Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 109
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2013
    Postime
    4

    E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër krishtërimit në Përmet

    BRUKSEL -Asambleja e Partisë Popullore Europiane në Bruksel miraton një rezolute për lirinë e besimit dhe fesë, ku ndër të tjera dënon me forcë aktin, sipas saj ekstremist, kundër kishës ortodokse në Përmet. Miratimi i rezolutës vjen pas incidenteve të muajit të kaluar, me djegien e kishave në Siri, Egjipt, dhe incidentin e kishës ortodokse të Përmetit. Ndër të tjera në këtë rezolutë, Partia Popullore Europiane thekson nevojën për të përmbushur liritë e besimit, si një e drejtë thelbësore e njeriut dhe një element jetik i demokracisë, respektimi i së cilës është një parakusht për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo parti dënon të gjitha aktet e dhunës që kanë në shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet e saj në Siri dhe Egjipt. Në pikën e tretë të rezolutës, dënohet me forcë akti ekstremist kundër kishës ortodokse në Përmet të Shqipërisë, kundër priftërinjve dhe pronave të saj, si një akt ekstremist kundër krishterimit në truall të Europës. Në pikën e katërt nxiten autoritetet që të frenohen nga çdo akt ekstremist kundër grupeve fetare në Egjipt dhe Siri, ndërsa bëhet thirrje për respektimin dhe mbrojtjen e pronave që i përkasin komuniteteve fetare si Kishave, institucioneve bamirëse dhe shkollave fetare.

    Dielli




    Rezolutë e adoptuar nga Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane (Bruksel, 5 shator, 2013), mbi lirinë e besimit dhe të ushtrimit të tij.


    Duke marrë në konsideratë:

    Rezolutën e pranuar unanimisht për Intolerancën Fetare, nga Asambleja Politike e PPE, në janar 2013;

    Është detyrim yni moral dhe bashkëpërgjegjësi të kujdesemi për të krishterët nëpër botë, duke marrë parasysh trashëgiminë tonë kulturore, që i ka rrënjët në traditat Judeo-Kristiane;

    Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e besimit, si principe themelore, bazohet në Deklaratën e të Drejtave Njerëzore, të vitit 1948, dhe në Kapitullin Evropian për të Drejtat e Njeriut;

    Duke u nisur nga fakti se muajt e fundit kanë ndodhur akte ekstremizmi dhe dhune kundër kishave si vende lutjeje, në Egjipt, Siri dhe Shqipëri,

    Partia Popullore Evropiane:

    1. Riafirmon nevojën e respektimit të plotë të lirisë së besimit, si një e drejtë themelore dhe universale të të drejtave të njeriut dhe si element esencial i demokracisë, respektimi i të cilit është një parakusht për të aspiruar në integrimin në Bashkimin Evropian.

    2. Dënon aktet e dhunës, që kanë si shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet në vende si Siria dhe Egjipti.

    3. Dënon fort aktet ekstremiste kundër Kishës Orthodhokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt ekstremizmi kundër Krishterimit në Truallin Evropian.

    4. U kërkon gjithë autoriteteve të frenojnë çdo akt diskriminues kundër grupeve fetare dhe të sigurojnë dinjitet dhe mundësi të njëjta për qytetarët e Egjiptit dhe të Sirisë.

    5. Bën thirrje për respekt dhe mbrojtje të duhur të pronave të komuniteteve fetare (kisha, institucione bamirësie, shkolla fetare).

    Shih: http://www.epp.eu/epp-political-asse...hip-countries#

    http://www.scribd.com/doc/166006009/...th-and-Worship
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-09-2013 më 23:10

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: A u cenua krishterimi me ngjarjet e kishes ortodokse ne Permet?

    Mendoj qe u cenuan vetem drejtuesit grek te kishes Shqiptare.Dolen shume zbuluar u rane te gjitha maskat.Padashje ata zbuluan qe nuk behej fjale per uzurpim te nje kishe ne Permet por uzurpim te drejtimit te Kishes nga qarqet shoviniste greke.Shume shpejt Ortodokset Shqiptare do ta rimarrin drejtimin ne kishen e tyre.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: A u cenua krishterimi me ngjarjet e kishes ortodokse ne Permet?

    Po me patjeter ! Po na sqaroni nji here se cfare eshte ky "Krishterimi" ? Permetopoja ashtu si Konstandinopoja dikur , eshte qendra e Krishterimit ! Apo mos e keni fjalen per Kishen Greke ? Po Kisha Greke dhe Agimi i Arte u cenuan rende ! Ajo qe shpetoi ne kete rast eshte KOASH shqiptar ! Kjo ngjarje nxorri ne pah per ortodokset shqioptare se gjarperi grek eshte duke u zvarritur ne Shtepine e tyre te Zotit ! Prandaj ketij gjarperi i do shtypur koka para se te helmoje shqiptaret ! Janullas zvaranikus e quajne !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 24-09-2013 më 10:54

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar violativo për postimin:

    Sami Hyseni (24-09-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: A u cenua krishterimi me ngjarjet e kishes ortodokse ne Permet?

    Po,u dhunua sepse neqoftese ungjilli,kupa e kungates se shenjte,ikonat hidhet ne kamionin qe bashkia e qytetit perdorte per te hedhur plehrat,sigurisht qe eshte fyer cdo i krishtere,te pakten ortodoks dhe katolik.

