Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pasi është helmuar nga kërpudhat. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mat, ku viktima A.Gjoli, u helmua dy ditë më parë pasi konsumoi disa kërpudha. Vajza menjëherë u shtrua në Spitalin Ushtarak, por mëngjesin e sotëm ajo ndërroi jetë. Mësohet se dy ditë më parë, 4 anëtarët të së njëjtës familje në Mat paraqitën probleme të rënda shëndetësore pas konsumimit të një sasie kërpudhash helmuese.
Tre prej tyre iu nënshtruan ndihmës me serum në Klos dhe fatmirësisht kaluan rrezikun për jetën, ndërsa vajza 12-vjeçarja nuk mundi t’i shpëtojë helmimit. Kjo nuk është hera e parë që ushqimet e pakontrolluara bëhen shkak për helmime. Pak javë më parë pesë persona nga e njëjta familje u helmuan me mish pule në Burrel.
/shekulli
Krijoni Kontakt