueres.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    Enigma e Skėnderbeut Si Enver Hoxha mohoi gjetjen e kafkės nga njė prift
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    Speciale/ Pėr herė tė parė njė dokument i Byrosė sė Partisė, ku Enver Hoxha mohon se kafka e gjetur nga njė prift katolik tė ketė qenė e Skėnderbeut

    Dokument 1968



    Pėr herė tė parė

    Arkivi i Ministrisė sė Brendshme



    2- Urdhri katolik

    A e ka fshehur kafkėn e Skėnderbeut nga frika e Enver Hoxhės?!



    Skėnderbeu, ushtari i panjohur i Shqipėrisė

    skenderbeu-busti“Turqit dhe barbarėt duke u bėrė zotėr tė qytetit tė Lisos, gjetėn dhe nxorėn nga varri me dėshirė shumė tė madhe trupin e Skėnderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhėn qė tė gjithė kush e kush mė parė, sepse kujtonin se do tė ishe fatbardhė, shumė i lumtur ai qė do tė siguronte pėr vete njė copėz prej tyre, tė cilėn e qepnin dhe e zbukuronin njė palė me argjend, njė palė me ar dhe e varnin nė qafė, si ndonjė gjė hyjnore,tė shenjtė dhe vendimtare pėr fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumė tė madh, duke kujtuar se tė gjithė ata qė i mbanin me vete ato thėrrmija do tė kishin nė jetė po atė fat e mbarėsi qė pat edhe gėzoi sa qe gjallė vetė Skėnderbeu”. (Marin Barleti)

    1

    “Nė Lezhė, mė 17 janar 1468, ka vdekur Skėnderbeu, shkruante dikur Indro Montanelli.

    Si tė mos ndalesh tek varri. Po varri i tij ėshtė zhdukur, nuk dihet si dhe pėrse. Ishte, duhet tė jetė varrosur nė kishėn e Shėn Kollit, pranė pazarit nė bregun e majtė tė Drinit. Ekziston pazari, ekziston kisha, por sa pėr varrin mister” vijon ikona e gazetarisė italiane nė librin e tij tė botuar njė vit pėrpara pushtimit fashist tė Shqipėrisė, “Shqipėria njė dhe njė mijė”.

    Dhe, vėrtet edhe sot ky problem mbetet njė mister i vėrtetė. A e hapėn dhe mė pa e grabitėn turqit varrin e Skėnderbeut kur e pushtuan Lezhėn nė vitin 1405?! Ndoshta po, por edhe ndoshta jo! Pėr kėtė temė kemi vetėm njė dėshmi, atė tė Barletit dhe asnjė dokument turk apo venecian qė e vėrteton atė. Pėrse? Ndoshta turqit nuk arritėn kurrė qė ta gjenin varrin e Skėnderbeut. Le tė bėjmė njė analizė duke iu referuar njė problemi tjetėr, por tė ngjashėm nė esencė me kėtė tė tonin.

    Nė librin e tij “Beratinus”, prof. Shaban Sinani na tregon se si u ruajtėn nga grabitja e shekujve kodikėt e famshėm tė Beratit, tė cilėt nuk janė vetėm vlerė e kulturės sonė kombėtare, por edhe e njerėzimit.

    Dhe, ja se si e pėrshkruan ai kėtė fenomen: “Pėrveē rrezikut tė “frankėve kampanezė”, qė pėrmendet nga Alexoudes-i, tė serbėve tė car Uroshit, tė ushtrisė austro-hungareze gjatė luftės sė parė tė pėrbotshme, dėshmohet se “dy ungjijtė e moēėm tė Beratit” janė kėrkuar edhe nga ushtria italiane e ajo gjermane. Nė historikun e kodikėve tė Beratit, qė ruhet pranė AQSH-sė, thuhet se komanda e ushtrisė hitleriane kishte urdhėr qė tė gjente dhe tė rrėmbente domosdoshmėrisht floririn e Bankės sė Shqipėrisė dhe “Kodikun e Purpurt tė Beratit”. Ushtria naziste e rrethoi Kishėn e Shėn Gjergjit dhe shpalli se, po tė mos dorėzohej dorėshkrimi, priftėrinjtė do tė vriteshin. Kėshilli i Kishės sė Shėn Gjergjit, nė kėto kushte, i kėrkoi leje ikonės sė Shėn Mėrisė tė mos i ndėshkonte nėse do tė dėgjonte nga anėtarėt e sinodit njė betim tė rremė. Pas kėsaj lutjeje, gjashtė anėtarėt e kėshillit (sinodit) e fshehėn dorėshkrimin nė njė pusetė nėntokėsore tė maskuar pranė altarit dhe i deklaruan komandės sė ushtrisė sė huaj se ishin gati tė betoheshin para ikonės sė Shėn Mėrisė se nuk dinin asgjė se ku gjendej vepra e kėrkuar (Shaban Sinani. Beratinus. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave. Tiranė 2003. Fq. 243 ).

    Kėshtu pas kėtij pėrshkrimi shumė sinjifikativ le tė vijojmė tė bėjmė njė tjetėr paralelizėm. Edhe nė Lezhė nė vitet 1915-1919, gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore, reparte tė specializuara tė ushtrisė serbe, austro-hungareze dhe asaj italiane, gėrmuan pėrreth xhamisė Selimie, qė ishte ngritur mbi rrėnojat e kishės sė Shėn Kollit, pėr tė gjetur varrin e Skėnderbeut. Kėshtu tė huajt dhe specialistėt e tyre tė rekrutuar nė forcat e armatosura mendonin se, varri i Skėnderbeut jo vetėm qė nuk ishte hapur por edhe nuk ishte gjetur nga ushtria osmane, ashtu siē na e pėrshkruan Barleti. Kėtė gjė ata e mbėshtesnin sė shumti tek dokumentet osmane, tė cilat nuk e pėrmendin njė dhunim tė varrit tė Heroit. Historianėt turq si Ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi dhe Tursuni, tė cilėt na pėrshkruajnė me ngjyra tė gjalla pushtimin e Lezhės nga ushtria turke nė vitin 1478, nuk e pėrmendin asgjėkund njė fakt tė tillė.

    E ēuditshme ėshtė, por edhe kujtesa popullore na e mohon njė gjė tė tillė, tė cilėn e ka dokumentuar qysh dyzetė e ca vjet mė parė studiuesi Dhosi Liperi. Tė dhėnat qė mblodhi nė terren nė vitet 1960, ai i referoi nė Konferencėn e Dytė tė Studimeve Albanologjike, tė mbajtur nė 12-18 janar tė vitit 1968. Megjithėse faktet ishin “kokėforta”, ato u anashkaluan nga kjo konferencė, por edhe mė vonė nga historiografia jonė. Pa u marrė me problemin se pėrse ndodhi njė gjė e tillė le tė citojmė nė ligjėratė tė drejtė disa prej kėtyre dėshmive, tė cilat Dhosi Liperi i mblodhi nė fshatrat e Lezhės nė shtator tė vitit 1964:

    “Skandėrbegu ka dekė nė Lezhė e ash varrosė po nė Lezhje, po ku diē, parija e vet nuk diftuen se ka dekė e vazhduen sikur t’ishte gjallė Skandėrbegu pėr tri vjet. Nė krye tė tri vjetve Turqia e muer vesh se kishte dekė dhe e sulmoi shqipninė e e zaptoi…Kur ra nė Lezhje, ēeli shumė vorre, por, siē thojshin pleētė e vjetėr, vorrin e Skandėrbegut nuk mujtėn me e xhetė, se e majtėn parija tė mėshefun. Vorri i Skėndėrbeut pshtoi i paprekun, por se ku asht, nuk dihet. Ēiashtu thojshin pleētė e vjetėr gojė pas goje”, tregonte dikur Nue Gjon Markola nga fshati Lalu. Ndėrsa Hil Kola nga fshati Gramsh, po i Lezhės, theksonte se: “Tuba muhabet me pleēt e vjetėr, kėta thojshin se kur erdh ushtria turke dhe zaptoi Lezhjen, kėrkuen vorrin e Skanderbegut e ēilėn treqind vorre pėr me gjet eshtnat e Skanderbegut, por vorrin e tij s’mujtėn me e xhetė vorri i Skanderbegut asht i pa ēilė. E kanė mėshefė shqiptarėt vorrin e Skandėrbegut, thojshin ata pleētė e vjetėr tė Zadrimės”

    Po kėshtu edhe Nikoll Leshi nga Ishull Lezha tregonte: “Skandėrbegu u smu nė Lezhė, pa dekė bani tetėdhet vorre nė Lezh edhe vdiq, por nuk dihet se ku ash vorrue, se kur erdhėn turqit, i ēelėn tė tetėdhet vorret e trupin e Skandėrbegut nuk e kanė xhetė. Ket fjalė tė vjetėr e kam negju prej gjyshllarėve” (USHT. Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike. III. Tiranė 1969. Fq 341-343).