    Kete e thote edhe asambleja e partive popullore te europes(grupi i partive ku ben pjese partia e Angela Merkelit,Gruevskit,Samarasit,Erdoganit,PD e shqiperise dhe shume parti te tjera),,qe perben shumicen ne parlamentin europian,qe sot pas gjithe ketyre diteve po e publikojne mediat shqiptare,jave pasi edhe ne ketu ne forum e kishim sjelle,si duket nuk mund ta fshehin dot me te verteten

    Kisha në Përmet, PPE: Akt ekstremist kundër krishtërimit në Evropë

    BRUKSEL -Asambleja e Partisë Popullore Europiane në Bruksel miraton një rezolute për lirinë e besimit dhe fesë, ku ndër të tjera dënon me forcë aktin, sipas saj ekstremist, kundër kishës ortodokse në Përmet.

    Miratimi i rezolutës vjen pas incidenteve të muajit të kaluar, me djegien e kishave në Siri, Egjipt, dhe incidentin e kishës ortodokse të Përmetit.

    Ndër të tjera në këtë rezolutë, Partia Popullore Europiane thekson nevojën për të përmbushur liritë e besimit, si një e drejtë thelbësore e njeriut dhe një element jetik i demokracisë, respektimi i së cilës është një parakusht për integrimin në Bashkimin Europian.

    Kjo parti dënon të gjitha aktet e dhunës që kanë në shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet e saj në Siri dhe Egjipt.

    Në pikën e tretë të rezolutës, dënohet me forcë akti ekstremist kundër kishës ortodokse në Përmet të Shqipërisë, kundër priftërinjve dhe pronave të saj, si një akt ekstremist kundër krishterimit në truall të Europës.

    Në pikën e katërt nxiten autoritetet që të frenohen nga çdo akt ekstremist kundër grupeve fetare në Egjipt dhe Siri, ndërsa bëhet thirrje për respektimin dhe mbrojtjen e pronave që u përkasin komuniteteve fetare si Kishave, institucioneve bamirëse dhe shkollave fetare.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-09-2013 më 12:17

  6. #5

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Bravo. Po punojne fort per ta nxjerre Shqiperine si vend ekstremist islamik dhe pak nga pak me genjeshtrat e tyre do ja arrijne qellimit nese kane mbeshtetje financiare. Kushedi c'thashetheme perhapin per Shqiperine, vetem per te marre nje cope prone qe shume lehte mund te zgjidhet me gjyq se kujt i takon. Por jo me lehte eshte te bertasesh e te shash Shqiperine sesa te ndjekesh rruget qe ndiqen normalisht ne raste te tilla. Keto zakonisht i bejne persona qe e dine qe nuk mund t'ja dalin me menyra ligjore.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo. Po punojne fort per ta nxjerre Shqiperine si vend ekstremist islamik dhe pak nga pak me genjeshtrat e tyre do ja arrijne qellimit nese kane mbeshtetje financiare. Kushedi c'thashetheme perhapin per Shqiperine, vetem per te marre nje cope prone qe shume lehte mund te zgjidhet me gjyq se kujt i takon. Por jo me lehte eshte te bertasesh e te shash Shqiperine sesa te ndjekesh rruget qe ndiqen normalisht ne raste te tilla. Keto zakonisht i bejne persona qe e dine qe nuk mund t'ja dalin me menyra ligjore.
    me ndihmen e mames Ελλάδα kan per tja arrit
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Po perderisa ka tipa si Ilia dhe Albo qe pellasin dhe gerhasin per "diskriminim" nga shteti, normale qe kjo rezolute do vinte por qe me kalimin e kohes do jete e pavlere sic do ta kuptojne edhe vete keta qe bene zhurme per asgje dhe ne gjithe kete tashme po dihet se cfare fshihet mbas tipave te tille si Ilia&co. qe gjithcka mund te jene por vetem shqiptare eshte gjynah ti thuash.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo. Po punojne fort per ta nxjerre Shqiperine si vend ekstremist islamik dhe pak nga pak me genjeshtrat e tyre do ja arrijne qellimit nese kane mbeshtetje financiare. Kushedi c'thashetheme perhapin per Shqiperine, vetem per te marre nje cope prone qe shume lehte mund te zgjidhet me gjyq se kujt i takon. Por jo me lehte eshte te bertasesh e te shash Shqiperine sesa te ndjekesh rruget qe ndiqen normalisht ne raste te tilla. Keto zakonisht i bejne persona qe e dine qe nuk mund t'ja dalin me menyra ligjore.
    Njihu pak me ekstremistet pre-historik bizantin, keta s'njohin ligj, polici, drejtesi apo shtet

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Shikoni cvete,ne vend te shajne ata permbaruesit private qe ushtruan dhune qe nuk shihet ne asnje vend te europes ndaj klerikeve dhe besimtareve,qe e bejne shqiperine nje vend te ngjashem me Sirine dhe Egjiptin ku dhunohen kisha dhe prifterinj,fajesojne ata qe protestojne,se cfare prisni ju,te dhunohen besimtaret dhe ne te heshtim,epo harrojeni mire kete gje,kur ju nuk i mbeshtesni ortodokset shqiptare,ka ne bote plot te tjere qe i mbeshtesin.Sado hidhur tu vije juve.

    Ne Europen ku duam te hyjme,keto gjera denohen rende dhe jane te papranueshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 24-09-2013 më 14:32

  11. #10

    Për: E djathta Europiane: Akt ekstremist kundër Krishtërimit në Përmet

    Ekspremista ka gjithandej por te pakten ne Shqiperi shteti nuk eshte shquar asnjehere per ekstremizem fetar. Se kan mendien te feja, po te leku.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •