Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”. Lëshohen 36 urdhër-arreste

    Policia greke ndërmori një operacion masiv në orët e para të ditës së shtunë duke prangosur disa prej drejtuesve të partisë neonazistë “Agimi i Artë”.

    Mediat greke njoftojnë se në pranga ka përfunduar kreu i kësaj partie, Nikos Mihaloliakos, deputeti Ilias Kasidiaris dhe shumë drejtues të tjerë identiteti i të cilëve ende mbetet për t’u konfirmuar.

    Arrestimet mbërritën pas lëshimit nga ana e prokurorëve të 36 mandat-arresteve për drejtues dhe aktivistë të partisë së ekstremit të djathtë. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë organizimi dhe përfshirja në organizatë kriminale.

    Ky zhvillim i ri ndodh në momentin më kulmor të një hetimi ligjor që ka filluar në Greqi me kërkesë të qeverisë, për akte të mundshme kriminale nga partia neonaziste Agimi i Artë.

    Në këtë hetim përfshihen edhe lidhjet e kësaj force politike me anëtarë të policisë greke, ndërsa sindikalistët e forcave policore përpiqen t’i hedhin fajin qeverisë për dështimin e luftës ndaj neonazistëve.

    Një ditë më parë Shefi i Departamentit të Kundërspiunazhit grek, i cili kishte edhe përgjegjësinë e hetimeve të veprimtarisë së Agimit të Artë është shkarkuar nga detyra pasi është zbuluar se është i afërmi i një prej deputetëve të kësaj partie.

    Gjithashtu, emri i tij është përfolur edhe gjatë një hetimi tjetër për çështjen e rrëmbimit të disa emigrantëve nga Pakistani disa vite më parë.

    “Ata duan që përgjegjësite dhe fajin për gabimet dhe të metat e sistemit politik që ka lejuar të fuqizohet Agimi i Artë t’i hedhin mbi kurrizin e punonjësve të policisë”, deklaroi Nikolaos Rigas, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë.

    Me një retorikë nacionaliste, duke kundërshtuar masat ekstreme të kreditorëve të Greqisë, duke shpërndarë ushqime falas vetëm për grekët e varfër dhe duke ushtruar dhunë mbi emigrantët, Agimi i Artë u bë forca e tretë politike në vend. Por disa ditë pas vrasjes së muzikantit grek antifashist Pavlos Fissas nga një anëtar i kësaj partie, ajo ka humbur të paktën 40% të mbështetësve në sondazhet e fundit.

    GAZETA SHQIP

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Te te gjitha opinionet e degjuara sot,pasi mu dha rasti ti degjoj pasi qellova ne shtetin helen keto dite ishin te tilla,,,,,!

    Duhej ky veprim,edhe madje duhej prej kohesh!

    Vec pergezime per vendimin e marre per arrestimin e krereve te kesaj partie.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Te te gjitha opinionet e degjuara sot,pasi mu dha rasti ti degjoj pasi qellova ne shtetin helen keto dite ishin te tilla,,,,,!

    Duhej ky veprim,edhe madje duhej prej kohesh!

    Vec pergezime per vendimin e marre per arrestimin e krereve te kesaj partie.
    cfar ironie,shtet hipokrit,media hipokrite,i ghithe sistemi hipokrit,po u arrestuan,kerkohet akoma dhe kristos papas i cili tani per tani fshehet..pse them shtet dhe sistem hipokrit- sepse te gjithe e dinin kush ishin,europa i kishte terhequr disa here veshin,kishte shume sulme ndaj emigranteve njerez qe u rrahen keq humben dhe gjymtyre,ndodhen dhe vrasje,por asgje nuk behej...sepse agimi i arte ishte i lidhur vete me strukturen shteterore,polici,ushtri,dhe sherbimin sekret...u desh tu vriste nje grek dhe kercenimi i eu se greqia rrezikon te mos marr ne dore kryesimin e be(te cilin e merr ne janar) qe te sjelle keta arrestime...madje jane arrestuar dhe 2 polic deri tani...,tv eshte i lidhur qe ne mengjes me zyrat qendrore te policise ku jane derguar te arrestuarit..jashte ka shume njerrez qe jane mbledhur per ti shfaqur mbeshtetjen e tyre te arrestuarve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 28-09-2013 më 07:00

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Po policia shqiptare ka arrestuar ndonje "Agims" nga keta llaka-llakat....
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    I arrestuan sepse vrane ate rreperin grek. Por te llogarisesh se cfare krimesh monstruoze jane bere prej ketyre eshte ta nxjerresh greqine me shqelma prej BE. Edhe pretendon te drejtoje BE. Palo shtet qe e han*meraku se gjoja u shkelkan te drejtat e njeriut ne shqiperi. Hipokritet e azise se vogel. Tziganissss
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Ne fakt vrasja e rreperit grek , ishte preteksti i cili ishte mjaftuheshem per tu justifikuar para publikut grek per arrestimin e ketyre .

    Agimi i arte , i ka krijuar vetem probleme edhe telashe shtetit grek , duke treguar te vertetet e falimentit moral te shoqerise greke , te nderkombetaret por edhe gjitonet .

    Duhet marre parasysh gjithashtu , qe jan investuar 100 miljard dollar nga Gjermania edhe shtetet e tjera europiane per mos-falimentimin ekonomik te greqise .

    Si rrjedhoje nuk do toleronin keto shtete si edhe bashkimi europian , nje parti ekstreme te ketij tipi , te beheshte preteksti per humbjen e parave te tyre , edhe te gjithe mundimin per ta mbajtur kete rrangale te quajture greqi me injeksjone .

    Keto te dyja , jan me se te mjaftuheshme per arrestimin edhe shperberjen e kesaj partje ekstreme . Preteksti u dha me vrasjen e rreperit grek , por plani ishte ne sirtar ketu edhe kohe .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Cuditem si I shpetoi ky lajm Albos,zakonisht ai na poston lajmet me te reja,kurse ilia spiris,&company na I komentojne

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Cuditem si I shpetoi ky lajm Albos,zakonisht ai na poston lajmet me te reja,kurse ilia spiris,&company na I komentojne
    Thua i kane arrestuar edhe Papas-in ..............
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    duhet arrestuar gjysma e popullsise greke sepse ata vuajne nga semundja e rracizmit, nuk respektojne te drejtat e njeriut. dalngadale evropa do e beje kete gje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    MARGUS .te interesuaarit per ti komentuar dhe ti ngrjt ne stratosfer keta grek ,jan ca konkurues shqipfoles qe slen lajm pa e publikuar kur behet fjal per Greqin apo Anastasin.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •