Mbushen kete vit 17 shekuj nga Edikti i Milanos, me baze lirine e besimit, ne baze te te cilit perandori, qeveritari, etj., detyrohej te respekonte besimin e Krishtere dhe si pasoje e kesaj t`i kthente Kishes te gjitha pronat qe mund te ishin blere apo sekuestruar, pa anje lloj shperblimi dhe pa asnje vonese ne kohe.
Eshte tragjike qe sot pas 17 shekujsh shteti shqiptar nuk i ka kthyer Kishes Orthodhokse pronat qe ka mundesi t`i ktheje menjehere dhe URGJENT. Keto jane se pari ato Kisha qe quhen "monumente kulture" dhe jane ne inventarin e shtetit te sekuestruara prej regjimit komunist, dhe qe ende sot ndodhen ne te njejtin inventar, ne nje kohe qe ne marreveshjen e lidhur me shtetin ky i fundit duhej t`i kishte kthyer para 4 vjetesh. Keto prona jane teresisht te lira. Te inventarizoje prona te tjera te lira dhe me pas te shikoje se c`mund te na kompensoje.
Keto duhej te kishin bere qeverite prej 4 vjet e gjysme prej nenshkrimit te marreveshjes,..., por me sa duket ka qene vetem nje hipokrizi kjo marreveshja nga ana e shtetit, sepse ky po ben te kunderten, po zapton dhe po perdhos Kishat Orthdhokse, sic eshte Kisha e Hyrjes se Perendilindeses ne Tempull, ku u kryen sakrilegje te papara me keto 23 vjet demokraci dhe u hap nje vater e zeze skandali dhe mekati, qe po nuk u mbyll shprejt rrezikon te perfshije gjithe vendin...
Pra, pas 17 shekujsh Shqiperia ende ndodhet ne nivelin e para vitit 313..