    Pra, ashtu si edhe pleqtė e bashkėsisė krishtere tė kalasė sė Beratit, qė ruanin nė mėnyrė tė fshehtė sendet dhe reliktet me vlerė tė kishės edhe nė rastin tone, drejtuesit e kishės sė Shėn Kollit dhe anėtarėt e bashkėsisė apo urdhrit qė e administronin atė, mund tė kenė kryer njė akt tė tillė tė ngjashėm. Atė tė fshehjes dhe tė ruajtjes sė eshtrave tė Skėnderbeut. Kjo praktikė nuk ėshtė e panjohur nė kėto raste nga bashkėsi tė ndryshme fetare.

    Ndėrkohė, njihet nė histori rėndėsia e burimeve popullore gojore. Tradita gojore e pėrfaqėsuar nga legjendat, tregimet, rrėfimet, ritet, folklori pėrbėjnė njė nga burimet kryesore krahas atyre tė shkruara pėr historianėt. Ndoshta nė kėtė drejtim kemi edhe njė zhvillim tjetėr. Duke punuar disa vite nė qytetin e Lezhės, arkeologu Frano Prendi, pasi u njoh me kėto burime gojore, nisi gėrmimet dhe zbuloi nė vitin 1967, Katedralen e Shėn Kollit, ku dikur ishte mbledhur Lidhja e Lezhės dhe mė pas ishte varrosur nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu. Dhe Frano Prendi nuk gaboi. Duke i kombinuar kėto tė dhėna gojore me dokumentacionin historik ai arriti tė realizonte njė nga zbulimet mė tė suksesshme tė karrierės sė tij, siē ishte katedralja e Shėn Kollit tė Lezhės, njė fakt i pamohueshėm dhe i pranuar nga shumica e studiuesve tė fushės.



    ***

    Nė kėto kushte, kur dokumentet turke heshtin, kur nuk ekziston asnjė shenjė hajmalie prej tyre e marrė nė rastin e thyerjes dhe copėtimit tė tyre nga turqit, dhe, nė kushtet kur kujtesa popullore hesht dhe e mohon hapjen e tij, mund tė themi se eshtrat e Skėnderbeut janė tėrhequr fshehurazi dhe varrosur diku tjetėr pėr t’u ruajtur. Me tė drejtė lind pyetja. Nga kush?

    Dhosi Liperi tek i njėjti shkrim thotė se bashkėluftėtarėt e tij pasi i tėrhoqėn fshehurazi ato pėrhapėn fjalėn se turqit e prishėn varrin.

    Kėtė gjė ky autor e pėrgatiti dhe e publikoi nė vitin 1968, kur kishte njė vit qė procesi i shekullarizimit “i udhėhequr” nga partia-shtet e kishte ndaluar me ligj pėrdorimin e fesė dhe i kishte mbyllur dhe shkatėrruar institucionet fetare. Kjo ndoshta e bėri kėtė autor tė mos thoshte se si nė rastin e bashkėsisė fetare tė Beratit edhe bashkėsia fetare e Lezhės e kishin mbajtur dhe e mbanin tė fshehtė sekretin e ruajtjes sė eshtrave tė Skėnderbeut. Se ku “ngeci” ky proces e dinė tashmė disa prej tyre qė mund tė jenė gjallė sot. Ata duhet tė dėshmojnė se ku pėrfundoi kafka qė nė mbledhjen e atėhershme tė Byrosė Politike pėrpara Enver Hoxhės u deklarua se ishte e Skėnderbeut. Sot ne posedojmė dokumentin ku Thoma Deliana, ish-ministri i Arsimit dhe Kulturės, ia raporton midis tė tjerave kėtė gjė “Partisė”.

