Te them te drejten e gjitha kjo ishte si mund te thuash hyrja e nje mini tregimi, ku ne qender eshte nje njeri qe vret veten cdo dite, ne te njejten ore, ne te njejten minute, ne te njejten sekonde. Akti i vetvrasjes behet me nje perpikmeri te cmendur, e per kete arsye ai mund te perseritet ne pafundesi.
Fundi i tregimit eshte disi i papritur. Nje here ne vit ora nderron. Pikerisht ai harron te nderroj oren, dhe vret veten ne nje sekonde tjeter, duke dale nga sekonda e perjetshme. Nuk e di nese duhet ta shkruaj tregimin ne forum, por mua me duket nje ide shume e vertete.
Mendoj se nganjehere mund te jetojme gjithcka qe kemi kerkuar ne jete ne nje sekonde te vetme, gjithcka.
Krijoni Kontakt