    Nuk e dimė pėrse Enver Hoxha e “mbylli” kėtė proces. Sot mund tė ngrihen shumė hipoteza dhe tė aludohet rreth tij, por deklarata e Hoxhės se “duhet pasur kujdes qė tė mos pėrhapet njė gjė e tillė”, fsheh shumė enigma nė vetvete. Ndoshta vetė atij apo shtetit tė atėhershėm nuk i duheshin eshtrat e Skėnderbeut, tė cilat mund tė bėheshin vend pelegrinazhi pėr tė gjithė shqiptarėt. Dihej mirė fakti qė heroi qė vinte nga koha e feudalizmit dhe i quajtur nga Papa si “Atlet i Krishtit”, nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me komunizmin. Kėto mund tė themi pėr momentin, por mund tė ketė pasur njėmijė arsye tė tjera qė regjimit nuk i interesonte gjetja e eshtrave tė Skėnderbeut. Dhe ashtu siē del nga interpretimi i tekstit tė mėsipėrm eshtrat e gjetura mund tė kenė qenė vėrtet tė Heroit. Ato duheshin tė ishin ruajtur nga kėshilli apo bashkėsia e ndonjė urdhri katolik qė vepronte aty sė pari. Duke parė se kishte ardhur koha qė ashtu si kodikėt e Beratit edhe kėto relikte tė “vendoseshin” nė vendin e duhur priftėrinjtė vendosėn ti dorėzonin por siē duket problem nuk rezultoi kaq i thjeshtė. Kėshtu sekreti i “etėrve” dhe sakrifica e tyre e ruajtjes sė tyre nė ndonjė manastir apo famulli aty pranė shkoi dėm nga qėndrimi i “Partisė”. Mbase hapja e dosjeve tė tjera do tė na e “ndriēojė” tė vėrtetėn rreth kėtij problemi. Ndėrkohė qė njė fakt i tillė duhet pranuar. Pėr nė ėshtė fatale dhe e dhimbshme edhe sot qė, Skėnderbeu mbetet akoma ashtu siē e pėrcaktoi edhe Montanelli nė vitin e largėt 1938, si “Ushtari i panjohur i Shqipėrisė”.

    http://www.standard.al/enigma-e-sken...nga-nje-prift/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Vendlindja e Skėnderbeut Sipas legjendave popullore

    “Skandėrbegu ka dekė nė Lezhė e ash varrosė po nė Lezhje, po ku diē, parija e vet nuk diftuen se ka dekė e vazhduen sikur t’ishte gjallė Skandėrbegu pėr tri vjet. Nė krye tė tri vjetve Turqia e muer vesh se kishte dekė dhe e sulmoi shqipninė e e zaptoi…Kur ra nė Lezhje, ēeli shumė vorre, por, siē thojshin pleētė e vjetėr, vorrin e Skandėrbegut nuk mujtėn me e xhetė, se e majtėn parija tė mėshefun. Vorri i Skėndėrbeut pshtoi i paprekun, por se ku asht, nuk dihet. Ēiashtu thojshin pleētė e vjetėr gojė pas goje”, tregonte dikur Nue Gjon Markola nga fshati Lalu. Ndėrsa Hil Kola nga fshati Gramsh, po i Lezhės, theksonte se: “Tuba muhabet me pleēt e vjetėr, kėta thojshin se kur erdh ushtria turke dhe zaptoi Lezhjen, kėrkuen vorrin e Skanderbegut e ēilėn treqind vorre pėr me gjet eshtnat e Skanderbegut, por vorrin e tij s’mujtėn me e xhetė vorri i Skanderbegut asht i pa ēilė. E kanė mėshefė shqiptarėt vorrin e Skandėrbegut, thojshin ata pleētė e vjetėr tė Zadrimės”

    Shumė interesante tema, Ju faleminderit Xhuxhumaki !

    E lexova me interesim edhe kėtė paragraf, me pelqeu shumė. Ne duhet te kemi parasysh se, Barleti nuk ishte "bashkohes i Skenderbeut" siēe quajne disa pa e llogaritur mire se kur lindi Barleti dhe sa vjeēar ishte ai kur vdes Skenderbeu.
    Ishte vetem 8-vjeēar Barleti atje nė Shkoder kur vdes Skenderbeu ne vitin 1468 apo ne citin 1467 siē njihet nga shumė autorź e enciklopedi tjera, edhe viti i linndjes si dhe vdekjes sź Skenderbeut shton probleme tjera.
    Mirepo edhe Noli e shtron kete pyetje, kishte lindur vertete Gjergji nė vitin 1404 apo 1405 qė do ta sillte moshatar me Sulltan Muratin II- ?
    Pra Noli nxjerrė mendimin tjetėr, mź te besueshmin, ai thote se Skenderbeu lindi nė vitin 1414 e jo kurresesi ne vitin 1405 siē e kemi te shkruar ne versionet tjera, nder keto veshtrime e polemika, edhe autori de Lamartine nź vepren e tij e thote se, nė vitin 1443 kur u kthye nė Krujė, Skenderbeu ishte 28 vjeēar, pra edheNoli ketu perputhet me Lamartien, mirepo shtrohet pyetja; nga i mori keto burime Lamartien? .. se te themi te drejten, duhet te pajtohesdhim me Nolin, si ka mundesi qe qysh i vogel Gjergji, u muar peng, ose 8 vjeēar ose 18 vjeēart, pra nuk eshte e njejta gjė se ndahen se paku 10 vite mes kėtyre datave...

    Nė njė liber italiane, tek epitafet e shumta te komandantve te medhenje, aty e kemi edhe epitafin pra me permbajtje mbi varrin e Skenderbeut por, sa duhet te ishte autentik nuk mund ta dijmi, ka perplote epitafe edhe imagjinative..

    Nga deshmit eme siperme ne mund te shtojmi edhe raste tjera ne lidhje me heronjet tjere qe iu jane fshehur varret nga pushtuesit.
    Te ndalemi tek heroi Azem Bejta, i cili u plagos gjate nje rrethimi ne qerrshor viti 1924 dhe ashtu te plagosur bashkeluftetaret e tij mundohen ta bartin deri ne Shqiperi mirepo kur arrijten ne fshatin Rigjevė, aferer Kjeves, i plagosur rende par, iu thote shokve qe te vijonin rrugen ne Shqiperi, dhe se trupin e tij t'ia hedhnin ne shpellat e Gllareves qe jane teper te thelal 68 metra thelllesi.. pra pasi vdes aty, e hedhin trupin e tij poshte ne shpelle me qellim qe te mos bie trupi i tij ne duar te armikut por, kishte edhe qellim qe te mos ndalej rezistenca ndaj puushtuesve.

    Kane kaluar gati se dy vite me vone dhe serbet kujtonin ende se Azem Bejta luftonte me cubat e tij neepr malet e Drenices por me vone u be e ditur se ai kishte vedekur nga plaget e marrura por, varrin kurrrĖ nuk arrijten t'ia gjenin, deri ne vitin 1968 kur u zbulua nga mesuesi yni i njohur i cili uleshua me litar ne shpeleln e sot e quajtur, shpella e Azem Galices dhe e nxoren nga aty dhe e rivarrosen nė fshatin e tij nė Galicė pas 40 vitesh..
    Kam ndjekur njehere nje liber i cili tregonte se si Gjini, i biri i Skenderbeut kishte ardhur nga Italia nź rrethin e Borshit, aty diku ishte nje kala nje keshtjell e kastriotve ndoshta, megjithse ishte nje ekspedit e tij kunder turqve por e pa sukseseshme, pse mos te mendohej se Gjini e dinte se ku ishte i varrosur babai i tij, dhe sipas logjikes, sikur te ishte i varrosur babai i tij nź Lezhź, ne ēdo menyre i biri i tij Gjini do te ishte shkuar ta vizitoje varrin e babait te tij ?

    Ne duhet te jemi te bindur se gjithqka nga te thenat e Barletit nuk perputhen, sepse ai ishte vetem 8 vjeēar kur vdes Skenderbeu dhe e dyta nuk e ksihte pare kurre, por, Dhemiter Frangu, me siguri se versioni i tij eshte me i sakti ose me origjinali, por edhe ketu duhet te pyesim: cili prej ketyre dy versioneve eshet me i sakti, ose, a jane kopje te njejta por me dy emra te ndryshem dhe si ka mundesi kjo qe te kemi aqe ngjajshmeri ?
    Librin e Dhemiter Frangut e keni ne google books, e keni ketu tek referancat, normal se kur e lexojmi qe ne faqet e para rreshtat jane te njejte me ato te Barletit, pra ketu eshte diku problemi...prandaj na duhet ai versioni tjeter i pari qe humbi e nuk gjendet..
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •